
Jeta në Kosovë diskuton për bordet e ndërmarrjeve publike
Këtë të enjte, Jeta në Kosovë transmeton debatin, për performancën e bordeve të ndërmarrjeve publike.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
01 maj 2008 Të enjten, debati televiziv “Jeta në Kosovë” ka pasur për debat temën e lirisë së shtypit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të saj.
Gjatë debatit, të pranishmit në
studio kanë folur rreth asaj se sa ka liri të shtypit në Kosovë. Sa janë të lirë
gazetarët që të shkruajnë çfarë duan? A ka çështje që duhet të hulumtohen dhe a
kërcënohen gazetarët?A ka ndikim biznesi dhe politika në
gazetari?
Për të biseduar rreth këtyre
çështjeve, të ftuar në studio kanë qenë:
Augustin Palokaj - gazetar i Kohës
Ditore dhe asaj kroate Jutarnji List;
Vjosa Dobruna - Kryesuese e bordit të
Radio Televizionit të Kosovës që ka marrë pjesë në përpilimin e kushtetutës së
Kosovës në sektorin e të drejtave të njeriut;
Lulzim Mjeku - ish gazetar
tash këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Hajredin Kuqi;
Astrit Gashi
- ish gazetar i ekonomisë dhe
Baton Haxhiu- gazetar që ka qenë drejtor në
gazetën Ekspres dhe Kryeredaktor në Koha Ditore
Dobruna e ka nisur debatin duke
folur rreth aspekteve ligjore dhe ka thënë se edhe me kushtetutën tjetër kanë
qenë të garantuara të drejtat e gazetarëve.
“Megjithatë,” ka thënë ajo “në të
gjitha demokracitë, ekzistojnë disa kufizime.”
Duke e pranuar se në Kosovë, “ka
liri të shtypit,” Dobruna ka pranuar se në praktikë është ndryshe.
Palokaj është pajtuar se ka liri të
shtypit por se problemi qëndron te liria e të menduarit dhe sa sa profesionale
janë mediat në Kosovë.
“Në Kosovë, ka ngatërrim më shumë se
kudo” ka thënë ai, duke shtuar se “në Koha Ditore, për shembull, ka më shumë
hapësirë të të shprehurit se sa në Jutarnji List pasi që Jutarnji List është më
shumë komerciale, kurse Koha Ditore më shumë politike.”
“Biznesi ka ndikim në media dhe pasi
që ato dëshirojnë të zhvillohen si biznese, ato e kanë të kufizuar lirinë e
tyre,” ka thënë Gashi.
Haxhiu ka thënë se “ka një konflikt
midis mediave dhe bizneseve, ngase atyre shpesh u duhet të zgjedhin midis
reklamës apo raportimit kundër tyre. Haxhiu ka thënë se “nuk ka asnjë biznes në
Kosovë pa të meta mu ashtu siç nuk ka edhe asnjë medium i cili nuk ka lidhje me
politikën apo biznesin”
Panelistët kanë diskutuar për
modelet e disa vendeve si Shqipëria ku mediat janë ngushtë të lidhura me
politikën dhe biznesin.
Palokaj i ka konsideruar idetë e
Haxhiut paksa “abstraktet, pasi që ka shumë raste kur mediat janë shantazhuar”
Gashi ka pranuar se ka raste
shantazhimi, por ka thënë se “të mos i gjeneralizojmë. Në fund të fundit,
mediat janë biznes, pra biznes informues.”
Mjeku ka shpjeguar disa nga arsyet
se pse ai ka hyrë në qeveri. “Arsyeja ka qenë se në mediat për të cilat kam
punuar nuk kam qenë i kënaqur me menaxhmentin.”
“Tash unë jam këshilltar politik dhe
nuk merrem me informimin,” ka shtuar ai.
Megjithatë Palokaj ka thënë se “nuk
është problemi kur një gazetar bëhet politikan, por kur ngatërrohen
profesionet.”
“këtu në Kosovë, shumica e raporteve
për qeverinë janë pozitive”, ka thënë ai, duke shpjeguar se “qeveria i prodhon
ato iluzione dhe pastaj mediat i kapërdijnë ato.”
Haxhiu ka theksuar se “në raste të
tilla, faji është i redaksive, të cilat i dërgojnë gazetarët e papërgatitur për
të bërë pyetje në konferenca për shtyp, me qëllim që ta bëjnë një lajm prej një
pyetjeje.”
Dobruna ka thënë se “në Kosovë, ka
shumë gazetari protokollare, për shkak se ka censurë”
Haxhiu është pajtuar por ka thënë se
“gazetaria hulumtuese kushton shumë”.
Palokaj ka deklaruar se “është po
ashtu çështje komoditeti, ngase natyrisht që ka shumë presion nga politika”
“Mediat shpesh raportojnë për
ngjarje të parëndësishme,” ka thënë Palokaj.
Mjeku ka thënë se “ka mungesë të
raportimit publik, që do të thotë se në vend të raportimit për ndërtimin e
ndonjë rruge, ato duhet të raportojnë për gropat në rrugë”.
“Liria e të shprehurit ka të bëjë
gjithashtu edhe me përgjegjësinë ndaj qytetarit,” ka thënë Dobruna dhe ka pyetur
se “nëse qytetarët manipulohen nga mediat, atëherë kush do t’i mbrojë ata
qytetarë?”
Palokaj ka marrë shembuj nga Rusia
ku edhe “liria e shtypit është e garantuar me ligj por në realitet gjendja është
ndryshe”
Gjatë emisionit është lexuar një
letër e një lexuesi që thotë se “në shtëpinë tonë, baba flet e ne s’guxojmë të
flasim pastaj. Kam frikën se shoqëria jonë është sikur shtëpia ime’
Haxhiu ka thënë se nuk është e
vërtetë se në Kosovë nuk ka liri të shtypit, “sepse është një kulturë e kësaj
lirie, pasi që ajo është si produkt i të 90-ve kur regjimi i atëhershëm është
kundërshtuar.”
Panelistët janë pajtuar se “në
Kosovë, nuk jemi duke ecur në drejtim të modelit të Shqipërisë”
Gjatë emisionit, janë paraqitur tri
reportazhe të gazetarëve të BIRN-it, Jeta Abazi, Muhamet Hajrullahu dhe Betim
Musliu .
Reportazhi i parë është përqendruar
në atë se si janë kërcënuar disa gazetarë, se si janë vrarë disa të tjerë, për
të cilat raste policia ose nuk i ka zbardhur rastet ose në rastin e plagosjes së
një gazetareje nuk i ka përfunduar kurrë hetimet, dhe se si punojnë disa
gazetarë pa kontrata
Reportazhi tjetër ka pasur të bëjë
me mbrojtjen e gazetarëve nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Kosovës,
AGPK. Deri sa shumë gazetarë kanë kritikuar AGPK-në se nuk ka bërë mjaft në
mbrojtjen e gazetarëve, përfaqësuesit e AGPK-së kanë thënë se si disa gazetarë i
shërbejnë politikës.
Reportazhi i fundit ka pasur të bëjë
me raportimin dhe ndikimin e tij në rastet
gjyqësore.
Deri sa disa gjyqtarë i shpërfillin
raportet gazetareske, reportazhi vë në pah se si shumë prej burimeve të
Agjencisë Anti-Korrupsion janë bazuar në të dhënat e gazetarëve.
Emisionin mund ta shikoni në linkun vijues:
“Jeta në Kosovë” debaton për lirinë e shtypit
“Jeta në Kosovë” është bashkëprodhim
i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese – BIRN - dhe televizionit publik të
Kosovës - RTK-së. Emisioni transmetohet çdo të enjte duke filluar nga ora
20:15.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.