
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
04 qershor 2007 Dobësimi i jetës familjare që nga viti 1999 konsiderohet të jetë një nga faktorët prapa këtij fenomen,i që më parë nuk ka qenë edhe aq prezent.
Nga Nora Hasani dhe Zana Limani në Prishtinë
Në sytë e Fjollës, një vajze njëzetvjeçare, vërehet një zbrazëti sapo fillon të flasë për shoqen e saj e cila bëri vetëvrasje para katër viteve. “U pata shokuar, thjeshtë nuk mund ta besoja një gjë të tillë,” tha ajo. “Kurrë nuk kam menduar se ajo do ta bënte një gjë të tillë... ishte përplot jetë!”
Rasti i shoqes 15 vjeçare të Fjollës është një nga 356 vetëvrasjet e shënuara, që kanë ndodhur ndërmjet viteve 2000 dhe 2006, në Kosovën e populluar nga 2 milion banorë. Shumë të tjerë kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje, mirëpo kanë dështuar. Sipas statistikave të Shërbimit Policor të Kosovës, më shumë se 30 vetëvrasje kanë ndodhur në gjysmën e parë të vitit 2007, ndërsa numri i tentimeve për vetëvrasje arrin dyfishi i kësaj shifre.
Fjolla kujton herën e fundit kur bisedoi me shoqen e saj. “Ajo ishte e entuziazmuar... si gjithmonë... dhe dukej e lumtur... Sjelljet e saja ishin të zakonshme,” tregon Fjolla, duke e fajësuar vetveten se nuk e ka kuptuar që diçka nuk është në rregull me shoqen e saj.
Sipas ekspertëve, traumat e luftës janë një ndër arsyet kryesore për rritjen e theksueshme të rasteve të vetëvrasjes në Kosovës, ku ky fenomen thuajse nuk ka ekzistuar para vitit 1999.
“Manifestimet e traumave mund të mos jenë të dukshme fillimisht. Ato mund shfaqen edhe pas një kohe të gjatë,” thotë psikologu Aliriza Arenliu, duke iu referuar faktit se derisa lufta në Kosovë ka përfunduar para tetë viteve, pasojat e këtij konflikti ende ndjehen në jetën e njerëzve.
Disa ekspertë e ndërlidhin rritjen e vetëvrasjeve me rritjen e izolimit dhe shkatërrimit të familjes. Ata theksojnë se familjet e Kosovës kanë qenë më të afërta në të kaluarën dhe marrëdhëniet më qartë të strukturuara.
Kosova në atë kohë ka pasur numrin më të vogël të vetëvrasjeve në rajon dhe rastet e pakta që kanë ndodhë kanë qenë temë e nxehtë ndër familjet tradicionale kosovare të cilat i konsiderojnë vetëvrasjet si mëkatare dhe të turpshme.
Por roli i familjes në Kosovë ka ndryshuar drastikisht që nga viti 1999, kur jeta në fshat është prishur përgjithmonë nga eksodi i detyruar i shqiptarëve në vendet fqinje.
Linda Gusia, sociologe, tha se migrimet e popullatës brenda dhe jashtë Kosovës janë një faktor i rëndësishëm prapa shpartallimit të familjes. “Njerëzit filluan të përqendrohen më shumë në vetvete dhe përmes këtij atomizimi të shoqërisë disa njerëz filluan të ndihen të vetmuar, të izoluar dhe të lënë anash,” tha ajo.
Edhe para vitit 1999, kjo shoqëri po shkatërrohej nga forcat e jashtme. Represioni i vazhdueshëm politik për më shumë se 10 vite nga viti 1988 deri 1999 nën regjimin diskriminues serb ushtroi presion të konsiderueshëm ndaj shumë shqiptarëve.
Pas shpërthimit luftës, ky regjim u bë edhe më i dhunshëm. Luftimet zhvendosën me dhunë rreth një milion njerëz gjatë bombardimit të NATO-s dhe forcat qeveritare serbe vranë rreth 10,000 njerëz.
Shoqëria e pas-luftës ende nuk është ringjallur. “Jeta e përditshme në Kosovë ende është e lidhur me luftën në një mënyrë,” sqaron Linda Gusia.
“Më shumë raste të vetëvrasjes ndodhin në ato rajone që kanë përjetuar më shumë luftime gjatë luftës së Kosovës, si për shembull rajoni i Drenicës,” shpjegoi Fidaie Krasniqi, nga organizata Dëgjo Rininë.
“Njerëzit në Drenicë e mbajnë në mend vetëm një rast të vetëvrasjes para vitit 1999, ndërsa që atëherë janë shënuar 54 raste,” shtoi Krasniqi.
Sipas Krasniqit, shumica e viktimave janë ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, të cilët me përfundimin e luftës janë gjendur në një pozitë pa perspektivë jetësore dhe të lënë anash.
Përveç traumave direkte apo indirekte të luftës, faktorët e tjerë prapa rritjes së vetëvrasjeve në Kosovë janë faktorët psikologjik dhe shoqëror, si varfëria dhe papunësia, vlerësoi psikiatri Ferid Agani.
Tetë vite pas luftës, Kosova ende ballafaqohet me apati ekonomike. Vlerësimi i varfërisë sipas Bankës Botërore klasifikon 37 përqind të popullatës si të “varfër”, që do të thotë se ata jetojnë me më pak se 1.42 euro në ditë. Pesëmbëdhjetë për qind të popullatës jetojnë nën kufirin e varfërisë së skajshme me vetëm 0.93 euro në ditë.
Shumë besojnë se këto statistika alarmuese – krahas faktit se Kosova ka popullatën më të re në Evropë, ku rreth 50 për qind e popullatës është nën 30 vjeç, prej të cilëve shumë pak kanë mundësi të gjetjes së vendeve të punës – janë duke krijuar kushtet për trauma të tjera.
“Iluzioni se liria do të na zgjidhë të gjitha problemet është shuar shumë shpejtë pas luftës,” tha Linda Gusia.
“Kosova është vend i vogël dhe ofron pak, prandaj unë mendoj se njerëzit... nuk shohin perspektivë dhe ndihen të humbur,” shtoi ajo.
Statistikat rreth vetëvrasjeve theksojnë nevojën për përpilimin e kujdesshëm të një strategjie parandaluese në nivel institucional.
“Kjo është në agjendën tonë dhe jemi duke punuar në këtë drejtim,” sqaroi Ismet Abdullahu nga departamenti i shëndetësisë së Kosovës, i cili shpjegoi se ata i trajtojnë vetëvrasjet si pjesë e strategjisë së përgjithshme të shëndetit mental.
Mirëpo qeveria e Kosovës me një buxhet të kufizuar nuk është në pozitë për t’i ofruar popullatës këshillime rreth traumave.
Për më shumë, qytetarët e rëndomtë në Kosovë ende e konsiderojnë ndihmën psikiatrike si një gjë shumë të turpshme dhe jo si diçka që ata duhet të kërkojnë.
Fjolla ndien keqardhje që shoqja e saj nuk ka folur me te, apo me dikë tjetër, për problemet e saja. “Është për të ardhur keq që perceptimi i përgjithshëm për kërkim të ndihmës në Kosovë është i gabuar. Njerëzit që kanë nevojë për ndihmë duhet ta kërkojnë atë.”
“Parandalimi i vetëvrasjes është i mundshëm,” u pajtua Gusia. “Mënyra më efektive për ta parandaluar vetëvrasjen është që të identifikohen shenjat e para, ato të merren seriozisht, dhe të kërkohet ndihma profesionale.”
Disa OJQ janë duke tentuar që të mbushin vrimat e lëna nga shërbimi shëndetësor i qeverisë. Krasniqi i tha Ballkan Insajtit se që nga dhjetori i kaluar organizata e saj e ka vendosur një lidhje telefonike për të rinjtë. Që atëherë, ata kanë ndihmuar më shumë se 350 të rinj të pashpresë, duke i ofruar atyre informata dhe këshilla.
“Shumë prej tyre mendojnë për vetëvrasje,” tha Krasniqi.
Fjolla shpreson se ajo nuk do të dëgjojë për raste të tjera si rasti i shoqes së saj. “Kjo i ka ndodhur asaj por shpresoj se një gjë e tillë nuk do t’i ndodhë askujt tjetër,” tha ajo.
[Nora Hasani dhe Zana Limani janë bashkëpunëtore të Ballkan Insajtit. Ballkan Insajt është publikim i BIRN-it në internet. ]
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
lidhur me temën "Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën"
Emri: 2007-06-09 20:14:26,
Mendimi im lidhur me rritjen e numrit të vetëvrasjeve në Kosovë nuk mbështetet shumë tek traumat e luftës edhe pse ato kan ndikim sa do pak ne këtë çështje. Personalisht mendoj se problemi i ballafaqimit të popullatës së re me këtë dukuri qëndron në at se shumica e adoleshentëve përballen me dukuri te reja në jete dhe nuk gjejnë energji të mjaftueshme për tu ballafaquar me to. Dhe si rezultat i mëtejshëm ata nuk praktikojnë te flasin me prindër ose me ndonjë profesionit tjetër në lidhje me problemet e tyre. Prandaj në at gjendje ankthi/faji e vetmja zgjidhje për ta është destruksioni i vetvehtës. Festim Matoshi, psikolog
pse lexoni
Emri: 2007-07-30 13:26:39,
ooooo ata qe e vetvrasin veten ju ka ardh bre vllazen puna en fyt edhe kan luftu 1 vit per kosov e kur na i shlirum ky grupi i unitetit e edhe ata i kan lan tash pas dore spo jau nin per ta po na pupulli en fund kemi fajet kryesore qe po jau japim voten ktyne se ma mir osht ma ja dhan voten Rada Trajkoviqit ajo kish ba diqka ma mir se kta qe po rrin ton diten en kokerr te shpines e po vjedhin sa po mujn me thes se kta as per qoban sjon e le me fitu ne negociata me serb qe ata i lan me gishta ne goje qiftin e hashim thaqit fatmir sejdiut e ati e ati po me kaq po e permbylli ket koment e ishalla bahet ma mir per ne ose do te ket edhe nja 50% ma shum vetvrasje se jena met na kosovart sikur oda pa burr ktynehere e qe u duft me ardh tjeterkush me te sundu ne vend tanin se na s'po dime etj etj
pse ndodhin vetvrasjet
Emri: 2007-12-02 09:12:22,
vetvrasjet nuke ndodhin rastesishte dhe pa paramendim qe tek viktima shfaqet deri tri vjet me heret dhe ato simptome munde te vrehen tek personi nese dikush interesohet dhe pak apo shume e njefe psikologjin e individit ne kushtet ne te cilat munde te shfaqet ajo ndjenj, edhe pse rastet dallojne shum njeri nga tjeteri sepse ato karakterizohen me kohezgjatje, dhe me afekte qe kan dallim te madh, prandaj kjo dukuri vie edhe nga nje element i radioaktivitetit qe Njerezit e rendomte por fatkeqsishte edhe ata Mjeke dhe ekspert tan te gjore nuk e cekin me qellim, ose nuk jane te afte per ta kuptuar ate fenomen qe ndodhe pas luftes, dhe se kjo eshte direkt nga ai faktor, kurse pjeserishte nga faktoret tjere qe merren si te natyres tjeter, prandaje mos te tallet dikushe me fatkeqesin e te tjereve sepse ajo munde ti ndodhe edhe vete atyre, se ne keto raste nuke ka imun, dhe kjo ka te beje me nje ndryshim te psiqikes qe vete viktima e din se eshte duke perfundu tragjikisht dhe si pasoje e mos pranimit te deshirueshem edhe nuke e diskuton me te tjeret qe do e ndihmonin, sepse konsiderone si nje akte te ulet, pore qe lendimi psiqik i ti eshte i pa fuqishem te perballoje ate ngacmim me ate ndjenje tragjike prandaj suksesi me i madhe kishte me qen zbulimi i kesaje ndjenje teke personi i caktuar qe ka tendence te tille, sepse atehere edhe suksesi nuke kishte me munguar nese dikushe miret ne format metodike te cilat krijojne bindjen e vetedisimit per diqka qe eshte si pasoje jashte-memorjes se ti, dhe me te diskutuarit dhe sqarimin e efekteve te jashteme edhe personi i prekur me ate ndjenj do bindej se vertet munde ta munde ate ndjenj. Ekipe profesionale te caktuara duhej te mirren me kte fenomen qe tani eshte aqe i shpeshte dhe njeherit duhet dine burimin. dhe ikes faktoret tjere per te munde qe ta zbusin kte dukuri. Ju pershendese dhe ju theme se nuke jam Psikolog me profesion pore kam nje pervoj shum interesante me Njerzit dhe ne kontakt me Psikologet Zvicran then te drejten nuke me kane besuar se nuk jame Psikolog gjate debateve rrethe shum rasteve te problemeve te natyrave te ndryshme qe kemi diskutuar,prandaje edhe kame njohuri te veqanta sepse kame lexuar literature te shumte rreth keti fenomeni e qe ne Kosove eshte pake sa i veqante kur e ceka edhe nje element qe s,ka te beje psh. ne P erendim. Ju deshiroje sukse ne luften kunder kesaje dukurie te shemtuere dhe tejet tragjike.
Emri: 2008-11-22 16:26:27,
Per mendimin tim Temen " Vetvrasjet " duhet ta marim shum seriozisht , sepse eshte nje dukuri ne rritje e siper , dhe kerkon nje studim i saj . Dhe nese Institucionet qeveritare thone nuk kane mundesi te meren me probleme te ketij lloji atehere duhet te meren te tjeret me te , qe jane OJQ-te , po sigurisht qe duhet perkrahja e te tjerve ( me mire te themi , perkrahje financiare) se dihet qe studimi , ose Parandalimi i tyre (me ndonje trajnim apo diqka tjeter) kerkon mjete financimi. Shpresoj qe te tjeret apo me mire te them NE te meremi me seriozisht me kete pune dhe inshalla kemi sukses. Ju pershendes.
vetvrasjet
Emri: 2010-04-19 22:38:55,
vllau 27 vjeqar e ka varur veten -dhe tani e ter familja jemi ne depresijon. se nuk po mujna me ja gjet shkakun nje nder shkaket eshte se e fejuare e ka lan. po a eshte e natyrshme qe per nje femer ta len nanen vllaun binjak e mbi te gjitha jeten e vet -rinin e vet .e pakuptushme ka shum e shum raste te vetvrasjeve ne kosov dhe per mendimin tim ketyre njerzve ju mungon dashuria per jeten dashuria per gjen me te shtrejt nanen -dhe po ta marrim ne menyr psikologjoke dhe pse jan ne depresjon keta tipa jan mesuar qe te jen gjitheher ne qender te vemendjes dhe te behet vetem per taa nuk munden ta pranojn realitetin se jeten e vet duhet ta marrin ne dor ata vet .duhet me mendu se vjen nje dit e mir dhe duhesh te besh per nanen per dashurin e nanes ne rend te par e jo per nje femer se dhimje e pa pershkruar eshte per nanen ta mbuloj me dhe djalin me te vogel qe priste ta martonte veres kjo eshte vertet tragjike per prindrit eshte coptim i trupit per se gjalli .nuk munnja me shpjergu se ndoshta eshte moment qe smunet me kontrollu .veq nje gje eshte qdo dit qdo ore duhet te mendojm per prindrit qe mos tju shkaktojm dhimbje dhe per jeten ton .se vertet eshte shuum dhimbje e tragjedi pa shkak me u varros te rinjet .skam fjal po kush e ka provuar e din te thot se vertet eshte tragjedi