
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
Special package: Kosovo Final Status
01 shkurt 2007 Edhe pse Shkupi mbanë një qëndrim neutral ndaj pavarësisë, shqetësimi ndaj statusit përfundimtar të Kosovës është ende prezent.
Nga Tamara Causidis në Shkup
Ballkan Insajt ka kuptuar se Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Maqedoni, i përbërë nga zyrtarët më të lartë të vendit, do të takohet për ta diskutuar propozimin për statusin përfundimtar të Kosovës nga i dërguari i posaçëm i OKB-së, Marti Ahtisari, pasi ai ta prezantojë pakon me 2 shkurt, në Beograd dhe Prishtinë,
Kjo tregon se Shkupi është shumë i brengosur rreth situatës në Kosovë.
Qeveria është duke u mbështetur në bashkësinë ndërkombëtare për t’i mbajtur gjërat nën kontroll dhe për ta parandaluar destabilizimin e mëtutjeshëm të rajonit, megjithatë analistët ende druajnë nga rreziqet e mundshme për republikën e përçarë në baza etnike.
Njëra nga brengat është ajo se jo stabiliteti i brendshëm politik do të thellohet, pasi partitë opozitare shqiptare pritet të largohen nga parlamenti në kohën e shpalljes së statusit përfundimtar të Kosovës.
Brengë tjetër është se grupet ekstremiste nga Kosova mund të krijojnë baza në rajonet kufitare me Maqedoninë.
Gjithashtu, një brengë tjetër është rreth ndarjes së mundshme të territorit në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovën veriore, dhe kjo mund t’i nxisë shqiptarët në Maqedoninë perëndimore që të tentojnë të shkëputen nga Maqedonia në mënyrë të njëjtë.
Për të gjitha këto arsye, Shkupi dëshiron që çështja e statusit përfundimtar të Kosovës të përfundojë sa më shpejtë që është e mundur. Në fakt, shumë analistë presin që Maqedonia të jetë një nga vendet e para që do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Për çështjen e Kosovës, opinioni publik në Maqedoni është i ndarë në baza etnike. Shqiptarët në Maqedoni, të cilët përbëjnë një të tretën e 2 milion banorëve, kanë lidhje të fuqishme familjare dhe kulturore me Kosovën dhe mbështesin fuqimisht pavarësinë. Në anën tjetër, shumica e maqedonëve, e konsiderojnë Kosovën si një rrezik të mundshëm.
Maqedonët etnik druajnë nga pavarësia e Kosovës që nga konflikti në vitin 1999, ku rreth 300,000 refugjatë u larguan në drejtim të Maqedonisë, duke rrezikuar kështu edhe më shumë marrëdhëniet e brishta etnike në vend.
Dy vite më vonë, Maqedonia u zhytë në një konflikt etnik të armatosur të nxitur nga luftëtarët e Ushtrisë çlirimtare Kombëtare, të cilët kërkonin të drejta më të mëdha për shqiptarët në Maqedoni.
Konflikti që zgjati gjashtë muaj, përfundoi me një marrëveshje paqësore që i ofroi shqiptarëve të drejta më të mëdha, derisa luftëtarët shqiptarë u shndërruan në politikanë dhe themeluan Bashkimin Demokratik për Integrim, BDI.
BDI-ja iu bashkëngjit qeverisë nga viti 2002 deri 2006, kur Maqedonia ktheu politikën e saj në favor të pavarësisë së Kosovës, por e tërhoqi qëndrimin pasi opozita fitoi zgjedhjet e fundit.
Në prag të zgjidhjes së statusit të Kosovës, sjellja e BDI-së është një nga arsyet kryesore për shqetësimin e Shkupit.
Javën e kaluar, BDI-ja doli nga parlamenti së bashku me parterin e saj, Partinë Demokratike për Prosperitet, duke u ankuar se qeveria nuk po i respekton dispozitat e marrëveshjes së Ohrit.
Ekspertët pohojnë se largimi i këtyre partive nga parlamenti e bënë të pamundur krijimin e një pajtimi të gjerë politik për Kosovën.
“Maqedonia ballafaqohet me një situatë të brishtë; në vend nuk ekziston një unitet politik dhe stabilitet dhe gjithashtu kemi dy parti të cilat kanë vendosur të veprojnë jashtë institucioneve,” tha për Ballkan Insajt, profesori i juridikut Vllado Popovski. “Maqedonia do të ishte shumë më e qëndrueshme ndaj rreziqeve të mundshme, nëse uniteti politik do ishte arritur,” shtoi ai.
Biljana Vankovska, profesoreshë në Institutin për Studime të Mbrojtjes në Shkup, u pajtua me këtë mendim. “Nëse mënyra më e mirë për t’u përgatitur për statusin përfundimtar të Kosovës është stabiliteti i brendshëm dhe një pajtim i gjerë politik, ne sërish jemi të papërgatitur,” tha ajo. “Largimi i BDI-së nga parlamenti është edhe një faktor negativ.”
Popovski tha se BDI-ja në këtë moment ka vepruar në atë mënyrë që veprimet e tyre të koincidojnë me zhvillimet në Kosovë, dhe BDI-ja “po shfrytëzon tensionet rreth Kosovës për të ushtruar presion mbi autoritetet që t’i pranojnë kërkesat e tyre politike.”
Përpos këtyre zhvillimeve të brendshme, për stabilitetin e Maqedonisë, ngjarjet në Kosovë konsistojnë me rreziqe të tjera. Disa analistë druajnë se fshatrat kufitare të Maqedonisë, të banuara nga shqiptarët, mund të shndërrohen në baza për grupet ekstremiste nga Kosova.
Bllagoja Markovski, një ish zyrtar ushtarak dhe kryesues i OJQ-së Forumi Ballkanik për Siguri, tha se ekstremistët e pakënaqur me propozimin e Ahtisarit, mund të tentojnë ta destabilizojnë Maqedoninë.
“Duke u bazuar nga përvoja e vitit 2001, kur grupet e armatosura kaluan kufijtë e pambrojtur me Kosovën, grupet ekstremiste nga Kosova mund të krijojnë baza në rajonet kufitare të Maqedonisë të banuar me shqiptarë,” tha Markovski për Ballkan Insajt.
Kjo brengë gjithashtu u diskutua në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit. Një zyrtar i tha Ballkan Insajt-it se grupet e mbetura kriminele dhe ekstreme nuk kanë mbështetje politike dhe për momentin nuk janë kërcënim, por shtoi: “Kjo nuk do të thotë se ato nuk mund të jenë rrezik për ne, në një kontekst tjetër”.
Presidenti Branko Crvenkovski rishtazi tha se prezenca e grupeve ekstremiste dhe kriminele në Kosovë, si dhe sasia e madhe e armëve në dispozicion, kërkojnë monitorim të vazhdueshëm.
“Kapaciteti i institucioneve të Kosovës është i dobët; ne nuk duhet t’i nënçmojmë rreziqet dhe institucionet tona mbesin vigjilente dhe natyrisht se do ta monitorojnë situatën nga afër,” tha ai.
Një brengë tjetër është situata në veri të Kosovës, ku disa serbë kanë deklaruar se serbët vendorë do të shkëputen, në rast të pavarësisë së Kosovës.
“Nëse pjesët e Kosovës [fillojnë] funksionojnë të pavarura nga shteti me struktura paralele, shqiptarët mund të kërkojnë model të njëjtë në Maqedoni [lindore],” tha një zyrtar.
Vllado Popovski, një nga arkitektët e marrëveshjes paqësore të Ohrit, u pajtua me këtë, duke thënë se ndarja e Kosovës veriore mund të ketë pasoja negative. “Kjo mund të rezultojë me një tentim për të krijuar diçka të ngjashme si në Maqedoninë lindore,” tha ai, duke shtuar se ai beson se bashkësia ndërkombëtare nuk do ta lejojë ndarjen, për shkak të rrezikut nga përsëritja.”
Në ndërkohë, politikanët e Maqedonisë besojnë se Kosova nuk do ta trazojë rajonin, me që ata presin vendosjen e masave mbrojtëse në zgjidhje përfundimtare.
Këto masa do të fillojnë me parandalimin e ndonjë bashkimi të mundshëm të Kosovës dhe Shqipërisë, që ata besojnë se në fakt përjashton krijimin e Shqipërisë së Madhe që do t’i absorbonte territoret shqiptare në rajon, prej Kosovës e deri në Maqedonin lindore dhe një pjesë të Serbisë dhe Malit të Zi.
Disa zyrtarë mendojnë gjithashtu se propozimi i të dërguarit të OKB-së që ta ngritë çështjen e kufirit në mes të Kosovës dhe Maqedonisë. Prishtina ka refuzuar ta pranojë këtë vijë kufitare, duke pohuar se ajo është pranuar në mes të Shkupit dhe Beogradit dhe nga kjo ka përfituar Maqedonia në dëm të Kosovës.
Sipas Dane Taleksit, nga Instituti për Demokraci, Maqedonia tani dëshiron ta sheh përfundimin e çështjes së Kosovës.. Zvarritja e çështjes së statusit përfundimtar ka qenë kërcënimi më i madh ndaj stabilitetit të Maqedonisë dhe në fakt, ndaj rajonit.
“Ne duhet ta përfundojmë dramën e Kosovës njëherë e përgjithmonë, sepse sa më shumë që kjo çështje mbetet e hapur, aq më shumë mundësi do të ketë që dikush ta përdorë këtë situatë për qëllime të ndryshme,” tha Taleski.
“Pavarësia e kushtëzuar apo e plotë për Kosovën nuk duhet të jetë tabu apo kërcënim i sigurisë për ne,” u pajtua Vankovska. “Është shumë më keq të vazhdojmë me një status përfundimtar të pa definuar, pasi që kjo do të ngritë tensionet tek të gjitha palët.”
Tamara Causidis është redaktore e BIRN-it në Maqedoni. Ballkan Insajt është publikim i BIRN në internet.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.