
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
09 maj 2007 Në pamundësi të arritjes së pajtimit, BE-ja sërish shtyn debatin mbi Kosovën me shpresë se mospajtimet mund të zgjidhen më vonë
Nga Gjeraqina Tuhina në Bruksel
Ballkan Insajt ka mësuar se në pamundësi të arritjes së unitetit rreth statusit përfundimtar të Kosovës, BE-ja sërish do ta heq nga agjenda debatin për këtë çështje gjatë takimit të planifikuar me 14 maj ku priten të marrin pjesë ministrat e jashtëm të BE-së.
“Ne nuk do t’i diskutojmë specifikat rreth Kosovës në takimin e ardhshëm ministror pasi ende nuk kemi arritur një pajtim,” tha një burim nga Këshilli i BE-së.
Deri më tani, shtetet anëtare të BE-së nuk kanë arritur ta krijojnë një qëndrim të përbashkët ndaj planit të OKB-së që propozon pavarësi për Kosovën që do të mbikëqyret nga vet BE-ja.
Derisa publikisht zyrtarët insistojnë se BE-ja nuk është e përçarë rreth çështjes së Kosovës, skepticizmi i hapur i disa anëtarëve tregon se BE-ja ka vështirësi në arritjen e një konsensusi.
Martin Kothaus, zëdhënës në Bruksel i presidencës së BE-së të Gjermanisë, gjithashtu e konfirmoi se Kosova nuk do të gjendet në agjendën e takimit. “Diskutimi për Kosovën po ndodhë në Nju Jork; këtu nuk kemi çka të diskutojmë,” tha Kothaus.
I dërguari i posaçëm i OKB-së për Kosovë, Marti Ahtisari, e publikoi planin e tij për ardhmërinë e provincës me 2 shkurt. Plani i tij parasheh mbikëqyrje ndërkombëtare për shtetin e ri i cili përmban 90 përqind shqiptarë nga 2 milion banorë që jetojnë aty.
Qeveria në Beograd dhe pakica e vogël serbe në Kosovë e kanë refuzuar propozimin e Ahtisarit, derisa ata kërkojnë negociata të reja. Rusia, e cila mbanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka deklaruar se ajo do ta kundërshtojë çdo marrëveshje e cila nuk do të miratohet nga Serbia.
Ahtisari ka gëzuar mbështetje të gjerë në BE për përpjekjet e tij gjatë negociatave 14 muajshe. Megjithatë, mospajtimet filluan të dalin në mars kur dokumenti përfundimtar propozoi një “pavarësi të mbikëqyrur” për Kosovën.
Gjatë një takimi jozyrtar në Bremen të Gjermanisë, një javë pas publikimit të dokumentit të Ahtisarit, vendet e BE-së nuk arritën të pajtohen për ta mbështetur këtë plan dhe u pajtuan vetëm që edhe më tej ta mbështesin “angazhimin” e tij, edhe pse bisedimet zyrtarisht kishin përfunduar.
Përkundër përpjekjeve të disa faktorëve të rëndësishëm evropianë në Bruksel, uniteti nuk u arrit as gjatë takimit në Bremen. Si rezultat i kësaj, çështja e Kosovës u hoq tërësisht nga agjenda e takimit të fundit ministror të mbajtur në prill.
Derisa përmbajtja e planit të Ahtisarit që përqendrohet në mbrojtjen e pakicës serbe në Kosovë nuk kundërshtohet, fjala “pavarësi” ka alarmuar kryeqytetet e disa vendeve evropiane të cilat vetë ballafaqohen me probleme rreth pakicave.
Sllovakia dhe Rumania – të dyja shtete me pakica të mëdha hungareze – janë kundërshtaret më të flakta të planit të ndërmjetësuesit të KB-së.
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, rishtazi deklaroi se plani i Ahtisarit është i papranueshëm për Bratisllavën dhe se përmbajtja duhet të ndryshohet. Sllovakia gjithashtu është anëtare jo-permanente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Jan Skoda, zëdhënësi i ministrisë së jashtme sllovake, tha se Bratisllava nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj shumë shpejt. “Ne kemi theksuar falënderimin tonë për përpjekjet e Ahtisarit gjatë misionit të tij por ne nuk e mbështesim planin e tij,” tha Skoda për Ballkan Insajt.
Rumania ka qëndrim më të butë në kundërshtimin e saj. Adrian Cioroianu, ministër i jashtëm i Rumanisë, i tha Ballkan Insajtit me 9 maj se Bukureshti do ta pranojë rezolutën përfundimtare për këtë çështje në OKB. “Brenga jonë e vetme është se Kosova ka rrezik të shndërrohet në një precedent për konfliktet e tjera të pazgjidhura,” tha ai.
Një burim i BE-së tha se derisa mospajtimet në mes të 27 anëtareve të BE-së janë të dukshme, Brukseli po mundohet t’i mbulojë ato jo me qëllim që ta mashtrojë publikun por me shpresë se BE-ja do ta “zbusë” Rusinë, e cila hapur e kundërshton aprovimin e një rezolute të re mbi Kosovën të bazuar në dokumentin e Ahtisarit.
Javier Solana ka një qëndrim të ngjashëm. “Nëse evropianët janë të bashkuar, ne mund të ndikojmë në anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit të cilët nuk janë tërësisht të bindur se propozimi i Ahtisarit është plani më i mirë,” tha ai javën e kaluar gjatë një fjalimi në parlamentin evropian.
“Ata po mundohen ta gjejnë një pikë të pajtimit pasi e kuptojnë se sa e rëndësishme është për BE-në që ajo të dal me një qëndrim të përbashkët,” tha Lucia Montanaro-Jankovski nga thinktenku i Brukselit, Qendra për Politikë Evropiane. “Mendohet se sa me e përçarë që është BE-ja, aq më pak ndikim do të ketë qëndrimi i saj.”
Disa zyrtarë të BE-së insistojnë – të paktën publikisht – se Evropa nuk është aq e përçarë sa duket. Olli Rehn, komisionari evropian për zgjerim, tha se shtetet e BE-së nuk janë të përçara por vetëm po debatojnë për çështjen e Kosovës.
Në fillim të javës Rehn tha se ai mburret me çka ai quajti “një debat shumë të përgjegjshëm mbi Kosovën nga ministrat e jashtëm gjatë muajve të fundit.”
Gjeraqina Tuhina është korrespodente e RTK-së nga Brukseli si dhe bashkëpunëtore e Ballkan Insajtit. Drejtori i BIRN-it në Rumani, Marian Chiriac, gjithashtu kontribuoi në këtë artikull. Ballkan Insajt është publikim i BIRN-it në internet.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.