
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
27 mars 2008 Të enjten e kaluar, emisioni “Jeta në Kosovë” ka zhvilluar një debat me kandidatët të cilët garojnë për Kryetar të Parlamentit Studentor në Universitetin e Prishtinës.
Ata janë përballur me pyetje në lidhje me çështjet dhe problemet më kryesore që kanë të bëjnë me universitetin publik të Prishtinës. Kandidatët të cilët garojnë për këtë post kanë treguar se si do t’i përmbushin zotimet e tyre të bëra gjatë fushatës. Cilat janë prioritetet e tyre? Si do ta depolitizojnë parlamentin studentor dhe si do të mund të sjellin ndryshime në jetën e studentëve në bazë të premtimeve të tyre?
Këtyre pyetjeve u janë përgjigjur këta kandidatë:
Arben Dobra – Unioni i Pavarur i Studenteve te Kosoves;
Arber Kuqi - Alternativa Studentore e Universitetit te Prishtines
Ardian Bajraktari – Vizioni Studentor i Universitetit te Prishtines
Besart Dreshaj – Oganizata e Re Studentore e Universitetit te Prishtines
Esat Belaj- Lista Studentore Reforma
Gazmend Maliqaj- Unioni I Pavarur I Studenteve te Universitetit te Prishtines
Iliriana Malloqi- Paqja Studentore e Universitetit te Prishtines
Muhamet Pajaziti – Shoqata per Aftesim Profesional te Studenteve
Petrit Nimani- Unioni I studenteve shqiptare
Debati ka filluar me një reportazh të përgatitur nga gazetari i BIRN-it, Muhamet Hajrullahu. Ai ka paraqitur disa nga probleme kryesore në universitetin Prishtinës duke biseduar dhe intervistuar disa nga studentët.
Gjatë reportazhit, studentët kanë thënë se problemet në universitetin e tyre nuk mund të zhduken menjëherë, duke pohuar se ata përballen me probleme çdo ditë sikur që është korrupsioni, andaj nuk kanë arsye se pse do të dalin në zgjedhje.
Pas reportazhit, studentët janë ballafaquar me pyetjet e bëra nga studentët e pranishëm.
Kandidatët kanë thënë se ata do ta ndryshojnë atmosferën që mbizotëron në Universitetin e Prishtinës, dhe se do t’i adresojnë të gjitha problemet që ekzistojnë, duke filluar me të drejtat e studentit.
Prioritetet dhe roli i menaxhmentin nuk do të jetë si më parë. Secili do të ketë të drejtë dhe do të ndjehet i lirë për të folur rreth çështjeve që e mundojnë.
Gjatë debatit, është paraqitur edhe një reportazh tjetër i gazetares së BIRN-it, Jeta Abazi. Reportazhi është fokusuar në intervistat me ish kryetarin e unionit studentor dhe sekretarit në UP.
Pas reportazhit, kandidatët janë përqendruar në veprimtaritë jashtë-kurikulare, të cilat ata do t’i ofrojnë përmes aftësimeve dhe seminareve. Ata kanë shtuar se kanë planifikuar një Eurotrip (udhëtim nëpër Evropë) për studentët që kanë notën mesatare 9.00 deri 10.00.
Është diskutuar se bursat do t’u ndahen studentëve të cilët kanë nota të shkëlqyeshme.
Në fund, të gjithë kandidatët janë zotuar se do t’i përmbushin premtimet e tyre të bëra gjatë fushatës.
Gjatë debatit, është transmetuar edhe një raport i bërë nga redaktori i BIRN-it Krenar Gashi dhe gazetari Betim Musliu. Ky segment ka zbuluar keqmenaxhimet në Ministrinë e Drejtësisë dhe korrupsionin ku përfshihen zyrtarë të lartë të ministrisë.
Raporti ka zbuluar keqpërdorimet me fondet publike dhe ka folur për personat që janë drejtpërdrejt përgjegjës për atë.
Në pjesën “Kulmi i Javës”, që ka filluar muajin e kaluar, është paraqitur tregimi i suksesshëm i Valdete Idrizit, e cila është shpërblyer nga Sekretarja Amerikane e Shtetit si femra më e guximshme në Evropë.
Dhe për fund, emisioni ka përfunduar me një performancë të Dhandrrit të Kosovës i cili ka kënduar një këngë për të gjithë kandidatët studentorë, ndërkohë që edhe audienca i është bashkuar këndimit.
Emisionin mund ta shikoni në linkun vijues:
“Jeta në Kosovë” debaton zgjedhjet studentore në Kosovë
“Jeta në Kosovë” është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese – BIRN - dhe televizionit publik të Kosovës - RTK-së. Emisioni transmetohet çdo të enjte duke filluar nga ora 20:15
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.