Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Dhandrri i Kosovës

05 dhjetor 2006  Emisioni i temave aktuale, Jeta në Kosovë, bashkë me skeçin e vet përmbyllës humoristik Dhandrri i Kosovës, po e pushtojnë dhe po e irritojnë shikuesin e RTK-së me qasjen provokative dhe krejt të pacipë ndaj sfidave kyçe dhe çështjeve më të nxehta të Kosovës.

Dhandrri i Kosovës, i krijuar nga ekipi i Jetës në Kosovë dhe i interpretuar nga Casey Cooper Johnson, është një emigrant amerikan në Kosovë, i cili gjithmonë rreket t’i zgjidhë të gjitha problemet e Kosovës vetëm për t’ia bërë qejfin vjehrrit të vet kosovar dhe për t’ia marrë bekimin si dhëndër i huaj që është.

Dhandrri kudo i shpërfaq elementet më stereotipe të identitetit të vet të dyzuar, duke iu qasur temës së çdo emisioni nga një këndvështrim i rëndësisë së madhe vetjake, megjithëqë me një qëndrim krejt naiv prej amerikani, ndërkohë që përpiqet ta përqafojë identitetin e ri kosovar, të cilin thjesht nuk e kupton dot.

Rezultati është përherë i njëjti: një satirë gazmore e futur nën velon e motiveve të pafajsisë, e që hedh një grimë drite përmbi oqeanin e ironisë në të cilin po gjallojmë, duke e mbjellë tek-tuk edhe ndonjë farë të mendimit subversiv dhe të ideve përparimtare.

Edhe po s’qe e vërtetë asnjëra nga këto, ai pa asnjë dyshim e sjell një përmbyllje çlodhëse pas debateve serioze, madje shpesh tejet kontraverse, të këtij emisioni.