
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
INTERVIEW
28 nëntor 2006
Ish ndërmjetësuesi i Bosnjës i thotë Drejtoreshës së BIRN-së në Kosovë se Bushi ka bërë gabim që nuk e ka prekur çështjen e statusit final të Kosovës më 2002.
Nga Jeta Xharra në Nju Jork (Ballkan Insajt, 10 nëntor, 06)
Derisa koha për bisedimet e Vjenës po kalon, i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari po përgatitë rekomandimet e veta për statusin final të Kosovës, ish negociatori amerikan për Ballkanin thotë se pavarësia, tash apo vitin e ardhshëm është e pashmangshme.
“Për një afat më të gjatë, Kosova do të jetë vend i pavarur”, ka thënë ai, duke folur në zyrën e tij në Menheten, edhepse, se sa e gjatë do të jetë kjo kohë varet nga Serbia dhe aleati i saj më i madh në Këshillin e Sigurimit, Rusia.
“Afati më i gjatë varet nga ajo se çfarë do të bëjnë serbët”, ka sqaruar Holbruku. “A do ta pranojnë ata realitetin dhe do të shikojnë drejt të ardhmes së Serbisë si pjesë e Bashkimit Evropain, apo do të qepen pas versionit mitik të së kaluarës dhe ta mohojnë realitetin? Nëse ata e mohojnë realitetin dhe provojnë ta mbajnë Kosovën, ata do t’i humbin të dyjat. Ata nuk do të jenë në gjendje ta mbajnë Kosovën, por gjithashtu do ta humbin shansin për t’iu bashkuar Evropës”.
Ndryshe nga BE-ja, në raportin, pjesa për Ballkanin ku është lavdëruar kushtetuta e re serbe, Holbruku e hedhë poshtë dokumentin – që i rithekson pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës si “një hap i vërtetë në drejtimin e gabuar”.
Por, ai thotë se taktikat obstruksioniste të Serbisë nuk do ta shtyjnë të pashmangshmen. “Kjo nuk do t’i ngadalësojë përpjekjet e Martti Ahtisaarit dhe të dërguarit të SHBA-së, Frank Visner”, ka thënë ai.
“Kjo vetëm i izolon serbët. Unë ndihem shumë i pikëlluar për këtë... Lidershipi aktual i Serbisë e ka nën përgjegjësi historike për t’u ballafaquar me realitetin, por në vetë Serbinë sikur edhe serbët e Kosovës, ata insistojnë që të shikojnë prapa...Kjo është një tragjedi”.
Ai nuk ka asnjë iluzion se Beogradi do ta pranojë realitetin në një afat më të shkurtër. “Nuk mendoj se është ndonjë lider serb, i cili e ka kurajën që të ngrihet dhe të thotë se Serbia duhet ta lejojë Kosovën që të bëhet shtet i pavarur,” ka thënë ai, “dhe kjo kushtetutë e bën edhe më të vështirë, por unë mendoj se bashkësia ndërkombëtare do ta shpallë Kosovën shtet të pavarur, Serbia nuk do të ketë zgjidhje tjetër”.
Aleati i afërt me ish-kryetarin Bill Klinton thotë se ende ekziston një rrezik i madh diplomatik për Kosovën me Rusinë, të cilin perëndimi nuk duhet ta drejtojë.
“Problemi i Rusisë është se ata përpiqen ta përdorin Kosovën si një arsyetim për ambiciet e veta në Gjeorgji”, ka thënë ai, duke iu referuar kërcënimeve të Kremlinit për ta njohur provincën, nëse perëndimi e njeh pavarësinë e Kosovës.
“Qëllimi i tyre në Gjeorgji është që ta rrëzojnë Mikheil Saakashvilin, kryetarin gjeorgjian dhe ata do të përpiqen ta bëjnë këtë duke pohuar se çfarëdo që të ndodhë në Kosovë ka lidhje me Gjeorgjinë, gjë që nuk ka”.
“Kjo nuk do të kalojë. Kjo nuk është e pranueshme dhe miqtë e SHBA-së, Britania e Madhe, Gjermani, Italia janë pajtuar se nuk do ta pranojnë këtë arsye”.
I pyetur nëse një krizë e tillë për Kosovën është e sigurt, ai është përgjigjur: “Nuk besoj se rusët janë aq të marrë. Por ta qartësojmë. Kjo për rusët nuk ka të bëjë me Kosovën. Atyre u intereson Gjeorgjia. Ata janë tepër të hidhëruar me Saakashvilin. Ata duan ta rrëzojnë Mikheil Saakashvilin."
Duke iu kthyer negociatave të dështuara midis Serbisë dhe Kosovës në Vjenë, Holbruku thotë se pavarësisht nga gabimet taktike të palës shqiptare, historia është në anën e shqiptarëve të Kosovës për herë të parë pas 800 vjetëve. Ngjarjet e tmerrshme të vitit 1912 dhe 1989 janë në proces të kthimit prapa. Shqiptarët janë me arsye të padurueshëm dhe unë e ndaj këtë padurim të tyre”.
Ai thotë se administrata e Bushit ka bërë një gabim kardinal, duke e lënë anash Kosovën pesë vjet më parë, kur i moderuari Zoran Gjngjiq ishte kryeminsitër dhe kur do të ishte më e lehtë që të brihej pavarësia e Kosovës sesa tani.
“President Bush dhe administrata e tij janë përgjegjës për vonesën. Ata lejuan të ndodhte kjo duke e ditur se Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk do ta shtynin kurrë përpara”, ka thënë ai. “Shtytja duhej të vinte nga SHBA-ja dhe dështimi ishte tepër i rëndë”.
“Gabimi kolosal u bë në vitin 2001 dhe 2002 kur administrata e re e Bushit ia ktheu shpinën Kosovës, duke mos e negociuar menjëherë statusin final, kur ishte më e lehtë të bëhej. Atëherë ne gjithashtu e kishim kryeministrin Gjingjiq, i cili i përafrohej liderit vizionar që do ta kishin serbët”.
Holbruku thotë se atmosfera e letargjisë diplomatike në Departamentin e Shtetit nën Kolin Pauell ndryshoi vetëm atëherë kur Kondoliza Rajs e zëvendësoi atë si sekretar shteti në janar të vitit 2005, dhe kur Nikollas Bërns u bë nënsekretar për çështje politike.
“Ata bënë një vendim brilant duke e emëruar Frank Visner si të dërguar amerikan”, ka thënë ai. “Visner është një nga diplomatët më të shquar të gjeneratës së tij. Visneri e njeh mirë çështjen dhe ai e Ahtisaari do ta shtyjnë atë përpara”.
Holbruku i këshillon shqiptarët e Kosovës që në ndërkohë të investojnë përpjekje serioze për t’i përmirësuar marrëdhëniet e tyre me minoritetin serb.
“E di se serbët nuk i kanë trajtuar mirë ata dhe e di se dëshira për hakmarrje është tepër e madhe në atë pjesë të botës”, ka thënë ai. “Por, ne duhet të lëvizim përpara”.
Sapo të jetë shpallur statusi final, autoritetet duhet “të arrijnë te serbët dhe t’u dërgojnë atyre mesazh publik se dëshirojnë të jetojnë në paqe. E di se sa e vështirë është kjo, por është e vetmja mënyrë për t’iu shmangur përgjithmonë vrasjeve të vazhdueshme, dhunimeve dhe krimeve”.
Holbruku thotë se ata nuk duhet të shmangen nga drejtimi me shqetësimet për veriun e udhëhequr nga serbët dhe frika se këto komuna mund të bashkohen për të formuar një rast ekuivalent me entitetin serb, Republikën Serbë.
“Ata nuk do ta kishin këtë status”, ka thënë ai për serbët në veri të Mitrovicës. “Ne nuk po flasim për dy entitete si Republika Serbe dhe federata”.
Autoritetet vendëse kanë të drejtë, ka shtuar ai “për të drejtuar çështje lokale, policinë, mbledhjen e mbeturinave, kjo është në rregull, kjo është mënyra se si funksionon sistemi. Nëse kanë marrëdhënie ekonomike të afërta me Serbinë, kjo është në rregull gjithashtu”.
Pjesa tjetër “ka të bëjë me detajet. Policia, gjykatat dhe çështjet e ekonomike janë gjëra krejt tjera. Një forcë vendëse e policisë është në rregull, por policia që bëhet pjesë e sistemit të korruptuar nuk është edhe aq mirë...”
“I tërë rajoni është plot me krim të organizuar”, ka vazhduar ai. “Por qëllimi ynë nuk është që të zgjidhim çdo problem në univers për një ditë, me një rezolutë të KB-së. Ai është që të zgjidhet statusi i Kosovës dhe ky status duhet të jetë pavarësia”.
Holbrook thotë se Kosova ka nevojë për një lider vizionar si Nelson Mandela, i cili i kaloi 27 vjet si i burgosur në regjimin e aparteidit në Afrikën e Jugut para se të bëhej simbol i gjallë i pajtimit të mundshëm racor dhe politik.
“A e dini se kur Mandela u inaugurua si kryetar i Afrikës së Jugut, ai i ftoi në inaugurim të njëjtit njerëz që dikur ishin gardianë në burg?”, tha ai.
“Kjo është një shenjë e pajtimit. Ku është Nelson Mandela kosovar?”
Jeta Xharra është Drejtoreshë e BIRN-së për Kosovë. Ballkan Insajt është publikim analitik javor në internet, i përpiluar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.