
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
28 nëntor 2006
Modeli i ri i statusit, i bazuar në atë të Bosnjës, do të ketë profil të lartë, por ndoshta nuk do të mund ta ndalë shkëputjen e serbëve.
Nga Tim Judah në Prishtinë dhe në veri të Mitrovicës.
Përcilleni shtypin dhe do t’u falet nëse keni menduar se ardhmëria e Kosovës është një mister. A do të jetë ajo e pavarur, a do të mbetet disi pjesë e Serbisë, apo do të ndahet? A do të vendoset për statusin e saj deri në fund të vitit dhe nëse jo, atëherë kur? Dëgjojeni Vojislav Koshtunicën ose Agim Çekun, kryeministrin e Serbisë, përkatësisht atë të Kosovës dhe ju mund të konkludoni se asgjë nuk është e qartë dhe se çdo gjë ka mbetur për t’u luajtur.
Në të vërtetë, për të ardhmen është vendosur më shumë se sa mendojnë serbët dhe shqiptarët e zakonshëm. Përpos zhvillimeve të papritura që mund të ndodhin, shumë çështje janë të qarta.
As serbët, të cilët dëshirojnë ta ndalojnë shumicën shqiptare të Kosovës ta arrijë pavarësinë, e as shqiptarët që po e kërkojnë atë nuk do të jenë të kënaqur.
Për më shumë, mënyra se si do të zhvillohet situata në vitet e ardhshme mbetet e ngarkuar me rreziqe dhe me gjasë sikur do t’i lë trashëgim gjeneratave të ardhme të ashtuquajturin konflikt “të ngrirë”.
Intervistat me akterë serbë dhe shqiptarë dhe me burimet diplomatike, i kanë nxjerrë në shesh parashikimet që mund të bëhen për kornizat e zhvillimeve të ardhshme në Kosovë.
Misioni i ardhshëm ndërkombëtar në Kosovë do të jetë shumë i ngjashëm me modelin e përdorur në Bosnjë dhe Hercegovinë që nga viti 1995.
Sa i përket rezolutës për statusin final të Kosovës, ka gjasa të vonojë deri në marsin e ardhshëm. Kjo vonesë do të përcillet me një rezolutë të dobët të OKB-së që nuk do ta përmendë fjalën “pavarësi”.
Pastaj, pritet që parlamenti i Kosovës ta deklarojë pavarësinë, pas të cilës disa vende do ta njohin shtetin e ri. Por, shtetet si Rusia dhe Greqia sigurisht se nuk do ta njohin atë.
Qeveria e Kosovës nuk do të ketë kurrfarë autoriteti në ato rajone veriore ku institucionet e qeverisë së Serbisë megjithatë do të vazhdojnë të operojnë.
Gjersa vende të ndryshme do ta njohin shtetin e ri, policia serbe në veri, e cila sot është pjesë të Shërbimit Policor të Kosovës, pritet të fillojë të marrë urdhra nga autoritetet lokale serbe.
Detajet e sakta të planit të negociatorit për statusin e Kosovës, Marti Ahtisarit, të cilin plan ai do ta dorëzojë në OKB nga fundi i këtij viti, mbetet të shihen.
Mirëpo Enver Hoxhaj, anëtar i ekipit negociator të Kosovës thotë se “bisedimet e vërteta tash kanë filluar dhe se ato nuk bëhen në mes të Prishtinës dhe Beogradit por në mes të anëtarëve të Grupit të Kontaktit”.
Akterët kryesorë ndërkombëtarë të përfshirë në ish Jugosllavi, dy anëtare të Grupit të Kontaktit, Britania dhe SHBA-ja, kanë marrë në dorë timonin në përkrahje të pavarësisë së Kosovës, përderisa Rusia është kundër.
Mirëpo gjersa palët po e presin Ahtisarin t’i lëshojë rekomandimet e tij, planifikimi i detajuar tashmë ka filluar te institucionet ndërkombëtare, të cilat do ta pasojnë misionin aktual të OKB-së në Kosovë, UNMIK-un.
Është formuar një ekip prej dhjetë personave i quajtur “Ekipi Planifikues për Zyrën Civile Ndërkombëtare”, i cili udhëhiqet nga Torbjorn Sohlstrom, një diplomat i ri suedez, 32 vjeçar. Në vitin e kaluar ai u emërua përfaqësues personal për Kosovë i shefit të politikës së jashtme të BE-së, Havier Solanës. Tash ai ka një rol të ri.
Tani për tani, ekipi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ZCN) i përgjigjet Solanës. Nëntë nga dhjetë anëtarët janë nga vendet e BE-së derisa njëri vjen nga SHBA-të. Zyra e Solanës e financon këtë zyrë me një buxhet prej rreth 890,000 euro.
Sohlstrom thotë se ZCN-ja e ardhshme do t’i ngjajë Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë, ZPL-së, në Bosnjë dhe Hercegovinë në disa aspekte kyçe.
Kjo do të thotë që kur UNMIKU të ketë përfunduar misionin e tij, shumica e pushtetit do t’i bartet autoriteteve të Kosovës të dala nga zgjedhjet. Megjithatë, pritet që plani i Ahtisarit të caktojë kushte në sovranitetin e Kosovës, në pjesën ku pason ZCN-ja dhe BE-ja.
Sohlstrom thotë se kreu i misionit të ri do t’i ketë “dy kapela”, ashtu si Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kjo do të thotë se Përfaqësuesi Ndërkombëtar Civil, ashtu si është tash Sohlstrom, do të jetë edhe kreu i ZCN-së dhe njëkohësisht do të veprojë edhe si Përfaqësues Special i BE-së.
Teknikisht, ZCN-ja nuk do të jetë agjencion i BE-së për t’u mundësuar të tjerëve, siç janë SHBA-të, që të marrin pjesë aty. Në të njejtën kohë, BE-ja realisht do të udhëheqë mision të ri, duke ndihmuar në vëzhgimin e sundimit të ligjit.
Forcat aktuale të udhëhequra nga NATO do të mbesin në Kosovë e poashtu edhe OSBE-ja.
Ashtu siç i shkon situatës delikate politike në Kosovë, Solhstrom e minimizon pushtetin që do ta zotërojë Përfaqësuesi Ndërkombëtar Civil, duke theksuar se kosovarët do ta udhëheqin vendin e tyre.
"Nuk duam të jemi në situatë ku komuniteti ndërkombëtar duhet të intervenojë shumë shpesh”, tha ai.
Solhstrom tha se kreu i misionit të ri do të intervenojë vetëm në fushat si “decentralizimi, trashëgimia religjioze dhe kulturore, të drejtat e minoriteteve dhe siguria”. Me fjalë tjera, në çdo gjë që ka rëndësi.
Selia e ZCN-së do të jetë në Prishtinë por sigurisht se do të ketë edhe një zyrë në Mitrovicën e veriut të kontrolluar nga serbët, ku do të punojë në përpjekje për ta riintegruar veriun në institucionet kosovare.
Nëse udhëheqësit lokalë serbë e kanë rrugën e vet kjo do të jetë një detyrë e pashpresë.
Sipas burimeve serbe, që nga maji, 385 zyrtarë të ish armatës jugosllave janë paguar për ta organizuar forcën e mbrojtjes civile serbe.
Serbët lokalë thonë se Trupat Mbrojtëse të Kosovës, TMK-ja, e cila është menduar të jetë një forcë e paarmatosur që ushtron vetëm funksione të mbrojtjes civile si heqjen e borës në raste emergjente, është ushtria në pritje e shqiptarëve të Kosovës. Ata thonë se edhe forca e tyre mbrojtëse nuk do të bëjë asgjë përpos që, për shembull, do të ofrojë zjarrfikës shtesë për komunat serbe, e që kjo është e pabesueshme.
I pyetur nëse serbët në veri të Kosovës planifikojnë ta shpallin republikën e ndarë serbe të Kosovës, Dragisa Mijovic, prefekt i Zvecanit, tha se shpallja nuk është domosdoshme. “Nuk ka nevojë të shpallim asgjë pasi ne tashmë jemi duke funksionuar si pjesë e Serbisë”, tha ai.
I pyetur se çka mund të ndodhë në kufirin në mes të veriut të Kosovës dhe atij të Serbisë, Mijovic tha se ata do të përkujdesen “që aty të mos ketë kufi”.
Prefekti tha se kufiri “beson” se do të kalojë përgjatë Ibrit, lumit që e ndan gjysmën veriore serbe të qytetit të ndarë të Mitrovicës nga gjysma jugore shqiptare.
Nëse parashikimet e prefektit realizohen, ndarja ekzistuese de facto e Kosovës së shpejti do të çimentohet. Se ku i lë kjo serbët që jetojnë në enklava të shpërndara në Kosovën qendrore dhe jugore është e paqartë.
Burime diplomatike thonë që nëse veriu i Kosovës i shkëputë lidhjet e mbetura me Prishtinën pasi që Kosova ta ketë shpallur pavarësinë, shumëçka do të varet nga qëndrimet që do të merren nga Serbia.
Diplomatët e pranojnë se në plan afatshkurtër mund të jenë të pafuqishëm për të bërë shumë. Mirëpo, ata shpresojnë se do ta sigurojnë riintegrimin përfundimtar.
"Është vështirë të besohet se Serbia në një fazë të caktuar nuk do të dëshirojë të ecë para, drejt integrimeve euro-atlantike”, tha një diplomat. “E këtë nuk mund ta bëjë pa e çminuar në mënyrë aktive marrëveshjen [e Kosovës]”.
Sa i përket ulëses në OKB, duket se Kosova nuk do ta sigurojë këtë në mënyrë automatike apo të shpejtë. Për të fituar këtë kërkohen dy të tretat e votave në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vjeshtën e ardhshme. Veton Surroi, politikan dhe anëtar i grupit negociator të Kosovës, tha se ata asgjë nuk e marrin si të kryer.
“Duhet të luftojmë për çdo votë”, tha ai.
Tim Judah është një ndër komentatorët kryesorë të çështjeve të Ballkanit dhe autor i librit “Serbët: Historia, Miti dhe Shkatërrimi i Jugosllavisë” dhe i librit “Kosova” Lufta dhe Hakmarrja”, të dyja këto të botuara nga Yale University Press.
Ballkan Insajt është publikim analitik javor në internet, i përpiluar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.