Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Artikujt tjerë:

NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA

Thirrje për aplikim në trajnim në media për komunitetin RAE

Raporti i Monitorimit të Gjykatave

Buletini "Drejtesia ne Kosove" ofron informata te rendesishme per sistemin e Drejtesise ne Kosove.

BIRN mban tryeza të rrumbullakëta për problemet në sistemin gjyqësor

Instituti GAP dhe BIRN prezentojnë "Letrat e hapura për Kryetarët e Komunave të Kosovës"

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në rundin e parë të Programit të BIRN-it për Bashkëpunim Kulturor në Ballkan

Marrëveshja e koalicionit dëmton demokracinë në Kosovë

Kosova, parajsë e kontrabandës së armëve

Shqiptarët e Kosovës shikojnë përtej afatit të dhjetorit

Grupi i armatosur shqiptar kthehet në skenë

Kosova mes drejtësisë dhe krimit të organizuar

Rasti Kurti: kokëçarje ligjore për OKB-në

Kosova - rreth e rrotull!

Hulumtim: Masakra në fshatin Husaj ende brenë Malin e Zi

Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën

Identiteti kombëtar, sfidë e re për Kosovën

Shqiptarët e Kosovës të brengosur për veton ruse

BE-ja e përçarë shtyn debatin mbi Kosovën

Serbët e Kosovës e presin me ftohtësi krijimin e Gardës së Car Llazarit

Ambasadat e ardhshme të Kosovës do të ballafaqohen me mungesë të fondeve

Kosova vonon krijimin e qeverisë në Serbi

KOMENT: Sfidat kosovare pas 120 ditëve të para

Serbët e shqiptarët garojnë për ta bindur misionin e Këshillit të Sigurimit

Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

Kthimi në kampet e turpit

Fillojnë të shtënat e para në betejën diplomatike për Kosovën

Special Package: South Serbia Shqiptarët dhe serbët nuk pajtohen rreth planit për Kosovën

Special Package: South Serbia Shumë femra ballafaqohen me martesa të aranzhuara

Radikalët e Kosovës nuk gjejnë mbështetje në Maqedoni

HULUMTIM: Policët rumunë fajësohen për gjakderdhje në protestë

Koment: Regjimi i KB-së në Kosovë zbulon fytyrën e tij të vërtetë

Protesta kundër planit të OKB-së për Kosovën përfundon me dhunë

BE-ja i ofron Serbisë më shumë kohë rreth Kosovës

Intervistë me Torbjorn Sohlstrom

Kosovo Final Status Intervistë: Misioni i BE-së “do ta udhëheqë Kosovën në Evropë”

Special package: Kosovo Final Status Zbulohen pikat kryesore të planit të Ahtisarit

Special package: Kosovo Final Status Shqipëria lobon për pavarësi të Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Maqedonia shpreson në përfundimin e dramës së Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Pavarësia vështirëson marrëveshjen për qeveri të re

Special package: Kosovo Final Status Shqiptarët po përgatitin një aprovim të ngurrtë të planit të OKB-së

Kosova e brengosur për vendimet rreth statusit përfundimtar

Special package: Kosovo Final Status Serbët e Mitrovicës druajnë nga mundësia e shpërthimit të trazirave

Qeveria e Kosovës rrezikohet nga përçarjet në LDK

HULUMTIM: Ish-policët udhëheqin dallaveret me pasaporta

Holbruku: Bushit i ka ikur treni për Kosovë

Grupi i Kontaktit vonon planin për Kosovën

Diplomatët planifikojnë mision për pavarësi të Kosovës

KOSOVË: SHQIPTARËT BRENGOSEN RRETH STATUSIT PËRFUNDIMTAR

RAPORTI I KOSOVËS ZBULON JETEN LUKSOZE TË ZYRTARËVE

KOMENT: Sfidat kosovare pas 120 ditëve të para

25 prill 2007   Comment: Questions for Kosovars After First 120 Days

E ardhmja e Kosovës do të formësohet nga mënyra se si qytetarët do t’iu qasen çështjeve në prag të lirisë së tyre

Nga Jeta Xharra në Nju Jork (Ballkan Insajt)

“Nëse limonët janë e vetmja gjë që keni, atëherë bëni limonadë”. Kjo ishte këshilla që ish sekretarja e shtetit amerikan, Madeline Albright, e tha për liderët kosovarë dhe aktivistët e shoqërisë civile, gjatë konferencës “Krijimi i një strategjie për 120 ditët e para të Kosovës”, të mbajtur me 12-15 prill në Nju Jork.

Ne, që po bëhemi kosovarë, duhet t’i japim zor më së shumti tash kur jemi më afër se kurrë i të qenurit shtet. Është emocionuese të jetosh në një kohë kaq të rëndësishme. Ne, të cilët kemi përjetuar aq shumë luftë, humbje dhe pikëllime në të kaluarën, tani do ta kemi mundësinë që në të ardhmen e afërt të korrim suksese ose të dështojmë. Ato 120 ditë të para, sikurse edhe u quajt konferenca në Nju Jork, do t’i definojnë parametrat e shoqërisë dhe vendit tonë për 120 muajt, apo edhe për 120 vitet e ardhshme. Kjo periudhë është e rëndësishme, meqë dita e mirë shihet në mëngjes. Mëngjesi i Kosovës – 120 ditët e para pas pavarësisë – do të jetë një prova e fundit e monitoruar me kujdes për dramën (shpresoj të jetë dramë, e jo tragjedi apo komedi) që do të pasojë.

A do të lundrojë anija jonë drejtë e në stuhi derisa ne luftojmë për ta kontrolluar timonin, apo do të kalkulojmë me mençuri se në cilin drejtim fryn era dhe do ta shfrytëzojmë atë erë për të arritur atje ku duam të jemi? Mbresat e para do të jenë të rëndësishme dhe ato mbresa do ta shtyjnë botën që ose të bie në dashuri me ne, ose të ftohet. Për më shumë, bota do të kërkojë më shumë se pamje të jashtme të mirë. Në fakt, këtë herë kërkohet pak më shumë karakter e kurriz se zakonisht.

Një gjë që doli qartë nga konferenca e Nju Jorkut është se kosovarët dëshirojnë ndryshime dhe ata nuk janë më në të njëjtin disponim, fitues e ngazëllues, sikur në qershor të vitit 1999 kur bombardimet e NATO-s përfunduan. Kjo u bë e qartë nga koha që shpenzuam duke biseduar për atë se çka nuk duam që Kosova të bëhet, e çka nuk duhet të ndodhë në Kosovë, në vend të diskutimeve se çka duhet të ndodhë. Natyrisht, më ideale do të ishte që një konferencë e tillë të jetë e mbushur me diskutime për idetë e shumta politike që do të konkurronin njëra me tjetrën rreth asaj se si duhet rindërtuar ekonominë dhe modernizuar Kosovën.

Por, kur kjo është tepër për tu kërkuar, të përcaktosh se çka nuk duhet të bësh nuk është edhe fillim i keq. Ish presidenti amerikan, Bill Clinton, u pajtua me këtë. ”Kur të qeverisni këtë shtet të ri, çdo ditë duhet të zgjoheni dhe të mendoni se çka nuk duhet të bëni,” tha ai gjatë fjalimit në konferencë me 13 prill. Clinton theksoi se nuk bënë të lejohet që ambiciet personale ta shkelin synimin e ndërtimit të shtetit dhe shtoi se për ta bërë Kosovën një “projekt/biznes të suksesshëm” nevojitet disiplinë. “Edhe pas 200 viteve të demokracisë, ne, amerikanët ndodhë të jemi pakujdesshëm dhe kjo pakujdesi na kushton, e pastaj detyrohemi t’i riparojmë gabimet,” tha Clinton. “Ju nuk e gëzoni këtë luks; ju duhet të arrini sukses tash menjëherë dhe vit pas viti.” Ish presidenti tha se shqiptarët nuk mund të bëjnë asgjë për ta stopuar Rusinë nga përdorimi i vetos së saj në Këshill të Sigurimit kundër planit të OKB-së për pavarësi të “mbikëqyrur” të Kosovës. Prandaj është e kotë të shpenzohet kohë në këto përpjekje. Në vend të kësaj, kosovarët duhet të mendojnë kryesisht për krijimin e një strategjie për rindërtim ekonomik të Kosovës.

Ekspertët ndërkombëtarë në konferencë theksuan tri sfida me të cilat Kosova ballafaqohet. Së pari, Kosova është në një tranzicion nga qeverisja e OKB-së në vetëqeverisje. Sfida këtu është rreziku me ç‘rast Kosova po largohet nga kjo situatë mirëpo mund të përfundojë me një okupim të ri të përbashkët të BE-së dhe NATO-s. Së dyti, Kosova është në tranzicion nga të qenurit provincë e Serbisë në krijim të shtetit të pavarur. Këtu shtrohet pikëpyetja nëse pavarësia nga Serbia do të mjaftojë. “Se a do të gëzoni status të varur apo të pavarur do të varet nga strategjia e juaj mbi energjinë, mineralet dhe telekomunikacioni,” tha Ashraf Ghani, ish ministër i financave në Afganistan i cili tani drejton Institutin për Efikasitet Shtetëror. Së treti, Kosova është në tranzicion nga një shoqëri e dominuar nga serbët në një shoqëri kryesisht të dominuar nga shqiptarët apo në një shoqëri multi-etnike. Sfida këtu do të jetë nëse kosovarët do të jenë në gjendje, sikurse tha edhe Clinton, “që mos të lejojnë që qeverisja e shumicës të kthehet në tirani të shumicës.”

Përpos këtyre çështjeve, shumë gjëra të vogla praktike kërkojnë vendime dhe vëmendje urgjente gjatë 120 ditëve të para. Njëra nga këto është përpilimi i kushtetutës së re me pjesëmarrje adekuate nga publiku në mënyrë që të luftohet perceptimi se kushtetutat po përpilohen nga zyrtarët ndërkombëtarë dhe se askush nuk duhet t’i pyet qytetarët e Kosovës se çfarë kushtetute ata dëshirojnë.

Një brengë tjetër është krijimi i simboleve të reja shtetërore si flamuri dhe himni, e cila vazhdimisht është anashkaluar nga politikanët si rezultat i ndjeshmërisë së kësaj teme.

Pastaj, ku do të jenë liderët dhe aktivistët e shoqërisë civile në Kosovë gjatë 120 ditëve të para, kur shumë korrespodentë të huaj do të jenë prezentë nëpër enklava serbe, për të raportuar nëse serbët do të largohen apo jo.

Ende nuk është e qartë nëse pas pavarësisë serbët e mbetur të Kosovës do të largohen. Nëse e bëjnë këtë, a do të jenë në gjendje shqiptarët e Kosovës t’i ofrojnë botës një pamje tjetër të Kosovës?

Sa shpejt do t’i organizojmë zgjedhjet e ardhshme dhe a do të jenë ato zgjedhje komunale apo parlamentare? Kjo është me rëndësi; caktimi i datës së zgjedhjeve do t’i mbajë të fokusuar edhe partitë opozitare të cilët nuk ndihen edhe aq komod të jenë me muaj të tërë të papërcaktuar në ekip të unitetit. Deri më tani, këto parti, në shumicën e rasteve, i kanë vendosur interesat e vendit para interesave të partisë.

Gjithashtu, serbët zakonisht marrin pjesë në zgjedhjet lokale por jo në ato të përgjithshme; prandaj se çfarë zgjedhje do të organizojnë kosovarët së pari do të ndikojë në përfshirjen apo përjashtimin e serbëve nga Kosova, e re.

Çka duhet tu thuhet donatorëve në konferencën e planifikuar menjëherë pas rezolutës së OKB-së për status përfundimtar? Albright propozoi që kosovarët duhet t’i theksojnë benificionet rajonale të çfarëdo projekti që ata do ta propozojnë. Ata duhet t’i joshin investitorët në mënyrë që jo vetëm Kosova por i tërë rajoni të përfitojë nga investimet e tyre. Një mënyrë tjetër për t’i joshur, tha Allbright, është që kosovarët të përpilojnë projekte ekonomike që do të përfshijnë bashkësinë serbe.

Dhe në fund, është tejet e rëndësishme se si do ta përdorim publikun në mënyrë kreative gjatë festimeve të ditës së pavarësisë? Si mund t’i organizojmë këto festime nga aspekti artistik e jo nga ai folklorik, me qëllim të vendosjes së Kosovës në hartën botërore në prag të 120 ditëve shumë të rëndësishme?

[Jeta Xharra është drejtoreshë e BIRN-it në Kosovë dhe udhëheqëse e emisioni televiziv “Jeta në Kosovë”. Ky koment është shkruar për Ballkan Insajt, publikim në internet i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN.]

Komentet:

Skemi lider

Emri: 2007-04-30 16:25:02,

Nëse limonët janë e vetmja gjë që keni, atëherë bëni limonadë”. Kjo thenje e znj. se madhe Madeline Albright do te ishte mire te ishte drejtuar popullit te mire shqiptar te regjionit te quajtur Kosove- pjese e Shqiperise se ne nuk kemi lider e as qe kemi pasur. E nderuara Jeta ju uroj pune te mbar dhe mbi gjitha shendet. e per "lideret " tane suksese ne korrupcion etj......

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):