Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Artikujt tjerë:

NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA

Thirrje për aplikim në trajnim në media për komunitetin RAE

Raporti i Monitorimit të Gjykatave

Buletini "Drejtesia ne Kosove" ofron informata te rendesishme per sistemin e Drejtesise ne Kosove.

BIRN mban tryeza të rrumbullakëta për problemet në sistemin gjyqësor

Instituti GAP dhe BIRN prezentojnë "Letrat e hapura për Kryetarët e Komunave të Kosovës"

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në rundin e parë të Programit të BIRN-it për Bashkëpunim Kulturor në Ballkan

Marrëveshja e koalicionit dëmton demokracinë në Kosovë

Kosova, parajsë e kontrabandës së armëve

Shqiptarët e Kosovës shikojnë përtej afatit të dhjetorit

Grupi i armatosur shqiptar kthehet në skenë

Kosova mes drejtësisë dhe krimit të organizuar

Rasti Kurti: kokëçarje ligjore për OKB-në

Kosova - rreth e rrotull!

Hulumtim: Masakra në fshatin Husaj ende brenë Malin e Zi

Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën

Identiteti kombëtar, sfidë e re për Kosovën

Shqiptarët e Kosovës të brengosur për veton ruse

BE-ja e përçarë shtyn debatin mbi Kosovën

Serbët e Kosovës e presin me ftohtësi krijimin e Gardës së Car Llazarit

Ambasadat e ardhshme të Kosovës do të ballafaqohen me mungesë të fondeve

Kosova vonon krijimin e qeverisë në Serbi

KOMENT: Sfidat kosovare pas 120 ditëve të para

Serbët e shqiptarët garojnë për ta bindur misionin e Këshillit të Sigurimit

Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

Kthimi në kampet e turpit

Fillojnë të shtënat e para në betejën diplomatike për Kosovën

Special Package: South Serbia Shqiptarët dhe serbët nuk pajtohen rreth planit për Kosovën

Special Package: South Serbia Shumë femra ballafaqohen me martesa të aranzhuara

Radikalët e Kosovës nuk gjejnë mbështetje në Maqedoni

HULUMTIM: Policët rumunë fajësohen për gjakderdhje në protestë

Koment: Regjimi i KB-së në Kosovë zbulon fytyrën e tij të vërtetë

Protesta kundër planit të OKB-së për Kosovën përfundon me dhunë

BE-ja i ofron Serbisë më shumë kohë rreth Kosovës

Intervistë me Torbjorn Sohlstrom

Kosovo Final Status Intervistë: Misioni i BE-së “do ta udhëheqë Kosovën në Evropë”

Special package: Kosovo Final Status Zbulohen pikat kryesore të planit të Ahtisarit

Special package: Kosovo Final Status Shqipëria lobon për pavarësi të Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Maqedonia shpreson në përfundimin e dramës së Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Pavarësia vështirëson marrëveshjen për qeveri të re

Special package: Kosovo Final Status Shqiptarët po përgatitin një aprovim të ngurrtë të planit të OKB-së

Kosova e brengosur për vendimet rreth statusit përfundimtar

Special package: Kosovo Final Status Serbët e Mitrovicës druajnë nga mundësia e shpërthimit të trazirave

Qeveria e Kosovës rrezikohet nga përçarjet në LDK

HULUMTIM: Ish-policët udhëheqin dallaveret me pasaporta

Holbruku: Bushit i ka ikur treni për Kosovë

Grupi i Kontaktit vonon planin për Kosovën

Diplomatët planifikojnë mision për pavarësi të Kosovës

KOSOVË: SHQIPTARËT BRENGOSEN RRETH STATUSIT PËRFUNDIMTAR

RAPORTI I KOSOVËS ZBULON JETEN LUKSOZE TË ZYRTARËVE

Qeveria e Kosovës rrezikohet nga përçarjet në LDK

14 dhjetor 2006   Nëse kundërshtarët e kryetarit të ri të partisë i bashkohen opozitës, koalicioni qeverisës do ta humbë shumicën në kuvend.

Nga Krenar Gashi në Prishtinë (Ballkan Insajt, 14 dhjetor, 06)

Dy arrestime, grushtime të shumta dhe nxjerrja të armëve, e karakterizuan kongresin e partisë më të madhe në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, e cila u mblodh më 9 dhjetor për ta zgjedhur pasardhësin e Ibrahim Rugovës.

Duke i fituar 189 nga 349 vota valide, Fatmir Sejdiu, kryetari i tanishëm i Kosovës, u zgjodh kryetar i LDK-së, duke e mundur me një diferencë të vogël votash rivalin e tij, Nexhat Dacin, ish kryetarin e kuvend.

Epërsia e vogël e Sejdiut mbi Dacin duket se i bëri edhe më të ashpra përçarjet ekzistuese në mes të dy fraksioneve. Kongresi përfundoi me skena të dhunshme kur fraksioni i Sejdiut e propozoi listën për anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, nga e cila përkrahësit e Dacit mbetën jashtë.

Lista la jashtë edhe figura të rëndësishme të LDK-së, si ministra të qeverisë, kryetarë të komunave e bile edhe kryetarin e grupit parlamentar, Alush Gashin, për shkak të lojalitetit të tyre ndaj Dacit.

Përderisa Daci dhe përcjellësit e tij, u larguan nga kongresi në shenjë proteste, disa nga përkrahësit e tij më militantë si Gani Geci, filluan të grindeshin dhe të përlesheshin fizikisht. Situata përfundoi me shumë grushtime, karrige të thyera dhe intervenim të policisë.

Veton Elshani, zëdhënës i Shërbimit Policor të Kosovës, SHPK, tha se gjatë përleshjes ishin lënduar dy zyrtarë të policisë, përderisa dy persona të tjerë ishin arrestuar.

Sejdiu tani pohon se kongresi ka përfunduar dhe se procesi i zgjedhjes së kryesisë së LDK-së do të vazhdojë normalisht, por përkrahësit e Dacit nuk pajtohen.

Shumë parashohin që qeveria aktuale mund ta humb besimin e kuvendit si pasojë e ndarjeve të thella në partinë më të madhe në Kosovë.

LDK ishte partia e parë politike shqiptare që u formua në Kosovë më 1989. Nën udhëheqjen e Rugovës, për një dekadë të trë kjo parti i priu rezistencës ndaj regjimit serb të Milosheviqit, duke e avokuar joviolencën dhe duke e krijuar sistemin paralel të arsimit dhe qeverisë.

Pas zgjedhjeve të para të lira në Kosovën e pasluftës, më 2001, LDK-ja doli si partia më e madhe. Megjithatë ajo nuk mundi ta formonte vetë qeverinë, prandaj formoi një koalicion të gjerë qeverisës.

Në zgjedhjet e dyta të Kosovës më 2005, LDK-ja e formoi një koalicion, jo të zakontë, me ish kundërshtarët e saj, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Ky koalicion, tash ka 66 nga 120 ulëset në kuvendin e Kosovës.

Që nga vdekja e Rugovës në janar të vitit 2006, partia kishte mbetur pa shef, derisa zgjedhjet për udhëheqje të partisë u shtyen vazhdimisht.

Që nga atëherë, Sejdiu dhe Daci dolën si pretenduesit kryesorë të fronit.

Jo shumë gjatë pas vdekjes së Rugovës, kryesia e partisë, e dominuar nga përkrahësit e Sejdiut, bënë ndryshime kruciale, duke e ndërruar Dacin dhe zëvendëskryeministrin, Adem Salihajn, që është një përkrahës i Dacit.

Ndarjet brenda partisë u bënë edhe më të mëdha përderisa Sejdiu dhe Daci lobonin për vota për kongresin që do të vinte.

Fraksioni i Dacit aktualisht numëron 10 nga 49 ulëset në kuvend të LDK-së. Pasi qeveria e ka vetëm shumicën e thjeshtë nga 120 vota, ekziston rreziku që Daci dhe përkrahësit e tij mund t’i bashkohen opozitës, për të ngritur një mocion votëbesimi.

Hashim Thaçi, lideri i Partisë Demokratikë të Kosovës, PDK, në opozitë, nuk po i fsheh ambiciet e tij për t’u bërë pjesë e koalicionit të ri qeveritar.

“Qeveria e tanishme e ka shumë të vështirë për të mbijetuar”, i tha Ballkan Insajt-it, Hydajet Hyseni, ish anëtar i LDK-së, që tash është anëtar i kryesisë së PDK-së.

“Çdo qeveri [e re] që nuk i përfshinë të gjitha partitë nuk do të jetë funksionale,” shtoi Hyseni, duke aloduar te një koalicion i gjerë, sic tha ai “për të mirën e vendit”.

Lulëzim Zeneli, ish zëdhënës i LDK-së dhe përkrahës i Dacit, theksoi se të gjitha mundësitë janë të hapura.
“I kemi së paku dhjetë ulëse në parlament,” tha ai. “Nëse Sejdiu vendosë t’i injorojë ato... fryma e rivalitetit të shfrenuar do të reflektohet në të gjitha nivelet.”

Kolë Berisha, kryetar i parlamentit dhe përkrahës i Sejdiut, nuk u pajtua. “Nuk ka nevojë për një qeveri të re,” tha ai.

Mirëpo Milazim Krasniqi, një nga themeluesit e LDK-së dhe tash analist politik, nuk sheh ndonjë mundësi për kompromis mes dy fraksioneve të LDK-së.

“Nëse fraksioni i Dacit vendosë ta mbledhë një grup prej dhjetë anëtarëve në parlament, ata praktikisht mund ta rrëzojnë qeverinë [me ndihmën e opozitës],” tha ai.


Krenar Gashi është ndihmës-redaktor i BIRN-it për Kosovë. Ballkan Insajt është publikim analitik javor në internet, i përpiluar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):