
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
28 nëntor 2006 Shpenzimet e tepërta janë duke probleme të mëdha financiare për Kosovën e varfër.
Nga Arbana Xharra në Prishtinë
Zyrtarët e qeverisë së Kosovës harxhojnë kot me miliona euro çdo vit në luks si biseda telefonike, benzinë, darka dhe gjëra të tjera jo-esenciale, sipas një raporti të papublikuar të ministrisë së ekonomisë dhe financave.
Kos ova ka një buxhet prej më pak se 700 milion euro, dhe kjo shumë duhet të mbuloj çdo aspekt të administrimit të rreth 2 milion njerëzve.
Ballkan Insajt ka fituar qasje në disa seksione të raportit të qeverisë, i cili tregon se zyrtarët dhe anëtarët e parlamentit kanë shpenzuar miliona euro në gjashtë muajt e parë të vitit vetëm në thirrje telefonike, benzinë për vetura dhe mirëmbajtje të veturave të reja dhe darka zyrtare.
Shërbyesit civil kanë shpenzuar rreth 8.3 milion euro në benzinë për vetura vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2006, dhe më shumë se 2.5 milion në telefona mobil. Llogaria për ushqim dhe pije arriti shumën prej 4.5 milion euro.
Mirëmbajtja e veturave i kushtoi vendit 2 milion euro, edhe pse shumica e veturave zyrtare janë pothuajse te reja pasi janë blerë gjatë vitit 2003 dhe 2004.
Miliona euro janë zhdukur në udhëtime jashtë vendit nga zyrtarët e qeverisë, të harxhuara nga pagesa e tyre “ditore”.
Derisa zyrtarët e qeverisë kanë të drejtë të shpenzojnë për qëllime zyrtare, shumë analistë besojnë se shpenzimet e tanishme janë tepër të larta për një qeveri me një buxhet aq të kufizuar.
Ata thonë se jeta relativisht luksoze e zyrtarëve po thithë të hollat që mund të përdoren për prioritete tjera, si zhvillimi ekonomik.
Kosova ka pasur buxhet të pavarur që nga viti 1999, kur forcat e NATO-s detyruan autoritetet serbe të tërhiqen nga territori dhe më pas u vendos administrata ndërkombëtare.
Në fillim, buxheti përbëhej kryesisht nga ndihma ndërkombëtare.
Por që nga viti 2002, Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse kanë të ardhurat e tyre vjetore, duke mbledhur 70 përqind të buxhetit prej 700 milion eurove nga doganat dhe taksa prej 15 përqind.
Por pavarësia financiare gjithashtu ka krijuar mundësi më të mëdha për keq-menaxhim financiar – dhe ka ngritur joshjet për të hyrë në deficit.
Nga viti 2000 deri 2004, qeveria ka pasur një bilanc pozitiv prej 150 milion euro çdo vit.
Por në vitin 2005 ka pasur një deficit buxhetor në disa segmente, dhe organizatat monetare ndërkombëtare kanë kritikuar këtë keq-menaxhim.
Marc Auboin, përfaqësues i IMF-së në Kosovë, kritikoi harxhimet e zyrtarëve të Kosovës dhe i tha Ballkan Insajt se qeveria është në rrezik të krijimit të deficiteve edhe më të mëdha.
“Dua të paralajmëroj se vitin e ardhshëm do të ketë ngarkesa më të rënda buxhetore,” parashikoi Aubdoin. “Deri më tani, investimet kapitale nuk kanë qenë prioritet për zyrtarët e qeverisë.”
Auboin tha se vendet e huaja nuk do ta ndihmojnë Kosovën edhe shumë gjatë, nëse zyrtarët e saj konsiderohen se po harxhojnë të holla kot.
“Bashkësia ndërkombëtare është pajtuar ta financoj deficitin buxhetor në vitin 2007,” tha ai, “por çka do të ndodhë në të ardhmen varet nga politikat e qeverisë.”
Paralajmërimet dhe ankesat kanë tronditur zyrtarët më të lartë të qeverisë.
Zyrtarët i kanë vënë fajin paraardhësve të tyre për harxhimet e larta.
Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit, Agim çeku, tha se qeveria po ballafaqohet “me shpenzimet e larta të trashëguara nga qeveria e kaluar.”
Haki Shatri, ministri i financave, hodhi poshtë pohimet se zyrtarët po shpenzojnë kot burimet financiare.
“Buxheti i Kosovës po shpenzohet sipas planit dhe do të mbulojë të gjitha shpenzimet e parashikuara,” tha ai.
Sherif Konjufca, zëdhënës i parlamentit të Kosovës, shtoi se shpenzimet zyrtare janë në rënie. “E gjitha çka unë mund të them është se shpenzimet janë në rënie, në krahasim me vitin e kaluar.”
Por disa analistë vendor thonë se paralajmërimet e IMF-së nuk janë të qëllueshme.
Muhamet Sadiku, analist ekonomik, tha se ai brengoset nga përdorimi i të hollave nga qeveria dhe nga dështimi për t’i drejtuar burimet financiare drejtë investimeve kapitale.
“Vetëm 20 përqind e buxhetit është shpenzuar në investime kapitale,” tha Sadiku. “Qeveria duhet menjëherë të krijoj prioritetet e saja për shpenzime.”
Besim Beqaj, kryesues i Odës Ekonomike të Kosovës, gjithashtu shprehu brengën rreth mungesës së investimeve në fushat kapitale.
Partitë opozitare kanë reaguar rreptë ndaj çështjes së harxhimeve të shumta.
Bajrush Xhemajli, anëtar i kuvendit nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, tha se dikush duhet të jap përgjegjësi.
“Nuk është logjike të lejohet shpenzimi i milionave në luks,” tha ai. “Ky keqpërdorim i të hollave të taksapaguesve është i papranueshëm.”
Genc Gorani, nga partia më e vogël opozitare ORA, i quajti shpenzimet e fundit si “skandaloze”. “Ata njerëz që janë duke keqpërdorur buxhetin e Kosovës duhet të identifikohen dhe të vendosen para drejtësisë,” tha ai.
Arbana Xharra është gazetare në Kohën Ditore dhe bashkëpunëtore e rregullt e Ballkan Insajt. Ballkan Insajt është publikim i BIRN në internet.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.