
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
28 nëntor 2006 Shumë njerëz kanë filluar ta pranojnë faktin
se serbët kanë arritur të shtyjnë zgjidhjen e statusit përfundimtar për
vitin 2007.
Nga Bukurie Bajraliu në Prishtinë
Kosovarët po përgatiten për një vonesë të pritur të njoftimit mbi statusin përfundimtar të Kosovës, ndërsa disa parashikojnë se frustrimi mund të shndërrohet në dhunë.
Me 9 nëntor, Martti Ahtisaari, i dërguari special i KB-së për Kosovë, pranoi se një zgjidhje nuk pritet të arrihet në bisedimet mbi statusin përfundimtar.
“Një zgjidhje duhet të gjendet, por atëherë kjo do të thotë se Këshilli i Sigurimit të KB-së duhet të marrë një qëndrim mbi këtë çështje,” tha Ahtisari në një seminar të organizuar nga instituti finlandez për politika të sigurisë nga Helsinki.
Vlerësimi pesimist i Ahtisarit vjen pas dështimit të negociatorëve serb dhe shqiptar për tu pajtuar rreth platformave të tyre kontradiktore mbi të ardhmen e territorit të Kosovës.
Në fakt, dallimet po thellohen, pasi shumica shqiptare dëshiron sa më shpejtë pavarësinë, derisa serbët kanë vështirësuar gjërat edhe më shumë duke përdorur kushtetutën si armë diplomatike.
Me 30 shtator, parlamenti i Serbisë uli edhe më shumë shansin për kompromis duke aprovuar kushtetutën e cila përshkruan Kosovën si pjesë të pandashme të territorit të republikës.
Në ndërkohë, zyrtarët serb po ushtrojnë presion mbi bashkësinë ndërkombëtare për të mos lajmëruar statusin përfundimtar të Kosovës para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që pritet të organizohen në dhjetor.
Hapat e Beogradit duket se kanë qenë të suksesshme, pasi ka indikacione se lajmërimi rreth statusit përfundimtar do të shtyhet deri në vitin e ardhshëm.
Edhe pse politikanët në Kosovë vazhdojnë të insistojnë se çështja e statusit përfundimtar do të zgjidhet këtë vit, shumë analistë politik pranojnë se kjo nuk do të ndodhë.
Ata gjithashtu paralajmërojnë se vonesat mund të acarojnë situatën ndër 2 milion shqiptarët e Kosovës.
Negociatat mbi statusin përfundimtar filluan në Vjenë në shkurt nën mbikëqyrjen e Ahtisarit, gjashtë vite pasi bashkësia ndërkombëtare morri nën administrim nga Serbia këtë territor.
Ndërmjetësuesit janë munduar të arrijnë përparim duke kërkuar nga palët që të përqendrohen më pak në zgjidhjen përfundimtare e më shumë në çështje “teknike”, si trashëgimia kulturore, decentralizimi i pushtetit të komunave dhe krijimi i komunave të reja për pakicën serbe.
Por bisedimet kanë dështuar edhe në këto çështje pasi palët nuk u pajtuan rreth pikave kryesore.
Grupi i kontaktit i fuqive të mëdha ka autorizuar Ahtisarin për të përgatitur një dokument mbi statusin përfundimtar, duke kërkuar në ndërkohë që ai të vazhdojë negociatat rreth çështjeve “teknike”.
Në mungesë të një marrëveshje më të gjerë, ky dokument do të përmbaj mendimin personal të Ahtisarit rreth çështjes së statusit, pas të cilës një zgjidhje do t’i imponohet të dy palëve.
Zyra e Ahtisarit në KB, UNOSEC, së fundi nuk konfirmoi nëse procesi do të përfundoj në vitin 2006 – duke nxitur edhe më shumë brenga se lajmërimi nuk është afër.
“Kjo nuk varet nga ne,” tha për Ballkan Insajt, Hua Jiang, zëdhënës i UNOSEC. “Nëse Grupi i Kontaktit dëshiron ta përfundoj procesin deri në fund të vitit, ne do ta bëjmë këtë.”
Në ndërkohë, vëzhguesit thonë se vonesat e shumta mund të çojnë drejtë situatave të paparashikueshme.
Analisti politik, Ibrahim Berisha, tha se ai druan se shtyrja e çështjes së statusit do të nxitë trazira të tjera.
“Shtyrja e zgjidhjes do ta nxisë bashkësinë shqiptare në Kosovë që të ndërmarrë hapa politik unilateral,” tha Berisha.
“Sa më shpejtë që vendoset statusi aq më mirë për ne.”
Ismajl Hasani, një analist tjetër, tha se shtyrja mund të çpj drejtë trazirave, pasi “liderët u kanë premtuar kosovarëve krijimin e një shteti sovran dhe të pavarur.”
Megjithatë, të gjithë nuk pajtohen se dhuna do të shpërthej.
Milazim Krasniqi, një analist tjetër kosovar, tha se mund të ketë pakënaqësi të shumta, por “në Kosovë nuk do të ketë dhunë.”
Partitë politike të Kosovës janë optimiste se statusi përfundimtar do të zgjidhet në kohë të duhur.
Eqrem Kryeziu, zëvendës kryetar i partisë më të madhe kosovare, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDJ, tha se ai nuk beson se statusi përfundimtar do të shtyhet pas vitit 2006.
Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK, gjithashtu është e bindur se Grupi i Kontaktit do të lajmëroj përfundimin e procesit deri në fund të këtij viti.
“çdo vones ë do të krijojë dilema për kosovarët të cilët kanë pritur qe shtatë vite për statusin e tyre politik,” tha ajo.
Ylli Hoxha, nga partia liberale opozitare, ORA, kritikoi mënyrën se si duket që Kosova po mbahet peng i politikës së brendshme të Serbisë.
“Zhvillimet politike në Serbi nuk duhet të jenë arsye për të vonuar zgjidhjen e statusit çpër Kosovë],” tha Hoxha.
“Kosova shtyu zgjedhjet e saja lokale për hir të çpërfundimit të bisedimeve të] statusit dhe Serbia duhet ta bëjë të njëjtën gjë.”
Derisa shumica e kosovarëve e shohin mundësinë e vonesës me skepticizëm, kundërshtarët e procesit negociues presin që të përfitojnë politikisht.
Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, një grup paksa më radikal që kundërshton bisedimet në parim, tha se vonesat do të hapin sytë e njerëzve ndaj problemeve në vet procesin e negocimit.
“Më shumë raunde të bisedimeve mund të afroj palët e Kosovës dhe Serbisë por pala serbe nuk do të heq dorë nga qëllimet e saja kryesore,” tha Konjufca, duke shprehur brengën se bisedimet do të përfundojnë me më shumë koncesione nga ana e shqiptarëve se sa e serbëve.
“Nëse çështja e statusit do të shtyhet për vitin e ardhshëm,” vazhdoi ai, “ populli i Kosovës do të kuptoj se negociatat me Serbinë janë kundër vullnetit të popullit.”
Bukurie Bajraliu është gazetare për Kohën Ditore dhe bashkëpunëtore e Ballkan Insajt. Ballkan Insajt është publikim i BIRN në internet.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.