Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Artikujt tjerë:

NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA

Thirrje për aplikim në trajnim në media për komunitetin RAE

Raporti i Monitorimit të Gjykatave

Buletini "Drejtesia ne Kosove" ofron informata te rendesishme per sistemin e Drejtesise ne Kosove.

BIRN mban tryeza të rrumbullakëta për problemet në sistemin gjyqësor

Instituti GAP dhe BIRN prezentojnë "Letrat e hapura për Kryetarët e Komunave të Kosovës"

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në rundin e parë të Programit të BIRN-it për Bashkëpunim Kulturor në Ballkan

Marrëveshja e koalicionit dëmton demokracinë në Kosovë

Kosova, parajsë e kontrabandës së armëve

Shqiptarët e Kosovës shikojnë përtej afatit të dhjetorit

Grupi i armatosur shqiptar kthehet në skenë

Kosova mes drejtësisë dhe krimit të organizuar

Rasti Kurti: kokëçarje ligjore për OKB-në

Kosova - rreth e rrotull!

Hulumtim: Masakra në fshatin Husaj ende brenë Malin e Zi

Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën

Identiteti kombëtar, sfidë e re për Kosovën

Shqiptarët e Kosovës të brengosur për veton ruse

BE-ja e përçarë shtyn debatin mbi Kosovën

Serbët e Kosovës e presin me ftohtësi krijimin e Gardës së Car Llazarit

Ambasadat e ardhshme të Kosovës do të ballafaqohen me mungesë të fondeve

Kosova vonon krijimin e qeverisë në Serbi

KOMENT: Sfidat kosovare pas 120 ditëve të para

Serbët e shqiptarët garojnë për ta bindur misionin e Këshillit të Sigurimit

Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

Kthimi në kampet e turpit

Fillojnë të shtënat e para në betejën diplomatike për Kosovën

Special Package: South Serbia Shqiptarët dhe serbët nuk pajtohen rreth planit për Kosovën

Special Package: South Serbia Shumë femra ballafaqohen me martesa të aranzhuara

Radikalët e Kosovës nuk gjejnë mbështetje në Maqedoni

HULUMTIM: Policët rumunë fajësohen për gjakderdhje në protestë

Koment: Regjimi i KB-së në Kosovë zbulon fytyrën e tij të vërtetë

Protesta kundër planit të OKB-së për Kosovën përfundon me dhunë

BE-ja i ofron Serbisë më shumë kohë rreth Kosovës

Intervistë me Torbjorn Sohlstrom

Kosovo Final Status Intervistë: Misioni i BE-së “do ta udhëheqë Kosovën në Evropë”

Special package: Kosovo Final Status Zbulohen pikat kryesore të planit të Ahtisarit

Special package: Kosovo Final Status Shqipëria lobon për pavarësi të Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Maqedonia shpreson në përfundimin e dramës së Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Pavarësia vështirëson marrëveshjen për qeveri të re

Special package: Kosovo Final Status Shqiptarët po përgatitin një aprovim të ngurrtë të planit të OKB-së

Kosova e brengosur për vendimet rreth statusit përfundimtar

Special package: Kosovo Final Status Serbët e Mitrovicës druajnë nga mundësia e shpërthimit të trazirave

Qeveria e Kosovës rrezikohet nga përçarjet në LDK

HULUMTIM: Ish-policët udhëheqin dallaveret me pasaporta

Holbruku: Bushit i ka ikur treni për Kosovë

Grupi i Kontaktit vonon planin për Kosovën

Diplomatët planifikojnë mision për pavarësi të Kosovës

KOSOVË: SHQIPTARËT BRENGOSEN RRETH STATUSIT PËRFUNDIMTAR

RAPORTI I KOSOVËS ZBULON JETEN LUKSOZE TË ZYRTARËVE

Kosova e brengosur për vendimet rreth statusit përfundimtar

26 janar 2007   Grupi negociator do të merret me qëndrimet e palës kosovare ndaj vendimit të Ahtisarit, duke qenë se qeveria konsiderohet të mos jetë e aftë për të kontrolluar procesin.

Nga Krenar Gashi në Prishtinë (Ballkan Insajt 26 dhjetor, 07)

Me 2 shkurt, i Dërguari i Posaçëm i OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisari, do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, për ta prezantuar zgjidhjen e tij rreth statusit përfundimtar të Kosovës.

Por derisa qëndrimet e Serbisë ndaj planit për status përfundimtar do të jetë në duart e qeverisë, Kosova ka bërë plane tjera.

Në Kosovë, grupi negociator pesë anëtarësh, i ashtuquajturi Grupi i Unitetit, i themeluar në vitin 2005, do të vendosë rreth qëndrimeve të Kosovës ndaj zgjidhjes përfundimtare të prezantuar nga Ahtisaaari.

Derisa disa kritikë pohojnë se kompetencat që ka marre ky grup janë në kundërshtim me parimet demokratike dhe se ka mungesë të transparencës, politikanët pohojnë se ekipi do t’iu ikë vonesave të mundshme dhe do të jetë më efikas në çështjen e statusit përfundimtar.

Bashkësia ndërkombëtare ka mbështetur krijimin e këtij ekipi. Fuqitë e mëdha dëshirojnë të sigurohen se pranimi i propozimeve të OKB-së – që si duket nuk do të ofrojë pavarësi të plotë për Kosovën – nuk do të bllokohet nga një krizë qeveritare apo nga një mungesë e shumicës në parlamentin e Kosovës.

Në këtë mënyrë, koalicioni i brishtë qeveritar, do të ndajë përgjegjësinë e pranimit të propozimit ndërkombëtar për status me opozitën, duke mënjanuar kështu kritikat e mundshme pas zgjidhjes së statusit.

Grupi negociator për herë të parë u formua dhe u udhëheq nga presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova. Pas vdekjes së tij, ndodhën ndryshime të mëdha dhe Ekipi i Unitetit tani përfshin presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun, kryetarin e parlamentit, Kolë Berishën, kryeministrin Agim Çekun dhe liderët e opozitës Hashim Thaçin dhe Veton Surroin.

Pasi përfaqëson një koalicion të gjerë të të gjitha partive politike, grupi negociator konsiderohet si një faktor i unitetit, edhe pse disa ankohen për mungesë të transparencës në punën e tij.

Megjithatë, kompetencat e ekipit janë shtuar që nga themelimi i tij dhe analistët thonë se arsyeja kryesore për këtë është fakti se qeveria e tanishme është jostabile dhe se i rrezikohet shumica nevojshme në parlament.

Qeveria e tanishme, e themeluar në vitin 2004, përbëhet nga koalicioni mes Lidhjes Demokratike e Kosovës, LDK, dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Ky koalicion pat siguruar një shumicë të vogël në parlament me 66 nga gjithsej 120 ulëse. Por pas kuvendit të LDK-së në dhjetor të vitit 2006, ish kryetari i parlamentit, Nexhat Daci dhe disa zyrtarë të tjerë u larguan nga partia për ta themeluar një parti të re.

Partia e re, e cila ende nuk është regjistruar zyrtarisht, ka të paktën 6 anëtarë të parlamentit nga 49 përfaqësues të LDK-së, që mjafton për ta rrezikuar shumicën qeveritare në parlament.

Burimet në qeverinë e Kosovës pohojnë se që atëherë partitë opozitare kanë bërë më shumë presion mbi qeverinë për të dorëzuar më shumë kompetenca tek Ekipi i Unitetit.

“Kjo është shumë e përshtatshme për opozitën pasi në këtë mënyrë ata mund të marrin vendime por nuk do të marrin përgjegjësinë,” tha një burim i qeverisë.

Por anëtari i opozitës Ylli Hoxha, nga partia ORA e Veton Surroit, tha se, “Qeveria është në krizë. Në fakt ajo kurrë nuk ka qenë efikase, prandaj edhe ne është dashur ta krijojmë Ekipin Negociues në mënyrë që dikush të marre vendime në të mirë të popullit.”

Analistët besojnë se mungesa e Ramush Haradinajt nga Kosova derisa ai do të jetë në Hagë për tu ballafaquar me gjykimin e tij për krime lufte që pritet të filloj me 5 mars, do të dobësojë qeverinë edhe më shumë.

Nexhmedin Spahiu, analist nga Mitrovica, tha se Ekipi i Unitetit ka vepruar kundër parimeve demokratike. “Duke krijuar institucione të tilla përmbi institucionet demokratike, ata po i devalvojnë këto institucione,” tha Spahiu.

Spahiu shtoi se kjo është rezultat i një qeverie të dobët e cila mezi e ka një shumicë në parlament.

Analisti nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave, KIPRED, Ilir Dugolli, u pajtua me këtë mendim. “Gjatë katër viteve të fundit, qeveria dhe parlamenti kanë treguar se ato nuk janë në gjendje të marrin vendime të mëdha,” tha ai.

Dugolli shtoi se presionet nga bashkësia ndërkombëtare gjithashtu kanë kontribuar në krijimin e kësaj situate. “Kjo është e përshtatshme sidomos për bashkësinë ndërkombëtare,” tha ai. “Është shumë më lehtë të arrihet një vendimmarrje brenda një grup prej 5 vetave sesa me 120 anëtarë të parlamentit.

“Ky mund të konsiderohet si një veprim kundër parimeve demokratike, por në fakt kjo është mënyra e vetme për ta tejkaluar këtë periudhë transitore.”

Skender Hyseni, zëdhënës i Ekipit të Unitetit, tha se procesi është “normal, pasi Ekipi i Unitetit përbëhet nga të gjitha partitë kryesore në Kosovë.”

Krenar Gashi është redaktor i BIRN-it në Kosovë. Muhamet Hajrullahu dhe Bukurie Bajraliu gjithashtu kontribuuan në këtë artikull. Ballkan Insajt është publikim i BIRN-it në internet.