Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Artikujt tjerë:

NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA

Thirrje për aplikim në trajnim në media për komunitetin RAE

Raporti i Monitorimit të Gjykatave

Buletini "Drejtesia ne Kosove" ofron informata te rendesishme per sistemin e Drejtesise ne Kosove.

BIRN mban tryeza të rrumbullakëta për problemet në sistemin gjyqësor

Instituti GAP dhe BIRN prezentojnë "Letrat e hapura për Kryetarët e Komunave të Kosovës"

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në rundin e parë të Programit të BIRN-it për Bashkëpunim Kulturor në Ballkan

Marrëveshja e koalicionit dëmton demokracinë në Kosovë

Kosova, parajsë e kontrabandës së armëve

Shqiptarët e Kosovës shikojnë përtej afatit të dhjetorit

Grupi i armatosur shqiptar kthehet në skenë

Kosova mes drejtësisë dhe krimit të organizuar

Rasti Kurti: kokëçarje ligjore për OKB-në

Kosova - rreth e rrotull!

Hulumtim: Masakra në fshatin Husaj ende brenë Malin e Zi

Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën

Identiteti kombëtar, sfidë e re për Kosovën

Shqiptarët e Kosovës të brengosur për veton ruse

BE-ja e përçarë shtyn debatin mbi Kosovën

Serbët e Kosovës e presin me ftohtësi krijimin e Gardës së Car Llazarit

Ambasadat e ardhshme të Kosovës do të ballafaqohen me mungesë të fondeve

Kosova vonon krijimin e qeverisë në Serbi

KOMENT: Sfidat kosovare pas 120 ditëve të para

Serbët e shqiptarët garojnë për ta bindur misionin e Këshillit të Sigurimit

Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

Kthimi në kampet e turpit

Fillojnë të shtënat e para në betejën diplomatike për Kosovën

Special Package: South Serbia Shqiptarët dhe serbët nuk pajtohen rreth planit për Kosovën

Special Package: South Serbia Shumë femra ballafaqohen me martesa të aranzhuara

Radikalët e Kosovës nuk gjejnë mbështetje në Maqedoni

HULUMTIM: Policët rumunë fajësohen për gjakderdhje në protestë

Koment: Regjimi i KB-së në Kosovë zbulon fytyrën e tij të vërtetë

Protesta kundër planit të OKB-së për Kosovën përfundon me dhunë

BE-ja i ofron Serbisë më shumë kohë rreth Kosovës

Intervistë me Torbjorn Sohlstrom

Kosovo Final Status Intervistë: Misioni i BE-së “do ta udhëheqë Kosovën në Evropë”

Special package: Kosovo Final Status Zbulohen pikat kryesore të planit të Ahtisarit

Special package: Kosovo Final Status Shqipëria lobon për pavarësi të Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Maqedonia shpreson në përfundimin e dramës së Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Pavarësia vështirëson marrëveshjen për qeveri të re

Special package: Kosovo Final Status Shqiptarët po përgatitin një aprovim të ngurrtë të planit të OKB-së

Kosova e brengosur për vendimet rreth statusit përfundimtar

Special package: Kosovo Final Status Serbët e Mitrovicës druajnë nga mundësia e shpërthimit të trazirave

Qeveria e Kosovës rrezikohet nga përçarjet në LDK

HULUMTIM: Ish-policët udhëheqin dallaveret me pasaporta

Holbruku: Bushit i ka ikur treni për Kosovë

Grupi i Kontaktit vonon planin për Kosovën

Diplomatët planifikojnë mision për pavarësi të Kosovës

KOSOVË: SHQIPTARËT BRENGOSEN RRETH STATUSIT PËRFUNDIMTAR

RAPORTI I KOSOVËS ZBULON JETEN LUKSOZE TË ZYRTARËVE

Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

19 prill 2007   Në rast se Kosova e shpall pavarësinë, Beogradi po shtjellon planet për ta aneksuar pjesën veriore.

Nga Aleksandar Vasoviq në Beograd (Ballkan Insajt)

Në një tentim të ri për ta kundërshtuar planin e OKB-së për Kosovën, Serbia, siç duket, po konsideron mundësinë e ndarjes së veriut. Zyrtarët serbë në Beograd e Kosovë, si dhe anëtarët e Akademisë Serbe të Shkencave, e cila gëzon ndikim të madh politik, kanë biseduar rreth mundësisë së ndryshimit të kufijve të tanishëm të Kosovës.

Sipas këtij mendimi, nëse Kosova shpall pavarësinë, atëherë Serbia do ta aneksojë pjesën veriore rreth qytetit të Mitrovicës të banuar kryesisht me serbë.

Lideri serb nga Kosova veriore, Oliver Ivanoviq, tha se ndarja duket një opsion joshës për shumë serbë si alternativë ndaj jetesës nën qeverisjen e Prishtinës. “Nëse shqiptarët [në Kosovë] shpallin pavarësinë e tyre, Kosova veriore do të veprojë njësoj,” tha ai gjatë javës së kaluar.

Në fillim të javës që shkoi, Marti Ahtisari, përpiluesi i planit që parashikon pavarësinë e “mbikëqyrur” të Kosovës, paralajmëroi se është kundër tentimeve për ta ndryshuar planin, apo për t’i përkeqësuar edhe më shumë marrëdhëniet në mes të veriut të dominuar nga serbët dhe autoriteteve shqiptare në Prishtinë. “Nëse kjo shkon më tutje, unë mendoj se Kosova do të bëhet një shoqëri e pa menaxhueshme,” tha Ahtisari në Helsinki.

Plani i KB-së gëzon mbështetjen e fuqive kryesore perëndimore por ai është refuzuar nga Serbia si dhe nga dy vende që gëzojnë të drejtën e vetos në OKB, Rusia dhe Kina. Këto dy vende kanë deklaruar se ato nuk do ta pranojnë asnjë zgjidhje e cila është në kundërshtim me dëshirën e Serbisë. Rusia dhe Serbia kanë deklaruar se negociatat rreth Kosovës duhet të vazhdojnë, ndërsa Këshilli i Sigurimit e ka pranuar propozimin e Rusisë që në fund të prillit ta dërgoj një mision faktmbledhës në Beograd dhe Prishtinë.

Derisa shpresat janë zvogëluar për arritje të marrëveshjes rreth statusit përfundimtar të Kosovës, Serbia është duke menduar rreth opsioneve të tjera dhe tani ka filluar ta përmend ndarjen si zgjidhje të mundshme. Madje edhe entuziastët më të mëdhenj në Beograd janë pajtuar me faktin se Serbia ka pak shpresa për ta mbajtur Kosovën nën qeverisjen e saj.

Kosova veriore vetëm është de fakto pjesë e Serbisë. Tri komunat veriore, Zubin Potoku, Leposaviqi, dhe Zveqani dhe pjesa veriore e Mitrovicës janë kryesisht të banuara me serbë me popullatë prej 40,000 banorë. Gjeografikisht, ky rajon është në kufi me Serbinë dhe gëzon lidhje të ngushta financiare, logjistike, administrative dhe kulturore me Beogradin.

Zyrtarisht, Beogradi ende pohon se nuk do ta pranojë asnjë opsion që nuk përfshinë mbajtjen në kontroll të tërë territorit të Kosovës, dhe për ta demonstruar këtë Serbia e ka futur Kosovën në kushtetutën e saj të re. Megjithatë, në praktikë qarqe të rëndësishme serbe kanë filluar ta konsiderojnë opsionin e ndarjes.

Me më rëndësi, Akademia Serbe e Shkencave, e cila shpesh ka rol të rëndësishëm në krijimin e strategjisë së vendit, kohëve të fundit ka publikuar dy libra që përshijnë artikuj për ndarje të Kosovës. Një artikull e ka shtjelluar në detale skenarin e mundshëm të një eksodi të serbëve nga enklavat në Kosovën qendrore dhe jugore, përfshirë dhe hartat se si mund të ndodhë ndarja dhe si serbët e zënë në grackë në jug mund t’i lëshojnë këto enklava.

Dragan Bujosheviq, nga e përjavshmja beogradase “Nin”, i tha Ballkan Insajtit se ndarja mund të jetë një nga opsionet e pranueshme për Serbinë. “Në atë rast, Serbia do ta shpëtojë fytyrën e saj dhe të paktën do të duket se ka fituar diçka,” tha ai.

Politikanët gjithashtu kanë dhënë shenja për këtë përfundim. Ish ministri i jashtëm jugosllav, Goran Svillanoviq, në fillim të këtij viti tha se Serbia mund të kërkojë “korrigjimin” e kufijve të Kosovës në rast të pavarësisë së saj. Ky korrigjim kuptohet të jetë përfshirja e pjesës veriore të Kosovës brenda kufijve të Serbisë.

Sanda Rashkoviq-Iviq, kryesuese e Qendrës Koordinuese për Kosovë të qeverisë së Serbisë, ka theksuar të njëjtën pikë. “Pse nuk do të jetë e mundshme që të ndryshohen kufijtë e një Kosove të pavarur?” pyeti ajo.

James Lyon, analist i Ballkanit nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave rishtazi pohoi se gjithçka që qeveria serbe ka bërë në Kosovë që nga viti 1999 “ka pas për synim ndarjen”. Planet për ndarje janë “një sekret i madh të cilin të gjithë në Beograd e dinë por askush nuk dëshiron të flasë për të,” shtoi ai.

Gjatë bisedimeve të dështuara të mbajtura në Vjenë vitit të kaluar, Beogradi propozoi modelin e “Tirolit Jugor - Alto Adige” si një shembull të mundshëm për Kosovën. Ky rajon malësor i Italisë veriore është marrë nga Austria pas Luftës së Parë Botërore dhe kryesisht banohet me gjermanë dhe austriakë. Pas disa viteve të konflikteve të nivelit të ulët, në vitin 1972 Roma i ofroi këtij rajoni autonomi të gjerë, dhe kjo i dha fund konfliktit në rajon.

Beogradi ka propozuar që Tiroli të bëhet model i marrëdhënies së Kosovës me Serbinë. Sipas këtij propozimi e tërë Kosova do të mbeste pjesë e Serbisë dhe do të gëzonte autonomi të ngjashme me Tirolin. Edhe pse kosovarët e hodhën poshtë këtë ide, Tiroli jugor u rishfaq rishtazi në një formë tjetër. Javën e kaluar, kancelari austriak Alfred Gusenbauer propozoi që shembulli i Tirolit jugor të aplikohet në veri të Kosovës. Kjo do të thotë se ky rajon i dominuar nga serbët do të gëzonte një autonomi të plotë nga qeveria kosovare në Prishtinë.

Mirëpo, as nacionalistët serbë nuk janë të entuziazmuar për konceptin e Tirolit dhe aplikimin e tij në veri të Kosovës. “Por nëse kjo ide dështon dhe tani gëzon mbështetje të vogël nga qarqet nacionaliste në Beograd, atëherë ne do të kërkojmë ndarje,” tha një zyrtar i lartë serb i cili kërkoi të mos identifikohet. Përmendja e ndarjes territoriale ka brengosur politikanët shqiptarë të Kosovës. Disa prej tyre druajnë se e ardhmja e vendit të tyre do të përngjajë me Qipron, ishullin mediteran i cili në vitin 1974, me mbështetjen e Turqisë, është ndarë sipas përkatësive etnike.

Emrush Xhemajli, deputet i parlamentit nga Lëvizja Popullore e Kosovës, i tha Ballkan Insajtit se Serbia ka “një shans unik për të arritur një pajtim përfundimtar me Kosovën dhe se çdo plan për ndarje të Kosovës do ta prishë këtë shans.”

Zëdhënësja e qeverisë së Kosovës, Ulpiana Lama, tha se nuk varet nga Serbia që të vendosë rreth ardhmërisë së Kosovës, por kjo përgjegjësi i takon bashkësisë ndërkombëtare. “Procesi i statusit të Kosovës nuk është iniciuar nga Beogradi apo Prishtina... por është nisur dhe udhëhequr nga OKB-ja,” tha ajo. “Nuk mund të ekzistojnë procese të tjera për Kosovën, përveç këtij procesi. Serbia duhet ta kuptojë këtë, të heq dorë nga alternativat e tjera për Kosovën dhe të përqendrohet në procesin e integrimeve evropiane.”

Shumë analistë dhe diplomatë nga Beogradi gjithashtu druajnë se përmendja e ndarjes mund të nxisë sulme të shqiptarëve ndaj enklavave më të izoluara serbe. Një drojë tjetër është se ky tension mund të nxisë edhe një rebelim të armatosur ndër shqiptarët në Luginën e Preshevës në Serbi Jugore. Atje, shumë banorë shqiptarë e shohin ardhmërinë e tyre në një Kosovë të pavarur të udhëhequr nga shqiptarët.

Një zyrtar i agjencisë së sigurisë në Serbi i tha Ballkan Insajtit se agjencia e tij mendon se “ndarja do të nxisë konflikte”. I njëjti zyrtar shtoi, “Ne nuk mendojmë se kjo do të çoj drejtë një lufte të hapur, por kjo do të shkaktojë jo stabilitet të zgjatur rajonal dhe konflikte të niveleve të ulëta në Kosovë.”

Aleksandar Vasoviq është redaktor i BIRN-it në Serbi. Ballkan Insajt është publikim i BIRN-it në internet.

Komentet:

Ndarja eshte e pa´evitushme

Emri: 2007-11-03 18:17:45,

Serbet e Serbis kan shume plane po nje nga ato plane dot ket sukses,kurshe shqiptaret e KOSOVES nuk kan tjeter por vetem te Artisarit merrne me mend!!!mandej Shqiptaret kerkoj koh me i diskutu keto plane te serbis qe ajo serbi eshte shume larg me kto plane se sa Shqiptaret ton te Kosoves...

Emri: 2007-12-30 17:36:16,

serbia te filloj hapjen e ambasades ne fushe kosove

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):