
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
03 prill 2008 Këtë të enjte, “Jeta në Kosovë” ka zbardhur punën nëpër burgjet e
Kosovës.
Sa janë të sigurta burgjet në Kosovë? A
ka masa që janë ndërmarrë për të parandaluar ikjen nga burgjet sikur që ishte
rasti në burgun e Dubravës vitin e kaluar? A e kanë mësuar këtë mësim shërbimet
e burgjeve prej atëherë? A i përmbushin standardet evropiane burgjet në
Kosovë?
Sa është i shpërndarë korrupsioni në
shërbimin korrektues? A mund ta “blesh” ikjen nga burgu? Kush po i furnizon të
burgosurit në Kosovë me telefona mobilë dhe me
narkotikë?
Gazetarët hulumtues të BIRN-it kanë
raportuar për disa nga parregullsitë e gjetura në drejtësinë Kosovare, derisa
panelistët në debat kanë diskutuar rreth tyre.
Të ftuar në studio
ishin:
Resmi Hoxha – Drejtor i Shërbimit
Korrektues të Kosovës
Xhevat Danca – Prokuror publik;
Xhevat Mexhuani –
ish drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës, në kohën kur ka ndodhur ikja nga
burgu i Dubravës;
Tome Gashi – Avokat dhe këshilltar juridik i
kryeministrit;
Betim Musliu – gazetar i cili punon në çështjet e drejtësisë;
Ai i cili ka filluar debatin ka qenë z.
Hoxha i cili ka folur për Dubravën si burgun më të madh në Kosovë, për të cilin
ka thënë se nuk është vend i sigurt, prandaj Kosovës i duhen edhe më shumë
qendra të burgimit.
“Ne po përpiqemi të kemi një burg i cili
është nën siguri të lartë, ku do të vendoseshin personat më të rrezikshëm” ka
thënë ai.
Mexhuani ka pranuar se në kohën kur ai
ka qenë në krye të burgjeve, janë gjetur shumë substanca narkotike dhe telefona
mobilë më mesin e të burgosurve.
“Kam insistuar të zbulohet se kush
qëndron prapa kësaj, dhe gjatë tërë kohës kam qenë në kontakte të vazhdueshme me
Ministrinë e Drejtësisë”, ka thënë Mexhuani i cili ka shpjeguar se përgjigja e
ministrisë ka qenë gjithnjë se “gjithçka është e miratuar.”
Mexhuani ka folur kundër ish sekretarit
të përhershëm të ministrisë, Mul Deskut, i cili sipas Mexhuanit nuk e ka
përkrahur këtë ta luftojë këtë fenomen.
Lexoni raportin hulumtues të BIRN-it
mbi Ministrinë e Drejtësisë dhe Mul Deskun. http://balkaninsight.com/en/main/investigations/9022/
)
Hoxha nuk është pajtuar. “Nuk mendoj se
Ministria e Drejtësisë dhe ish Sekretari i Përhershëm nuk kanë dashur të ju
përkrahin,” Hoxha i është drejtuar Mexhuanit.
Gashi ka qenë më kritik. “Nuk është
logjike se si Mexhuani nuk ka marrë kurrfarë masash kundër telefonave celularë
në burgje” ka pohuar ai duke shtuar se “për të burgosurit, telefonat mobilë janë
më të rrezikshëm se sa armët, pasi që u ndihmojnë për të ikur.”
Ndërsa,
Mexhuani është përgjigjur se burgjet nuk janë menaxhuar nga ai por nga Ministria
e Drejtësisë.
“Çdo javë jam takuar me Mul Deskun dhe
kam folur shtruar me të,” ka thënë Mexhuani.
Danca, në anën tjetër, ka refuzuar të
komentojë për ikjen nga burgu famëkeq i Dubravës, duke thënë se “kjo do të mund
të jetë ndërhyrje në hetimet që janë duke
vazhduar.”
Gjatë debatit, BIRN ka paraqitur tri
reportazhe nga terreni, të cilat kanë qartësuar dhe intensifikuar debatin e
nxehtë.
Një raport hulumtues nga redaktori për
Kosovë i BIRN-it, Krenar Gashi ka treguar për korrupsionin në gjykatën e
Gjilanit, ku dy banda famëkeqe janë liruar përkundër akuzave për tentim vrasje
dhe posedim të armëve pa leje.
Një raport tjetër nga Betim Musliu ka
treguar se si njerëzit mund ta blinin lirinë e
tyre.
Duke i intervistuar ish të dënuarit,
Musliu ka theksuar se disa njerëz u kanë paguar zyrtarëve shuma të majme parash
për t’i liruar të afërmit e tyre nga burgu.
Në segmentin “Kulmi i javës”, një raport
nga Jeta Abazi ka treguar se rregullorja për ndalimin e pirjes së duhanit nuk
është duke u respektuar në komunën e Vitisë ku ajo rregullore shkelet edhe nga
vetë zyrtarët komunalë.
Pas transmetimit të reportazhit të parë,
Tomë Gashi është kthyer në temën e mëparshme, duke shtuar se ka disa mënyra se
si “blihet” liria, për të cilat i din ai në bazë të ish klientëve të
tij.
Musliu ka thënë se prokurorët kanë
dështuar ta bëjnë punën e tyre, derisa gazetarët dhe mediat janë më efikase në
terren.
“Unë e kam kuptuar se shumë të mitur në
premisat korrektuese kanë mundur ta blejnë lirin e tyre duke u paguar zyrtarëve
shumë para” ka thënë Musliu, duke pohuar se këta kanë qenë të dënuar për krime
të rënda.
Gashi ka thënë se burgjet në Kosovë
ishin shndërruar në biznese fitimprurëse. “Në burgjet e Kosovës ju mund të gjeni
gjithçka që doni. Vetëm thoni çka, gardianët do t’ua sjellin juve atë me
pagesë,” ka thënë ai, duke shtuar se qeveria është e përkushtuar të punojë
kundër kësaj praktike.
Emisionin mund ta shikoni në linkun vijues:
“Jeta në Kosovë” ka diskutuar për burgjet
“Jeta në Kosovë” është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë
Hulumtuese – BIRN - dhe televizionit publik të Kosovës - RTK-së.
Emisioni transmetohet çdo të enjte duke filluar nga ora 20:15
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
kufiri ne RREZIK JETA HESHT
Emri: 2008-04-27 01:07:42,
JU PER SHEBDES JETA XHARRA TEMEN ME BURGJET SHUM MIR PO SI NUK TE RA NDERMEND TE KAPESH NJE TEM MJAFT AKTUALE NE LIDHJE ME NGJARJET E SHKURTIT KUR PARAMILITARET SEB DOGJEN PIKAT KUFITARE APO ATA QE TE PAGUAJN TE BEJN PRESJON AJO EDHE MUND TE NDODH