
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
Kosovo Final Status
01 shkurt 2007 Diplomati i BE-së thotë se misioni i ri do të ketë kompetenca më të kufizuara se misioni i BE-së në Bosnje.
Nga Jeta Xharra në Prishtinë
Përfaqësuesi i Këshillit të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe udhëheqësi i ekipit përgatitës për Zyrën Ndërkombëtare Civile, ICO, Torbjorn Sohlstrom, thotë se misioni i ri i BE-së, që pritet të marrë timonin nga UNMIK-u për të ndihmuar në qeverisjen e Kosovës, pas miratimit të një rezolute te re nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, do të jetë së shpejti gati.
Në një intervistë për Ballkan Insajt, Sohlstrom tha se ata do të jenë të gatshëm për dy apo tre muaj. “Kjo nuk varet nga ne. Ne do të jemi të gatshëm të veprojmë,” tha ai.
Sohlstrom tha se Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar do t’i mbikëqyrë dy gjëra: njëri do të jetë ICO-ja, një ekip prej më pak se njëqind zyrtarë ndërkombëtarë, që do ta mbikëqyrë dhe ndihmojë zbatimin e marrëveshjes për status përfundimtar; dhe tjetri do të jetë një mision i BE-së prej rreth një mijë zyrtarëve në fushat e gjyqësisë dhe policisë, të cilët do të përqendrohen në përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Sohlstrom hedhë poshtë spekulimet rreth njohjes së shtetësisë së Kosovës nga ana e BE-së duke cekur se ndërmjetësuesi i OKB-së Marti Ahtisari, së pari do ta prezantojë planin e tij në Beograd dhe Prishtinë: “Kjo do të rezultojë me një fazë të diskutimeve me të dy palët. Ky proces pastaj do të përfundojë dhe unë presë që Bashkimi Evropian do ta ketë një qëndrim të bashkuar.”
Ai tha se shumë dallime në Evropë, sa i përket Kosovës, janë tejkaluar. “Para dy-tre viteve, kanë ekzistuar dallime të mëdha ndër shtetet anëtare të Bashkimit Evropian sa i përket Kosovës, por këto dallime janë zvogëluar,” tha ai, duke shtuar se “diskutimet e vazhdueshme” në mes të vendeve anëtare dhe përfaqësuesit të BE-së për politikë të jashtme, Javier Solana, dhe me vendet e tjera janë duke i zgjidhur dallimet e mbetura.
Kosova ka qenë protektorat i OKB-së që nga viti 1999, kur NATO largoi autoritetet serbe dhe bashkësia ndërkombëtare morri kontrollin mbi vend. Negociatat në mes të Serbisë dhe Kosovës kanë vazhduar për një vit por nuk është arritur ndonjë pajtim në mes të dy palëve.
Shumë analistë kanë spekuluar se autoriteti i ri ndërkombëtar në Kosovë do t’i përngjajë modelit të përdorur në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995, ku Përfaqësuesit Ndërkombëtar i janë dhënë kompetenca të gjëra të cilat i lejohen atij, ndër të tjera, që të shkarkojë zyrtarë të zgjedhur dhe t’i revokojë ligjet e aprovuara nga parlamenti.
Sohlstrom thotë se misioni në Kosovë do të dallojë nga UNMIK-u dhe modeli i Bosnjës.
“UNMIK-u ka qenë përgjegjës për gjithçka në Kosovë; prezenca e ardhshme ndërkombëtare do të ketë përgjegjësi për shumë më pak gjëra,” tha ai.
“Qeverisja, përgjegjësia për të qeverisur Kosovën, do të kalojë nga institucionet ndërkombëtare tek institucionet e Kosovës,” shtoi ai.
“Do të ekzistojnë kompetenca ta veçanta që do ta mundësojnë bashkësinë ndërkombëtare të intervenojë, nëse në fusha të caktuara gjërat shkojnë keq,” shtoi ai.
Këtu do të përfshihen temat e diskutuara në Vjenë, si decentralizimi, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe të drejtat e pakicave.
“Por ka shumë fusha të tjera ku bashkësia ndërkombëtare nuk do të ketë kurrfarë kompetenca,” shtoi ai.
Përfaqësuesi i ardhshëm ndërkombëtar civil do të ketë kompetenca të marrë masa që ai apo ajo i konsideron të nevojshme për t’i ndaluar njerëzit që tentojnë ta pengojnë miratimin e marrëveshjes.
Sohlstrom krahason situatën në Kosovë me këtë metaforë: derisa UNMIK-u ka qenë pronar i ekipit futbollistik të Kosovës, BE-ja do të ketë rolin e trajnerit.
“Ne nuk mendojmë se bashkësia ndërkombëtare në Kosovë do të ketë kompetenca të ngjashme me ato të Bosnjës,” tha ai. “ne presim që bashkësia ndërkombëtare, BE-së dhe ShBA-së,të kenë disa kompetenca intervenuese të definuara për të ofruar disa garanci të posaçme, por ne nuk parashikojmë të angazhohemi në çdo sektor.”
Ai shtoi: “Përgjegjësinë e përgjithshme për qeverisjen e Kosovës do ta kenë autoritetet e Kosovës dhe ky është dallimi kryesor me Bosnjën dhe me shtatë vitet e fundit në Kosovë.”
“Ne nuk jemi zgjidhja. Zgjidhja është tek autoritetet e Kosovës dhe ato autoritete duhet ta marrin përgjegjësinë për ekonomi, arsim dhe të gjitha fushat e rëndësishme për zhvillim afatgjatë.”
Sa i përket çështjes së veriut të Kosovës të banuar kryesisht me serbë, ku disa liderë vendorë kanë filluar të përmendin shkëputje nga Kosova në rast të shpalljes së pavarësisë, Sohlstrom është i përkushtuar që kjo të mos ndodhë.
“Nuk do të ketë arsyetime për të mos zbatuar zgjidhjen për të gjitha pjesët e Kosovës,” tha ai. “Ne jemi të vetëdijshëm se veriu ballafaqohet me sfida të posaçme dhe unë nuk presë që këto sfida të zhduken menjëherë por ne do ta kemi veriun e Kosovës prioritet.”
Ai tha se misioni në veri të Kosovës do të përbëhet prej rreth 15 zyrtarëve. I pyetur se çka do të ndodhë nëse shqiptarët e kushtëzojnë mbështetjen e tyre për decentralizim me zgjidhjen e situatës në veri, ai tha se kushtëzimet e tilla nuk kanë vend.
“Ne presim që të gjithë do ta luajnë rolin e tyre dhe do t’i përmbushin obligimet e tyre dhe se askush nuk do ta kushtëzojë bashkëpunimin apo pajtimin me Këshillin e Sigurimit të OKB-së me veprimet e njerëzve të tjerë,” tha ai.
Gjatë viteve të ardhshme, angazhimi i BE-së në Kosovë do të ndryshojë. “Në fillim ne do të përqendrohemi në disa sfida afat-shkurte të ndërlidhura me miratimin e marrëveshjes,” tha ai.
“Më vonë, nëse gjërat shkojnë si duhet, ne do të jemi në gjendje të përqendrohemi për reforma strukturore dhe për zhvillim ekonomik,” shtoi ai.
“Ne nuk po drejtojmë një mision vetëm për krijimin e shtetit ligjor. Ne gjithashtu jemi duke përgatitur një pako që ofron mbështetje më të madhe për kokë banori se kudo në botë, vetëm me qëllim të mbështetjes së Kosovës në zbatimin e reformave të rëndësishme që do ta çojnë vendin më afër Brukselit.”
I pyetur se kur do të largohet ky mision, Sohlstrom tha se kjo krejt varet nga ritmi i implementimit. “Kur nevoja për këtë [mision] nuk do të ekzistojë më, ne nuk do të qëndrojmë këtu; ne nuk dëshirojmë ta bëjmë këtë, por po veprojmë ri rezultat i nevojës,” tha ai.
Pas zbatimit të marrëveshjes, nuk do të ketë më nevojë për një zyre të përfaqësuesit ndërkombëtar. Në ndërkohë, BE-ja është duke u përqendruar për angazhim në Kosovë, e jo tërheqje nga vendi.
“BE-ja nuk ka një strategji të largimit,” tha ai. “Ne kemi një strategji të hyrjes së Kosovës në Bashkimin Evropian.”
Jeta Xharra është drejtoreshë e BIRN në Kosovë. Ballkan Insajt është publikim i BIRN në internet.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.