Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Artikujt tjerë:

NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA

Thirrje për aplikim në trajnim në media për komunitetin RAE

Raporti i Monitorimit të Gjykatave

Buletini "Drejtesia ne Kosove" ofron informata te rendesishme per sistemin e Drejtesise ne Kosove.

BIRN mban tryeza të rrumbullakëta për problemet në sistemin gjyqësor

Instituti GAP dhe BIRN prezentojnë "Letrat e hapura për Kryetarët e Komunave të Kosovës"

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në rundin e parë të Programit të BIRN-it për Bashkëpunim Kulturor në Ballkan

Marrëveshja e koalicionit dëmton demokracinë në Kosovë

Kosova, parajsë e kontrabandës së armëve

Shqiptarët e Kosovës shikojnë përtej afatit të dhjetorit

Grupi i armatosur shqiptar kthehet në skenë

Kosova mes drejtësisë dhe krimit të organizuar

Rasti Kurti: kokëçarje ligjore për OKB-në

Kosova - rreth e rrotull!

Hulumtim: Masakra në fshatin Husaj ende brenë Malin e Zi

Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën

Identiteti kombëtar, sfidë e re për Kosovën

Shqiptarët e Kosovës të brengosur për veton ruse

BE-ja e përçarë shtyn debatin mbi Kosovën

Serbët e Kosovës e presin me ftohtësi krijimin e Gardës së Car Llazarit

Ambasadat e ardhshme të Kosovës do të ballafaqohen me mungesë të fondeve

Kosova vonon krijimin e qeverisë në Serbi

KOMENT: Sfidat kosovare pas 120 ditëve të para

Serbët e shqiptarët garojnë për ta bindur misionin e Këshillit të Sigurimit

Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

Kthimi në kampet e turpit

Fillojnë të shtënat e para në betejën diplomatike për Kosovën

Special Package: South Serbia Shqiptarët dhe serbët nuk pajtohen rreth planit për Kosovën

Special Package: South Serbia Shumë femra ballafaqohen me martesa të aranzhuara

Radikalët e Kosovës nuk gjejnë mbështetje në Maqedoni

HULUMTIM: Policët rumunë fajësohen për gjakderdhje në protestë

Koment: Regjimi i KB-së në Kosovë zbulon fytyrën e tij të vërtetë

Protesta kundër planit të OKB-së për Kosovën përfundon me dhunë

BE-ja i ofron Serbisë më shumë kohë rreth Kosovës

Intervistë me Torbjorn Sohlstrom

Kosovo Final Status Intervistë: Misioni i BE-së “do ta udhëheqë Kosovën në Evropë”

Special package: Kosovo Final Status Zbulohen pikat kryesore të planit të Ahtisarit

Special package: Kosovo Final Status Shqipëria lobon për pavarësi të Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Maqedonia shpreson në përfundimin e dramës së Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Pavarësia vështirëson marrëveshjen për qeveri të re

Special package: Kosovo Final Status Shqiptarët po përgatitin një aprovim të ngurrtë të planit të OKB-së

Kosova e brengosur për vendimet rreth statusit përfundimtar

Special package: Kosovo Final Status Serbët e Mitrovicës druajnë nga mundësia e shpërthimit të trazirave

Qeveria e Kosovës rrezikohet nga përçarjet në LDK

HULUMTIM: Ish-policët udhëheqin dallaveret me pasaporta

Holbruku: Bushit i ka ikur treni për Kosovë

Grupi i Kontaktit vonon planin për Kosovën

Diplomatët planifikojnë mision për pavarësi të Kosovës

KOSOVË: SHQIPTARËT BRENGOSEN RRETH STATUSIT PËRFUNDIMTAR

RAPORTI I KOSOVËS ZBULON JETEN LUKSOZE TË ZYRTARËVE

Ambasadat e ardhshme të Kosovës do të ballafaqohen me mungesë të fondeve

01 maj 2007   Kosova do ta ketë vështirë t’i sigurojë fondet dhe stafin për hapjen e 14 ambasadave jashtë vendit.

Nga Krenar Gashi në Prishtinë (Ballkan Insajt)

Kosova po planifikon të hapë të paktën 14 ambasada nëpër botë, pasi që të fitoj pavarësinë e mbikëqyrur ndërkombëtarisht të paraparë sipas planit të OKB-së, tregojnë burimet e Ballkan Insajt brenda zyrës së kryeministrit.

Përveç në OKB dhe BE, Kosova planifikon të dërgojë ambasadorë në SHBA, Britani, Francë, Gjermani, Itali, Austri, Zvicër, Shqipëri, Kroaci, Maqedoni, Mal të Zi dhe Slloveni.

“Të gjitha përgatitjet janë kryer,” tha një burim. Nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së e aprovon planin për statusin përfundimtar të Kosovës gjatë kësaj vere – dhe Rusia nuk e përdor veton e saj – atëherë ambasadat e Kosovës dhe një ministri e re e punëve të jashtme do të nisin punën në fillim të vitit 2008.

Por, kundërshtimi i Rusisë ndaj planit për status përfundimtar nuk është kërcënimi i vetëm për ekzistimin e ambasadave të reja.

Edhe nëse Kosova e fiton lehtë pavarësinë, krijimi i ambasadave do të jetë problematik si rezultat i mungesës së të hollave dhe të një elite profesionale.

Kosova nuk ka një të kaluar si shtet i pavarur dhe gjithashtu nuk ka përvojë në udhëheqjen e marrëdhënieve me jashtë. Ky territor ishte pjesë e Perandorisë Otomane për disa shekuj, ndërsa vitin 1912 u inkorporua në Serbi për tu bërë pjesë e Jugosllavisë pas Luftës së Parë Botërore.

Pas Luftës së Dytë Botërore, ajo për herë të parë u shndërrua në një krahinë vet-qeverisëse autonome të Jugosllavisë. Gjatë kësaj periudhe, disa shqiptarë të Kosovës fituan përvojë diplomatike duke punuar në ambasadat e shumta të Jugosllavisë.

Por kësaj i erdhi fundi kur në vitin 1989 lideri i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i hoqi Kosovës autonominë.

Që nga viti 1999, Kosova ka qenë një protektorat ndërkombëtar e administruar nga misioni i OKB-së, UNMIK-u. Ky mision gradualisht i ka transferuar kompetencat tek institucionet vendore, Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse, IPVQ.

Këto institucione kanë marrë kompetencat mbi administratën lokale, kulturën dhe arsimin. Por rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, e cila edhe e autorizoi krijimin e UNMIK-ut, nuk ka lënë hapësirë për themelimin e një ministrie të jashtme. Prandaj, në këtë fushë nuk ekzistojnë kompetenca për t’u transferuar.

Si rezultat i kësaj, një ekip special i krijuar nga kryeministri Agim Çeku për koordinimin e periudhës transitore është marrë ndër të tjera edhe me krijimin e një ministrie të jashtme.

Kryesuesi i ekipit transitor, Avni Arifi, i tha Ballkan Insajtit se ky ekip po punon në rekrutimin e profesionistëve të rinj që do të ndihmojnë në udhëheqjen e shtetit të ri.
“Ne kemi krijuar grupe të përbëra kryesisht nga njerëz të rinj dhe të edukuar në perëndim, që do të merren me çështjet transitore,” tha Arifi.

Burimet brenda këtij ekipi pohojnë se ata kanë përmbushur shumicën e detyrave për krijimin e ministrisë për çështje të jashtme.

“Ne kemi përfunduar përgatitjet teknike ... kemi identifikuar ndërtesat dhe kemi përgatitur legjislacionin i cili duhet të aprovohet apo ndryshohet,” tha një burim në këtë ekip.

Të gjitha projektligjet për krijimin e ministrisë së jashtme janë përpiluar dhe nevojitet vetëm një aprovimin formal në parlament për të hyrë në funksion.

Një burim tjetër brenda zyrës së kryeministrit tha se zyrtarët evropianë janë duke ndihmuar për tu siguruar se të gjitha ligjet mbi këtë çështje janë në përputhje me normat ndërkombëtare.

“Përgatitja e aktiviteteve po koordinohet me Ekipin Planifikues të BE-së për Kosovën, EUPT,” tha ky burim.

Por, ende ekziston problemi rreth financimit të ministrisë së jashtme.

Ekonomia e Kosovës mezi funksionon dhe ky territor është shumë i varur nga ndihmat e jashtme. Zyrtarët punojnë me një buxhet të kufizuar dhe një burim i ka thënë Ballkan Insajtit se gjatë vitit të parë ministria e jashtme pritet të funksionojë me një buxhet prej vetëm shtatë milion euro.

Kjo do të thotë se diplomatët e Kosovës do të jenë më të varfrit në rajon. Në të vërtetë, është vështirë të paramendohet se si do të arrijë qeveria e Kosovës që me një shumë kaq të vogël të të hollave ta paguaj qiranë për 14 ndërtesa në kryeqytete të shtrenjta si dhe ta paguaj stafin për drejtimin e këtyre ambasadave.

Për krahasim, buxheti vjetor i zyrës britanike për çështje të jashtme është 1.1 miliardë funta (1.6 miliardë euro).

Përpos problemit me fonde, Kosovës i mungon edhe personeli i kualifikuar. Sipas zyrës së kryeministrit, qeveria ka kontaktuar shkollën post-diplomike të marrëdhënieve ndërkombëtare, Akademinë Diplomatike të Vjenës, me synim që të arsimohen diplomatët e ardhshëm të Kosovës. Prej rreth 30 personave që pritet të trajnohen në këtë akademi, “pesëmbëdhjetë do të zgjidhen ambasadorë,” tha një burim.

Por, Lulzim Peci, udhëheqës i Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave, KIPRED, dhe ekspert i marrëdhënieve me jashtë, dyshon se një kurs i shpejtë në Vjenë do të jetë i mjaftueshëm.

“Disa muaj trajnime në Akademinë e Vjenës nuk do të mjaftojnë,” tha ai. “Kjo mund të ju jap një dituri themelore teorike por në praktikë këta njerëz do duhet të merren me diplomaci të vërtetë.”

Peci gjithashtu brengoset se kultura e korrupsionit dhe nepotizmit në Kosovë shumë shpejtë mund të përhapet edhe në ministrinë e re të jashtme dhe kjo mund të përfundojë me zgjedhje të kandidatëve të papërgatitur.

Ai druan se partitë politike do t’i dërgojnë njerëzit e tyre nëpër misione diplomatike në vend se të ju ofrojnë profesionistëve këto pozita.

“Procesi i zgjedhjes së stafit diplomatik duhet të bëhet nën kritere të rrepta dhe të jetë tërësisht transparent,” theksoi Peci.

Krenar Gashi është redaktor i BIRN-it në Kosovë. Ballkan Insajt është publikim i BIRN-it në Internet.

Komentet:

Emri: 2007-07-16 10:48:39,

ju pershndes dhe ju uroj per emisionin tuaj mua me pelqn dhe ju percjelli vazhdimisht edhe pse emisioni esht mjaft i gjat shum her nuk ka mjaftu per te mbyllur emisionin prandj ju kisha then qe te mundoheni te fokusoheni sa ma afer peroblemit dhe jo tu ipet mundesi mysafirve te ekspozohen ju pershndes dhe ju deshiroj shum sukses dritoni DARDAN

Emri: 2008-07-04 20:10:35,

Sigurisht se gjëja prioritare në hapjen dhe zhvillimin e mbajtjes së përfaqësive diplomatike dhe Ministrisë së Jashtme kërkon një buxhet më të madh se sa aj 7 milionësh...Megjithatë, jo vetëm zhvillimi i diplomacisë dhe marrja me qira e 14 objekteve që do t'shërbejnë si Ambasade (ashtu sikurse edhe pagesa e stafit) por duhet që do t'kërkon para të shumta por ne përgjithësi kjo përfshin edhe qështjen më vitale të funksionimit te strukturave te tjera të Shtetit në Përgjithësi. Shkurt, një Ekonomi e shëndoshë dhe e zhvilluar është ajo që i nevojitet Kosovës (ashtu sikurse per reprezentimin e saj jasht edhe për mirqenien sociale....e deri te inkorporimin e pakicës serbe - për te cilen klasa politike e ka gojën plot - e ne përgjithësi rritjen e prestigjit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare). Sa i përket cilësisë së corps diplomatique sigurisht që nuk do të kemi një cilësi më të mëdha të këtij "trupi diplomatik" se sa ai i elitës politike që qeveris Kosovën. Kjo do t'ishte arsye të na shtyente në rritjen e cilësisë se studimeve jo vetem ne shkallë të studimeve universitare por edhe te atyre duke filluar nga shkollat fillore.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):