
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
06 dhjetor 2006 BIRN në Kosovë e prodhon programin javor me tema aktuale, “Jeta në
Kosovë”, i cili transmetohet në televizionin publik të Kosovës, RTK.
Programi përfshinë reportazhe nga terreni mbi çështjet në fjalë, pyetje
dhe përgjigje të drejtpërdrejta me vendimmarrësit dhe me palët që
preken nga ajo çështje si dhe debat në studio. Ai i mbulon çështjet më
të rëndësishme politike dhe shoqërore në Kosovë që dalin në pah brenda
një jave.
Temat e zgjedhura i përcjellin për
së afërmi aktivitetet e qeverisë, procesin legjislativ në parlamentin e
Kosovës dhe çështjet që kanë të bëjnë me komunitetet joshqiptare si dhe
ato të ekonomisë, të drejtave të pronës dhe të decentralizimit të
qeverisë.
Përmes projektit, prioriteti i BIRN-it do të jetë ngritja e kapaciteteve të mediave si institucion dhe të profesionistëve që punojnë në to. Modeli i aktualiteteve do të rrënjoset thellë brenda RTK-së, derisa gazetarët të përfshirë në prodhimin e TV reportazheve dhe raporteve hulumtuese të detajuara do të marrin një trajnim profesional të çmueshëm nga ekspertët trajnerë/redaktorë të BIRN-it.
Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është zhvillimi i sensit, te ata që e mbajnë pushtetin për politikat dhe për vendimet që i bëjnë, për të dhënë përgjegjësi publike. Në këtë mënyrë, kjo i kontribuon tejkalimit të pengesave për paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe për integrim të saj në Evropë.
Moderimi vigjilent, reportazhet përkatëse dhe pyetjet sfiduese në studio do të bëjnë që ky model të veprojë si kujdestar, për të cilin qeveria dhe shoqëria e Kosovës ka shumë nevojë.
Viti 2007 është vit krucial për Kosovën, me zgjidhjen e statusit final të saj dhe me të gjitha problemet shoqërore dhe ekonomike që do të dalin si prioritete. Zhvillimi ekonomik, luftimi i korrupsionit të përhapur me të madhe dhe integrimi ndëretnik do të mbesin sfidat kryesore në Kosovë pasi çështja e statusit të jetë larguar nga fokusi.
Roli i mediave është thelbësor për të krijuar bilanc në çfarëdo mënyrë, mirëpo, siç është parë këtë vit, nuk mund të llogaritet që ky sektor të sillet me përgjegjësi kur ai ka presion.
Sfidat e Kosovës kurrsesi nuk janë të gjitha të lidhura drejtpërdrejtë me çështjen e statusit. Megjithatë, kjo është përdorur nga liderët vendas për t’i bishtëruar çështjet dhe për ta maskuar mosveprimin. Një varg i gjerë i politikave kanë nevojë për diskutime gjakftohta, relevante për të parë nëse kjo çështje është burimi i pakënaqësisë i cili duhet të adresohet.
Asnjë nga tre emetuesit publikë në Kosovë, RTK, KTV dhe TV21 nuk kanë emisione të posaçme të lajmeve, të raporteve në terren apo diskutime të ngjashme. Ngjarjet politike dhe shoqërore në përgjithësi përcillen nga raporte të shkurtra dyminutëshe në stil të protokollit. Raportimi vjen vetëm nga konferencat për shtyp, pa hulumtim paraprak në “terren”. Në kontekst të hulumtimit, shumë pak kërkohet nga gazetari kur ai e prezanton raportin.
Logjika e intervenimit: BIRN do ta përmbushë nevojën për programe të mira të aktualiteteve në rajon, duke bashkëpunuar me RTK-në për të prodhuar emisione javore me analiza të lajmeve dhe me debate.
Disa inserte filmike dhe transkriptime nga emisionet publikohen në ueb faqen e BIRN-it dhe janë të përkthyera në anglisht. Principi i emisioneve, veçanërisht i atyre në të cilat minoritetet etnike marrin pjesë, është që mysafirët të flasin në gjuhën e vet pa audio përkthim në shqip.
Ky mekanizëm do të sigurojë që shikuesit shqiptarë të mësohen ta dëgjojnë serbishten edhe në emisionet kryesore televizive të mbrëmjes e jo vetëm në hapësirën kohore kushtuar programeve serbe që është të dielave në mëngjes.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë