
Jeta në Kosovë debaton për shpronësimet e tokave dhe fillimin e procesit mësimor
Këtë të enjte Jeta në Kosovë transmeton debatin për shpronësimin e tokave në rastet ku po ndërtohen rrugët si dhe debatin tjetër për fillimin e procesit mësimor në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
20 maj 2010 Instituti për Studime të Avancuara GAP dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në një konferencë për media të martën më 11 maj prezantuan "Letrat e hapura për Kryetarët e Komunave të Kosovës".
Këto letra përmbajnë 826 premtimet e dhëna nga 32 kryetarët e zgjedhur gjatë fushatës zgjedhore 65 ditëshe në procesin zgjedhor nëntor 2009 - maj 2010.
Instituti GAP dhe BIRN kanë monitoruar të gjitha premtimet e dhëna nga kryetarët e 32 komunave në të gjitha mediat e shkruara dhe debatet parazgjedhore Zgjedhjet Lokale 2009, të organizuara nga BIRN. Premtimet e grumbulluara iu dërguan të gjithë kryetarëve të komunave të Kosovës në formë të një letre të hapur.
Në kuadër të projektit katërvjeçar, në fund të çdo viti kalendarik, GAP dhe BIRN do t'i monitorojnë komunat dhe do të dalin me raporte vlerësuese rreth përmbushjes së premtimeve të dhëna nga kryetarët e komunave.
Qëllimi i këtij projekti është informimi i qytetarëve për punën e përfaqësuesve të tyre, si dhe vetëdijësimi i kryetarëve të komunave se premtimet e tyre nuk duhet të shërbejnë vetëm si mjet për zgjedhjen e tyre në postin e të parit të komunës, por premtimet njëherësh janë edhe kontratë në mes të kryetarit dhe qytetarit që ia besoi votën në zgjedhje.
Letrat e hapura me premtimet e kryetarit të secilës komunë mund t'i shkarkoni këtu.
http://www.jetanekosove.com/advCms/#id=1364
Kosova dhe Ndryshimet Klimatike
Këtë dhjetor, përfaqësuesit e rreth 192 shteteve u mblodhën në Kopenhage të Danimarkës në Konferencën e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike (UNFCCC) me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje mbi protokollin i cili do të përcaktonte atë se si bashkërisht do të mund tí luftonin ndryshimet klimatike. Kjo do ta zëvendësonte Protokollin e Kiotos, i cili skadon në vitin 2012 dhe do ti korrigjonte mangësitë.
PROBLEMET DHE TË METAT E TEKSTEVE SHKOLLORE
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX)
Raporti i shëndetësisë
Raport i monitorimit të të gjitha institucioneve primare, sekondare dhe terciare (QKUK) shëndetësore në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Klinë, Deçan, Istog dhe Vushtrri
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Raporti i monitorimit të shkollave fillore dhe i atyre të mesme në: Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Pejë, dhe Gjilan
Raporti analitik i situates dhe problemeve në Universitetin e Prishtinës
Raporti i monitorimit të gjykatave
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
Më shumë
Shkarko
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.