
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
Special package: Kosovo Final Status
31 janar 2007 Derisa disa parashikojnë shpërthime të konfliktit në rast të pavarësisë së Kosovës, pak serbë dëshirojnë ndarje territoriale.
Nga Igor Miliq në Mitrovicën veriore
Liderët serbë të Kosovës parashikojnë shpërthim të trazirave në pjesën veriore të vendit me shumicë serbe, nëse Kosova fiton pavarësinë.
Paralajmërimet u shfaqën pak para se i dërguari i posaçëm i KB-së, diplomati finlandez Marti Ahtisari, të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën me 2 shkurt, me qëllim të prezantimit të propozimit t[ statusit përfundimtar të Kosovës.
Sipas raporteve jozyrtare, dokumenti i tij nuk përmendë as fjalën pavarësi dhe as sovranitetin e Serbisë.
Por shumë serbë druajnë se përkundër manovrimeve terminologjike, propozimi do të jetë një lloj pavarësije për provincën.
Ata pohojnë se nëse propozimi i Ahtisarit përgatitë rrugën drejtë pavarësisë, nëpërmjet një rezolute të Këshillit të Sigurimit të KB-së, ose nëpërmjet shpalljes unilaterale të pavarësisë nga Prishtina, veriu i Kosovës do të ballafaqohet me trazira.
Në Vjenë filluan negociatat rreth statusit të Kosovës në janarin e kaluar. Ato kryesisht u përqendruan në krijimin e komunave të reja me shumicë serbe, decentralizim, dhe në mbrojtjen e traditës kulturore dhe shpirtërore serbe, si dhe ndarjen e komunës së Mitrovicës, në ate serbe dhe shqiptare.
Shqiptarët dhe serbët e Kosovës kanë shpresa të mëdha në propozimin e Ahtisarit, i cili do të prezantohet me 2 shkurt. Burimet thonë se derisa plani nuk përmend fjalën pavarësi, fakt i cili do t’i zemërojë shqiptarët, Beogradi do ta humbë sovranitetin mbi provincën, dhe kjo do t’i zemërojë serbët.
Kosova do ta ketë kushtetutën dhe simbolet e saja: flamurin dhe himnin. Çështja e ndarjes së Mitrovicës do të zgjidhet me krijimin e dy komunave të veçanta, ashtu sikurse kanë kërkuar serbët e Kosovës. Bashkëpunimi në mes të Mitrovicës jugore dhe veriore do të sigurohet nga një bord i përbashkët.
Mbi çështjet kulturore dhe religjioze, i dërguari i KB-së do t’i ofrojë komunave të tjera serbe kompenteca të posaçme. Shqipja dhe serbishtja do të jenë gjuhë zyrtare në tërë Kosovën.
Por edhe pa përmendjen e fjalës “pavarësi”, liderët serbë pritet të reagojnë ashpër ndaj çfarëdo skenari qoftë, skenar i cili konfirmon ndarjen permanente të Kosovës nga Beogradi.
Presidenti i Listës për Kosovë dhe Metohi, Oliver Ivanoviq, tha se veriu i banuar nga serbët mund të vendosë të shkëputet nga Kosova dhe t’i bashkangjitet Serbisë.
“Ekziston mundësia që Kosova veriore të shkëputet pas një vendimi të pafavorshëm [mbi statusin përfundimtar]” tha Ivanoviq për Ballkan Insajt, duke shtuar se është kundër këtij opsioni.
Nebojsha Joviq, zëvendës president i Këshillit Kombëtar Serb në Kosovën Veriore, gjithashtu tha se shkëputja është një ndër opsionet e mundshme. “Ndërprerja e marrëdhënieve në mes të Kosovës veriore dhe pjesës tjetër të Kosovës është një mundësi,” tha Joviq për Ballkan Insajtin.
“Nëse Kosova shpallet e pavarur, këtu do të ketë protesta masive,” tha një burim nga Mitrovica veriore. “Këtu askush nuk dëshiron ta konsiderojë Prishtinën si kryeqytet të vendit të tyre.”
“Mijëra njerëz do të protestojnë dhe vendosin barikada, duke penguar lëvizjen e veturave të policisë ndërkombëtare dhe vendore si dhe të administratës civile.”
Bane Krstiq, gazetar nga Mitrovica veriore, pajtohet me këtë mendim. “Serbët kurrë nuk do ta pranojnë Kosovën e pavarur, pavarësisht nga fakti se ata mund të fitojnë një lloj vetëqeverisje nëpërmjet një rezolute të KB-së, apo nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale,” tha ai.
Krstiq theksoi se qeveria serbe e Vojsillav Koshtunicës, vazhdimisht ka siguruar qytetarët vendorë se pavarësia e Kosovës nuk është e pranueshme.
“Njerëzit këtu lexojnë gazetat nga Beogradi ku mesazhi është se Kosova do të mbetet pjesë e Serbisë,” shtoi Krstiq, duke theksuar se frustrimi i popullatës vendore do të jetë shumë i lartë, nëse realiteti del ndryshe.
Përpos rrezikut nga përplasja e armatosur me shqiptarët e Kosovës, politikanët vendorë serbë pranojnë se çmimi i shkëputjes do të jetë i lartë. Nga shkëputja mund të përfiton pjesa veriore e Kosovës me 40,000 banorë serbë, mirëpo kjo do të rrezikojë ardhmërinë e 80,000 serbëve që jetojnë në enklava, në jug të lumit Ibër.
Ivanoviq tha se shkëputja e veriut do të vulosë fatin e serbëve në jug, të cilët mund të deportohen apo të përballen me një jetesë të skajshme.
“Kosova veriore nuk është aq e rëndësishme, kur merret parasysh fakti se dy të tretat e popullatës serbe jeton në jug të Kosovës,” tha Ivanoviq, duke cekur se shumica e pasurive kulturore apo ekonomike serbe gjenden në jug.
Gjithashtu, Ivanoviq vazhdoi, koncentrimi i ekstremistëve shqiptarë dhe serbë përgjatë lumit Ibër, mund të rezultojë me një konflikt të armatosur.
Goran Bodganoviq, kryetar i Partisë Demokratike në Kosovë dhe anëtar i ekipit negociues të Serbisë në rajon, u pajtua me mendimin se ndarja territoriale në Kosovë mund t’i rrezikojë interesat e serbëve.
“Ndarja e Kosovës është e papranueshme për ne,” tha Bogdanoviq, duke shtuar se kjo nuk do të jetë praktike, pa pajtimin e bashkësisë ndërkombëtare. “Serbët që jetojnë në jug të Kosovës do të humbin gjithçka, derisa serbët në veri, nuk do të fitojnë shumë.”
“Megjithatë, kjo është Kosova dhe këtu është gjithçka e mundshme”, shtoi Bogdanoviq.
Derisa nacionalistët ekstrem, si Lubomir Kragoviq, president i Partisë Radikale Serbe në Kosovë, pohojnë se serbët duhet të premtojnë që ta kthejnë Kosovën, nëse bashkësia ndërkombëtare lejon formimin e shtetit të ri, disa analistët vendorë serbë pranojnë se propozimi i Ahtisarit vetëm se do ta konfirmojë realitetin e tanishëm.
“Situata në terren tregon se në shtatë vitet e fundit, Serbia nuk ka pasur sovranitet mbi Kosovën”, tha Krstiq, duke shtuar se që atëherë janë ndërmarrë shumë masa për ta minimizuar autoritetin e serbisë në Kosovë.
Në ndërkohë, banorët në Mitrovicën lindore jetojnë nga dita në ditë, duke tentuar që të mos mendojnë shumë për brengat e tyre rreth ardhmërisë.
“Unë kam frikë nga shqiptarët, prandaj nuk do të ndihem e sigurtë të jetoj në një Kosovë të shqiptarëve,” tha banorja nga Mitrovica lindore, Zhivana Kompiroviq.
Ajo nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, por gjithashtu nuk do të largohet. “Unë nuk jam larguar, kur situata ishte shumë më e vështire, prandaj sigurisht se nuk do të largohem tani, përpos nëse me largojnë me pushkë,” tha ajo.
Por të tjerët janë munduar të gjejnë shpëtim duke blerë shtëpi dhe banesa në Serbi. Zoran Mihajoviq, gjithashtu nga Mitrovica veriore, tha se çështja e Kosovës është e kryer dhe serbët nuk do të kenë vend në këtë shtet të ri.
“Sikur të ecësh mbi xhama të thyer – ashtu unë ndihem kur flitet për Kosovën e pavarur,” tha ai për Ballkan Insajt, duke shtuar se para ca kohësh, ka blerë një banesë në Beograd. Shumë shpejtë do të largohem përgjithmonë nga Kosova, shtoi ai.
Igor Miliq është bashkëpunëtor i BIRN nga Mitrovica Veriore. Ballkan Insajt është publikim i BIRN në internet.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë