Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Artikujt tjerë:

NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA

Thirrje për aplikim në trajnim në media për komunitetin RAE

Raporti i Monitorimit të Gjykatave

Buletini "Drejtesia ne Kosove" ofron informata te rendesishme per sistemin e Drejtesise ne Kosove.

BIRN mban tryeza të rrumbullakëta për problemet në sistemin gjyqësor

Instituti GAP dhe BIRN prezentojnë "Letrat e hapura për Kryetarët e Komunave të Kosovës"

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në rundin e parë të Programit të BIRN-it për Bashkëpunim Kulturor në Ballkan

Marrëveshja e koalicionit dëmton demokracinë në Kosovë

Kosova, parajsë e kontrabandës së armëve

Shqiptarët e Kosovës shikojnë përtej afatit të dhjetorit

Grupi i armatosur shqiptar kthehet në skenë

Kosova mes drejtësisë dhe krimit të organizuar

Rasti Kurti: kokëçarje ligjore për OKB-në

Kosova - rreth e rrotull!

Hulumtim: Masakra në fshatin Husaj ende brenë Malin e Zi

Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën

Identiteti kombëtar, sfidë e re për Kosovën

Shqiptarët e Kosovës të brengosur për veton ruse

BE-ja e përçarë shtyn debatin mbi Kosovën

Serbët e Kosovës e presin me ftohtësi krijimin e Gardës së Car Llazarit

Ambasadat e ardhshme të Kosovës do të ballafaqohen me mungesë të fondeve

Kosova vonon krijimin e qeverisë në Serbi

KOMENT: Sfidat kosovare pas 120 ditëve të para

Serbët e shqiptarët garojnë për ta bindur misionin e Këshillit të Sigurimit

Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

Kthimi në kampet e turpit

Fillojnë të shtënat e para në betejën diplomatike për Kosovën

Special Package: South Serbia Shqiptarët dhe serbët nuk pajtohen rreth planit për Kosovën

Special Package: South Serbia Shumë femra ballafaqohen me martesa të aranzhuara

Radikalët e Kosovës nuk gjejnë mbështetje në Maqedoni

HULUMTIM: Policët rumunë fajësohen për gjakderdhje në protestë

Koment: Regjimi i KB-së në Kosovë zbulon fytyrën e tij të vërtetë

Protesta kundër planit të OKB-së për Kosovën përfundon me dhunë

BE-ja i ofron Serbisë më shumë kohë rreth Kosovës

Intervistë me Torbjorn Sohlstrom

Kosovo Final Status Intervistë: Misioni i BE-së “do ta udhëheqë Kosovën në Evropë”

Special package: Kosovo Final Status Zbulohen pikat kryesore të planit të Ahtisarit

Special package: Kosovo Final Status Shqipëria lobon për pavarësi të Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Maqedonia shpreson në përfundimin e dramës së Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Pavarësia vështirëson marrëveshjen për qeveri të re

Special package: Kosovo Final Status Shqiptarët po përgatitin një aprovim të ngurrtë të planit të OKB-së

Kosova e brengosur për vendimet rreth statusit përfundimtar

Special package: Kosovo Final Status Serbët e Mitrovicës druajnë nga mundësia e shpërthimit të trazirave

Qeveria e Kosovës rrezikohet nga përçarjet në LDK

HULUMTIM: Ish-policët udhëheqin dallaveret me pasaporta

Holbruku: Bushit i ka ikur treni për Kosovë

Grupi i Kontaktit vonon planin për Kosovën

Diplomatët planifikojnë mision për pavarësi të Kosovës

KOSOVË: SHQIPTARËT BRENGOSEN RRETH STATUSIT PËRFUNDIMTAR

RAPORTI I KOSOVËS ZBULON JETEN LUKSOZE TË ZYRTARËVE

HULUMTIM: Ish-policët udhëheqin dallaveret me pasaporta

01 dhjetor 2006   Për derisa shumica e shqiptarëve të Kosovës e kanë të vështirë të nxjerrin dokumente jugosllave të udhëtimit, reketuesit fare lehtë shesin gjithfarë dokumentesh për një shumë të caktuar parash.

Nga Krenar Gashi dhe ekipet e BIRN-it në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi

"Për 300 euro, mund të t’i nxjerr të gjitha dokumentet brenda një dite,” tha Sajo, ish pjesëtar i policisë serbe në Kosovë që tash jeton në Rozhajë të Malit të Zi. “Të gjitha për një herë - certifikatën e lindjes, atë të nënshtetësisë, letërnjoftimin e edhe pasaportën."

Sajo u shet kosovarëve dokumente të Jugosllavisë. Ka shumë të tillë si ai në Mal të Zi por dhe Kosovë, ku po lulëzon tregtia fitimprurëse e pasaportave dhe dokumenteve tjera të nxjerra në mënyrë ilegale.

Në një hulumtim special e të fshehtë, BIRN-i zbuloi se kosovarët rregullisht u paguajnë shuma të mëdha të parave njerëzve si Sajo, për të nxjerrë versione të reja të pasaportave të vjetra jugosllave.

Dokumentet jugosllave janë ende valide në rajon dhe në të vërtetë vazhdojnë të lëshohen nga Serbia, e cila e sheh veten si pasardhëse të Jugosllavisë dhe ende nuk i ka reformuar autoritetet e lëshimit të pasaportave.

Ne e hulumtuam tregun e pasaportave të vendosur nga një rrjet mashtruesit, të cilët luajnë rolin e ndërmjetësve në mes të njerëzve të zakonshëm dhe institucioneve komplekse të qeverisë serbe në rajon.

Po ashtu morëm vesh se republika rishtas e pavarësuar e Malit të Zi është një nyje vitale në dallaveret e pasaportave dhe dokumenteve tjera.

Më e pazakonshmja në tërë këtë punë është se ish-policët, si Sajo, janë nyjat kyçe në një zinxhir ilegal të tregtisë me dokumente.

Edhe pse ligji serb e përcakton qartë se njerëzit duhet të aplikojnë personalisht për dokumente, këta ndërmjetës mund ta kryejnë këtë procedurë në vend të dikujt tjetër, madje edhe disa herë.

Ata po ashtu mund ta bëjnë këtë brenda një dite, si Sajo, ani pse rregulloret serbe thonë se nevojitet së paku një javë kohë për këtë proces.

Për të sqaruar këtë fenomen, Ballkan Insajt provoi të bisedonte me ministrinë e punëve të brendshme të Serbisë, por ata refuzuan të japin çfarëdo komenti.


KOSOVA - TREGU IDEAL

Si ish shtetas të federatës së vjetër jugosllave, shqiptarët e Kosovës kanë poseduar letërnjoftime dhe pasaporta jugosllave deri në vitin 1999.

Por pasi që konflikti në mes të forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u zgjerua dhe pasi qindra mijëra njerëz u përzunë në vendet fqinje, autoritetet serbe ua konfiskuan shumicës prej tyre dokumentet personale.

Në janar të vitit 2001, UNMIK-u filloi të lëshojë dokumente të udhëtimit nën emrin e vet. Shumica e shteteve i pranojnë këto dokumente, por vetëm kur janë të shoqëruara me viza, derisa Shqipëria dhe Maqedonia janë të vetmet që nuk kërkojnë viza.

Mirëpo dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut nuk e kanë zgjidhur problemin dhe as nuk e kanë shkatërruar tregun e dokumenteve ilegale.

Jo të gjithë kosovarët kanë, apo dëshirojnë të kenë, dokumente të UNMIK-ut. Shumë shqiptarë ende preferojnë pasaportat e vjetra jugosllave, pasi që me to, edhe pa viza, mund të hyjnë në disa vende në rajon si në Bullgari, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Pika e parë e hulumtimit tonë filloi në një vend etnikisht të përzier, në Fushë Kosovë, rreth tre kilometra larg Prishtinës.

Këtu e gjetëm një radhë të madhe të shqiptarëve duke pritur për dokumente të reja jugosllave jashtë zyrës së ruajtur mirë, të quajtur Qendra për Paqe dhe Tolerancë.

Në të vërtetë, kjo është një qendër e pasaportave dhe dokumenteve, një nga disa zyret e administratës serbe që kanë mbetur në Kosovë.

Ministria e brendshme e Serbisë konfirmoi që shumë banorë të Kosovës qendrore, serbë dhe shqiptarë, e përdorin këtë qendër për të nxjerrë dokumente.

Miodrag Jankoviq, një zyrtar i kësaj ministrie i tha të përditshmes “Koha Ditore”, se që nga qershori i vitit 1999 e deri më prill 2006, kjo ministri ka pranuar 179,409 aplikacione për pasaporta të reja dhe i ka lëshuar 164,493 sosh.

Mirëpo qendra nuk mund t’ua zgjidhë të gjitha vështirësitë e udhëtimit shqiptarëve nga e gjithë Kosova. Ajo merret vetëm me aplikantët që kanë lindur në rajonin e Prishtinës. Zyrat tjera komunale, të njohura si SUP (Sekretariati i Punëve të Brendshme) që duhet të merren me njerëzit që kanë lindur tjetërkund, tashmë nuk operojnë në Kosovë, por në Serbi.

Për shembull, SUP-i i Prishtinës tash e ka selinë në Nish. SUP-i për Mitrovicën është në Kraljevë, ai për Pejën është në Kragujevc, i Gjilanit në Vranje, i Ferizajit në Leskovc, i Gjakovës në Jagodinë dhe i Prizrenit në Krushevc.

Shqiptarët nga këto rajone janë të obliguar që personalisht t’i vizitojnë këto qytete në Serbi nëse dëshirojnë të pajisen me dokumente udhëtimi.

Kësisoj, ata vihen para thënies “hyp se t’vrava, zhdryp se t’vrava”. Për të marrë dokumentet duhet të shkojnë në Serbi, kurse për të shkuar në Serbi iu duhen dokumentet, ngase policia në kufirin administrativ me Serbinë nuk i njeh dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut.

Këtu vijnë ndërmjetësuesit, ata që kanë lidhje me zyrat e SUP-it në Serbi. Me “bashkëpunimin” e tyre, e gjithë puna e ngatërruar mund të zgjidhet fare lehtë.

DALLAVERET

Ndërmjetësuesit mund ti gjesh jashtë zyrës së Fushë Kosovës. Ata janë shqiptarë dhe u ofrojnë shërbime bashkëkombësve të tyre të cilët ose nuk kanë kohë për punë administrative ose nuk i kanë të gjitha dokumentet për të kryer punë.

Zyrat e dobëta dhe procedurat e mëdha burokratike nënkuptojnë se edhe aplikantët me letrat në rregull ballafaqohen me vonesa që zgjasin me javë, para se t’i marrin pasaportat. Shumë prej tyre nuk mund të presin aq gjatë.

Pas pak çasteve qëndrimi para qendrës, një ndërmjetësues na u ofrua për të promovuar biznesin e vet. “Nuk e keni certifikatën e lindjes? Nuk do t’ju lënë brenda pa të,” na tha.

Ky njeri na ofroi të na vë në kontakt me një lidhje të tij në enklavën serbe të Bernicës, ku ai tha që mund të nxirren dokumentet për kohë rekord të shkurtër.

"Nëse shkoni zyrtarisht, do t’ju zgjasë tri apo katër javë për t’i marrë dokumentet, por unë mund ta rregulloj këtë punë brenda dy ose tri ditëve, për 150 euro,” tha ai.

Pasi që bëmë pak pazar, ai e zvogëloi çmimin në 130 - “oferta e fundit”, siç na tha. Ai tha që kostoja diktohet nga nevoja për t’i paguar “lidhjet e tij më të larta”.

Zyrtarët e Shërbimit Policor të Kosovës, SHPK, të cilët e ruajnë zyrën e pasaportave të Fushë Kosovës, nuk i trazojnë fare ndërmjetësuesit. Këtë nuk e bëjnë as policia speciale e UNMIK-ut nga Ukraina e cila po ashtu ndihmon në mbajtjen e rendit.

Por ndërmjetësit veprojnë në zbrazëtirat ligjore që ka Kosova dhe situatën e pazakontë që është krijuar. Veton Elshani, zëdhënës i SHPK-së, tha për Ballkan Insajt se policia është e obliguar ta arrestojë çdo person të kyçur në kontrabandën e pasaportave false.

"E kemi pasur një rast këtë vit, kur disa njerëz u kapën me pasaporta austriake false... dhe këta njerëz shkuan në burg,” tha ai. “Çdokush që përfshihet në këtë aktivitet për përfitime, është duke kryer krim.”

Por është më pak e lehtë për t’i kapur apo dënuar njerëzit e përfshirë në nxjerrjen e pasaportave ligjore nga autoritet e adekuate që i lëshojnë ato, edhe pse mënyra se si ato nxirren është në kundërshtim me ligjin.

Blerim Ejupi, avokat nga Prishtina, tha që njëri nga problemet në Kosovë është statusi i paqartë i tërë kodit ligjor.

"Sipas rregulloreve të UNMIK-ut, ligjet serbe që hynë në fuqi pas vitit 1989 nuk janë të aplikueshme në Kosovë, prandaj SHPK-ja, si institucion i Kosovës, nuk është e obliguar t’i zbatojë të gjitha ligjet serbe,” tha ai.

Por Ejupi mendon se kjo nuk është arsye për të mos i përndjekur ndërmjetësuesit. “Tregtia me pasaportat jugosllave në Kosovë është aktivitet ilegal, sipas së drejtes së Kosovës në tranzicion”, përfundoi ai.

Kohën e fundit ndërmjetësuesit janë vetëdijesuar për këtë fakt andaj edhe ngurrojnë të japin emra të vërtetë dhe numra të telefonit.

"Ma jepni numrin tuaj dhe unë do t’ju thërras. E njoh një njeri që e ka një njeri që mund t’ju ndihmojë,” na tha një ndërmjetësues i quajtur Sami.

Për të parë se deri ku mund të shkojë ky ndërmjetësim, ne e kontaktuam atë dhe i kërkuam që të na e ndreqë një pasaportë jugosllave për “mik tonin” nga Shqipëria, i cili nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë dokument jugosllav.

"Ky tipi që e njoh unë ndreq gjithçka," u përgjigj Samiu, duke e vënë në kuletë një copë letre ku e shkroi numrin tonë. “Por, për këtë gjë, ndoshta duhet ta provoni dikë në Mal të Zi."


MIRË SE VINI NË MAL TË ZI

Republika rishtas e pavarësuar e Malit të Zi formon një lidhje vitale në dallaveret me pasaporta dhe dokumente tjera.

Qendra e këtij aktiviteti është Rozhaja, një qytet multietnik me një komunitet të vogël të shqiptarëve, i cili gjendet në perëndim të vendit, shumë afër vendkalimit kufitar të Kullës.

Rozhaja ka funksionuar gjatë si një vendtakim diskret për serbët dhe shqiptarët e Kosovës. “Këtu janë shitur gjysma e shtëpive dhe tokave të Kosovës pas vitit 1999,” na tha një kamerier.

Pasi që OKB-ja e mori përsipër Kosovën, shumë serbë ua shitën pronat e tyre shqiptarëve, duke bërë pazar kryesisht në Mal të Zi, në vendet si Rozhaja, pasi ishte një territor neutral.

Që nga atëherë, Rozhaja e ka mbajtur rolin e saj si një vend ku mund të bëhen marrëveshje që kanë të bëjnë me Kosovën dhe ku ndërmjetësuesit mund të krijojnë kontakte të mira me ish-policët, të cilët ende kanë lidhje me zyrat e ministrisë serbe të punëve të brendshme.

Në një kafene të mbushur, afër stacionit te autobusëve, një kamerier nuk u befasua fare kur e pyetëm rreth nxjerrjes së pasaportave.

Ai na ofroi të na njoftojë me një ish polic të Kosovës, i cili kishte bërë dallavere në atë kafene për një kohë të gjatë. “Rrinte ulur në atë kënd dhe i priste klientët,” tha kamerieri.

Pasi që ky ish-polici që quhej Sajo që grindur me pronarin e kafenesë, e paska zhvendosur biznesin e tij diku tjetër. Kamerieri na e shkroi numrin e tij të telefonit. “Sajo ka lidhje të mira në polici... ai është në këtë biznes për shumë vjet.” na sqaroi.

Kur e takuam Sajon në një piceri aty afër, ai na e konfirmoi se ka punuar për nëntë vite në Kosovë, në Vushtrri, deri në qershor të vitit 1999 kur regjimi serb u tërhoq.

Që nga atëherë, Sajo kishte ngelur civil por i kishte mbajtur lidhjet me ish kolegët që ende punonin në forcat policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

"Lidhjet me ish kolegët e mi janë gjëja e vetme e hajrit që e kam nga puna e mëparshme,” tha ai.

"Kam shokë që punojnë drejtpërdrejt në Kosovë. Ata lëvizin lirë atje. Nuk ka më rrezik për ish-policët që shkojnë në Kosovë... tash situata është qetësuar.”

Ai na tha se edhe ai vetë ka shkuar disa herë në Kosovë, me punë, por tha që “preferon të bëjë biznes në vendlindjen e vet – në Rozhajë”.

Sajo e përmendi edhe një tjetër ish-polic, të quajtur Bane apo Branislav, i cili merret më të njëjtën punë.

"Bane vepron në Kosovë. Ai vozitë një Jugo të kuqë (veturë jugosllave) me tabela PE (ish tabelat jugosllave për Pejën) dhe vjen e shkon lirshëm,” tha Sajo dhe shtoi se Bane dhe të tjerët si ai kanë shumë klientë në Kosovë që kërkojnë dokumente.

Përdorimi i tabelave të vjetra të veturave nga ana e ndërmjetësuesve bëhet qëllimshëm.. Tabelat e tilla tash janë në fakt ilegale, por në praktikë serbët e Kosovës ende i përdorin ato, duke i refuzuar tabelat e reja të Kosovës.

Të njëjtën gjë e bëjnë edhe shumë kriminelë, të cilëve u pëlqen fakti që policia e Kosovës i shmanget ndaljes dhe kontrollimit të veturave serbe.

"Është lehtë t’i kontaktojmë njerëzit tanë në SUP-ët në Serbi,” vazhdoi Sajo. “Po të mos ishin lidhjet tona të vjetra me ta, do të ishte vështirë të kryhej kjo punë."

Sajo na e konfirmoi se ai dhe ish policët tjerë janë zakonisht pikat e para të kontaktit në mes të ndërmjetësuesve dhe zyrave të SUP-it.

Edhe pse Mali i Zi tash është i pavarur nga Serbia, marrëdhëniet e vjetra në mes të policive në të dy anët e kufirit kanë mbetur të paprishura.

Ai po ashtu pohoi se me një shumë parash, gjithkush und t’i shmanget ligjit.

Sipas ligjit serb, vetëm njerëzit që kanë letërnjoftime valide mund të aplikojnë për pasaporta. Ndërkohë që këto letërnjoftime nuk mund të nxirren pa e dorëzuar certifikatën e lindjes dhe certifikatën e shtetësisë.

Sajo tha se ai mund t’i sigurojë të gjitha për një çmim të caktuar. “Unë u marr 50 euro për të dyja dokumentet, certifikatën e lindjes dhe atë të shtetësisë,” tha ai. “Nëse i doni të gjitha përnjëherë, duke përfshirë edhe pasaportën, kjo do t’ju kushtojë 300 euro.”

"Por, këto çmime vlejnë vetëm për ata që vijnë me mua deri te SUP-i lokal për të dhënë shenjat e gishtërinjve,” vazhdoi ai. “Atyre që nuk mund të vijnë u kushton shumë më shtrenjtë - - rreth 900 euro.”

Çmimi shumë më i lartë për këtë të fundit e pasqyron faktin se kjo praktikë është rreptësishtë joligjore.

Kosovarët tash i kanë dy mënyra për t’i nxjerrë dokumentet personale, metodën e rregullt dhe rrugën e shpejtë. Derisa rruga e shpejtë sa vjen e popullarizohet, shumë ankohen, veçanërisht serbët, se procedura e rregullt është duke u ngadalësuar edhe më tej.

Në zyrat komunale të enklavës serbe në Graçanicë dëgjuam një serb në mezomoshë duke murmuritur për mënyrën se si sistemi ligjor është duke u shkatërruar. “Shqiptarët i kanë korruptuar institucionet tona dhe tash as ne serbët nuk mund të marrim shërbime të duhura publike nga institucionet tona,” tha ai.

Duket se ankesa të tilla nuk do të kenë ndikim në tregtinë e cila përmbushë kërkesa të qarta. Dy javë pasi e takuam një shqiptar duke pritur në radhë në Fushë Kosovë, e kuptuam se ai e kishte zgjidhur problemin e tij të pasaportës përmes ndërmjetësuesve të paguar.

Adi ishte lodhur duke pritur dhe duke iu refuzuar pasaporta për ato që ai quajti “arsye të pakuptimta”, kështu që vendosi ta nxjerrë atë përmes një ndërmjetësuesi për vetëm tri ditë. “E bleva pasaportën,” tha ai me krenari.

Krenar Gashi është ndihmës-redaktor i BIRN-it në Kosovë. Ekipet e BIRN-it nga Kosova dhe Serbia po ashtu kontribuuan në këtë hulumtim. Ballkan Insajt është publikim analitik javor në internet, i përpiluar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN.

Komentet:

MERGIMTARI SHQIPETAR

Emri: 2007-05-17 10:14:33,

Shqipetaret jan viktima me e madhe ne bot jo vetem me qeshtje te pasaportave por edhe ne ter jeten e perditshme ne kemi nji administrat shum te pa aft dhe as nji her sdin dhe smunden te punojn ne menyr normale dhe te ndershme ne mergimtaretkthehemi ne kosov dhe ter pushimi na shkon ne sportele te mbushur dhe te punsuar me kriminel shqipetar te cilet paguhen per ti kryer punet e dokumentacioneve dhe nji kohesisht te pasaportave por ata se bejn ket pa para shtes sepse ankohen se kan rroga te ulta edhe pse rrogat i kan te uleta me rrogat e tyre jetohet disi por me keqja esht se jan te pa edukat dhe njohuri dhe sdin fare si me organizuar jeten e vet pjesa ma e madhe e tyre miret me kriminalitet dhe kerkon ryshfet pse sepse aj mendon se duhet per 24 or te behet si nji perendimor por dallimi esht i madh duhet fillohet nga e vogla e tutje te fitohet ngpak gur gur behet nji mur e te tjeret mos i akuzoni se ati qe i vyen diqka ai e blen se i kryen pun edhe kshtu do te jet gjith her un smunda qe gjat pushimi ti marr pasaportat e femive dy jav prita por kot su kthyen prej prishtines fare edhe pse te njejtit i kisha me par por ju skadoj afati Pra SHqipetaret jan te vonuar ne ket bot dhe kan deshir mos te lodhen por te pasurohen shpejt per ate edhe jan mbushur burgjet e evropes me deler te droges Problemi ketu esht te edukata familjare dhe shkollimi te cilat SHqipetarve po tregon koha qe ju mungon gja te cilen un se deshiroj por e verteta esht keshtu Pra SHqipetar investoni ne SHkolla dhe ne edukim se kjo do ju kthehet si shperbelim

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):