
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
28 nëntor 2006 Me Rusinë që po tërheq në njërën anë dhe shtetet perëndimore në tjetrën, marrëveshja për Kosovën po vonohet
Nga Jeta Xharra në Nju Jork dhe Krenar Gashi në Prishtinë (Balkan
Insajt, 10 Nëntor 06)
Përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme botërore, më 10 nëntor në Vjenë, u takuan me Martti Ahtisaarin, të dërguarin special të OKB-së për Kosovën, në përpjekje për ta farkuar një mënyrë të përbashkët të zgjidhjes së statusit final të Kosovës.
Pas takimit me dyer të mbyllura, Ahtisaari deklaroi se do ta prezanton propozimin e tij për të ardhmen Kosovës, pas zgjedhjeve në Serbi.
"Kam vendosur që propozimin tim për marrëveshje të statusit të Kosovës, t’ua prezantojë palëve menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi,” tha Ahtisaari, sipas një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, UNOSEC.
Ky vendim erdhi pas thirrjeve të së njëjtës ditë, që i bëri presidenti i Serbisë Boris Tadiq, për zgjedhje të përgjithshme që do të mbahen më 21 janar 2007.
Fillimisht, është pritur që Ahtisaari ta prezantojë propozimin e tij para të ashtuquajturit “Grupi i Kontaktit” dhe më pastaj para Këshillit të Sigurimit të KB-së, gjatë vitit 2006.
Mirëpo përçarjet në Grupin e Kontaktit tani janë bërë të dukshme. Sidomos pasi që aleatja e vjetër e Serbisë, Rusia, duket të jetë e gatshme ta mbrojë pozitën e saj fillestare, se vetëm një zgjidhje që do të përkrahet nga të dy palët, Serbia dhe Kosova, do të jetë e pranueshme. Madje, Rusia tani kërcënon se do ta përdorë veton në Këshillin e Sigurimit të KB-së nëse kjo nuk do të ndodhë.
Andrej Dronov, kreu u Zyrës së Rusisë në Kosovë, deklaroi sae, “nëse do te ketë përpjekje për të imponuar ndonjë zgjidhje me të cilën nuk pajtohet Beogradi, Rusia do ta përdorë veton në Këshillin e Sigurimit.”
Agim Çeku, kryeministër i Kosovës, ka deklaruar në ndërkohë se“Kosova mund ta shpallë pavarësinë e saj”, ndërkohë që mungon konsensusi në komunitetin ndërkombëtar.
Përderisa shumica shqiptare e Kosovës e dëshiron pavarësinë, edhe atë sa më shpejtë, Serbia nuk pajtohet me një rezultat të tillë.
Tash, kjo ndarje është reflektuar edhe në Grupin e Kontaktit, me anëtarët e saj perëndimorë që me të madhe e pranojnë të drejtën e kosovarëve për të shkuar rrugës së tyre, ndërsa Rusia insiston mu në të kundërtën.
Kosova ka qenë nën administrim të OKB-së që nga viti 1999, kur fushata ajrore e NATO-s e detyroi administratën serbe të tërhiqet nga territori.
Negociatat e udhëhequra nga KB, në mes të Serbisë dhe Kosovës për statusin final filluan në shkurt të vitit 2006 nën mbikëqyrjen e të dërguarit special Ahtisaari. Mirëpo, tash e sa muaj, bisedimet nuk po çojnë askund.
Zyra e Ahtisaarit në Vjenë, UNOSEC, tash është duke e përfunduar propozimin mbi statusin e ardhshëm të Kosovës për Grupin e Kontaktit dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Përderisa raporti i Ahtisaarit mbetet i fshehtë, vështrues me përvojë e parashikojnë një formë të pavarësisë së mbikëqyrur ose të kushtëzuar, me BE-në në rolin kyç.
Brukseli tashmë është duke e planifikuar misionin e tij ndërkombëtar në Kosovë, që do të jetë i ngarkuar me fushat kyçe si siguria dhe drejtësia.
Burime në Stejt Departamentin e SHBA-së kanë konfirmuar për Ballkan Insajt se Uashingtoni do ta përkrahë pavarësinë e Kosovës, nën mbikëqyrje ndërkombëtare.
Duke e përkujtuar bashkësinë ndërkombëtare se sidoqoftë Kosova do ta shpallë pavarësinë, kryeministri Çeku e ka artikuluar padurimin e shqiptarëve të Kosovës i cili është në një rritje të vazhdueshme.
"Ky nuk është kërcënim. Ne e shohim këtë si një mundësi. Kosova do të bëhet një shtet i pavarur dhe tash po i diskutojmë afatet dhe mundësitë”, tha Çeku, pas takimit me Joakim Ryker, kreun e UNMIK-ut, më 9 nëntor.
Por Rusia nuk e fshehë dot pakënaqësinë e vet me zhvillimin e ngjarjeve. Andrej Dronov i tha Balkan Insajt se Moska nuk do të përkrahë imponimin e asnjë zgjidhjeje që Serbia nuk e pranon.
“Grupi i Kontaktit nuk është i detyruar ta pranojë propozimin nga Ahtisaari,” ka vazhduar ai.
Dronov shtoi se nëse statusi i Kosovës zgjidhet “pa rezolutë të Këshillit të Sigurimit” – nga vendet që zgjedhin nëse do ta njohin shpalljen e njëanshme të pavarësisë apo jo – “do të paraqet një precedent të rrezikshëm”.
Diplomati i referohej qartë kontesteve secioniste në fqinjësi të Rusisë, mbi të gjitha atyre në Gjeorgji, ku territori rebel i Abkhazisë është duke bërë përpjekje për pavarësi.
Megjithatë, Richard Holbrooke, ish diplomat amerikan dhe ndërmjetës i luftës në Bosnjë, sugjeroi se kërcënimet e Rusisë rreth Kosovës janë kryesisht blof. Ai tha se nuk beson që “rusët janë aq të marrë” për ta përdorur veton në OKB për Kosovën.
“Rustë nuk i japin pesë para për serbët,” shtoi Holbrooke.
Liderët politikë të Kosovës nuk dëshirojnë të pranojnë ndonjë lidhje në mes të situatës së tyre dhe rajoneve tjera të rebeluara, siç janë Abkhazia, në Gjeorgji dhe apo Transdniester, në Moldavi.
Ata thonë se rasti i Kosovës është “sui generis” (unik) dhe nuk do të shërbejë si precedent për kontestet tjera.
Agim Çeku tha se ai pret nga Ahtisaari “të propozojë që Kosova të bëhet shtet i pavarur, me të gjitha kompetencat që i ka një shtet”.
Ndërkohë që Hua Jiang, zëdhënësja e UNOSEC-ut, tha se përmbajtja e propozimit të të dërguarit për statusin mbetet e fshehtë – në të vërtetë, teksti ende nuk është përfunduar.
Mirëpo Dronov mbetet këmbëngulës se përfundimi i raportit të të dërguarit special nuk do ta përfundojë domosdo procesin e statusit final.
“Nëse Grupi i Kontaktit pajtohet me propozimin e Ahtisaarit, ata do t’ua sjellin këtë zgjidhje palëve,” tha ai, duke iu referuar ekipit të negociatave të Kosovës dhe atij të Serbisë, dhe shtoi se “Rusia do të insistojë në kompromis në mes të palëve të përfshira”.
Një zyrtar ndërkombëtar, i cili dëshiroi të mbetet anonim, i tha Balkan Insajt se me mungesën e konsensusit në mes të vendeve të perëndimit dhe Rusisë dhe me zgjedhjet që po vijnë në Serbi, statusi final i Kosovës nuk do të zgjidhet së paku deri kah mesi i vitit 2007.
Jeta Xharra është drejtoreshë e BIRN-it në Kosovë. Krenar Gashi është ndihmës-redaktor i BIRN-it në Kosovë. Bukurie Bajraliu po ashtu kontribuoi në këtë artikull. Ballkan Insajt është publikim analitik javor në internet, i përpiluar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.