Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Artikujt tjerë:

NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA

Thirrje për aplikim në trajnim në media për komunitetin RAE

Raporti i Monitorimit të Gjykatave

Buletini "Drejtesia ne Kosove" ofron informata te rendesishme per sistemin e Drejtesise ne Kosove.

BIRN mban tryeza të rrumbullakëta për problemet në sistemin gjyqësor

Instituti GAP dhe BIRN prezentojnë "Letrat e hapura për Kryetarët e Komunave të Kosovës"

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në rundin e parë të Programit të BIRN-it për Bashkëpunim Kulturor në Ballkan

Marrëveshja e koalicionit dëmton demokracinë në Kosovë

Kosova, parajsë e kontrabandës së armëve

Shqiptarët e Kosovës shikojnë përtej afatit të dhjetorit

Grupi i armatosur shqiptar kthehet në skenë

Kosova mes drejtësisë dhe krimit të organizuar

Rasti Kurti: kokëçarje ligjore për OKB-në

Kosova - rreth e rrotull!

Hulumtim: Masakra në fshatin Husaj ende brenë Malin e Zi

Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën

Identiteti kombëtar, sfidë e re për Kosovën

Shqiptarët e Kosovës të brengosur për veton ruse

BE-ja e përçarë shtyn debatin mbi Kosovën

Serbët e Kosovës e presin me ftohtësi krijimin e Gardës së Car Llazarit

Ambasadat e ardhshme të Kosovës do të ballafaqohen me mungesë të fondeve

Kosova vonon krijimin e qeverisë në Serbi

KOMENT: Sfidat kosovare pas 120 ditëve të para

Serbët e shqiptarët garojnë për ta bindur misionin e Këshillit të Sigurimit

Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

Kthimi në kampet e turpit

Fillojnë të shtënat e para në betejën diplomatike për Kosovën

Special Package: South Serbia Shqiptarët dhe serbët nuk pajtohen rreth planit për Kosovën

Special Package: South Serbia Shumë femra ballafaqohen me martesa të aranzhuara

Radikalët e Kosovës nuk gjejnë mbështetje në Maqedoni

HULUMTIM: Policët rumunë fajësohen për gjakderdhje në protestë

Koment: Regjimi i KB-së në Kosovë zbulon fytyrën e tij të vërtetë

Protesta kundër planit të OKB-së për Kosovën përfundon me dhunë

BE-ja i ofron Serbisë më shumë kohë rreth Kosovës

Intervistë me Torbjorn Sohlstrom

Kosovo Final Status Intervistë: Misioni i BE-së “do ta udhëheqë Kosovën në Evropë”

Special package: Kosovo Final Status Zbulohen pikat kryesore të planit të Ahtisarit

Special package: Kosovo Final Status Shqipëria lobon për pavarësi të Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Maqedonia shpreson në përfundimin e dramës së Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Pavarësia vështirëson marrëveshjen për qeveri të re

Special package: Kosovo Final Status Shqiptarët po përgatitin një aprovim të ngurrtë të planit të OKB-së

Kosova e brengosur për vendimet rreth statusit përfundimtar

Special package: Kosovo Final Status Serbët e Mitrovicës druajnë nga mundësia e shpërthimit të trazirave

Qeveria e Kosovës rrezikohet nga përçarjet në LDK

HULUMTIM: Ish-policët udhëheqin dallaveret me pasaporta

Holbruku: Bushit i ka ikur treni për Kosovë

Grupi i Kontaktit vonon planin për Kosovën

Diplomatët planifikojnë mision për pavarësi të Kosovës

KOSOVË: SHQIPTARËT BRENGOSEN RRETH STATUSIT PËRFUNDIMTAR

RAPORTI I KOSOVËS ZBULON JETEN LUKSOZE TË ZYRTARËVE

Identiteti kombëtar, sfidë e re për Kosovën

24 maj 2007   Shqiptar, serb apo kosovar? Kosova në dilemë rreth identitetit

Nga Krenar Gashi në Prishtinë

Kujtim Salihu, një student shqiptar nga Kosova, po merr pjesë në një garë ndërkombëtare në Vjenë, por nuk ka ide se cilin komb po e përfaqëson.

“Në letërnjoftim më shkruan Kosovo UNMIK”, thotë Kujtimi. Por kjo është një përkatësi që nuk e kënaq dikë. Kujtimi, për shembull, thotë se ai është shqiptar dhe se Kosova është, thjeshtë, një rajon gjeografik i populluar me shqiptarë.

Shumë bashkëkombës të tij nuk e ndajnë të njëjtin mendim. Ata e konsiderojnë veten pjesëtar të kombit kosovar. Një vendim i OKB-së për pavarësinë e Kosovës po afron me shpejtësi, por një mirëkuptim i gjithanshëm për këtë çështje me shumë tehe duket të jetë më i largët se kurrë.

Me dështimin e përpjekjeve ndërkombëtare për të ndërmjetësuar një marrëveshje mes politikanëve në Serbi dhe Kosovë për statusin e kësaj të fundit, një diplomat i OKB-së sugjeroi pavarësi nën mbikëqyrje ndërkombëtare. Edhe pse Rusia kundërshton, Këshilli i Sigurimit me gjasë do të pajtohet me diplomatin, duke e jetësuar kështu pavarësinë e Kosovës, pa marrë parasysh se çfarë përkatësie kombëtare përqafojnë qytetarët e saj.

Fadili, i cili migroi në Shtetet e Bashkuara gjatë luftës së vitit 1999 që çoi në vetëqeverisjen e Kosovës brenda Serbisë, nuk e sheh veten si shqiptar.

“Unë jam kosovar”, thotë ai me mburrje duke shtuar se i mirëpret rekomandimet e planit të OKB-së që Kosova të ketë himnin dhe flamurin e saj. Për më shumë, për këto simbole duhet vendosur sa më shpejt që është e mundur thotë Nexhmedin Spahiu, analist politik dhe avokues i identitetit kosovar.

“Shumë shpejt presidentit të Kosovës do t’i duhet të takohet me homologun e tij serb, ndërsa Kosova s’do të ketë flamur të vetin gjatë takimit”, shkroi ai në një kolumne së fundi.

Debatet rreth pamjes së flamurit të ardhshëm, si dhe përzgjedhjen e himnit, tashmë veç janë bërë popullore. Shumë artistë veç kanë hedhur idetë e tyre në letër për këtë qëllim.

Por, shumë banorë ndjejnë se ata e kanë flamurin – simbolin e Shqipërisë me shqiponjën dykrerëshe.

“Kurrë nuk do të ndjej diçka të veçantë për flamurin e shtetit të ardhshëm të Kosovës”, tha Kujtimi.

“Do tu them fëmijëve se flamuri jonë është flamuri shqiptar”.

Shqiptarët e Kosovës ruajnë një lidhje të veçantë me flamurin shqiptar sepse gjatë komunizmit atyre iu ishte ndaluar përdorimi i simboleve kombëtare. Ky flamur me kohë u bë simbol i përpjekjeve për liri, në të gjitha aspektet e mundshme.

Megjithatë, ata nuk kishin ndonjë lidhje konkrete me Shqipërinë, e cila udhëhiqej nga një politikë e jashtme tejet vetë-izoluese, që nga Lufta e Dytë Botërore e deri në fund të nëntëdhjetave. Disa njerëz në Kosovë thonë se shqiptarët, në të dyja anët, janë rritur ndaras dhe nuk mund të njihen si pjesë të një kombi.

“Ne, thjeshtë, jemi ndryshe prej shqiptarëve të Shqipërisë”, tha Fadili.

Politikanët kanë premtuar se Kosova do të bëhet shtet i të gjithë qytetarëve të saj, pa marrë parasysh etninë e tyre. Dhe kjo, së bashku me simbolet e reja, automatikisht do ta sjellë në jetë një komb krejtësisht të ri, thotë Spahiu. Ai përmendi Zvicrën dhe Shtetet e Bashkuara si shembuj të kombeve që përbëhen nga më shumë se një grup etnik.

“Propozimi i OKB-së është abetarja e një kombi të ardhshëm kosovar, duke ditur se ai qartazi thekson se Kosova duhet t’i ketë simbolet e veta kombëtare. Kjo do të thotë se Kosova do të bëhet edhe shtet edhe komb”, i tha ai Balkan Insajtit.

“Kur shumica e njerëzve që jetojnë në një territor të përbashkët vendosin t’i takojnë një konstruksioni politik, pjesë e një shteti, atëherë ky shtet mund të quhet komb. Individët mund të mos ndjehen pjesëtarë të këtij kombi të ri, por ky komb do të krijohet nëse ka pas vetes shumicën”.

Sidoqoftë, duket se do të jetë e vështirë të binden njerëzit në të dyja anët e ndasisë etnike në Kosovë se ata, në rend të parë, janë kosovarë, e pastaj çfarëdo tjetër.

“Kurrë nuk do ta shpall veten kosovar”, tha një serb i ri nga Kosova. “Kjo do të ishte tradhti ndaj kombit tim sepse do të llogaritsha shqiptar”.

Disa shqiptarë ndjehen ngjashëm.

“Nëse shqiptarët e Kosovës bëhen kosovarë, atëherë unë do të regjistrohem si pjesëtar i minoritetit shqiptar që jeton në Kosovë”, shkruan Bardhi, student, në një forum diskutimi në Internet, Prishtina-TEAM.

Krenar Gashi është redaktor i BIRN-it në Kosovë. Balkan Insajt është publikim në internet, i përpiluar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN.


Komentet:

jeta ne kosov

Emri: 2007-06-18 16:52:36,

valla bre qikjo jeta ne kosov shum e mir bre sidomos per gazetari hehehehe shum i ka hije une kom qef me kan si ajo qe qdo politikan qe vjen ta mposhti

medizinprodukteberater

Emri: 2007-09-16 14:41:12,

jeni emisjon shum i qelluar. dhe deshta vetem nje koment per politikajt ton.Dimijat kan humb pas lufte te ne ne kosove dhe i kisha kshillu ti veshin ata

identiteti i "kosovarit" esht identiteti shqiptar

Emri: 2007-11-13 22:33:15,

i nderuar staf i jetes ne kosove. kam ndegjuar shume gjera te cmendura por kjo esht cmenduria me e madhe ose adsurditeti me katastrofik qe kam ndegjuar ndoniher. te mundohesh te zbulosh nje identitet te ri ne kosove. jam historian. studjoj historine jasht kosoves. jam para diplomimit gjate ketyre viteve qe kam studjuar nuk kam has asnjehere ne nje dyshim qe te mund te kisha then se kosovari ndofta mund te ket nje identitet tjeter, sepse kam bere edhe hulumtime tjera per ballkanin. bile edhe per deri sa kam ndegjuar edhe nje debat, qe u mbajt ne rtk nese nuk gaboj nje panair apo dicka e till qe u debatua per dicka te till dmth per identitetin "kosovar". eshte vertet per te ardh keq te ndegjosh gjera te tilla. sidoce te jet. jemi shqiptar edhe historia do ti verteton te gjitha. po keshtu ndodhin gjerat kur njerz te pa pergjegjshem ose me mir te them njerz jo kompetent futen dhe i marrin punte qe sju takojn atyre. sidoce te jete. pershendetje

identitet me lashtesi (miti)

Emri: 2007-12-04 14:18:40,

Ju pershendes dhe pytja ime kish me qen se a nuk mjaftojn historia e lashtsise sone per me qene identitet kombetar Kosovar?

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):