
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
Special Package: South Serbia
09 mars 2007 Vajzat nga familjet tradicionale shqiptare ende dërgohen jashtë vendit për t’u martuar me njerëz të panjohur.
Nga Fisnike Rexhepi në Bujanovc
Nora për herë të parë e takoi burrin e saj vetëm pak para ceremonisë martesore.
Kjo ishte një martesë tipike e aranzhuar. Sipas traditës, familja e saj e zgjodhi dhëndrin sepse ai dukej i pasur, pasi kishte punuar në perëndim sikur dhjetëra mijëra shqiptarë nga Serbia jugore, Kosova dhe Maqedonia perëndimore.
Pasi çifti u martua ata shkuan në Zvicër ku qëndruan për një vit. Por, martesa e tyre shumë shpejt u ballafaqua me probleme. Nora ishte një 25 vjeçare, me të vetmen detyrë për t’u kujdesur për punët e shtëpisë dhe për burrin e saj, përderisa nuk kishte punë dhe nuk fliste asnjë nga gjuhët lokale zvicerane.
Shumë shpejtë pasi arritën atje, ajo morri vesh se zbuloi se burri i saj ishte një alkoolist kronik e madje edhe narkoman, i cili shumë shpejt u mërzit nga gruaja e tij.
“Ai më dërgoi të jetojë me prindërit e tij në fshat dhe më vonë ma dërgoi një mesazh se ai tani është njeri i lirë,” tha ajo.
Burri i saj i kishte thënë Norës se tani ajo është e lirë ta kërkojë një burrë tjetër, pasi ai ishte ndarë nga ajo sipas traditës islamike.
Nora është njëra nga shumë femrat shqiptare në Luginën e Preshevës, Kosovë dhe Maqedoni Perëndimore, jeta e të cilave është ndikuar nga një ballafaqim në mes të traditave të vjetra dhe botës moderne.
Hysnije Miftari, nga fshati Nesalce, afër Bujanovcit, tregon se ajo është ndarë nga burri i saj ngase “ishte e pamundur të jetojë me një njeri i cili më shkaktonte vetëm dhimbje.”
Ajo tregoi se si burri i saj filloi një marrëdhënie me një grua tjetër dhe i propozoi që Hysnija të largohet nga shtëpia, ose të pajtohet që të bëhet gruaja e tij e “dytë” në përputhje me traditat islame.
Hysnija zgjodhi të largohet nga ai por u detyrua ta lë djalin e saj me familjen e burrit.
“Vazhdimisht ëndërroj për djalin tim,” thotë ajo. “Për shkak të tij do të kthehesha tek burri im por, nuk mendoj se ka shpresa që kjo të ndodhë,” shtoi Hysnije Miftari.
Dilemat me të cilat ballafaqohen femrat janë kryesisht si rezultat i rritjes së kontaktit në mes të shoqërive dikur të izoluara dhe botës së jashtme.
Konfliktet e armatosura në Kosovë, Maqedoni e Serbi jugore, në dekadën e fundit krijuan një pasiguri të madhe sociale.
Lufta dhe mungesa e vazhdueshme e vendeve të punës i detyroi shumë banorë nga vendet e izoluara rurale të emigrojnë në drejtim të qyteteve, prej ku shumë prej tyre emigruan në vendet e Bashkimit Evropian, Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata shpesh qëndrojnë dhe punojnë nëpër këto vende me vite të tëra, shpesh edhe ilegalisht.
Ky trend filloi gjatë viteve ‘50 kur shqiptarët filluan të emigrojnë në Turqi. Kjo valë vazhdoi në vitet ‘70 e ’80, kur Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore e zëvendësuan Turqinë si cak i preferuar i emigrantëve.
Numri i emigrantëve ka shënuar rritje që nga viti 1999, kur konflikti i Kosovës arriti kulmin. Sipas disa vlerësimeve, rreth 30 përqind e meshkujve nëpër disa rajone të Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë Perëndimore, jetojnë e punojnë jashtë vendit.
Riza Halimi, kryetar i Partisë Shqiptare për Veprim Demokratik, përshkruan emigracionin si “një problem shumë serioz për Luginën e Preshevës.”
“Kur luftërat filluan, gjatë viteve ’90, një pjesë e madhe e popullatës shqiptare ikën nga ky rajon,” tha ai.
Emigrantët i morën me vete idetë e tyre tradicionale. Shumë familje shpesh insistojnë se meshkujt e rinj të familjes, që jetojnë jashtë, të martohen me femra nga fshati i tyre.
Pleqtë e klanit apo familjes zakonisht arrijnë një marrëveshje, e cila zakonisht ka për qëllim kryesor rritjen apo ruajtjen e pasurisë së familjes.
Si rezultat i kësaj, femrat e reja dërgohen në vende të panjohura për t’u martuar, me burrat që ato kurrë nuk i kanë parë ndonjëherë.
Shumë prej tyre janë të izoluara në aspektin shoqëror. Shpesh nuk flasin gjuhët lokale dhe kështu varen nga mëshira e të panjohurve.
Ermira, një 34 vjeçare nga Tetova, burrin e saj e takoi për herë të parë në aeroportin e Munihut.
“Babai im më tha një ditë se unë thjeshtë do të dërgohesha për ta takuar një njeri në Gjermani dhe se do të jem gruaja e tij,” tha ajo. “Ai refuzoi të dëgjojë ankesat e mia se nuk e kisha takuar atë burrë kurrë më parë në jetën time.”
Sipas traditës islame shqiptare, femrat janë faktikisht pronë e burrave të tyre, gjatë tërë jetës martesore. Gruaja mund të ndahet por, fëmijët mbesin me burrat e tyre.
“Unë jetova një vit në Gjermani dhe gati kurrë nuk kam dalë nga banesa,” tha Ermira. “Një ditë ai u kthye nga puna dhe më tha që të dal nga shtëpia. madje, as që ma bleu biletën për t’u kthyer. Mua mu desh të huazoj para nga një kushëri.”
Një ndarje e tillë kuptohet si turp për femrat. Ato shpesh kthehen tek familjet e tyre dhe kërkojnë një martesë të re, me ndonjë mashkull me fëmijë, i cili zakonisht është i ve apo i ndarë.
Nuk besoj se do të martohem sërish,” tha Ermira. “Prandaj edhe erdha në Beograd për të kërkuar një jetë të re.”
Xhevahire Shabani, udhëheqëse e organizatës së femrave “Prosperiteti” nga fshati Trnovc afër Bujanovcit, tha se shumë femra ende janë nën mëshirën e burrave të tyre. “Ato nuk kanë të drejta të barabarta... thjeshtë sepse i takojnë gjinisë së kundërt,” tha ajo.
“Prosperiteti” është një nga grupet që mbështet femrat për t’i mbrojtur të drejtat e tyre në Luginën e Preshevës. Shumë prej këtyre femrave janë analfabete.
Mirvete Shabani, arsimtare në shkollën e mesme, tha se organizatat e tilla janë të nevojshme. Shumë pak femra marrin pjesë në kurse “për dhunën familjare, të drejtat e njeriut dhe të femrave, gratë në politikë dhe për solidaritetin ndërkulturor,” tha ajo.
Me qëllim të zbutjes së këtij problemi, autoritetet kanë caktuar një kuotë të obligueshme për numrin e femrave që duhet të angazhohen në politikën vendore. Tetë nga 41 deputetët e asamblesë së Bujanovcit janë femra. Pesë prej tyre janë shqiptare.
Por Vjollca Sadiku, drejtoreshë në qendrën kulturore “Vuk Karagjiq” në Bujanovc, tha se njerëzit tek tani, së voni, kanë filluar të ballafaqohen me problemin e të drejtave të grave. “Veprimet në këtë drejtim janë ende të pakta,” tha ajo.
Fisnike Rexhepi është gazetare në të përjavshmen “Perspektiva”. Ballkan Insajt është publikim i BIRN-it në internet.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
bravo
Emri: 2007-03-23 21:51:48,
Nje artikull shume i qelluar, trajton nje teme shume shqetesuese e cila prek edhe shume pjese rurale te kosoves e sidomos OPOJEN, shpresoj se kjo dukuri do te zhduket.