Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Artikujt tjerë:

NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA

Thirrje për aplikim në trajnim në media për komunitetin RAE

Raporti i Monitorimit të Gjykatave

Buletini "Drejtesia ne Kosove" ofron informata te rendesishme per sistemin e Drejtesise ne Kosove.

BIRN mban tryeza të rrumbullakëta për problemet në sistemin gjyqësor

Instituti GAP dhe BIRN prezentojnë "Letrat e hapura për Kryetarët e Komunave të Kosovës"

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në rundin e parë të Programit të BIRN-it për Bashkëpunim Kulturor në Ballkan

Marrëveshja e koalicionit dëmton demokracinë në Kosovë

Kosova, parajsë e kontrabandës së armëve

Shqiptarët e Kosovës shikojnë përtej afatit të dhjetorit

Grupi i armatosur shqiptar kthehet në skenë

Kosova mes drejtësisë dhe krimit të organizuar

Rasti Kurti: kokëçarje ligjore për OKB-në

Kosova - rreth e rrotull!

Hulumtim: Masakra në fshatin Husaj ende brenë Malin e Zi

Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën

Identiteti kombëtar, sfidë e re për Kosovën

Shqiptarët e Kosovës të brengosur për veton ruse

BE-ja e përçarë shtyn debatin mbi Kosovën

Serbët e Kosovës e presin me ftohtësi krijimin e Gardës së Car Llazarit

Ambasadat e ardhshme të Kosovës do të ballafaqohen me mungesë të fondeve

Kosova vonon krijimin e qeverisë në Serbi

KOMENT: Sfidat kosovare pas 120 ditëve të para

Serbët e shqiptarët garojnë për ta bindur misionin e Këshillit të Sigurimit

Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

Kthimi në kampet e turpit

Fillojnë të shtënat e para në betejën diplomatike për Kosovën

Special Package: South Serbia Shqiptarët dhe serbët nuk pajtohen rreth planit për Kosovën

Special Package: South Serbia Shumë femra ballafaqohen me martesa të aranzhuara

Radikalët e Kosovës nuk gjejnë mbështetje në Maqedoni

HULUMTIM: Policët rumunë fajësohen për gjakderdhje në protestë

Koment: Regjimi i KB-së në Kosovë zbulon fytyrën e tij të vërtetë

Protesta kundër planit të OKB-së për Kosovën përfundon me dhunë

BE-ja i ofron Serbisë më shumë kohë rreth Kosovës

Intervistë me Torbjorn Sohlstrom

Kosovo Final Status Intervistë: Misioni i BE-së “do ta udhëheqë Kosovën në Evropë”

Special package: Kosovo Final Status Zbulohen pikat kryesore të planit të Ahtisarit

Special package: Kosovo Final Status Shqipëria lobon për pavarësi të Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Maqedonia shpreson në përfundimin e dramës së Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Pavarësia vështirëson marrëveshjen për qeveri të re

Special package: Kosovo Final Status Shqiptarët po përgatitin një aprovim të ngurrtë të planit të OKB-së

Kosova e brengosur për vendimet rreth statusit përfundimtar

Special package: Kosovo Final Status Serbët e Mitrovicës druajnë nga mundësia e shpërthimit të trazirave

Qeveria e Kosovës rrezikohet nga përçarjet në LDK

HULUMTIM: Ish-policët udhëheqin dallaveret me pasaporta

Holbruku: Bushit i ka ikur treni për Kosovë

Grupi i Kontaktit vonon planin për Kosovën

Diplomatët planifikojnë mision për pavarësi të Kosovës

KOSOVË: SHQIPTARËT BRENGOSEN RRETH STATUSIT PËRFUNDIMTAR

RAPORTI I KOSOVËS ZBULON JETEN LUKSOZE TË ZYRTARËVE

Serbët e Kosovës e presin me ftohtësi krijimin e Gardës së Car Llazarit

08 maj 2007   Serbët në provincë e presin me ftohtësi krijimin e grupit që premton luftë të shenjtë kundër pavarësisë së Kosovës.

Nga Igor Milic në Mitrovicë Veriore

Ai ka vdekur në Betejën e Kosovës në vitin 1389, me premtimin që ta mbrojë tokën e krishtere të Serbisë nga pushtuesit mysliman otoman. Më shumë se gjashtë shekuj më vonë, pasardhësit e tij duken të gatshëm për flijim të njëjtë.

Derisa Kosova me shumicë shqiptare myslimane tani duket të jetë në rrugë drejtë pavarësisë nga Serbia, me 5 maj 200 serbët u mblodhën në një qytet të Serbisë në Krushevc për të marrë pjesë në ceremoninë përuruese të një organizate të quajtur Garda e Car Llazarit. Qëllimi i tyre është që ta mbajnë Kosovën në Serbi, edhe me luftë nëse është nevoja.

Kjo iniciativë është prodhim i disa grupeve nacionaliste, përfshirë Lëvizjen e Veteranëve Serbë dhe Frontin e Bashkuar Popullor Serb.

Garda ka aprovuar një deklaratë që premton të luftojë nëse Kosova fiton pavarësinë. Është pikëpyetje se sa serbë do t’i përgjigjen thirrjes së tyre. Me më rëndësi, autoritetet serbe arrestuan 27 meshkuj që ishin nisur në këtë mbledhje në Krushevc. Shumica kishin të veshur bluza me shenja të njësitit tani të ndaluar të policisë speciale të njohur si Beretat e Kuqe.

Shumica e serbëve fuqimisht kundërshtojnë ndarjen e Kosovës nga Serbia dhe e konsiderojnë Kosovën si “djep” të Serbisë. Megjithatë, ata gjithashtu mendojnë se nxitja e tensioneve të reja nuk është produktive.

Disa analistë dhe politikanë serbë në Kosovë thanë se krijimi i Gardës nuk është më shumë se sa një përgjigje ndaj kërcënimeve të ekstremistëve shqiptarë të Kosovës se në rast të shtyrjes së pavarësisë ata do ta nisin një luftë të armatosur.

“Fakti se kjo iniciativë qëllimisht ka tërhequr vëmendjen e mediave tregon se themeluesit e saj e kanë bërë këtë vetëm për përfitime personale,” tha Oliver Ivanoviq, një politikan i moderuar serb nga Kosova.

Ivanoviq e përshkroi Gardën e Car Llazarit si një përgjigje ndaj veprimeve dhe kërcënimeve të ekstremistëve shqiptarë të Kosovës.

“Një numër i organizatave ekstremiste sigurisht i kanë nxitur të rinjtë [serbë] që të shprehin mendime të tilla dhe të nisin veprime të ngjashme,” tha Ivanoviq.

“Sido që të jetë, kjo nuk është mirë,” shtoi ai. “Pasojat mund të jenë fatale për serbët e mbetur në Kosovë pasi kjo iniciativë mund të përdoret si shkas për të nisur një valë të re të dhunës kundër tyre.”

Marko Jakshiq, lider serb i Kosovës në provincën veriore, dhe anëtar i grupit negociator të Serbisë mbi Kosovën, gjithashtu e quajti ceremoninë e Krushevcit si një gjest të pakuptimtë. “Idetë e tilla nuk na hyjnë në punë dhe ato thjeshtë janë veprime vet-promovuese,” tha Jakshiq.

Petar Miletiq, nga Partia e Pavarur Liberale, u pajtua. “Koha për dhunë ka përfunduar,” tha ai. Serbët e Kosovës vetëm kanë paguar çmim të rëndë për dhunën e mëparshme në këtë provincë. “Njerëzit me iniciativa të tilla janë po ata që e kanë vendosur Serbinë dhe serbët në pozitën e tanishme,” shtoi Miletiq.

Në anën tjetër, Ljubomir Kragoviq, udhëheqës i degës së Partisë Radikale Serbe në Kosovë, tha se njerëzit kanë të drejtë të organizojnë grupe të tilla nëse ata kanë dëshirë.

“Individët dhe grupet kanë të drejtë që të mbledhin mbështetës për ta mbrojtur vetveten dhe të dashurit e tyre,” tha ai, mirëpo shtoi se Partia Radikale nuk është pjesëmarrëse në këtë iniciativë.

“Nëse ekstremistët serbë ndihen të lirë që të kërcënojnë me dhunë nëse Kosovës i mohohet pavarësia, është logjike që ekstremistët serbë do të shkojnë pas hapave të tyre,” tha Branisllav Krstiq, analist nga pjesa veriore e qytetit të ndarë të Mitrovicës.

“Duke marrë parasysh se administrata amerikane mbështetë ekstremistët shqiptarë të Kosovës, kundërshtarët e tyre serbë kanë arsye të deklarojnë se ata do t’i përgjigjen dhunës me dhunë,” tha ai.

Në rrugët e Mitrovicës veriore, shumë pak vendorë janë të interesuar në mbrojtjen e ofruar nga Garda e Car Llazarit.

“Unë nuk e dua edhe një luftë tjetër pasi nuk shoh asnjë arsye për humbje të mëtutjeshme të jetëve,” tha Zoran Mihajlloviq.

Dragisha Dazbijeviq, refugjat serb nga qyteti i Klinës që tani jeton në Beograd, tha se individët që qëndrojnë prapa iniciativës për të themeluar Gardën “nuk kanë kurrfarë të drejtë” që t’i përfaqësojnë të drejtat e Serbisë.

Dazvijeviq tha se Kosova duhet të mbetet pjesë e Serbisë por beson se veprimet si këto të Gardës janë të dëmshme për shpresat e Serbisë që ta mbajë provincën nën kontrollin e saj.

“Kjo do të shërbejë si shkas i mirë për të vazhduar etiketimin e serbëve si ekstremistë dhe për rizgjimin e politikës së Sllobodan Millosheviqit,” tha ai.

Edhe pse lajmi për Gardën e Car Llazarit u raportua nga të gjithë në Kosovë, ky grup nuk konsiderohet të jetë kërcënim për paqe. “Ata nuk duhet të merren seriozisht,” tha për Ballkan Insajt, redaktori i gazetës Express, Baton Haxhiu.

Igor Milic është bashkëpunëtor i Ballkan Insajtit në Mitrovicën Veriore. Zana Limani në Prishtinë gjithashtu kontribuoi në këtë artikull. Ballkan Insajt është publikim i BIRN-it në internet.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):