
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
15 shkurt 2007 Me shuarjen e dhunshme të protestave paqësore, regjimi jo legjitim tregoi karakterin e tij të vërtetë.
Nga Visar Ymeri në Prishtinë
Kur të shtunën e kaluar, me 10 shkurt u vranë nga policia e Misionit të KB-së në Kosovë Arben Xheladini, babë i djalit tre vjeçar, dhe Mon Balaj , ata vdiqën sepse vendosën të marrin pjesë në protesta paqësore.
Vdekja e tyre tregon se Kosova ka hyrë në një fazë të re të historisë së saj – një fazë të dhunës së hapur të ushtruar nga institucionet zyrtare kundër qytetarëve, të cilat institucione duhet t’i shërbejnë dhe t’i mbrojnë këta qytetarë.
Më shumë se 80 njerëz të tjerë u lënduan në demonstrata, thjeshtë sepse iu bashkëngjitën të tjerëve për t’i thënë “JO” ndarjes së Kosovës dhe statusit të ri autonom që po krijohet për vendin e tyre.
Rreth 20,000 njerëz defiluan nëpër rrugët e Prishtinës për të deklaruar se nuk do të pajtohen me asgjë tjetër përpos me liri të plotë dhe të pakushtëzuar.
Kur ata brohoritën “vetëvendosje” kërkuan nga bota që ta njohë të drejtën e tyre më themelore, qe në mënyrë të lirë ta përcaktojnë statusin politik të vendit të tyre dhe që lirisht të punojnë në zhvillimin e tyre politik, ekonomik dhe kulturor.
Në vend të kësaj, UNMIK-u dhe qeveria e Kosovës e themeluar nga UNMIK-u, edhe një herë konfirmuan se nuk i respektojnë të drejtat e njeriut apo ligjin ndërkombëtar.
Ata gjuajtën në drejtim të demonstruesve të paarmatosur me plumba gome dhe të plastikës, disa prej tyre të metalit, të mbuluara me një sipërfaqe plastike.
Përdorimi i këttyre plumbave u dënuan nga organizatat e të drejtave të njeriut, nga autoritetet mjekësore, dhe madje edhe nga vet UNMIK-u.
Disa njerëz kanë vdekur në konfliktin e Irlandës Veriore që nga viti 1969 nga plagët e marra nga plumbat plastik. Nëse gjuhen në një distancë të vogël, këta plumba janë vdekjeprurës. Gjatë protestave në Prishtinë, vetëm dhjetë metra ishte distanca në mes të policisë dhe protestuesve kur policët filluan të gjuajnë me plumba të tillë.
Rregullat standarde kërkojnë që këta plumba të drejtohen në këmbë të demonstruesve. Policia ndërkombëtare qëllimisht po gjuanin, për të lënduar dhe për të vrarë.
Sipas dëshmive publike të kushëririt të Mon Balës i cili ishte me të në protestë, Mon Balaj u ndoq nga një polic i njësisë speciale në drejtim të Hotel Ilirisë në qendër të Prishtinës ku u godit me plumb nga afër. Ky ishte një ekzekutim gjakftohtë dhe i qëllimshëm.
Një regjim i imponuar ndaj një populli me të vetmin qëllim që ta shtyp vullnetin politik të tij është një regjim i dhunshëm. UNMIK-u është një regjim i dhunshëm pasi nuk e merr parasysh vullnetin dhe interesat e popullit.
Prandaj, sjellja e këtij regjimi sigurisht se do të jetë e dhunshme. Prishtina me 10 shkurt zbuloi fytyrën e vërtetë të këtij regjimi. Esenca e dhunshme shpjegon veprimet e dhunshme dhe shumë veprime të tjera jo etike.
Ulpiana Lama, zëdhënëse e qeverisë së Kosovës, pohoi të njëjtën ditë se policia ka përdorur forcën në mënyrë të ligjshme, profesionale dhe proporcionale me rrezikun. Është për tu habitur se si vrasja e dy personave dhe lëndimi i 82 demonstruesve paqësor mund të përshkruhet si një përdorim profesional dhe proporcional i forcës. Duke i fshehur qëllimisht krimet e kryera nga forcat policore, Lama u shndërrua në bashkë-pjesëmarrëse e krimeve të tyre.
Ajo çka ka ndodhur me 10 shkurt mund të quhet krim institucional. Ky është një regjim politik që i është imponuar popullit pa pajtimin e tyre paraprak.
Prandaj, është një regjim politik i cili do të rrëzohet.
Krimet mund të fshihen për një kohë por jo përgjithmonë. Të shtunën e kaluar, kur u konfirmua nga populli se kërkon qeveri të qytetarëve, nga qytetarët dhe për qytetarët, UNMIK-u u tregua i paaftë që ta fsheh fytyrën e tij të vërtetë.
Qytetarët e Kosovës kërkojnë një status politik i cili është i bazuar në vullnetin e tyre dhe vetëm në vullnetin e tyre. Ata nuk do ta pranojnë një Kosovë që rezulton nga negociatat në Vjenë, apo një Kosovë që është një vend i rehatshëm vetëm për grupin e politikanëve të mbledhur në ekipin negociues.
Qytetarët nuk dëshirojnë një shtet të bazuar në krim institucional. Ata dëshirojnë një shtet që nuk do të vrasë qytetarë si Arbenin dhe Monin, sepse ata kanë dëshiruar që të protestojnë në mënyrë paqësore. Ata janë të përkushtuar për një Kosovë të pakushtëzuar, të lirë dhe sovran.
Visar Ymeri është aktivist nga lëvizja Vetëvendosja, organizuesit e protestës së të shtunës ndaj planit të KB-së për Kosovën. Ballkan Insajt është publikim i BIRN-it në internet.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
per vetvndosje
Emri: 2007-03-01 21:04:49,
une ju pershendes shum une kisha pasur deshir qe ata polic te cilet i kan vrar dy persona te dalin para drejtesis .vetem vetvendosje