
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
17 prill 2008 Diskutimet janë sjellë rreth mungesës së programit qeverisës në këto 100 ditë të para dhe rreth dështimeve dhe sukseseve të qeverisë gjatë kësaj kohe.
Çfarë ka bërë qeveria në fushën e
ekonomisë, energjisë, arsimit, shëndetësisë, drejtësisë, transportit dhe të
tjera?
Të ftuar në studio për të diskutuar këto
dhe çështje tjera në lidhje me to ishin:
Nga qeveria:
Enver Hoxhaj- Ministër i Arsimit; Shkencës dhe Teknologjisë
Alush Gashi- Ministër i Shëndetësisë
Fatmir Limaj – Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit
Nga opozita:
Ardian Gjini –Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK
Besa Gaxherri – Lidhja Demokratike e Dardanisë, LDD
Ibrahim Makolli- Aleanca Kosova e Re, AKR
Emisioni “Jeta në Kosovë” ka reflektuar 100 ditët e para të qeverisë së Thaçit.
Vetëm pas kësaj periudhe, qeveria e ka paraqitur programin e saj, të cilin
opozita e ka kritikuar si program josubstancial dhe të përgjithshëm.
Një reportazh i përgatitur nga redaktori i BIRN-it për Kosovë, Krenar
Gashi ka paraqitur segmentin e programit të qeverisë.
Raporti është fokusuar në
mungesën e përgjithshme të të kuptuarit e programit të qeverisë. Disa deputetë
të kuvendit të Kosovës thonë se ata nuk e dinë ende se çfarë përmban programi.
Në anën tjetër, administrata e UNMIK-ut duket se edhe disa muaj do të qëndrojë
në Kosovë. EULEX, nga ana tjetër, thotë se do të fokusohet në dhënien e
këshillave në Kosovë.
Pas reportazhit, Fatmir Limaj ka filluar
debatin. Ai ka potencuar se brenda 100 ditëve, qytetarët e Kosovës nuk do të
prisnin mrekulli.
“Këto premtime janë paraparë të përmbushen brenda mandatit
katërvjeçar,” ka thënë Limaj.
Hoxhaj ka thënë se Ministria e Arsimit
tashmë ka filluar t’i përmbushë premtimet, duke thënë se janë flokuar 8 milionë
€ për rritje të pagave të mësimdhënësve.
“Kjo nuk do të thotë se disave do t’u zvogëlohen pagat,” ka thënë Hoxhaj.
Ai ka
thënë se për të arritur këtë do të viheshin taksa shtesë në duhan dhe alkool.
Hoxhaj ka thënë po ashtu se nga fundi i këtij muaji të gjitha shkollat do të
pajisen me kompjuterë.
Gaxherri është pajtuar që në fushën e arsimit është bërë më së shumti.
“Unë do ta përgëzoja Ministrinë e Arsimit që me përnjëmend i është përveshur
punës” ka thënë ajo.
Megjithatë, kolegu i saj, Makolli ka thënë se “arsimi nuk
mund të përmirësohet duke ndërtuar shkolla”
Hoxhaj është përgjigjur se “për të përmirësuar arsimin, nevojiten më shumë
hapësira mësimore”.
Gashi ka thënë se Ministria e Arsimit do të bëjë përmirësime thelbësore brenda
këtij viti.
“Pa dyshim, që çështja e pensioneve do të shqyrtohet më mirë se sa sot,” ka
thënë dhe ka shtuar se “edhe pajisja me barna do të përmirësohet këtë vit”.
Gjini, nga opozita, e ka karakterizuar gjendjen e energjisë në vend si
“fyerje për qytetarin”.
Limaj nuk është pajtuar. “Politika e qeverisë nuk është t’i jepen para KEK-ut
në mënyrë të pakontrolluar” ka thënë ai. “Askush s’do të besonte që ne brenda
tre muajve do të mundësonim 24 orë rrymë.”
Gaxherri është pajtuar duke thënë se nuk do të ishte reale që të priten
ndryshime aq të mëdha brenda një kohe të tillë.
“…mirëpo ajo çfarë qeveria mund të bëjë është ta analizojë gjendjen dhe të na
tregojë se cila është gjendja në KEK,” ka shtuar Gaxherri, dhe ka thënë se
qeveria pat “shpallur krizën energjetike në krizë nacionale, atëherë pse nuk e
analizojnë dhe të na tregojnë se pse është ajo krizë?”
“Në programin qeverisës, nuk ka asgjë konkrete në fushën e energjisë,” ka
shtuar ajo.
Gjatë debatit, BIRN ka transmetuar katër reportazhe televizive nga terreni, të
cilat kanë reflektuar pastaj temat në studio.
Dy reportazhe nga gazetarja e BIRN-it, Jeta Abazi janë paraqitur .
I pari ka pasur të bëjë me premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore rreth
fushës së arsimit. Studentët e Kosovës vazhdojnë të ballafaqohen me probleme,
si për shembull, kur bie rasti i teknologjisë informative, studentëve shpesh u
duhet të përdorin internet kafetë.
Raporti i dytë i Abazit ka pasur të bëjë me Sarkofagun, një vend kulturor në
qytetin antik të Ulpianës. Për sarkofagu i cili tani është dëmtuar dhe thyer
tri herë, Ministria e Kulturës në anën tjetër nuk ka bërë asgjë rreth tij.
Është paraqitur edhe reportazhi i tretë i
përgatitur nga menaxherja e ekipit monitorues të BIRN-it, Fatmire Tërdevci.
Raporti i sajë është fokusuar në atë se si pas 100 ditëve, qeveria ende nuk e
ka një zëdhënës, ndërsa zyrtarët qeveritarë janë të zënë me disa detyra dhe nuk
kanë kohë të merren me publikun.
Në fund është shfaqur edhe reportazhi i katërt dhe i fundit, nga gazetari i
BIRN-it, Betim Musliu.
Raporti është fokusuar në sistemin e drejtësisë. Pas 100 ditëve, sistemi i
drejtësisë nuk ka sjellë ndonjë rezultat. Shumë raste kanë mbetur në rafte pa u
shqyrtuar, dhe gjithashtu qytetarët ankohen se sistemi ka lidhje me
korrupsionin
Por, të dy partnerët qeverisës kanë premtuar se do ta themelojnë
një sistem të qëndrueshëm gjyqësor dhe të integruar në tërë territorin e
Kosovës. Mirëpo, kjo e fundit mbetet deri sa EULEX-i ta marrë përsipër rolin e
tij në Kosovë.
Deri sa opozitarët kanë akuzuar qeverinë se ajo po ndërhynë në punët e gjyqësorit,
Limaj ka thënë se “nuk është ndërhyrje nëse ne e pranojmë se ka korrupsion dhe
u bëjmë thirrje organeve të hetojnë rastet.”
Për çështjen e transparencës së qeverisë, Gjini ka pohuar se “shumë gazetarë
janë frikësuar që të mos kërkojnë të kenë qasje në kumtesat apo shpalljet e
qeverisë.”
Gashi nuk është pajtuar duke thënë se transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit
janë prioritetet kryesore të qeverisë.
“Mbledhjet tona të qeverisë janë gjithnjë të hapura për publikun” ka thënë ai
“dhe sa herë që bëjmë ndonjë vizitë diku apo bëjmë hapjen e ndonjë tenderi, ne
i ftojmë mediat dhe qytetarët të marrin pjesë.”
Gjini gjithashtu e ka kritikuar qeverinë për shpenzime të paarsyeshme. Ai është
ankuar se “zhvendosja në objekte të reja do të thotë ndërtimi i objekteve të
reja.”
Gashi ka thënë se Ministria e Shërbimeve Publike e ka një plan të detajuar
rreth kësaj çështjeje. “Ndërtimi i këtyre objekteve do të kryhet deri në fund
të këtij viti,” ka thënë ai.
Ministrat pastaj akuzuan opozitën që ata në kohën e tyre i kishin zhvendosur
ministritë në shtëpi private.
“Nuk mund t’i largojmë njerëzit nga këto objekte brenda tre muajve tash,” ka
thënë Limaj “sepse është qeveria juaj ajo e cila i ka transferuar ministritë në
ato objekte private.”
Në përgjithësi, qeveria është lavdëruar se ka qenë e dinjitetshme dhe serioze,
mirëpo opozita është ankuar se ai program i qeverisë përmban vetëm “fjalë
boshe”.
“Atë çfarë ju nuk e keni arritur për pesë vite, ne po e bëjmë tani,” ka thënë
Limaj si përgjigje ndaj kritikave të opozitës.
Përfaqësuesit e opozitës kanë pranuar se do të ishte joreale të priteshin
mrekulli brenda tre muajve, mirëpo janë ankuar se asgjë nuk ka ndryshuar nga
vitet e kaluara, përpos disa ndryshimeve në fushën e arsimit.
Emisionin mund ta shikoni në linkun vijues:
“Jeta në Kosovë” debaton për 100 ditët e Qeverisë Thaçi
“Jeta në Kosovë” është bashkëprodhim i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë
Hulumtuese – BIRN - dhe televizionit publik të Kosovës - RTK-së. Emisioni
transmetohet çdo të enjte duke filluar nga ora 20:15.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Udheheqes ne IPVQ D.M.TH Republikene E Kosoves
Emri: 2008-04-29 22:10:52,
Ka mospune, sabotazh ne secilat lemi te jetes-punes.