
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
Special package: Kosovo Final Status
31 janar 2007 Sipas të gjitha gjasave, Tirana do të jetë shteti i parë që do ta njohë shtetësinë e vendit të cilin ajo vazhdimisht e ka mbështetur.
Nga Elton Metaj në Tiranë
Shqipëria mund të jetë vendi i parë që do ta njohë pavarësinë e Kosovës, nëse kjo mundësi parashikohet në propozimin e statusit përfundimtar që i dërguari i KB-së Mart Ahtisari do ta prezantojë këtë javë.
Tirana vazhdimisht është munduar ta rrisë ndikimin e saj në rajon, duke promovuar pavarësinë e Kosovës si zgjidhje të vetme e cila mund të bjerë paqe dhe stabilitet në Ballkan.
Me 30 janar, Presidenti Alfred Moisiu i dërgoi një letër sekretarit të përgjithshëm të KB-së Ban Ki-moon, me ç‘rast ai tha se statusi i Kosovës duhet të “përputhet me vullnetin e shumicës së popullatës në Kosovë dhe gjithashtu duhet të reflektojë përkushtimin e bashkësisë ndërkombëtare për një Ballkan të qetë dhe të stabilizuar që më në fund do të çlirohet nga e kaluara e Luftës së Ftohtë dhe nga ndjenjat e nacionalizmit agresiv.”
Moisiu shtoi, “Jemi të bindur se Ballkani perëndimor do ta ketë ardhmërinë e tij në integrimin euro-atlantik dhe se Kosova dhe Serbia do të jenë dy shtete fqinje.”
Me 29 janar, pas takimit me homologun e tij bullgar në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, theksoi të njëjtën porosi.
Berisha tha se Tirana do ta mbështesë të dërguarin e KB-së Ahtisarin në një projekt që “përmban ato parime që kanë realizuar projektin e një Kosove të lirë, me barazi të qytetarëve para ligjit, respektim të plotë të drejtave të pakicave dhe një Kosovë të pavarur dhe evropiane.”
Më herët këtë muaj, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli në një vizitë në Këshillin e Evropës tha se parlamenti i Shqipërisë “gjithmonë ka mbështetur pavarësinë e Kosovës, duke e konsideruar si të vetmin opsion për paqe dhe stabilitet në rajon.”
Nuk është për tu befasuar se Shqipëria gjithmonë ka qenë mbështetësja më entuziaste e pavarësisë së Kosovës, ku shqiptarët përbëjnë 90 përqind të popullatës.
Në të njëjtën kohë, Tirana ka tentuar me kujdes që t’i largojë brengat se ajo synon krijimin e një Shqipërie të madhe, duke theksuar gjithmonë se ajo nuk ka pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe as nuk synon t’i ndryshojë kufijtë me të dhe as të bashkohet me Kosovën.
Ministri i jashtëm Besnik Mustafa e ka bërë të çartë që nga fillimi i bisedimeve të statusit vitin e kaluar se Tirana dëshiron të jetë “aktor por jo faktor” rreth Kosovës dhe do se Shqipëria do ta promovojë pavarësinë e Kosovës pa rrezikuar stabilitetin e brishtë të Ballkanit.
Tirana ka kërkuar nga shqiptarët e Kosovës që t’i respektojnë të drejtat e pakicës serbe dhe ka kërkuar nga forca ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, KFOR, që ta vazhdojë mandatin në vend.
Nëse plani i të dërguarit të KB-së do të konsiderohet si i pranueshëm, Tirana sigurisht do të angazhohet në procesin e lobimit në qendrën e KB-së në Nju Jork, ku aleatët e Serbisë mund të tentojnë të kundërshtojnë propozimet për pavarësi, sipas analistit të pavarur, Blendi Fevziu.
Gjatë viteve të fundit Kosova ka qenë çështja e vetme rreth të cilës politikanët e përçarë të Shqipërisë i kanë bashkuar forcat.
Kastriot Islami, deputet i opozitës socialiste në parlament dhe ish ministër i jashtëm, fuqimisht mbështetë qeverinë e tanishme në këtë çështje, duke hedhur poshtë idetë e përmendura jashtë vendit se pavarësia e Kosovës mund të shndërrohet në një precedent të rrezikshëm, duke nxitur kështu lëvizje separatiste në vendet e tjera.
“Kjo [ide] është vetëm mbulesë për opozitën ndaj pavarësisë,” tha Islami. “Kosova është rast unik në botë, pasojë e shpartallimit të ish Jugosllavisë dhe nuk mund të ndërlidhet me rastet e tjera.”
Tirana ka fituar besim ndërkombëtar duke luajtur një rol diskret prapa skenës dhe duke ndikuar që skena politike e Kosovës të jetë më e përmbajtur.
Në fakt, duke tentuar ta ruaj imazhin e saj konstruktiv në rajon, ka mundësi që Tirana të mos nxitojë në njohjen e Kosovës por të presë që hapi i parë të merret nga Uashingtoni dhe Londra.
Në një gjest tjetër të pajtimit rajonal, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Serbi, Tirana e ofroi dorëen bashkëpunim për qeverinë e re të Serbisë “të krijuar nga elementet pro evropiane dhe pro euro-atlantike.”
Shqipëria shtoi se ajo do ta mbështesë integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO nëse Beogradi do ta njohë pavarësinë e Kosovës “në një mënyrë paqësore dhe dinjitoze që do t’i shërbejë paqes.”
Por të gjithë analistët nuk besojnë se politikanët e Shqipërisë kanë ndihmuar në kauzën të pavarësisë së Kosovës.
Në një editorial të 29 janarit për Gazetën Shqiptare, Kico Blushi tha se klasa politike shqiptare pjesërisht mund të fajësohet për vonesat e statusit përfundimtar të Kosovës.
Duke iu referuar përçarjeve shkatërruese ne mes të partive kryesore që kanë shpenzuar aq shumë energji në vitet e fundit, ai tha, “Klasa politike shqiptare, në mënyrë të papërgjegjshme, ka lejuar që diplomacia serbe ta rikthejë imazhin e humbur më herët.”
Elton Metaj është kryeredaktor i të përditshmes shqiptare Korrieri. Ballkan Insajt është publikim i BIRN-it në internet.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.