
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
Special package: Kosovo Final Status
01 shkurt 2007 Përderisa
politikanët shprehin pajtimet e tyre me kornizën e propozimit për statusin, forcat
më radikale paralajmërojnë protesta
Nga Krenar Gashi
në Prishtinë
Përderisa liderët
politik të Kosovës po përgatiten ta pranojnë pakon e OKB-së për statusin
përfundimtar, mbetet e paqartë nëse oferta e cila nuk ofron pavarësi të plotë do
të nxitë trazira.
I dërguari
special i OKB-së, Marti Ahtisari, do ta prezantojë pakon në Prishtinë dhe Beograd
me 2 shkurt.
Liderët politikë
pritet t’i aprovojnë rekomandimet kryesore të pakos, derisa grupet radikale tashmë
kanë paralajmëruar protesta duke pohuar se Kosova po shkon drejt një
statusquo-je të padëshirueshme dhe se po detyrohet ta pranojë planin e
padëshiruar të decentralizimit.
Negociatat lidhur
me statusin përfundimtar të Kosovës filluan në Vjenë në janar të vitit 2006.
Përmes ndërmjetësimit ndërkombëtar, ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë
tentuan të zgjidhin çështjet më pak problematike si decentralizimi dhe mbrojtja
e trashëgimisë kulturore. Por pasi palët nuk arritën deri te një pajtim,
Ahtisari mori detyrën për të përpiluar propozimin e tij për status
përfundimtar.
Burimet e BIRN-it
pohojnë se propozimi i Ahtisarit ofron pavarësi de fakto për Kosovën, ani pse
kjo fjalë nuk përmendet në mënyrë specifike në këtë dokument. Pakoja rekomandon
që administrata e tanishme e OKB-së të ndërrohet me një mision mbikëqyrës të
BE-së me kompetenca më të pakta.
Liderët kosovarë
sipas të gjitha gjasave do ta pranojnë pakon me bindjen se ajo de fakto ofron
pavarësi, pavarësisht terminologjisë së përdorur nga i dërguari special.
“Ne presim që
propozimi i Ahtisarit të përmbajë elemente kryesore për krijimin e shtetit të
Kosovës,” deklaroi javën e kaluar Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Hashim Thaci,
udhëheqës i partisë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, u pajtua me
këtë qëndrim. “Propozimi i Ahtisarit ofron një pavarësi të plotë për Kosovën,
pasi lejon që Kosova të aplikojë [për anëtarësi] në organizatat ndërkombëtare
si OKB-ja,” tha ai për Ballkan Insajt.
Por grupet
radikale nuk pajtohen me elitën politike, duke shprehur pakënaqësinë e thellë
me planin e decentralizimit i cili do t’i ofrojë enklavave serbe shumë më shumë
kompetenca.
Ata gjithashtu
theksuan faktin se disa fshatra shqiptare do të bëhen pjesë e komunave të reja
serbe.
“Decentralizimi
do të thotë ndarje dhe ndarja do të thotë luftë,” është një nga sloganet e lëvizjes
“Vetëvendosja” të Albin Kurtit, ish lider i studentëve. Kjo lëvizje ka
paralajmëruar një protestë masive me 10 shkurt në Prishtinë kundër propozimit
të Ahtisarit.
“Ne planifikojmë
ta ndalojmë zbatimin e planit të decentralizimit,” tha Glauk Konjufca, aktivist
i Vetëvendosjes. “Ne jemi duke punuar vazhdimisht me popullatën e rajoneve të
ndikuara nga decentralizimi dhe numri i mbështetësve tanë vetëm po rritet,”
shtoi ai. “Ne do të protestojmë tani pasi të propozohet ky plan dhe do të veprojmë më vonë për ta
ndaluar zbatimin e tij.”
Përfaqësuesit e Shoqatave
të dalura nga lufta gjithashtu kanë shprehur brengat rreth propozimit të OKB-së
dhe kanë deklaruar se nuk do të pranojë asgjë përpos pavarësisë për Kosovën.
Faik Fazliu,
udheqës i asociacionit, me 28 janar tha se nëse propozimi i OKB-së nuk ofron pavarësi
për Kosovën, “asnjë formë e reagimeve nga qytetarët” nuk mund të përjashtohet.
Naim Rashiti, nga
Grupi Ndërkombëtar i Krizave, ICG, në Prishtinë, druan se protestat e
planifikuara mund të përfundojnë me dhunë, pasi njerëzit nuk janë mirë të informuar
rreth procesit negociues dhe mund të kenë shpresa jo reale.
Ai shtoi se
tensioni gjithashtu mund të shpërthejë nëse serbët në Kosovën veriore shpallin
autonominë apo pavarësinë e tyre nga Kosova.
“Në atë rast
sipas të gjitha gjasave do të ketë trazira,” parashikoi Rashiti. “Strategjia e
zbutjes së konfliktit duhet të përqendrohet në qytetin e ndarë të Mitrovicës,”
shtoi ai.
Lulzim Peci,
analist i sigurisë, tha se politikanët kanë dështuar t’i adresojnë brengat e
qytetarëve ndaj decentralizimit dhe propozimit të Ahtisarit në përgjithësi.
“Ata janë duke i
ikur përgjegjësive të tyre duke mos mbajtur një dialog të mirëfilltë me
qytetarë, dhe kjo do t’i kontribuoj krizës,” tha ai.
“Marketingu i
hutuar politik i udhëheqësisë politike kosovare nuk mund ta zëvendësojë
dialogun me autoritetet komunale dhe me qytetarët që do të ndikohen drejtpërdrejtë
nga decentralizimi,” shtoi Peci.
Ai po ashtu tha
se autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë kanë krijuar një strategji
të mirëfilltë për menaxhim të krizës.
Peci tha se dhuna
mund të shpërthejë nëse propozimi i ndërmjetësuesit të OKB-së dërgohet në
Këshill të Sigurimit, ku mund të ndodhin ndryshime të tjera që mund të shkojnë
në dëm të njërës apo tjetrës palë, apo kur Kosova ta shpallë pavarësinë, me
ç‘rast problemet sigurisht se do të vijnë nga pakica serbe.
Megjithatë, këta
janë skenarë më pesimistë. Hashim Thaçi, dikur përfaqësues politik i UCK-së, insiston
se nuk ka nevojë për protesta.
Veton Elshani,
nga Shërbimi Policor i Kosovës, gjithashtu tha se ai nuk pretë trazira gjatë
javëve të ardhshme. “Në rast të incidenteve ne jemi të gatshëm të reagojmë
shpejtë por ne nuk shohim nevojë për përforcime të posaçme,” tha Elshani.
Deri më tani
procesi negociues nuk ka qenë fare transparent, dhe shumica e qytetarëve mbeten
të hutuar dhe nuk dinë se çka të presin nga OKB-ja.
“Ne kurrë nuk
jemi informuar si duhet sa i përket negociatave, prandaj ne nuk kemi ide se çka
përmban pakoja e Ahtisarit, apo se si duhet të reagojmë ndaj propozimit të
tij,” tha Agroni, një student nga Prishtina.
Agroni tha se
shumica e njerëzve nuk shohin arsye për më shumë trazira. “Ne kemi heqë dorë
nga dhuna dhe njerëzit dëshirojnë paqe,” tha ai.
Megjitahtë, një i
ri nga Mitrovica tha se ai do ta kundërshtojë çdo zgjidhje që nuk do ta lejojë
atë të kthehet në shtëpinë e tij në pjesën veriore të qytetit të kontrolluar nga
serbët. “Ne duhet të ngrejmë zërin tonë dhe të luftojmë për bashkim,” tha ai.
Albana,një
studente tjetër, thotë se të gjitha opsionet mbeten të hapura, dhe ky mendim
reflekton pasigurinë që ende mbizotëron në Kosovë. “Në Kosovë gjithçka është e
mundur”, tha ajo.
Krenar Gashi
është redaktor i BIRN në Kosovë. Ballkan Insajt është publikim i BIRN në
interent.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.