Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Artikujt tjerë:

NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA

Thirrje për aplikim në trajnim në media për komunitetin RAE

Raporti i Monitorimit të Gjykatave

Buletini "Drejtesia ne Kosove" ofron informata te rendesishme per sistemin e Drejtesise ne Kosove.

BIRN mban tryeza të rrumbullakëta për problemet në sistemin gjyqësor

Instituti GAP dhe BIRN prezentojnë "Letrat e hapura për Kryetarët e Komunave të Kosovës"

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në rundin e parë të Programit të BIRN-it për Bashkëpunim Kulturor në Ballkan

Marrëveshja e koalicionit dëmton demokracinë në Kosovë

Kosova, parajsë e kontrabandës së armëve

Shqiptarët e Kosovës shikojnë përtej afatit të dhjetorit

Grupi i armatosur shqiptar kthehet në skenë

Kosova mes drejtësisë dhe krimit të organizuar

Rasti Kurti: kokëçarje ligjore për OKB-në

Kosova - rreth e rrotull!

Hulumtim: Masakra në fshatin Husaj ende brenë Malin e Zi

Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën

Identiteti kombëtar, sfidë e re për Kosovën

Shqiptarët e Kosovës të brengosur për veton ruse

BE-ja e përçarë shtyn debatin mbi Kosovën

Serbët e Kosovës e presin me ftohtësi krijimin e Gardës së Car Llazarit

Ambasadat e ardhshme të Kosovës do të ballafaqohen me mungesë të fondeve

Kosova vonon krijimin e qeverisë në Serbi

KOMENT: Sfidat kosovare pas 120 ditëve të para

Serbët e shqiptarët garojnë për ta bindur misionin e Këshillit të Sigurimit

Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

Kthimi në kampet e turpit

Fillojnë të shtënat e para në betejën diplomatike për Kosovën

Special Package: South Serbia Shqiptarët dhe serbët nuk pajtohen rreth planit për Kosovën

Special Package: South Serbia Shumë femra ballafaqohen me martesa të aranzhuara

Radikalët e Kosovës nuk gjejnë mbështetje në Maqedoni

HULUMTIM: Policët rumunë fajësohen për gjakderdhje në protestë

Koment: Regjimi i KB-së në Kosovë zbulon fytyrën e tij të vërtetë

Protesta kundër planit të OKB-së për Kosovën përfundon me dhunë

BE-ja i ofron Serbisë më shumë kohë rreth Kosovës

Intervistë me Torbjorn Sohlstrom

Kosovo Final Status Intervistë: Misioni i BE-së “do ta udhëheqë Kosovën në Evropë”

Special package: Kosovo Final Status Zbulohen pikat kryesore të planit të Ahtisarit

Special package: Kosovo Final Status Shqipëria lobon për pavarësi të Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Maqedonia shpreson në përfundimin e dramës së Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Pavarësia vështirëson marrëveshjen për qeveri të re

Special package: Kosovo Final Status Shqiptarët po përgatitin një aprovim të ngurrtë të planit të OKB-së

Kosova e brengosur për vendimet rreth statusit përfundimtar

Special package: Kosovo Final Status Serbët e Mitrovicës druajnë nga mundësia e shpërthimit të trazirave

Qeveria e Kosovës rrezikohet nga përçarjet në LDK

HULUMTIM: Ish-policët udhëheqin dallaveret me pasaporta

Holbruku: Bushit i ka ikur treni për Kosovë

Grupi i Kontaktit vonon planin për Kosovën

Diplomatët planifikojnë mision për pavarësi të Kosovës

KOSOVË: SHQIPTARËT BRENGOSEN RRETH STATUSIT PËRFUNDIMTAR

RAPORTI I KOSOVËS ZBULON JETEN LUKSOZE TË ZYRTARËVE

Serbët e shqiptarët garojnë për ta bindur misionin e Këshillit të Sigurimit

24 prill 2007   Prishtina e Beogradi insistojnë se vizita e KS të OKB-së në Kosovë do t’i përforcojë argumentet në favor të tyre

Nga Krenar Gashi në Prishtinë

Kosova dhe Serbia po marrin qëndrime tërësisht të kundërta ndaj misionit faktmbledhës që po dërgohet në rajon me 26 dhe 27 prill nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Derisa shqiptarët e Kosovës insistojnë se ky mision do ta mbështesë propozimin e OKB-së për pavarësi të “mbikëqyrur”, politikanët serbë pohojnë se kjo vizitë do ta stopojë procesin dhe do t’i përforcojë kërkesat e tyre për negociata të reja.

Gjatë kësaj vizite, të organizuar me kërkesë të Rusisë, e cila është aleate tradicionale e Serbisë, delegacioni i OKB-së do t’i kalojë tri ditë në Kosovë dhe Serbi duke grumbulluar informata nga terreni.

Pas kësaj do të pasojnë dy ditë të konsultimeve me përfaqësuesit e NATO-s dhe BE-së në Bruksel.

Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, parashikoi me 23 prill se vizita do të nxisë “një procest të ri të zgjidhjes së statusit të provincës.”

Ai tha se kjo do të rezultojë me braktisjen e planit të dështuar të Marti Athisarit, të cilin Serbia fuqimisht e ka kundërshtuar.

Sipas Koshtunicës “iniciativa e rusëve për vlerësim gjithëpërfshirës të standardeve për Kosovën, është një bazë reale për një proces të ri të negociatave.”

Lideri serb po i referohej politikës prej tetë pikave të përpiluar nga administrata e OKB-së në Kosovë, UNMIK-u, me qëllim të vlerësimit të përparimit të Kosovës drejtë vetëqeverisjes në vend.

Pikat kryesore kanë të bëjnë me përparimin në fushat e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe kthimit të refugjatëve.

Derisa liderët serbë e kanë përshëndetur vizitën tri ditëshe si një hap drejtë rivlerësimit të planit të OKB-së për Kosovën, liderët vendorë hodhën poshtë mundësinë e organizimit të negociatave të reja.

“Nuk do të ketë negociata të reja për statusin e Kosovës,” deklaroi javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Agim Çeku.

Zëdhënësja e qeverisë së Kosovës, Ulpiana Lama, i tha Ballkan Insajtit se kjo vizitë do ta konfirmojë procesin e tanishëm dhe faktin se “status kuoja në Kosovë nuk mund të vazhdojë më.”

Refugjatët serbë të Kosovës që tani jetojnë në Serbi kanë paralajmëruar protesta të cilat do të organizohen afër pikës kufitare Jarine, që ndanë Kosovën nga Serbia dhe të cilat do të mbahen gjatë vizitës së OKB-së. Ata pohojnë se qëllimi i protestës është që vizitorëve të ju bëhet me dije se ata nuk mund të kthehen të sigurt në Kosovë.

Shumë serbë kanë ikur nga Kosova në vitin 1999 kur trupat e NATO-s i detyruan autoritetet serbe të tërhiqen.

Negociatat rreth statusit përfundimtar të Kosovës në Vjenë dështuan të arrijnë ndonjë marrëveshje dhe OKB-ja kërkoi nga Ahtisari që ta përpiloi propozimin e tij për ardhmërinë e vendit. Ahtisari ka rekomanduar “pavarësi të mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare.”

Ky propozim gëzon mbështetjen e ShBA-ve, Britanisë dhe shumicës së vendeve të BE-së, mirëpo Rusia vazhdimisht ka kundërshtuar këtë zgjidhje. Rusia mund ta ushtrojë të drejtën e vetos për ta kundërshtuar këtë plan në Këshill të Sigurimit.

Përfaqësuesit serbë kanë thënë se protestat e paralajmëruara të refugjatëve do të tregojnë se tetë “standardet” e OKB-së në Kosovë nuk janë përmbushur, posaçërisht standardi i kthimit të refugjatëve.

Por këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi, i cili koordinon zbatimin e standardeve, tha se synimi kryesor i protestave është që të krijohet një propagandë dramatike lidhur me ritmin e ngadalshëm të kthimit të refugjatëve.

“E vërteta është se qeveria e Kosovës ka shpenzuar shumë përpjekje dhe të holla në procesin kthimit,” tha ai për Ballkan Insajt. “Kjo e vërtetë do t’i përcillet edhe delegacionit të OKB-së.”

Lideri më i moderuar serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, gjithashtu shfaqi skepticizmin lidhur me protestat.

“Neve nuk na nevojiten protestat; por na nevojiten kthime të vërteta,” tha ai. “Protestat do të tërheqin vëmendjen por kjo nuk është mënyra më e mirë për ta shpenzuar energjinë tonë. Kjo energji duhet të shpenzohet për të kthyer njerëzit në Kosovë.”

Burimet kanë pohuar se përveç Prishtinës, delegacioni i OKB-së do ta vizitojë edhe qytetin e ndarë të Mitrovicës, Novobërdën, Brestovikun dhe manastirin ortodoks serb në Deçan.

Ata do të takohen me politikanët shqiptarë dhe serbë, liderë religjioz serbë dhe përfaqësues të zyrave diplomatike në Kosovë.

Krenar Gashi është redaktor i BIRN-it në Kosovë. Ballkan Insajt është publikim i BIRN-it në internet.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):