
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
12 shkurt 2007 
Tensionet në Kosovë pritet të rriten pas vdekjes së dy personave në protestat e organizuara këtë fundjavë.
Nga Krenar Gashi dhe Jeta Xharra në Prishtinë
Qindra njerëz u mblodhën të dielën, me 11 shkurt, në qendër të Prishtinës për të për të përkujtuar viktimat e protestës së ditës së shtunë kundër planit paqësor të OKB-së të cilat u shënuan me dhunë dhe përfunduan me vdekje të dy personave dhe lëndim të 80 të tjerëve.
Shumica e atyre që u kthyen të dielën ndezën qirinj në kujtim të personave që humbën jetën, 34 vjeçarit Arben Xheladini, dhe 30 vjeçarit Man Balaj.
Disa të pranishëm lotonin, jo vetëm nga pikëllimi por edhe nga gazi lotsjellës që kishte mbetur në rrugën Nëna Terezë që nga dita e shtunë.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Fatmir Rexhepi, dënoi protestat e të shtunës duke thënë se situata në Kosovë është "përkeqësuar si rezultat i protestës."
Rreth 3,000 njerëz iu përgjigjën thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje, për të protestuar kundër propozimit të OKB-së për statusin përfundimtar të Kosovës.
Ata janë të zemëruar me kushtet e marrëveshjes, dhe pohojnë se kjo marrëveshje i ofron tepër koncesione pakicës serbe dhe qeverisë së Beogradit. Serbia fuqimisht kundërshton pavarësinë e Kosovës, duke pohuar se Kosova është pjesë përbërëse e territorit të saj.
Shërbimi Policor i Kosovës, SHPK, i mbështetur nga Njësitet e Policisë Speciale të misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome kur protestuesit tentuan të depërtojnë nëpër kordonin e policisë.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili u arrestua një ditë më vonë, theksoi se protesta ishte jo violente dhe akuzoi policinë për intervenim të rreptë dhe politikisht të motivuar.
Policia është përgjigjur se ata janë të obliguar të mbrojnë pronën publike dhe ndërtesat e qeverisë nga ndonjë sulm i mundshëm.
Protestat e mëhershme të Vetëvendosjes patën eskaluar në dhunë, ani pse jo në këtë shkallë. Protesta e fundit me 28 tetor 2006, rezultoi në dëmtim të ndërtesave të qeverisë pasi protestuesit thyen xhamat me gurë.
"Ne konsideruam se prona [e qeverisë] është rrezikuar nga protestuesit dhe kemi marrë masa të duhura," tha zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani.
Behxhet Shala, aktivist nga Këshilli për Mbrojtje të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, cilësoi veprimet e policisë si "shkelje të rëndë të drejtave të njeriut."
"Në jetën time kurrë nuk kam parë sasi të tillë të gazit lotsjellës. Përkundër faktit se nuk kishte dhunë nga ana e protestuesve, policia ishte mjaft e përgatitur dhe e vendosur për të ushtruar dhunë," tha ai.
Protesta filloi në mënyrë paqësore të shtunën me ç’rast protestuesit filluan marshimin nga qendra e Vetëvendosjes në drejtim të ndërtesave të qeverisë dhe parlamentit. Afishet e protestuesve sulmonin propozimin e përpiluar për Kosovën nga i dërguari i OKB-së Marti Ahtisari, dhe ekipin negociues i Kosovës.
Grupet e tjera iu bashkëngjitën protestuesve, përfshirë edhe anëtarët e organizatave për persona të zhdukur, grupet e veteranëve të luftës dhe njerëzit që dëshironin të protestojnë kundër korrupsionit.
Pak para arritjes tek ndërtesat e qeverisë, policia ndaloi turmën të cilët qëndruan aty për disa minuta, duke dëgjuar fjalime nga organizuesit.
Përplasja filloi kur Albin Kurti kërkoi nga turma që të marshojnë në drejtim të parlamentit dhe ndërtesave të qeverisë përkundër bllokadës nga policia.
Policia pastaj filloi të gjuaj me gaz lotsjellës dhe plumba gome dhe kjo zgjati rreth një orë, përkundër faktit se shumica e protestuesve u larguan shumë shpejtë.
Dugagjin Gorani, një analist vendor politik i cili morri pjesë në protestë, tha se policia "filloi të gjuaj në drejtimin tonë pa dallim; në sytë e tyre të gjithë ne ishim sikur terroristë."
Por zëdhënësi i SHPK-së Elshani nuk tregoi pendim. "Ne kemi poseduar informata se protestuesit do të jenë shumë radikal dhe ne kemi dëshmi se ata kanë gjuajtur dy kokteje molotovi në drejtim të policisë," tha ai.
Është e qartë se autoritetet nuk kanë dashur të rrezikojnë. Njësitet e policisë speciale nga Rumania, Ukraina, Polonia dhe Italia arritën në mbështetje të kolegëve nga SHPK-ja të cilët nuk ishin të pajisur mirë. Të dy viktimat vdiqën nga plagët e marra në fytyrë dhe qafë nga plumbat e gomës.
Liderët politikë të Kosovës shprehën ngushëllimet e tyre për familjet e tyre. Protesta dhe pasojat e saj kanë përçarë opinionin. "Ata nuk është dashur të protestojnë," tha një grua e cila përcolli protestat nga ballkoni i saj.
Ekipi negociues i Kosovës gjithashtu dënoi protestat. "Protestat e dhunshme të stimuluara nga Albin Kurti dhe Vetëvendosja... janë kundër stabilitetit të Kosovës dhe interesit të saj të përgjithshëm," thanë ata të dielën.
Por Alban Bokshi, aktivist i shoqërisë civile, tha se strategjia e policisë ka qenë kontra-produktive. "Në situata të tilla policia duhet të përdorë strategji mbrojtëse por në vend të kësaj ata përdorën një strategji sulmi," tha ai. "Ata gjuajtën 200 raunde të gazit brenda një ore."
Dugagjin Gorani tha se veprimet e tilla të policisë vetëm se do ta rrisin mbështetjen për Vetëvendosjen. "Unë kam dalë në protestë për të shikuar, i pa vendosur, ndërsa jam kthyer në shtëpi i vetëvendosur" tha ai.
Arben Xheladini do të varroset në orën 16:00 të hënën me 12 shkurt në varrezat e Prishtinës, ndërsa Man Balaj një ditë më vonë.
Krenar Gashi është redaktor i BIRN-it në Kosovë. Jeta Xharra është drejtoreshë e BIRN-it në Kosovë. Ballkan Insajt është publikim i BIRN-it në internet.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.