
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
10 prill 2008 Kultura në Kosovë dhe aktivitetet kulturore kanë qenë temë e debatit të emisionit “Jeta në Kosovë”.
Një panel prej disa artistëve dhe
zyrtarëve kanë diskutuar se çka i nevojitet institucioneve kulturore të Kosovës,
çfarë mund të bëjë qeveria e Kosovës dhe ministria e kulturës në vitet vijuese
për të nxitur zhvillimin kulturor dhe promovuar artin dhe kulturën e
Kosovës.
Të ftuar kanë qenë:
Mehmet Kraja - Kritik i artit dhe
kulturës
Lirak Çelaj - Drejtor i teatrit “Oda”
Valton Beqiri -
Këshilltar në Ministrinë e Kulturës
Ahmet Brahimaj - Drejtor i Trupës së
Baletit të Kosovës
Baki Jashari - Drejtor i Filarmonisë së Kosovës
Fadil
Hysaj - Këshilltar për kulturë i kryeministrit
| Image 3296 |
Debati ka nisur me Fadil Hysajn i
cili ka thënë se ka një mungesë të përgjithshme të vlerësimit të artit dhe
kulturës në Kosovë.
“Arti dhe kultura nuk ndikojnë në
jetën tonë shoqërore,” ka thënë Hysaj.
Jashari është ankuar se orkestra
filharmonike e Kosovës po kapërcen nëpër një periudhë shumë të vështirë, së pari
për shkak të mungesës së profesionistëve.
“Ne shpesh jemi të obliguar të
ftojmë instrumentalistë tjerë nga Shqipëria apo Maqedonia, pasi që sistemi ynë
arsimor nuk ka bërë shumë për të themeluar një orkestër të fortë” ka thënë
ai.
Hysaj, në anën tjetër, është ankuar
për traditën e krijuar e cila i lë profesionistët jashtë organizimit
institucional të aktiviteteve kulturore.
Kraja ka thënë se mungesa e një
strategjie është burim i problemeve në kulturë dhe art të
Kosovës.
“Ne kemi dështuar në krijimin e një
kulture të qëndrueshme. Nuk kemi asnjë strategji për këtë.” ka thënë
Kraja.
Brahimaj është ankuar se në fushën e
kulturës në Kosovë nuk ka kurrfarë menaxhimi.
Çelaj është pajtuar.
“Tetari Kombëtar akoma është pa
drejtor. Nuk e di pse ministria e kulturës ende nuk e ka zgjedhur drejtorin”, ka
theksuar ai.
Kraja ka kritikuar projektet që
parashohin ndërtimin e hapësirave të reja, siç është teatri i baletit dhe
filarmonia e Kosovës.
“Asnjë donator nuk do ta mbështeste
një projekt të tillë”, ka thënë Kraja.
Gjatë debatit, është transmetuar një
reportazh i përgatitur nga gazetarja e BIRN-it, i cili ka vënë në pah
neglizhencën e qeverisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Në fund të debatit, është
transmetuar edhe një intervistë me artistin bashkëkohor Kosovar, Sislej Xhafa,
që punon si murator në Shtetet e Bashkuara.
Emisionin mund ta shikoni në linkun vijues:
“Jeta në Kosovë” diskuton për kulturën në Kosovë
“Jeta në Kosovë” është bashkëprodhim
i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese – BIRN - dhe televizionit publik të
Kosovës - RTK-së. Emisioni transmetohet çdo të enjte duke filluar nga ora
20:15.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.