
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
Special package: Kosovo Final Status
01 shkurt 2007 BIRN ka siguruar një seksion të rëndësishëm të propozimit për status përfundimtar të Kosovës të përpiluar nga i dërguari i posaçëm i KB-së, Marti Ahtisari, e cila merret me zgjidhjen politike të çështjes së Kosovës. Në vijim po i publikojmë elementet kryesore të këtij seksioni nga dokumenti prej 60 faqeve, që përfshinë edhe anekse:
• Kosova do ta aprovojë një kushtetutë e cila do ti krijojë mekanizmat ligjorë dhe institucionalë për mbrojtjen, promovimin dhe zbatimin e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët në Kosovë.
• Kosova do ta ketë të drejtën të negociojë dhe të lidhë marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë edhe të drejtën për të kërkuar anëtarësim në organizatat ndërkombëtare
• Kosova do t’i ketë simbolet e saja të veçanta kombëtare, përfshirë flamurin, stemën dhe himnin, që do ta reflektojnë karakterin e saj shumë-etnik.
• Kosova nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj asnjë shteti apo pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë bashkim me ndonjë shtet apo pjesë të ndonjë shteti;
• Bashkësia ndërkombëtare do të mbikëqyrë, monitorojë dhe do të ketë të gjitha kompetencat e nevojshme për të siguruar zbatimin efektiv të kësaj marrëveshje.
• Kosova do ta krijojë një qasje gjithëpërfshirëse dhe të hapur ndaj të dy gjinive për të zgjidhur problemet e së kaluarës, që do të përshijnë edhe iniciativat e drejtësisë.
• Qytetarët e grupeve të njëjta kombëtare apo etnike, gjuhësore apo religjioze që tradicionalisht kanë qenë prezentë në territorin e Kosovës do të gëzojnë të drejta të posaçme.
• Kosova dhe Republika e Serbisë do të ndërmarrin hapat e duhur për të përcaktuar dhe dhënë informata lidhur me identitetin, vendndodhjen dhe fatin e personave të zhdukur, në bashkëpunim të plotë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
• Komunat do të kenë të drejtën e krijimit të asociacioneve dhe partneriteteve me komunat tjera në Kosovë për kryerjen e funksioneve me interes të dyanshëm.
• Kufijtë e ri komunal do të krijohen në përputhshmëri me Dokumentet në Aneksin III të kësaj marrëveshje (BIRN-i nuk i ka siguruar anekset).
• Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Kosovë do t’i ofrohet siguri shtesë dhe disa mbrojtje, të drejta, privilegje dhe imunitete të tjera, përfshirë këtu edhe garancitë kundër shpronësimit, të drejtën e plotë për menaxhimin e pronës së saj dhe qasje në objektet e saj.
• Prona e tundshme dhe e patundshme e Republikës Federale të Jugosllavisë apo e Republikës së Serbisë që gjendet brenda territorit të Kosovës në kohën e kësaj marrëveshje do të mbetet në Kosovë.
• Kontestet rreth pronës private do të vazhdojnë të trajtohen nga Agjencia Kosovare e Pronave (AKP) në përputhje me mandatin e saj, e cila do të ketë prani të fortë ndërkombëtare. Ankesat kundër vendimeve të Komisionit për kërkesa pronësore të AKP-së do të shqyrtohen përmes paneleve të gjykatësve të Gjykatës Supreme, ku shumica e gjyqtarëve do të jenë ndërkombëtarë.
• Kosova dhe Republika e Serbisë do të tentojnë të zgjidhin drejtpërdrejtë të gjitha mosmarrëveshjet në mes të tyre, të cilat nuk janë adresuar nga ky propozim, me anë të marrëveshjes së dyanshme, duke marrë parasysh normat dhe standardet relevante ndërkombëtare.
• Përpos përjashtimeve të ofruara me këtë marrëveshje, Kosova do të ketë autoritet mbi sundimin e ligjit, sigurinë, drejtësinë, sigurinë publike, intelegjencën, reagimin civil emergjent dhe kontrollin kufitar mbi territorin e saj.
• Do të krijohet një forcë profesionale dhe shumë-etnike e quajtur Forca e Sigurisë se Kosovës, dhe ajo do ta krijojë një njësit lehtë të armatosur për funksione specifike të sigurisë, në përputhje me Aneksin VIII të kësaj marrëveshjeje.
• TMK-ja, pasi i ka përmbushur qëllimet e saja, përfshirë ndihmën në rimëkëmbjen e Kosovës pas konfliktit, do të shpërndahet brenda një viti pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje.
• Menjëherë pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, presidenti i Kosovës, në konsultime me presidencën e parlamentit, do ta krijojë një komision kushtetues për ta përpiluar një kushtetutë në konsultime me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar, PCN, në përputhshmëri me këtë marrëveshje.
• Jo më vonë se 9 muaj nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, Kosova do të organizojë zgjedhje parlamentare dhe lokale në përputhshmëri me kushtet e marrëveshjes dhe krijimin e komunave të reja të përcaktuara nga Aneksi III. Zgjedhjet do të verifikohen nga një autoritet kompetent ndërkombëtar për përmbushje të standardeve ndërkombëtare.
• Një Grup Drejtues Ndërkombëtar, GDN, i përbërë nga zyrtarë ndërkombëtar do ta emëroj Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar, PCN, dhe do ta kërkojë mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të KB-së për këtë emërim.
• Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (PCN), i cili gjithashtu do të jetë Përfaqësues Special i BE-së (PSBE), do të emërohet nga një Grup Drejtues Ndërkombëtar (GDN) i përbërë nga përgjegjësit kryesorë ndërkombëtar.
• Në përputhshmëri me Aneksin IX të kësaj marrëveshjeje, PCN-ja do të gëzojë kompetenca të posaçme për të siguruar dhe mbikëqyrur zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje përfshirë kompetencat për të marrë masa, sipas nevojës, për t’i parandaluar dhe tejkaluar pengesat që mund të paraqiten.
• Mandati i PCN-së do të vazhdojë derisa GDN-ja të përcaktojë se Kosova ka zbatuar marrëveshjen ne tërësi. GDN-ja do të ofrojë udhëzime për largimin eventual të PCN-së.
• Bashkimi Evropian do ta krijojë Misionin për Siguri Evropiane dhe Politikë Mbrojtëse (SEPM), në fushën e sundimit të ligjit.
• SEPM-ja do ta ndihmojë Kosovën në përparimin e saj drejtë zhvillimit të vetqëverisjes dhe përgjegjësisë dhe në zhvillimin dhe forcimin e një gjyqësie, policie dhe shërbimi kufitar të pavarur, duke u siguruar se këto institucione do të mbeten jashtë ndikimeve politike dhe në përputhshmëri me standardet e njohura ndërkombëtarisht dhe praktikat më të mira evropiane.
• NATO do të mbetet në Kosovë si një Prezencë Ushtarake Ndërkombëtare, PUN, për ta mbështetur zbatimin e kësaj zgjidhjeje, sipas rregullave të parashikuara në Aneksin XI.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.