Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Artikujt tjerë:

NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA

Thirrje për aplikim në trajnim në media për komunitetin RAE

Raporti i Monitorimit të Gjykatave

Buletini "Drejtesia ne Kosove" ofron informata te rendesishme per sistemin e Drejtesise ne Kosove.

BIRN mban tryeza të rrumbullakëta për problemet në sistemin gjyqësor

Instituti GAP dhe BIRN prezentojnë "Letrat e hapura për Kryetarët e Komunave të Kosovës"

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në rundin e parë të Programit të BIRN-it për Bashkëpunim Kulturor në Ballkan

Marrëveshja e koalicionit dëmton demokracinë në Kosovë

Kosova, parajsë e kontrabandës së armëve

Shqiptarët e Kosovës shikojnë përtej afatit të dhjetorit

Grupi i armatosur shqiptar kthehet në skenë

Kosova mes drejtësisë dhe krimit të organizuar

Rasti Kurti: kokëçarje ligjore për OKB-në

Kosova - rreth e rrotull!

Hulumtim: Masakra në fshatin Husaj ende brenë Malin e Zi

Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën

Identiteti kombëtar, sfidë e re për Kosovën

Shqiptarët e Kosovës të brengosur për veton ruse

BE-ja e përçarë shtyn debatin mbi Kosovën

Serbët e Kosovës e presin me ftohtësi krijimin e Gardës së Car Llazarit

Ambasadat e ardhshme të Kosovës do të ballafaqohen me mungesë të fondeve

Kosova vonon krijimin e qeverisë në Serbi

KOMENT: Sfidat kosovare pas 120 ditëve të para

Serbët e shqiptarët garojnë për ta bindur misionin e Këshillit të Sigurimit

Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

Kthimi në kampet e turpit

Fillojnë të shtënat e para në betejën diplomatike për Kosovën

Special Package: South Serbia Shqiptarët dhe serbët nuk pajtohen rreth planit për Kosovën

Special Package: South Serbia Shumë femra ballafaqohen me martesa të aranzhuara

Radikalët e Kosovës nuk gjejnë mbështetje në Maqedoni

HULUMTIM: Policët rumunë fajësohen për gjakderdhje në protestë

Koment: Regjimi i KB-së në Kosovë zbulon fytyrën e tij të vërtetë

Protesta kundër planit të OKB-së për Kosovën përfundon me dhunë

BE-ja i ofron Serbisë më shumë kohë rreth Kosovës

Intervistë me Torbjorn Sohlstrom

Kosovo Final Status Intervistë: Misioni i BE-së “do ta udhëheqë Kosovën në Evropë”

Special package: Kosovo Final Status Zbulohen pikat kryesore të planit të Ahtisarit

Special package: Kosovo Final Status Shqipëria lobon për pavarësi të Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Maqedonia shpreson në përfundimin e dramës së Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Pavarësia vështirëson marrëveshjen për qeveri të re

Special package: Kosovo Final Status Shqiptarët po përgatitin një aprovim të ngurrtë të planit të OKB-së

Kosova e brengosur për vendimet rreth statusit përfundimtar

Special package: Kosovo Final Status Serbët e Mitrovicës druajnë nga mundësia e shpërthimit të trazirave

Qeveria e Kosovës rrezikohet nga përçarjet në LDK

HULUMTIM: Ish-policët udhëheqin dallaveret me pasaporta

Holbruku: Bushit i ka ikur treni për Kosovë

Grupi i Kontaktit vonon planin për Kosovën

Diplomatët planifikojnë mision për pavarësi të Kosovës

KOSOVË: SHQIPTARËT BRENGOSEN RRETH STATUSIT PËRFUNDIMTAR

RAPORTI I KOSOVËS ZBULON JETEN LUKSOZE TË ZYRTARËVE

Shqiptarët e Kosovës të brengosur për veton ruse

15 maj 2007   Derisa politikanët shfaqin besimin e tyre në Këshillin e Sigurimit, kosovarët e rëndomtë kanë më shumë besim në fuqinë amerikane.

Nga Krenar Gashi në Prishtinë dhe Podujevë

“Rusi asht i madh,” tha Izeti, një bujk 55 vjeçar, i ulur në një çajtore në qytetin e Podujevës. “Rusi asht i fortë... nuk ka me na lanë me marre pavarësinë qaq lehtë,” vazhdoi, duke shtuar pak sheqer në gotën e vogël të çajit të zi të cilin shqiptarët e Kosovës e quajnë “çaj rusi”.

Shumë shqiptarë të Kosovës janë të brengosur se Rusia, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do ta përdorë veton e saj për ta bllokuar zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.

Javën e kaluar, SHBA-të dhe shtetet e BE-së propozuan një draft rezolutë që qon përpara propozimin për pavarësi të “mbikqëqyrur” të përpiluar nga Marti Ahtisari.

Megjithatë, Rusia – sikurse Serbia – fuqimisht kundërshton idenë e ofrimit të pavarësisë për territoret që dëshirojnë shkëputje dhe ka deklaruar se ajo nuk do ta pranojë propozimin e Ahtisarit.

“Imponimi i çfarëdo vendimi mbi statusin e Kosovës do të jetë kontra produktiv”, tha me 10 maj në Nju Jork, ambasadori i Rusisë në OKB, Vitali Churkin.

Shumë shqiptarë të Kosovës, si Izeti, e konsiderojnë Rusinë si një fuqi të rëndësishme në proceset globale vendimmarrëse. Ani pse nuk dinë shumë për procedurat e Këshillit të Sigurimit, ata e mbajnë në mend mirë fuqinë e Rusisë në kohën e Luftës së Ftohtë.

Këto ditë “vetoja ruse” është bërë temë e nxehtë nëpër kafenetë, lokalet dhe rrugët e Kosovës.

Në çajtoren Rreze Llapi në Podujevë, e cila frekuentohet më së shumti nga pensionistë, Izeti fillon një debat të rreptë më bashkatdhetarët e tij.

Një shqiptar tjetër i moshës mesatare i cili nuk dëshiroi të prezantohej, ishte i bindur se çështja e statusit nuk do të zgjidhet edhe për një kohë të gjatë. Për të tërhequr vëmendjen ai i binte tavolinës me dorë. “Lavrovi e ka lëshu Kosovën një herë,” bërtiti ai. “Nuk e lëshon ma.”

Sergey Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë, ishte ambasador i Kremlinit në OKB në vitin 1999 dhe e përfaqësoi vendin e tij në Këshill të Sigurimit kur në qershor të vitit 1999 u miratua rezoluta 1244.

Rezoluta i detyroi autoritetet e Serbisë që të tërhiqen nga Kosova dhe e dha dritën e gjelbër për vendosjen e paqeruajtësve të NATO-s dhe administratës së OKB-së.

Megjithatë, rezoluta 1244 nuk e përcaktoi statusin përfundimtar të Kosovës, duke cekur në atë kohë se për momentin Kosova do të mbetet pjesë e Serbisë.

Për dallim nga frekuentuesit e çajtoreve dhe kafeneve të Kosovës, politikanët e Kosovës po ngurojnë që të japin parashikime se si do të votojë Rusia në Këshill të Sigurimit.

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka përsëritur besimin e tij se Rusia nuk do ta përdorë veton ndaj rezolutës së përpiluar nga perëndimi mbi statusin përfundimtar.

Diplomatët e Rusisë hapur e deklarojnë të kundërtën. “Zgjidhja e çështjes së statusit duhet të bazohet në një kompromis në mes të palëve,” tha Churkin pas vizitës së delegacionit të Këshillit të Sigurimit në Kosovë dhe Serbi. “Bisedimet rreth statusit kanë qenë shumë të nxituara.”

Pak shqiptarë të Kosovës nuk pajtohen me propozimin e Ahtisarit, i cili u ofron shqiptarëve pavarësi, por edhe të drejta speciale për pakicat, posaçërisht për serbët, si dhe disa komuna të reja me shumicë serbe.

“Antisari i ka ra trup’,” tha Izeti, duke u munduar ta shqiptojë emrin e të dërguarit të OKB-së i cili e përpiloi zgjidhjen përfundimtare.

“Ai e ka pre statusin aq mirë, sa që krejtve ka me iu ra tamon” shtoi ai, duke iu referuar synimeve të Ahtisarit për të gjetur një zgjidhje optimale.

Njerëzit e rëndomtë në Kosovë janë duke i kushtuar më pak e më pak vëmendje politikanëve vendorë të cilët që nga viti 2000 kanë premtuar arritjen e pavarësisë.

Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, publikisht premtoi se Kosova do të bëhet e pavarur në qershor të vitit 2006.

Kur ky dhe shumë premtime të ngjajshmë nuk u përmbushën, kosovarët humbën besimin se statusi i Kosovës do të zgjidhet në javët e ardhshme.

Bajrami, një ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se ai nuk beson se politikanët e Kosovës mund t’i përmbushin premtimet për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Për Bajramin dhe shumë të tjerë si ai, e vetmja shpresë për pavarësi të Kosovës mbetet mbështetja e Amerikës.

Prandaj, vëmendja e shumicës së kosovarëve është e përqendruar në Nju Jork dhe Uashington, ku ata besojnë se do të merren vendimet e mëdha për ardhmërinë e vendit të tyre.

“Shyqyr zotit që e kemi Amerikën në anën tonë,” tha Izeti. “Ata tash po shtyhen me rusin për punë tona.”

Sekretarja e shtetit të SHBA-ve, Condoleezza Rice, të dielën udhëtoi në Moskë për ta bindur Presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, dhe ministrin e jashtëm Lavror, që statusi i Kosovës të zgjidhet me anë të një konsensusi në Këshill të Sigurimit.

Ky mision konsiderohet si përpjekje e fundit e amerikanëve për ta zbutur Rusinë në kundërshtimin e saj ndaj pavarësisë pasi që pozita e saj nuk ka ndryshuar që nga fillimi i bisedimeve për status përfundimtar të Kosovës.

Një burim i afërt me qeverinë amerikane i tha Ballkan Insajtit se nëse Rice nuk do të arrijë sukses me Lavrovin, atëherë opsioni i fundit do të mbetet që Presidenti George Bush personalisht ta diskutojë çështjen e Kosovës në takimin e G8-shes në Gjermani gjatë kësaj vere, ku do të marrë pjesë edhe Rusia.

Izeti kërkon nga kamerieri edhe një çaj. Ai është i brengosur – por ende i bindur se amerikanët, të cilët e ndihmuan Kosovën gjatë luftës së vitit 1999, tani nuk do ta lë në baltë.

“Bohet mirë... qeto ditë” tha ai.

Krenar Gashi është redaktor i BIRN-it në Kosovë. Ballkan Insajt është publikim i BIRN-it në internet.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):