Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Artikujt tjerë:

NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA

Thirrje për aplikim në trajnim në media për komunitetin RAE

Raporti i Monitorimit të Gjykatave

Buletini "Drejtesia ne Kosove" ofron informata te rendesishme per sistemin e Drejtesise ne Kosove.

BIRN mban tryeza të rrumbullakëta për problemet në sistemin gjyqësor

Instituti GAP dhe BIRN prezentojnë "Letrat e hapura për Kryetarët e Komunave të Kosovës"

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në rundin e parë të Programit të BIRN-it për Bashkëpunim Kulturor në Ballkan

Marrëveshja e koalicionit dëmton demokracinë në Kosovë

Kosova, parajsë e kontrabandës së armëve

Shqiptarët e Kosovës shikojnë përtej afatit të dhjetorit

Grupi i armatosur shqiptar kthehet në skenë

Kosova mes drejtësisë dhe krimit të organizuar

Rasti Kurti: kokëçarje ligjore për OKB-në

Kosova - rreth e rrotull!

Hulumtim: Masakra në fshatin Husaj ende brenë Malin e Zi

Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën

Identiteti kombëtar, sfidë e re për Kosovën

Shqiptarët e Kosovës të brengosur për veton ruse

BE-ja e përçarë shtyn debatin mbi Kosovën

Serbët e Kosovës e presin me ftohtësi krijimin e Gardës së Car Llazarit

Ambasadat e ardhshme të Kosovës do të ballafaqohen me mungesë të fondeve

Kosova vonon krijimin e qeverisë në Serbi

KOMENT: Sfidat kosovare pas 120 ditëve të para

Serbët e shqiptarët garojnë për ta bindur misionin e Këshillit të Sigurimit

Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

Kthimi në kampet e turpit

Fillojnë të shtënat e para në betejën diplomatike për Kosovën

Special Package: South Serbia Shqiptarët dhe serbët nuk pajtohen rreth planit për Kosovën

Special Package: South Serbia Shumë femra ballafaqohen me martesa të aranzhuara

Radikalët e Kosovës nuk gjejnë mbështetje në Maqedoni

HULUMTIM: Policët rumunë fajësohen për gjakderdhje në protestë

Koment: Regjimi i KB-së në Kosovë zbulon fytyrën e tij të vërtetë

Protesta kundër planit të OKB-së për Kosovën përfundon me dhunë

BE-ja i ofron Serbisë më shumë kohë rreth Kosovës

Intervistë me Torbjorn Sohlstrom

Kosovo Final Status Intervistë: Misioni i BE-së “do ta udhëheqë Kosovën në Evropë”

Special package: Kosovo Final Status Zbulohen pikat kryesore të planit të Ahtisarit

Special package: Kosovo Final Status Shqipëria lobon për pavarësi të Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Maqedonia shpreson në përfundimin e dramës së Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Pavarësia vështirëson marrëveshjen për qeveri të re

Special package: Kosovo Final Status Shqiptarët po përgatitin një aprovim të ngurrtë të planit të OKB-së

Kosova e brengosur për vendimet rreth statusit përfundimtar

Special package: Kosovo Final Status Serbët e Mitrovicës druajnë nga mundësia e shpërthimit të trazirave

Qeveria e Kosovës rrezikohet nga përçarjet në LDK

HULUMTIM: Ish-policët udhëheqin dallaveret me pasaporta

Holbruku: Bushit i ka ikur treni për Kosovë

Grupi i Kontaktit vonon planin për Kosovën

Diplomatët planifikojnë mision për pavarësi të Kosovës

KOSOVË: SHQIPTARËT BRENGOSEN RRETH STATUSIT PËRFUNDIMTAR

RAPORTI I KOSOVËS ZBULON JETEN LUKSOZE TË ZYRTARËVE

BIRN mban tryeza të rrumbullakëta për problemet në sistemin gjyqësor

20 maj 2010   Të martën, më 18 maj, BIRN-i organizoi dy tryeza të rumbullakëta ku personalitete të rëndësishme nga fusha e drejtësisë si dhe zyrtarë nga gjykatat komunale dhe të qarkut, u mblodhën për t’i diskutuar mangësitë dhe problemet e kësaj fushe.

Diskutimi u përqendrua kryesisht në problemet me të cilat ballafaqohet sistemi gjyqësor në Kosovë, si dhe të gjetura tjera të identifikuara nga monitorimi sistematik i BIRN-it në 18 gjykata komunale dhe të qarkut në 14 komuna të Kosovës.

 

Tryezat e rumbullakta u moderuan nga drejtoresha ekzekutive e BIRN-it në Kosovë, Jeta Xharra.  

 

Në tryezën e parë morën pjesë:

 

Xhemil Elshani, nga gjykata komunale në Prizren;

Besa Krajka, nga gjykata komunale në Prizren;

Rafet Haxhaj, nga gjykata komunale në Klinë;

Nebih Reqica, nga gjykata komunale në Lipjan;

Rifat Abdullahu-nga gjykata komunale në Ferizaj;

Salih Mekaj, nga gjykata e qarkut në Pejë;

Xhelal Radoniqi, nga gjykata komunale në Pejë;

Elmaze Syka, nga gjykata e qarkut në Pejë;

Afërdita Mulhaxha, nga gjykata komunale në Pejë;

Hidajete Veseli, nga gjykata komunale në Pejë

Ndërsa në tryezën e dytë morën pjesë:

Haki Demolli, ministër i drejtësisë;

Fejzullah Hasani-kryetar i gjykatës supreme;

Encer Peci-kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGJK;

Sami Kurteshi, Avokati i Popullit;

Enver Nimoni avokat nga Peja;

Aishe Berisha, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, KGJK;

Vahid Limani, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, KGJK;

Ismet Kabashi, kryeprokuri i shtetit;

Bahri Hyseni, kryetar i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi në Kuvendin e Kosovës;

Valdete Daka, nga gjykata supreme;

Gresa Sefaj, nga Komisioni Evropian.

 

Në këto tryeza, krahas prezencës së problemeve të identifikuara në raportin e monitorimit të vitit të kaluar (qershor 2009), monitoruesit e BIRN-it nxorën në pah edhe probleme tjera që u evidentuan gjatë monitorimit të vazhdueshëm njëvjeçar.

 

Ndër këto probleme u diskutuan moslajmërimi i gjykimeve në tabelën e shpalljeve, vonesa e fillimit të gjykimeve, caktimi i pakoordinuar i seancave gjyqësore mes gjykatësve e prokurorëve, fillimi i seancave pa përbërjen e plotë të trupit gjykues, mosefikasiteti i policisë për urdhëresat, mospërdorimi i pajisjeve elektronike nëpër gjykata, përdorimi i telefonave celular gjatë mbajtjes së gjykimeve, mbajtja e gjykimeve në zyra të gjykatësve, etj.


Të gjithë të  pranishmit në tryezë u pajtuan se gjendja në gjyqësorin e Kosovës është alarmante dhe se në tërësi raporti i monitorimit të BIRN-it për vitin 2009-2010 është pasqyrim i gjendjes reale.

Duke komentuar për numrin e vogël të prokurorëve, kryeprokurori i shtetit Ismet Kabashi tha që me këtë numër të vogël të prokurorëve nuk mund të pritet përfaqësim i denjë, ndërsa situata do të ndryshonte për të mirë vetëm nëse urgjentisht rritet numri i tyre.

 

Duke iu referuar të metave të sistemit që u identifikuan gjatë monitorimit njëvjeçar të monitoruesve të BIRN-it, kryeprokurori Kabashi premtoi se përveç rritjes së numrit të prokurorëve do të mundohet edhe për menaxhim më të mirë të sistemit në tërësi.

Gresa Sefaj nga Komisioni Evropian tha që një ndër investimet më të mëdha në sektorin e gjyqësisë është instalimi i projektit të Sistemit Informativ për Menaxhimin e Lëndëve, SIML, sistem ky që është identifikuar si jofunksional në raportin e monitorimit të vitit 2008.

Mirëpo, pjesëmarrësit pohuan se sistemi nuk funksionin në tërësi në asnjë gjykatë.

Ndërsa i ballafaquar me probleme reale nga tereni, ministri i drejtësisë, Haki Demolli tha se ka pak ditë që ka filluar më këtë detyrë, mirëpo shtoi se është i përkushtuar të punojë për një reformë gjyqësore.  

Tryeza u përmbyll me pajtimin e të  gjithë pjesëmarrësve se krahas arsyetimeve për kushtet e vështira të punës apo rrogave të ulëta të gjykatësve dhe administratës në gjyqësi, me përkushtim pak më të madh dhe respektim më të lartë të detyrave të tyre të punës, disa probleme dhe parregullsi elementare do të mund të rregulloheshin, duke ngritë kështu efikasitetin e gjyqësorit kosovar pa shtim të buxhetit.

 

 

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):