Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Artikujt tjerë:

NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA

Thirrje për aplikim në trajnim në media për komunitetin RAE

Raporti i Monitorimit të Gjykatave

Buletini "Drejtesia ne Kosove" ofron informata te rendesishme per sistemin e Drejtesise ne Kosove.

BIRN mban tryeza të rrumbullakëta për problemet në sistemin gjyqësor

Instituti GAP dhe BIRN prezentojnë "Letrat e hapura për Kryetarët e Komunave të Kosovës"

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në rundin e parë të Programit të BIRN-it për Bashkëpunim Kulturor në Ballkan

Marrëveshja e koalicionit dëmton demokracinë në Kosovë

Kosova, parajsë e kontrabandës së armëve

Shqiptarët e Kosovës shikojnë përtej afatit të dhjetorit

Grupi i armatosur shqiptar kthehet në skenë

Kosova mes drejtësisë dhe krimit të organizuar

Rasti Kurti: kokëçarje ligjore për OKB-në

Kosova - rreth e rrotull!

Hulumtim: Masakra në fshatin Husaj ende brenë Malin e Zi

Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën

Identiteti kombëtar, sfidë e re për Kosovën

Shqiptarët e Kosovës të brengosur për veton ruse

BE-ja e përçarë shtyn debatin mbi Kosovën

Serbët e Kosovës e presin me ftohtësi krijimin e Gardës së Car Llazarit

Ambasadat e ardhshme të Kosovës do të ballafaqohen me mungesë të fondeve

Kosova vonon krijimin e qeverisë në Serbi

KOMENT: Sfidat kosovare pas 120 ditëve të para

Serbët e shqiptarët garojnë për ta bindur misionin e Këshillit të Sigurimit

Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

Kthimi në kampet e turpit

Fillojnë të shtënat e para në betejën diplomatike për Kosovën

Special Package: South Serbia Shqiptarët dhe serbët nuk pajtohen rreth planit për Kosovën

Special Package: South Serbia Shumë femra ballafaqohen me martesa të aranzhuara

Radikalët e Kosovës nuk gjejnë mbështetje në Maqedoni

HULUMTIM: Policët rumunë fajësohen për gjakderdhje në protestë

Koment: Regjimi i KB-së në Kosovë zbulon fytyrën e tij të vërtetë

Protesta kundër planit të OKB-së për Kosovën përfundon me dhunë

BE-ja i ofron Serbisë më shumë kohë rreth Kosovës

Intervistë me Torbjorn Sohlstrom

Kosovo Final Status Intervistë: Misioni i BE-së “do ta udhëheqë Kosovën në Evropë”

Special package: Kosovo Final Status Zbulohen pikat kryesore të planit të Ahtisarit

Special package: Kosovo Final Status Shqipëria lobon për pavarësi të Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Maqedonia shpreson në përfundimin e dramës së Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Pavarësia vështirëson marrëveshjen për qeveri të re

Special package: Kosovo Final Status Shqiptarët po përgatitin një aprovim të ngurrtë të planit të OKB-së

Kosova e brengosur për vendimet rreth statusit përfundimtar

Special package: Kosovo Final Status Serbët e Mitrovicës druajnë nga mundësia e shpërthimit të trazirave

Qeveria e Kosovës rrezikohet nga përçarjet në LDK

HULUMTIM: Ish-policët udhëheqin dallaveret me pasaporta

Holbruku: Bushit i ka ikur treni për Kosovë

Grupi i Kontaktit vonon planin për Kosovën

Diplomatët planifikojnë mision për pavarësi të Kosovës

KOSOVË: SHQIPTARËT BRENGOSEN RRETH STATUSIT PËRFUNDIMTAR

RAPORTI I KOSOVËS ZBULON JETEN LUKSOZE TË ZYRTARËVE

BE-ja i ofron Serbisë më shumë kohë rreth Kosovës

09 shkurt 2007   Brukseli tregon shenja të gatishmërisë për të shtyrë bisedimet mbi Kosovën.

Nga Aleksandar Vasovic në Beograd

Derisa Serbia është e përkushtuar ta hedhë poshtë planin e KB-së për Kosovën, Bashkimi Evropian ka pranuar se mund t’i shtyjë konsultimet e planifikuara deri në formimin e qeverisë së re në Beograd.

Një delegacion i BE-së në Beograd, i udhëhequr nga kryesuesi i politikës së jashtme Javier Solana, komisionari për anëtarësim Olli Rehn dhe ministri i jashtëm Frank-Walter Steinmeier, dhe veçmas ministri i Britanisë për Evropë Geoff Hoon, ofruan koncesione në takimin e 7 shkurtit pas takimit me presidentin e Serbis Boris Tadiq, kryeministrin Vojisllav Koshtunica dhe ministrin e jashtëm Vuk Drashkoviq.

Pasi diplomatët e huaj kërkuan nga zyrtarët serbë krijimin e një qeverie demokratike dhe të marrin pjesë në konsultimet e planifikuara rreth statusit përfundimtar të Kosovës, diplomatët sugjeruan se data për konsultime mund të shtyhet.

Ata gjithashtu thanë se BE-ja do të rifillojë bisedimet e Stabilizimit dhe Asociimit me Serbinë, të suspenduara më herët si rezultat i dështimit të Beogradit për ta arrestuar të dyshuarin për krime lufte Ratko Mlladiq.

Pasi Tadiqi dhe Koshtunica kërkuan që orari për bisedime të Kosovës të përshtatet derisa Serbia ta formojë parlamentin dhe kabinetin e ri pas votës së 21 janarit, Solana deklaroi se një shtyrje e datës për konsultime është e mundshme.

Shtyrja e bisedimeve për Kosovën “varet nga Ahtisari”, tha ai, duke shtuar se ai është “i sigurt” që ndërmjetësuesi i KB-së do ta ofronte këtë koncesion.

Solana tha se BE-ja është “e gatshme t’i rifillojë” negociatat për anëtarësim me Serbinë, edhe pse “do të jetë shumë me rëndësi që qeveria e re të krijohet sa më parë”.

Brukseli duket se i ka dhënë partive serbe të qendrës hapësirë veprimi si rezultat i drojës nga dështimi i bisedimeve për krijimin e qeverisë së re.

Në rast të këtij dështimi zgjedhjet e reja duhet të organizohen dhe kjo do t’i konvenonte partisë ekstreme nacionaliste, Partia Radikale Serbe, e cila në zgjedhjet e 21 janarit fitoi më së shumti vota.

Dështimi për të formuar qeverinë gjithashtu mund të vonojë bisedimet ndërkombëtare mbi Kosovën dhe mund të nxisë dhunë në territor, ku shumica shqiptare ka humbur durimin dhe dëshiron zbatimin e planit të Ahtisarit.

Me 2 shkurt, ndërmjetësuesi i KB-së publikoi prezantimin e tij mbi të ardhmen e provincës, e cila ka qenë protektorat ndërkombëtar që nga viti 1999, kur forcat e NATO-s detyruan largimin e ushtrisë serbe.

Plani i Ahtisarit praktikisht ofron pavarësi për Kosovën, edhe pse vendi do të jetë nën mbikëqyrje ndërkombëtare. Kosova do ta ketë kushtetutën e saj, forcat e sigurisë dhe policisë – dhe më me rëndësi – të drejtën për të kërkuar anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Si koncesion ndaj Serbisë, për të cilën Kosova ende është një çështje shumë emocionale, propozimi parasheh disa mekanizma me qëllim të mbrojtjes së drejtave të serbëve në Kosovë, posaçërisht decentralizmin e pushtetit tek disa komuna të drejtuara nga serbët.

Megjithatë, Tadiqi dhe Koshtunica kanë refuzuar propozimin, dhe kanë kërkuar shtyrjen e konsultimeve të planifikuara për Vjenë.

Bisedimet mbi qeverinë e re të cilat filluan me 29 janar duhet të përfundojnë brenda tre muajve, përndryshe vendi duhet të organizojë zgjedhje të reja.

SRS-ja fitoi më së shumti ulëse në parlamentin prej 250 ulëseve por për herë të dytë ata dështuan të gjejnë një partner për të krijuar koalicion dhe qeverinë e re.

Në ndërkohë, çështja e Kosovës ka rënduar bisedimet e koalicionit në mes të demokratëve të Tadiqit dhe partisë më konservative të Koshtunicës, Partia Demokratike e Serbisë.

“Nëse Beogradi dështon ta krijojë qeverinë e re, radikalët po trokasin në derë,” tha një zyrtar i qeverisë serbe, duke folur me kusht të anonimitetit.

“Kjo është një pozitë e rrezikshme pasi nuk i ofron një hapësirë veprimi forcave pro-demokratike të cilat mbështesin një kompromis rreth Kosovës dhe radikalëve të cilët gjenden në prapavijë,” tha Nebojsha Spaiq, analist politik nga Beogradi.

Derisa asnjë politikan serb nuk dëshiron që publikisht ta mbështetë planin e Ahtisarit, bisedimet për krijimin e koalicionit kanë ngecur. “Të gjithë politikanët kryesorë në Serbi besojnë se Kosova është çështje e mbijetesës politike,” tha Spaiq.

Liderët e pakicës serbe në Kosovë janë edhe më pak të entuziazmuar rreth mundësisë së zgjidhjes së çështjes së Kosovës, posaçërisht sipas planit të propozuar nga ndërmjetësuesi i KB-së.

Oliver Ivanoviq, lider vendor serb, tha se shtyrja e bisedimeve është “logjike sepse Serbia nuk ka as qeveri e as parlament.”

“BE-ja, Grupi i Kontaktit dhe Ahtisari kanë kuptuar se bisedimet do të jenë të pamundura nëse trazirat rreth zgjedhjeve nuk zgjidhen,” shtoi ai.

Organizimi i zgjedhjeve të reja do të thotë kthim “tek forcat e djathta që do t’i ngadalësonte të gjitha proceset e integrimit euro-atlantik, që do të thotë radikalizim, polarizim dhe jo stabilitet,” vazhdoi Ivanoviq.

Megjithatë, shtyrja e bisedimeve mbi Kosovën mund të rezultojë në destabilizim të Kosovës, ku shqiptarët vetëm janë në fund të durimit të tyre. Qeveria atje vetëm ka deklaruar se nuk dëshiron shtyrje të bisedave.

Në ndërkohë, nacionalistët ekstremë shqiptarë, vetëm kanë kundërshtuar planin e KB-së si të cunguar dhe të vonuar, dhe këto forca kanë tentuar të fitojnë mbështetje nga publiku.

Lëvizja Vetëvendosja e udhëhequr nga Albin Kurti, ish lider i studentëve, ka paralajmëruar protesta në Prishtinë me datën 10 shkurt.

Asociacioni i Veteranëve dhe Invalidëve të luftës nga konflikti i viteve 1998-1999 vetëm ka shprehur rezervat ndaj planit të KB-së, duke deklaruar se ata nuk do të pranojnë asgjë më pak se pavarësi të plotë për Kosovën.

Aleksandar Vasoviq është redaktor i BIRN-it në Serbi. Ballkan Insajt është publikim i BIRN në internet.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):