
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
Special package: Kosovo Final Status
31 dhjetor 2006 Qëndrimi ekstrem ndaj Kosovës i kryeministrit të tanishëm e vështirëson arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy partive kryesore.
Dragana Nikoliq Solomon në Beograd
Dallimet rreth Kosovës mund ta rrezikojnë krijimin e qeverisë së re të qendrës, pasi Partia Demokratike, DS, dhe Partia Demokratike e Serbisë, DSS, po dërgojnë mesazhe të kundërta sa i përket statusit përfundimtar të Kosovës.
Marti Ahtisari, i dërguari special i KB-së për Kosovë, do ta prezantojë pakon e tij me 2 shkurt në Beograd. Sipas të gjitha gjasave rekomandimi do të përgatisë rrugën për një lloj pavarësie për provincën, të cilën serbët e konsiderojnë si djep të kombit të tyre.
Megjithatë, lideri i DSS, kryeministri i tanishëm, Vojisllav Koshtunica, tash më ka sinjalizuar qëndrimin ekstrem të tij ndaj çështjes së Kosovës duke deklaruar se ai as që do të takohet me ndërmjetësuesin e OKB-së. Kurse Boris Tadiq, lider i DS dhe president i Serbisë, do të takohet me të.
Edhe pse DSS insistoi se lideri i saj nuk ka obligim të takohet me Ahtisarin, shumë njerëz druajnë se politika ndaj Kosovës do të ketë ndikim tepër negativ në krijimin e qeverisë së përbashkët në mes të DS dhe DSS-it.
“Në këtë moment të rëndësishëm, çështja e Kosovës mund të shndërrohet në pikë mospajtimi në mes të Tadiqit dhe Koshtunicës,” tha për Ballkan Insajt një vëzhgues nga Beogradi.
Edhe pse të dy partitë zyrtarisht janë të një mendimi për refuzimin e pavarësisë së Kosovës, Tadiq në përgjithësi konsiderohet të jetë shumë më fleksibil se sa Koshtunica.
Burimet pohojnë se platforma e DSS-së, e dërguar tek Tadiqi në konsultimet për qeveri me 30 janar, përmban kërkesën që Beogradi ti ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me të gjitha vendet të cilat do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Në praktikë kjo do të thotë se Serbia do të duhet të ndërpresë marrëdhëniet me shumicën e vendeve në Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara.
Sipas disa raporteve DSS ka rekomanduar se nëse zgjidhja përfundimtare e Kosovës do të imponohet nga jashtë, qeveria duhet të “merr një pozitë të çartë sa i përket anëtarësimit në NATO” – që do të thotë se Serbia do të duhej të tërhiqet nga plani për t’u anëtarësuar në NATO.
Këto rekomandime nuk pëlqehen nga Tadiqi apo DS-ja, për të cilët anëtarësimi në BE dhe NATO është politikë prioritare.
Vizita e Ahtisarit vjen në fund të një viti të bisedimeve të padobishme mbi ardhmërinë e Kosovës ndërmjet negociuesve të Beogradit dhe Prishtinës, me ç‘rast të dy palët diskutuan çështjet e pakicave, decentralizimit, ekonomisë dhe të trashëgimisë kulturore.
Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë fillimisht shpresuan se negociatat e organizuara në Vjenë mund të rezultojnë me zgjidhje të çështjes së statusit përfundimtar.
Megjithatë, pasi të dy palët dështuan të arrijnë marrëveshje, madje edhe në tema jo edhe aq të ndjeshme, në shtator të vitit 2006, Albert Roahn, zëvendës krye-negociatori i OKB-së për Kosovë, tha se Ahtisari do ta prezantojë planin e tij.
Edhe pse në nëntor të vitit të kaluar platforma e Ahtisarit ishte e gatshme për publikim, bashkësia ndërkombëtare shtyu publikimin e planit deri pas zgjedhjeve në Serbi, të organizuara me 21 janar.
Bashkësia ndërkombëtare shpresoi se shtyrja do t’i ndihmonte partive kryesore për zgjedhjet. Megjithatë, rezultati i zgjedhjeve nuk ishte edhe aq premtues. Partia ultra nacionaliste, Partia Radikale Serbe, SRS, fitoi më së shumti vota, edhe pse për herë të dytë ajo dështoi të gjejë një partner për të krijuar një koalicion qeverisës.
Në vend të kësaj, DSS, DS, dhe G17 Plus kanë hyrë në negociata për krijimin e administratës së re.
Zbulimi i planit të Kosovës me 2 shkurt nuk do t’i ndihmojë negociatave për krijim të qeverisë, pasi ky plan do t’i theksojë edhe më shumë dallimet në platformat e Tadiqit dhe Koshtunicës mbi Kosovën.
“Koshtuncia është i gatshëm të thotë “jo” pavarësisë së Kosovës madje edhe me çmim të përkeqësimit të marrëdhënieve të Serbisë me BE-në, ndërsa Tadiqi është i gatshëm të thotë ‘jo”, vetëm nëse kjo nuk do të përkeqësojë marrëdhëniet me BE-në,” tha një vëzhgues për Ballkan Insajt.
Dragan Joqiq, zëvendës kryetar i DSS, i tha mediave se Tadiqi është informuar se palët negociuese duhet të pajtohen rreth politikës mbi Kosovën “para bisedimeve dhe arritjes së marrëveshjes për një qeveri të re.”
“Negociatat për krijimin e qeverisë së re po mbahen nën hijen e propozimit të Ahtisarit,” tha për Ballkan Insajt, Goran Svilanoviq, kryesues i palës punuese për Paktin e Stabilitetit për Evropën Jug-Lindore.
DSS-ja insiston se është serioze në qëndrimin e saj të një politike të përbashkët për Kosovën, se duhet të ketë prioritet para të gjitha çështjeve tjera.
Në fakt, një burim i afërt me udhëheqësinë e partisë madje u kërcënua se kjo parti mund të hyjë në koalicion me ultra-nacionalistët, nëse nuk arrihet një marrëveshje për Kosovën.
“Nëse Tadiqi dhe partia e tij do të dështojnë ta prezantojnë qëndrimin e tyre të çartë ndaj pavarësisë së Kosovës, DSS-ja do ta krijojë qeverinë e ardhshme me Partinë Radikale,” tha ai.
Në ndërkohë, SRS-ja po bënë çmos për të bërë presion ndaj Kosovës.
Me 25 janar, kjo parti i porositi autoritetet “që të mos luajnë me Kosovën dhe Metohinë” dhe kërkoi një reagim të çartë të Beogradit ndaj planit të të dërguarit të OKB-së, duke u bazuar në idenë se Serbia kurrë nuk do të njohë ndonjë zgjidhje që do të shkelë ligjin ndërkombëtar.
“Ky është reagimi i vetëm që Serbia mund ta ketë,” tha Aleksandar Vuqiq, sekretar i përgjithshëm i SRS-së, dhe akuzoi autoritetet e tanishme për dobësi.
Disa analistë pohojnë se SRS-ja do të përfitojë deri sa është jashtë qeverisë për edhe një vit, duke i lënë partitë më të moderuara që ta marrin fajin për humbjen e Kosovës.
Provinca jugore, ku Serbia humbi kontrollin në vitin 1999, ka qenë në qendër të vëmendjes, që kur në kushtetutën e re tha se Kosova është pjesë e pandashme e territorit të Sërbisë.
Partitë kryesore mund të kenë bërë një gabim strategjik duke dështuar në përgatitjen e publikut për humbje të mundshme të Kosovës.
Sipas një analisti për hulumtimin e tregut, kjo ka ngritë shpresat e qytetarëve të rëndomtë, dhe shumë pak prej tyre presin që Kosova do ta fitojë pavarësinë.
Srgjan Bogosavljeviq, drejtor i agjencisë Marketingu Strategjik, i tha Ballkan Insajt-it se numri i njerëzve që besojnë se Kosova do të mbetet pjesë e Serbisë është rritur kohëve të fundit.
Bogosavljeviq tha se propaganda zgjedhore e të gjitha partive, sidomos ajo e SRS dhe DSS, është një nga arsyet që shpjegon këtë rritje.
Sreqko Mihajlloviq, analist nga Beogradi, tha se derisa partitë kryesore kanë synuar të fitojnë pika politike rreth Kosovës, në realitet ata kanë qenë të vetëdijshëm se kapitulli i Kosovës ka përfunduar. Kjo vlen edhe për DSS-në.
“Qëndrimi i partive në Serbi nuk pasqyron një dialog as me serbët në Kosovë e as me bashkësinë ndërkombëtare, por një dialog me votuesit e tyre,” tha Mihajlloviq për Ballkan Insajt.
Përkundër dallimeve, shumica besojnë se këto dy parti do të arrijnë tek një marrëveshje mbi qeverinë e re.
“Nëse ato dështojnë të arrijnë një marrëveshje, te dy palët do të humbin, pasi votuesit e tyre do t’i dënojnë në zgjedhjet e reja. Fitues i vetëm në këtë lojë do të jetë Partia Radikale Serbe,” tha një vëzhgues i Beogradit për Ballkan Insajt.
Dragana Nikolic Solomon është drejtoreshë e BIRN në Serbi. Ballkan Insajt është publikim i BIRN-it në internet.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.