Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Artikujt tjerë:

NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA

Thirrje për aplikim në trajnim në media për komunitetin RAE

Raporti i Monitorimit të Gjykatave

Buletini "Drejtesia ne Kosove" ofron informata te rendesishme per sistemin e Drejtesise ne Kosove.

BIRN mban tryeza të rrumbullakëta për problemet në sistemin gjyqësor

Instituti GAP dhe BIRN prezentojnë "Letrat e hapura për Kryetarët e Komunave të Kosovës"

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në rundin e parë të Programit të BIRN-it për Bashkëpunim Kulturor në Ballkan

Marrëveshja e koalicionit dëmton demokracinë në Kosovë

Kosova, parajsë e kontrabandës së armëve

Shqiptarët e Kosovës shikojnë përtej afatit të dhjetorit

Grupi i armatosur shqiptar kthehet në skenë

Kosova mes drejtësisë dhe krimit të organizuar

Rasti Kurti: kokëçarje ligjore për OKB-në

Kosova - rreth e rrotull!

Hulumtim: Masakra në fshatin Husaj ende brenë Malin e Zi

Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën

Identiteti kombëtar, sfidë e re për Kosovën

Shqiptarët e Kosovës të brengosur për veton ruse

BE-ja e përçarë shtyn debatin mbi Kosovën

Serbët e Kosovës e presin me ftohtësi krijimin e Gardës së Car Llazarit

Ambasadat e ardhshme të Kosovës do të ballafaqohen me mungesë të fondeve

Kosova vonon krijimin e qeverisë në Serbi

KOMENT: Sfidat kosovare pas 120 ditëve të para

Serbët e shqiptarët garojnë për ta bindur misionin e Këshillit të Sigurimit

Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

Kthimi në kampet e turpit

Fillojnë të shtënat e para në betejën diplomatike për Kosovën

Special Package: South Serbia Shqiptarët dhe serbët nuk pajtohen rreth planit për Kosovën

Special Package: South Serbia Shumë femra ballafaqohen me martesa të aranzhuara

Radikalët e Kosovës nuk gjejnë mbështetje në Maqedoni

HULUMTIM: Policët rumunë fajësohen për gjakderdhje në protestë

Koment: Regjimi i KB-së në Kosovë zbulon fytyrën e tij të vërtetë

Protesta kundër planit të OKB-së për Kosovën përfundon me dhunë

BE-ja i ofron Serbisë më shumë kohë rreth Kosovës

Intervistë me Torbjorn Sohlstrom

Kosovo Final Status Intervistë: Misioni i BE-së “do ta udhëheqë Kosovën në Evropë”

Special package: Kosovo Final Status Zbulohen pikat kryesore të planit të Ahtisarit

Special package: Kosovo Final Status Shqipëria lobon për pavarësi të Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Maqedonia shpreson në përfundimin e dramës së Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Pavarësia vështirëson marrëveshjen për qeveri të re

Special package: Kosovo Final Status Shqiptarët po përgatitin një aprovim të ngurrtë të planit të OKB-së

Kosova e brengosur për vendimet rreth statusit përfundimtar

Special package: Kosovo Final Status Serbët e Mitrovicës druajnë nga mundësia e shpërthimit të trazirave

Qeveria e Kosovës rrezikohet nga përçarjet në LDK

HULUMTIM: Ish-policët udhëheqin dallaveret me pasaporta

Holbruku: Bushit i ka ikur treni për Kosovë

Grupi i Kontaktit vonon planin për Kosovën

Diplomatët planifikojnë mision për pavarësi të Kosovës

KOSOVË: SHQIPTARËT BRENGOSEN RRETH STATUSIT PËRFUNDIMTAR

RAPORTI I KOSOVËS ZBULON JETEN LUKSOZE TË ZYRTARËVE

Kosova vonon krijimin e qeverisë në Serbi

26 prill 2007   Partitë politike po ngurrojnë ta krijojnë qeverinë e re ngase askush nuk dëshiron të jetë në pushtet në kohën e pavarësisë së Kosovës

Nga Aleksandar Vasoviq në Beograd

Tre muaj pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Serbi, politikanët e vendit i kanë më pak se tri javë kohë për ta uar qeverinë e re. Në të kundërtën ata do të përballen me zgjedhje të reja.

Vonesa nuk është tërësisht rezultat i interesave për ndarjen e posteve në qeverinë e re. Liderët politikë kanë vonuar arritjen e marrëveshjes pasi asnjë parti nuk dëshiron të jetë në pushtet nëse Serbia e “humbë” Kosovën pas vendimit të Kombeve të Bashkuara që pritet të arrihet në muajt e ardhshëm.

Të martën Partia Radikale Serbe i urdhëroi të gjitha degët e saja në tërë vendin që të përgatiten për edhe një raund të ri të zgjedhjeve.

“Koalicioni i Partisë Demokratike të Serbisë [të kryeministrit të tanishëm Vojisllav Koshtunica] me Partinë Demokratike të Presidentit Boris Tadiq do ta çoje Serbinë drejtë e në prehër të palëve përgjegjëse për shkëputjen e Kosovës, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara,” thuhet në deklaratën e radikalëve.

“Mënyra më e mirë për ta udhëhequr Serbinë jashtë kësaj krize është organizimi i zgjedhjeve në çdo nivel,” thuhet në këtë deklaratë.

Partia Radikale, e udhëhequr nga i dyshuari për krime lufte, Vojisllav Sheshel, fitoi më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 21 janarit. Megjithatë, jo mjaft vota për të qeverisur vetë, kurse asnjë parti tjetër nuk i është ofruar për të ndërtuar koalicion.

Serbia fuqimisht po e refuzon planin e të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Marti Ahtisarit, i cili parasheh një formë të pavarësisë së Kosovës të mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare.

Koshtunica dhe aleatët e tij tani po mbështetën në të drejtën e vetos që e ka Rusia dhe gjasën për ta përdorur atë në kundërshtim të planit në Këshill të Sigurimit të OKB-së. Por, nëse Rusia dështon ta rrëzojë planin, një qeveri e ardhshme serbe do të obligohet t’i zbatojë kushtet e propozimit, dhe kjo do t’i zemërojë serbët të cilët e konsiderojnë Kosovën si djep historik të vendit të tyre.

“Kosova po shkakton shumë zhurmë dhe askush nuk dëshiron të krijojë një qeveri që do të duhet ta marrë përgjegjësinë për humbje të saj,” tha James Lyon, analist i Grupit Ndërkombëtar të Krizave në Beograd.

Shumica e shteteve të perëndimit, përfshirë edhe anëtarët e Bashkimit Evropian dhe NATO-së, kanë mbështetur planin e Ahtisarit dhe kanë konkluduar se vazhdimi i bisedimeve është i kotë, ani pse Serbia dhe Rusia insistojnë në këtë opsion.

Por ata janë të brengosur se nëse Tadiqi dhe Koshtunica nuk e krijojnë një koalicion pro perëndimor dhe Kosova në ndërkohë e fiton pavarësinë, atëherë zgjedhjet e reja parlamentare mund të përfundojnë me ardhjen e radikalëve në pushtet.

“Partitë nga i ashtuquajturi bllok demokratik duhet të kuptojnë se ato kanë një obligim për ta mbajtur Serbinë në rrugë drejtë Evropës,” tha një diplomat përendimor që shërben në Beograd.

“Kosova është një tregim të cilit po i vjen fundi dhe politikanët serbë duhet që të fillojnë të mendojnë për mirëqenien e popullit të tyre e jo për luftë për pushtet,” shtoi i njëjti diplomat.

Nëse deri me 14 maj asnjë koalicion nuk fiton mbështetjen e të paktën 126 deputetëve në parlamentin prej 250 ulëseve, Presidenti Tadiq do të obligohet që të kërkojë zgjedhje të reja, tha Sllobodan Vuqetiq, ish kryegjykatës në Gjykatën Kushtetuese.

Serbia gjithashtu nuk ka një parlament funksional pasi partitë nuk kanë arritur një marrëveshje rreth zgjedhjes së kryeparlamentarit apo kryesuesve të komisioneve.

Megjithatë, sipas afateve të caktuara nga ligji zgjedhor, nëse me 14 maj paralajmërohen zgjedhjet e reja, qeveria e Koshtunicës mund të mbetët në pushtet deri në mes të nëntorit.

“Koshtunica nuk po nxiton. Pse ta lëshojë pushtetin kur ai mund të qeverisë vetëm dhe pa i dhënë askujt përgjegjësi,” tha Lyon.

Në ndërkohë, mediat kanë raportuar se politikanët pro-demokratikë janë në fakt në prag të krijimit të një koalicionit pas një takimi sekret të mbajtur në mes të Koshtunicës, Tadiqit dhe ish ministrit të financave, Mllagjan Dinkiq.

“Unë besoj se ata do ta krijojnë një qeveri pasi kjo është në interesin e tyre politik; kjo është vetëm një luftë për ndarje të pushtetit,” tha Nebojsha Spaiq, nga organizata beogradase “Spaiq & Farmer”.

Por Spaiq tha se kjo vonesë mund të jetë edhe rezultat i mosgatishmërisë së politikanëve për ta marrë barrën e zbatimit të rezolutës së OKB-së për pavarësi të Kosovës. “Kosova është faktor [i rëndësishëm],” tha ai.

Të dielën e kaluar, e përditshmshja proqeveritare “Politika”, ka botuar një kolumne nga Boshko Jakshiq, i cili parashikoi se ngurrimi për të krijuar qeverinë dhe për të marrë përgjegjësinë për çështjen e Kosovës, mund të rezultojë në një numër më të madh të votave për agjendën nacionaliste të radikalëve.

“Unë dyshoj shumë në ndjenjën e përgjegjësisë së politikanëve tanë dhe pyes vetveten pse nuk kemi qeveri tani kur jemi në prag të zgjedhjes së statusit të Kosovës,” shkroi Jakshiq.

Aleksandar Vasoviq është redaktor i BIRN-it në Serbi. Ballkan Insajt është publikim i BIRN-it në internet.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):