Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Artikujt tjerë:

NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA

Thirrje për aplikim në trajnim në media për komunitetin RAE

Raporti i Monitorimit të Gjykatave

Buletini "Drejtesia ne Kosove" ofron informata te rendesishme per sistemin e Drejtesise ne Kosove.

BIRN mban tryeza të rrumbullakëta për problemet në sistemin gjyqësor

Instituti GAP dhe BIRN prezentojnë "Letrat e hapura për Kryetarët e Komunave të Kosovës"

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në rundin e parë të Programit të BIRN-it për Bashkëpunim Kulturor në Ballkan

Marrëveshja e koalicionit dëmton demokracinë në Kosovë

Kosova, parajsë e kontrabandës së armëve

Shqiptarët e Kosovës shikojnë përtej afatit të dhjetorit

Grupi i armatosur shqiptar kthehet në skenë

Kosova mes drejtësisë dhe krimit të organizuar

Rasti Kurti: kokëçarje ligjore për OKB-në

Kosova - rreth e rrotull!

Hulumtim: Masakra në fshatin Husaj ende brenë Malin e Zi

Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën

Identiteti kombëtar, sfidë e re për Kosovën

Shqiptarët e Kosovës të brengosur për veton ruse

BE-ja e përçarë shtyn debatin mbi Kosovën

Serbët e Kosovës e presin me ftohtësi krijimin e Gardës së Car Llazarit

Ambasadat e ardhshme të Kosovës do të ballafaqohen me mungesë të fondeve

Kosova vonon krijimin e qeverisë në Serbi

KOMENT: Sfidat kosovare pas 120 ditëve të para

Serbët e shqiptarët garojnë për ta bindur misionin e Këshillit të Sigurimit

Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

Kthimi në kampet e turpit

Fillojnë të shtënat e para në betejën diplomatike për Kosovën

Special Package: South Serbia Shqiptarët dhe serbët nuk pajtohen rreth planit për Kosovën

Special Package: South Serbia Shumë femra ballafaqohen me martesa të aranzhuara

Radikalët e Kosovës nuk gjejnë mbështetje në Maqedoni

HULUMTIM: Policët rumunë fajësohen për gjakderdhje në protestë

Koment: Regjimi i KB-së në Kosovë zbulon fytyrën e tij të vërtetë

Protesta kundër planit të OKB-së për Kosovën përfundon me dhunë

BE-ja i ofron Serbisë më shumë kohë rreth Kosovës

Intervistë me Torbjorn Sohlstrom

Kosovo Final Status Intervistë: Misioni i BE-së “do ta udhëheqë Kosovën në Evropë”

Special package: Kosovo Final Status Zbulohen pikat kryesore të planit të Ahtisarit

Special package: Kosovo Final Status Shqipëria lobon për pavarësi të Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Maqedonia shpreson në përfundimin e dramës së Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Pavarësia vështirëson marrëveshjen për qeveri të re

Special package: Kosovo Final Status Shqiptarët po përgatitin një aprovim të ngurrtë të planit të OKB-së

Kosova e brengosur për vendimet rreth statusit përfundimtar

Special package: Kosovo Final Status Serbët e Mitrovicës druajnë nga mundësia e shpërthimit të trazirave

Qeveria e Kosovës rrezikohet nga përçarjet në LDK

HULUMTIM: Ish-policët udhëheqin dallaveret me pasaporta

Holbruku: Bushit i ka ikur treni për Kosovë

Grupi i Kontaktit vonon planin për Kosovën

Diplomatët planifikojnë mision për pavarësi të Kosovës

KOSOVË: SHQIPTARËT BRENGOSEN RRETH STATUSIT PËRFUNDIMTAR

RAPORTI I KOSOVËS ZBULON JETEN LUKSOZE TË ZYRTARËVE

Special Package: South Serbia

Shqiptarët dhe serbët nuk pajtohen rreth planit për Kosovën

08 mars 2007   Përderisa shqiptarët shpresojnë se autonomia serbe në Kosovë do të shpie drejtë një marrëveshjeje të ngjashme për shqiptarët në Serbi, kjo ide kundërshtohet nga serbët lokalë.

Nga Nikolla Llaziq në Bujanovc dhe Ardita Behluli në Preshevë

Plani për Kosovë i ndërmjetësuesit të OKB-së ka provokuar reagime të ndryshme në pjesën jugore, multi-etnike, të Serbisë, duke i komplikuar edhe më shumë marrëdhëniet e tensionuara në mes të shqiptarëve dhe serbëve.

Shumica shqiptare në qytetet e Bujanovcit dhe Preshevës e mirëpritën propozimin e përpiluar nga Martti Ahtisaari, propozim ky që ofron tipare të shtetësisë për Kosovën. Në anën tjetër, serbët mbeten të pakënaqur me këtë propozim.

Shqiptarët në këto treva mirëpritën planin me shpresën se ai do të përgatisë rrugën për autonominë e tyre në Serbi jugore. Serbët, në anën tjetër, druajnë se ata do të detyrohen të largohen nga ky rajon.

Ky plan u vlerësua si i dobishëm nga Skender Destani, kryetar i partisë Bashkimi Demokratik për Luginën, BDL, e cila është në koalicion me Partinë për Veprim Demokratik, PVD, dhe ka fituar një ulëse në parlamentin e ri të Serbisë.

Sikurse edhe shumica e liderëve vendorë shqiptarë, ai shpreson se kushtet e ofruara për pakicën serbe të Kosovës tani gjithashtu do të aplikohen edhe për pakicën shqiptare në Serbi.

“Pavarësia e Kosovës... do ta stabilizoj tërë rajonin dhe do t’i ofrojë shqiptarëve një mundësi që ta përmirësojnë statusin e tyre në Serbi,” tha Destani për Ballkan Insajt.

“Plani i Ahtisarit i ofron shumë të drejta pakicave në Kosovë dhe ne edhe zyrtarisht do të kërkojmë të drejtat e njëjta për shqiptarët në Serbi,” shtoi ai.

Goran Taskoviq, udhëheqës i bordit të Partisë Demokratike, DS, në Bujanovc, tha se bisedimet rreth Kosovës po i shqetësojnë serbët.

“Negociatat sigurisht se do të ndikojnë në situatën në Serbinë jugore,” tha ai. “Në rast të pavarësisë, tensionet do të rriten... [dhe] serbët do të pësojnë nga kjo situatë.”

Ai shtoi se brengat rreth mundësisë së largimit nga rajoni tashmë janë nxitur pasi autoritetet vendore shqiptare kanë filluar t’i largojnë serbët nga vendet e tyre të punës.

Zyrtarisht, Kosova është provincë autonome e Serbisë. Por, që nga viti 1999, OKB-ja në fakt e ka administruar Kosovën si protektorat të saj, përderisa NATO shërben si forcë paqeruajtëse.

Kosova gjithashtu kufizohet me rajonet etnikisht të përziera në Serbinë jugore. Mirëpo, kjo nuk është lidhja e vetme në mes të këtyre dy rajoneve.

Në vitin 2000, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, shqiptarët në Serbinë jugore nisën një kryengritje në kërkim të drejtave të tyre. Përplasjet me autoritetet serbe zgjaten deri në mes të vitit 2001, me ç‘rast u arrit një marrëveshje e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët.

Që nga atëherë partitë shqiptare e kanë pushtetin në komunat e Bujanovcit dhe Preshevës. Edhe pse dhuna nuk është kthyer, përpos disa incidenteve të izoluara, tensionet etnike ende janë të larta.

Këto tensione, madje janë shumën rritje qysh kur Ahtisari prezantoi dokumentin për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Kryetari i PDL-së, Skender Destani, thotë se pavarësia e Kosovës duhet t’i përforcojë kërkesat e shqiptarëve për autonomi më të gjerë në Luginën e Preshevës.

Në janarin e kaluar partitë shqiptare në Serbinë jugore aprovuan një “platformë politike” që parasheh lidhje rajonale me Kosovën dhe autonomi të kufizuar brenda Serbisë.

Partitë përshkruan këtë platformë si shprehje të vullnetit të popullit të përcaktuar gjatë referendumit të vitit 1992, kur më shumë se 90 përqind të shqiptarëve në Serbi votuan për bashkim me Kosovën.

Tani, politikanët si Destani shpresojnë se plani i OKB-së për status përfundimtar të Kosovës do t’i jap një shtytje të freskët fushatës për të drejta të shqiptarëve në Serbi.

“Unë kryesisht po mendoj për procesin e decentralizimit, i cili do të ofronte më shumë të drejta në fushat e arsimit, kulturës dhe policisë lokale,” tha Destani.

Sipas tij, shefat e policisë në Bujanovc dhe Preshevë duhet të emërohen nga asambletë vendore e jo nga Beogradi.

Destani gjithashtu dëshiron që studentët shqiptarë në Serbi të mund të studiojnë sipas plan-programeve të përdorura në Kosovë.

“Pavarësia e Kosovës na obligon neve të kërkojmë të drejtat tona në mënyrë paqësore, brenda institucioneve të Serbisë, shtetit në të cilin ne jetojmë,” pohoi Destani.

Saip Kamberi, udhëheqës i Komisionit për të Drejta të Njeriut, dhe pjesëtar i Partisë për Veprim Demokratik, të udhëhequr nga Riza Halimi, u pajtua me këtë duke thënë se plani i Ahtisarit është bazë për zgjidhjen e “problemit serbo-shqiptar.”

“Ne e shohim shansin tonë në këtë [plan] nëse ne insistojmë që të drejtat e njëjta që ofrohen për serbët e Kosovës, sipas kushteve të planit, të aplikohen edhe për shqiptarët në këtë rajon,” tha Kamberi.

“Duke i dhënë shqiptarëve të drejta të posaçme në territorin e saj, Serbia do ta krijojë një sistem që do të jetë në përputhje me vlerat e BE-së,” tha ai.

“Unë shpresoj që ne [shqiptarët] mund të kontribuojmë në përmirësimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, kryesisht në fushën e arsimit, kulturës, informacioneve dhe ekonomisë,” shtoi ai.

Nexhmedin Sakipi, kryetar i Partisë Kombëtare Demokratike, gjithashtu tha se pas pavarësisë së Kosovës, shqiptarët e Serbisë jugore duhet ta sigurojnë autonominë e tyre.

“Autonomia rajonale duhet të jetë një urë e cila do të lidhë Beogradin me Prishtinën. Institucionet e Serbisë duhet ta pranojnë obligimin e tyre për ta njohur idenë e autonomisë, e cila është fryt i vullnetit të popullit tone,” tha Sakipi.

Por politikanët serbë në Serbinë Jugore nuk e shohin pavarësinë e Kosovës si një ndihmë në “ndërtim të urës” në mes të serbëve dhe shqiptarëve.

Shumica iu bashkëngjitën liderëve të tyre në Beograd në kundërshtimin e planit të Ahtisarit. Në parlamentin e Serbisë, shumica e partive fuqimisht mbështetën rezolutën e cila refuzon pavarësinë e Kosovës.

Në Bujanovc, Taskoviq tha se synimi i vërtetë i shqiptarëve vendorë është që t’i inkurajojnë fqinjët e tyre serbë që të largohen nga ky rajon.

“Partitë lokale shqiptare në pushtet vetëm se kanë filluar të ndërmarrin hapa për largimin e serbëve,” tha Taskoviq.

“Shumica e Serbëve janë duke u larguar nga ndërmarrjet dhe institucionet e kontrolluara nga komuna e udhëhequr nga partitë shqiptare,” shtoi ai.

“Në rast të pavarësisë së Kosovës, tensionet do të rriten dhe diçka sigurisht se do të ndodhë këtu; pritet vetëm të shihet se si do të zhvillohet situata,” tha Taskoviq.

Stojance Arsiq, kryetar i degës në Bujanovc të Partisë Socialdemokrate që udhëhiqet nga Nebojsha Qoviq, u pajtua me këtë mendim. Megjithatë, ai ende shpreson se bota e jashtme do ta respektojë integritetin territorial të Serbisë dhe nuk do ta njeh krijimin e një shteti të ri në Kosovë.

“Unë besoj në qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare sa i përket mos ndryshimit të kufijve. Po ashtu mendoj se idetë e disa partive shqiptare për një lloj të autonomisë nuk do të zbatohen,” shtoi Arsiq.

Nikolla Llaziq është gazetar në Vranjske Novine. Ardita Behluli është gazetare në TV Presheva. Ballkan Insajt është publikim i BIRN-it në internet.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):