
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
02 mars 2007 Planet e Vetëvendosjes për hapje të degëve në Maqedoni priten me skepticizëm
Nga Drita Abdiu në Tetovë dhe Tamara Causidis në Shkup
Shqiptarët e Maqedonisë i dhanë përgjigje të ftohtë lajmërimit të lëvizjes radikale të Kosovës, Vetëvendosje, se po planifikon të hapë zyre të saja në Maqedoni.
Aktivitetet e grupit nacionalist nxitën kureshtje pas raportimeve se edhe shqiptarët e Maqedonisë morën pjesë në protestat e Vetëvendosjes në Prishtinë, me 10 shkurt, të cilat përfunduan me vrasjen e dy të rinjve.
“Ne kemi zyra nëpër tërë botën e pse të mos e hapim një në Maqedoni?” tha Glauk Konjufca, aktivist i Vetëvendosjes.
“Tani për tani, në Maqedoni kemi vetëm aktivistë, të cilët i kontribuojnë qëllimit të Vetëvendosjes, që është e drejta e popullit për vetëvendosje,” shtoi ai.
Deklaratat e shumta të Konjufcës për hapjen e zyrës në qytetin shqiptar të Tetovës, qendër e Universitetit Evropian Juglindor, kanë ngritur dyshime rreth pasojave të këtij veprimi.
Lajmërimi nuk është pritur me entuziazëm nga partitë shqiptare të Maqedonisë, intelektualët apo studentët, e madje as nga kosovarët që studiojnë në Tetovë.
Politikanët vendorë thonë se Vetëvendosje nuk ka çka të kërkojë në Maqedoni sepse lëvizja nuk merret me çështje që janë relevante për Maqedoninë.
Ata druajnë se prezenca e një grupi të tillë do të ketë efekt negativ në imazhin e shqiptarëve në përgjithësi dhe se kjo mund të ngritë tensionet etnike.
Shqiptarët përbëjnë çerekun e popullatës maqedonase prej 2 milion banorësh. Ata kanë lidhje të ngushta familjare dhe kulturore me Kosovën dhe mbështesin fuqimisht fushatën e Kosovës për pavarësi.
Në fakt, partitë shqiptare dhe ato maqedone në vend, kanë shprehur mbështetjen e tyre për planin e OKB-së për status përfundimtar të Kosovës dhe shumica e shqiptarëve në Maqedoni konsideron aktivitetet e Vetëvendosjes si një pengesë për procesin e pavarësisë.
Tema e Vetëvendosjes u bë posaçërisht e rëndësishme pas zbulimit të faktit se Fazli Veliu, udhëheqës i lartë në Bashkimin Demokratik për Integrim, BDI, mori pjesë në protestën e 10 shkurtit në Prishtin,ë së bashku me shqiptarë të tjerë nga Maqedonia.
Veliu tha se ai mburret me pjesëmarrjen në protestë, duke shtuar se ai është i gatshëm të mbrojë të gjithë shqiptarët që “kërkojnë liri dhe pavarësi në Kosovë, Ballkan dhe Evropë.”
BDI-ja ka distancuar vetveten nga Veliu dhe ka mohuar akuzat se ajo ka organizuar praninë e protestuesve nga Maqedonia në protestën e Prishtinës.
Përderisa disa media vendore pohuan se qindra shqiptarë morën pjesë në protestat në Prishtinë, shumica e politikanëve pohojnë se më së shumti dhjetëra njerëz iu bashkëngjitën protestës.
Sipas Ermira Mehmetit, zëdhënëse e BDI-së, jo më shumë se 15 deri 20 njerëz morën pjesë në këtë protestë, dhe ajo i përshkroi ata si “kryesisht të rinj të cilët nuk kanë pasur idenë se çka po bëjnë atje.”
“Veliu mund të marrë pjesë [në protestën e ardhshme] por unë dyshoj se ai do të marrë të tjerët me vete,” shtoi Mehmeti.
Pohimi i Vetëvendosjes se kjo lëvizje do të fillojë aktivitete në Maqedoni nuk ka kuptim, vazhdoi ajo. “Ata po kërkojnë vetëvendosje për Kosovën, prandaj çfarë logjike mund të ketë kjo me Maqedoninë, apo a po pohojnë ata se shqiptarët këtu kanë nevojë për vetëvendosje?” pyeti ajo.
Mersal Biljali, analist politik vendor, përshkroi lajmërimin e Vetëvendosjes si “marrëzi”. “Nuk ka hapësirë për ata këtu, pasi jam i sigurt se 99,9 për qind të shqiptarëve këtu nuk i mbështesin ata,” tha ai.
Biljalli tha se lajmi për Vetëvendosjen është popullarizuar vetëm falë mediave. “Në këtë mënyrë, radikalët e paktë inkurajohen të japin deklarata edhe më ekstreme me synim që të tërheqin sa më shumë vëmendjen e mediave,” tha ai.
Sefer Tahiri, nga stacioni televiziv shqiptar Alstat M TV, u pajtua me mendimin se ky grup ka pak përkrahës në Maqedoni. “Vetëvendosja nuk ka mbështetje nga partitë politike, intelektualët, apo njerëzit e rëndomtë,” tha ai. “Ata mund të tërheqin vëmendjen e vetëm disa të rinjve të cilët nuk janë të rëndësishëm.”
Mendimet ishin të ndryshme sa i përket të intervistuarve në Universitetin e SEE-së në Tetovë, ku 600 nga 1700 studentë vijnë nga Kosova. Shumica e studentëve shqiptarë si nga Kosova ashtu edhe nga Maqedonia nuk treguan interesim të madh për Vetëvendosjen.
Korabi, student i shkencave kompjuterike nga Gjilani, tha se emër më i përshtatshëm për organizatën do të ishte Vetëfundosje.
“Ata nuk kanë koncept të qartë dhe protestat e tyre nuk kanë rezultate,” tha Korabi. Ai gjithashtu nuk mendon se hapja e zyrës në Tetovë do të nxisë shumë interesim.
Fllanza, studente nga Prizreni, më parë ka mbështetur Vetëvendosjen por është dëshpëruar kur protestat e fundit u shënuan me dhunë dhe “treguan një pamje të keqe të Kosovës.”
Dren Zotriqi, nga Prishtina, tha se protestave në Kosovë i ka kaluar koha. “Më pak e më pak njerëz janë të gatshëm të dalin në rrugë,” tha ai.
Argjend Jashari, president i organizatës studentore në Universitetin e Tetovës, tha se ai nuk mendon se Vetëvendosja mund të gjejë mbështetje tek studentët shqiptarë nga Kosova apo Maqedonia.
“Kosova ka politikanë, institucione dhe qeveri legjitime të zgjedhur,” tha ai. “Nuk mendoj se do të ishte mirë për askënd jashtë Kosovës që të ndërhyjë në procesin e statusit përfundimtar, dhe shqiptarët nga Maqedonia nuk duhet të ndërhyjnë,” vazhdoi ai .
Në universitet, shumica e profesorëve – por jo të gjithë –ndajnë këtë mendim. Profesoresha Adelina Marku mbrojti të drejtën e grupit për të hapur zyre në Maqedoni. “Ata vetëm dëshirojnë të mbajnë lidhjet me studentët [kosovarë],” tha ajo.
Por Veton Latifi, profesor i komunikimit, nuk u pajtua, duke thënë se kjo mund të jap sinjal se ekziston mundësia shpërhapjes së protestave të dhunshme të Kosovës në Maqedoni. “Kjo vetëm se do t’i përforcojë akuzat se Kosova është duke eksportuar jo-stabilitet në rajon,” tha Latifi.
Shumë shqiptarë po ashtu druajnë se agjenda gjithëshqitpare e Vetëvendosjes dhe koncesionet e ofruara serbëve në Kosovë duhet të barazohen me koncesione për shqiptarët në Serbi e Maqedoni, që mund të jetë kundër-produktive dhe t’i dëmtojnë marrëdhëniet etnike në Maqedoni.
“Nëse komunat serbe në Kosovë do të kenë të drejta ekskluzive për të bashkëpunuar me Serbinë, pse mos ta gëzojë këtë të drejtë edhe ndonjë komunë shqiptare në Maqedoni?” tha Konjufca, në bisedë me Ballkan Insajt.
Por shumë njerëz hedhin poshtë paralelet e tilla dhe insistojnë se Vetëvendosje mund të shkaktojë vetëm probleme në Maqedoni.
Mersal Biljali tha se kjo lëvizje vetëm mund të rritë mosbesimin në mes të dy komuniteteve “posaçërisht nga ana e maqedonëve pasi ata gjithmonë dyshojnë se shqiptarët nuk janë besnikë ndaj shtetit të tyre. Ky sinjal i tillë vetëm se do ta rritë frikën ndër maqedonë ndaj importimit të ideve destabiliziuese.”
“Hapja e një zyre këtu do të thotë se problemi i Kosovës po bëhet problem i Maqedonisë,” tha Ermira Mehmeti nga BDI. “Kjo është e papranueshme.”
Drita Abdiu është e trajnuar e BIRN-it nga Tetova. Tamara Causidis është redaktore e BIRN-it në Maqedoni. Ana Petruseva, drejtoreshë e BIRN-it në Maqedoni dhe Krenar Gashi, redaktor i BIRN-it në Kosovë, po ashtu kontribuan në këtë artikull.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.