
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
25 shkurt 2010 BIRN – Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në Rajon fton 10 gazetarë me interesim të lartë në politikën kulturore dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e kulturës për të marrë pjesë në një projekt të ri të financuar nga Programi Kulturor Zviceran për Ballkanin Perëndimor.
Në kuadër të periudhës 3 vjeçare, projekti ka për qëllim krijimin e një rrjeti prej 30 gazetarësh të talentuar nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Maqedonia për të shkruar rreth çështjeve të përbashkëta të politikës kulturore për t’i kontribuar ndryshimit dhe zhvillimit të politikave të këtyre vendeve.
Gjatë rundit të parë 10 mujor të projektit ofrohen:
* Trajnimi fillestar i përbashkët për gazetari analitike, media online dhe për rrjetëzimin social përmes internetit, i ofruar nga gazetarë
dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë;
* Pjesëmarrja në konferencën e parë rajonale ku do të inkurajohet fuqimisht rrjetëzimi ndërmjet gazetarëve dhe përfaqësuesve kulturorë;
* Një vizitë studimore në njërin prej kryeqyteteve të shteteve pjesëmarrëse dhe ndjekja e disa ngjarje të përzgjedhura kulturore;
* Kontributi me një analizë në muaj (me pagesë) në publikimin prestigjioz online të BIRN-it, www.balkaninsight.com;
* Ribotimi i artikujve në publikimet mediale të gazetarëve, si dhe në publikimet prijëse të lajmeve në rajon dhe më gjerë;
* Përparimi personal, nëpërmjet trajnimit gjatë punës dhe procesit të redaktimit me ekspertët lokalë dhe ndërkombëtarë të BIRN-it;
* Punë në kontakt të drejtpërdrejtë me kolegët nga rajoni;
* Mundësia që pas përfundimit të projektit të bëheni anëtar i rrjetit në rritje e sipër të BIRN-it të gazetarëve analitikë dhe hulumtues në Ballkan.
BIRN-i do t’i përzgjedhë 10 kandidatët më të suksesshëm nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Maqedonia duke u bazuar në kriteret në vijim:
* Së paku dy vite përvojë gazetareske; interesim i madh për zhvillimin kulturor;
* Aplikacioni duhet të mbështetet nga redaktori i publikimit të medias për të cilën gazetari/ja punon;
* Aplikuesi/ja duhet të ketë njohuri vepruese të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar;
Aplikacionet e gazetarëve duhet të përfshijnë:
* Një letër motivimi bashkë me detajet për kontaktim;
* CV-në me përshkrim të përvoja paraprake
* Një letër nga redaktori i medias, nga i cili gazetari/ja është punësuar (nëse është punësuar), që vërteton vullnetin e tyre për t’ia dhënë gazetarit/es mundësinë e pjesëmarrjes në projekt
Aplikacionin e mbushur dërgojeni në dusica@birn.eu.com, dhe shkruani “Application for BICCED” në emrin e emailit. Aplikacionet nuk pranohen pas datës 15 mars, 2010.
Procesi i përzgjedhjes do të përfundojë më 25 mars 2010.
BIRN është punëdhënës i paanshëm dhe inkurajon, si kandidatët femra ashtu edhe ata meshkuj, pa marrë parasysh lidhjet e tyre politike, religjioze, etnike ose të tjera, që të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë projekt.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.