
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
07 qershor 2007 Një hetim i ri e ka për qellim të ndriçojë nëse ushtira jugosllave ka vrarë refugjatët shqiptarë në pikën kufitare në 1999.
Nga Sead Sadikovic në Pejë, Bellopojë dhe Rozhajë, Petar Komneniq në Podgoricë dhe Krenar Gashi në Pejë
Haxhi Ahmeti ende kujton ngjarjet tmerruese të 18 Prillit 1999, kur gjashtë bashkëkombës të tij shqiptar nga Novosella e Pejës, u masakruan në vijën kufitare me Malin e Zi.
Krimi ka ndodhur gjatë bombardimeve të NATO-së kundër Serbisë, në fshatin Husaj, zona kufitare mes Malit të Zi dhe Kosovës.
Ahmeti ishte njëri nga 60 refugjatë që kishin ikur nga Kosova në drejtim të Rozhajës në Mal të Zi, kur në ta dikush ka filluar të shtinte nga mitralozi.
Tetë vite më vonë, Ahmeti ende pret për një thirrje në gjyq për të dhënë dëshmi si pjesë të hetimit të nisur rishtazi nga prokuroria e shtetit malazez.
Gjashte civilë, duke përfshirë edhe një grua tetëdhjetëvjeçare si dhe një fëmijë, ishin vrarë gjatë të shtënave me arme që, siç thotë Ahmeti, kanë ardhur nga tri pozicione mitralozash të ushtrisë së atëhershme Jugosllave.
12 ish-oficerë dhe rezervistë nga ushtria Jugosllave, të akuzuar për këtë krim, u morën në pyetje për herë të parë me 22 Shkurt 2007.
Ka shumë qytetarë në Mal të Zi që besojnë së ushtria Jugosllave ka tentuar ta fshehë krimin.
Refugjatët u vranë gjatë një periudhe të tensionuar në Mal të Zi. Lufta ajrore e NATO-së kundër ushtrisë Jugosllave në Kosovë e Serbi, kishte polarizuar opinionin në republikën e vogël adriatike.
Përderisa shumë malazezë ndanin empati për gjendjen e vështirë të Shqiptarëve, shumica e komunitetit etnik serb të republikës energjikisht përkrahnin ushtrinë Jugosllave.
Masakra, të cilën Ahmeti e ka parë dhe përjetuar, nuk ka qenë e vetmja që ka ndodhur në atë kohë në territorin e Malit të Zi. Sipas prokurorit publik, 21 shqiptarë gjeten vdekjen në Mal të Zi gjatë pranverës 1999, në disa incidente të ndara dhe të pashpjegueshme deri më tani.
Autoritetet në Mal të Zi thonë që ata ishin të pafuqishëm që të ndalonin krime të tilla. Ani pse republika atëherë ishte pjesë e një shteti në union me Serbinë, ishte duke u përgatitur për pavarësi dhe kufijtë e Malit të Zi me Kosovën patrulloheshin nga ushtria Jugosllave.
Podgorica kishte hapur dyert e saj për një numër të madh të refugjatëve nga Kosova. Komisariati i qeverisë për refugjatë dhe persona të zhvendosur thotë që gjatë disa muajve të vitit 1999 më shumë se 100,000 njerëz nga Kosova kishin ikur për në Mal të Zi.
Por refugjatët shqiptarë, bëheshin halë në sy po që se do ndesheshin me patrullat e ushtrisë Jugosllave në zonën kufitare.
“Ne menduam se tani që ishim në Mal të Zi, ishim të sigurt... por kjo nuk doli ashtu,” tha Halil Brahimaj, një i mbijetuar nga masakra.
“Unë pashë dy ushtarë në uniforma ushtarake në Husaj,” kujtohet ai. “Njëri kishte mjekër të gjatë.”
Pesë persona nga farefisi i Brahimajt u vranë në këtë fshat. Brahimaj që goditur në këmbë nga plumbat dhe më pas, mezi kishte arritur të arratisej nga vendi i ngjarjes për në malet e Kosovës perëndimore.
Të mbijetuar tjerë të masakrës thonë që ushtria Jugosllave i ka kapur ata, i ka arrestuar dhe i ka torturuar.
Zeqir Barjaktari, njëri nga ata që shpëtuan nga të shtënat në fshatin Husaj, është arrestuar menjëherë nga ushtria në afërsi të qytezës së Rozhajës.
Ai kaloi dy ditë në një burg ushtarak së bashku me 13 shqiptarë tjerë të zënë peng.
“Rreshtoheshin në dy rreshta dhe neve na fusnin në mes. Na detyronin të kalonim përmes tyre përderisa na goditnin” tregoi Bajraktari për Ballkan Insajt.
“Dy nga ata që na rrihnin do t’i identifikoja edhe tani,” shtoi ai.
Prokurori i shtetit malazez ka akuzuar Brigadën e Tretë të Batalionit të Parë, të ushtrisë Jugosllave për përgjegjësi për krimin në Husaj. Ky batalion kryesisht ka përfshirë rezervistë nga veriu i Malit të Zi, ku janë të koncentruar Serb etnik.
Ish ushtarët që kanë shërbyer në Mal të Zi, i hedhin poshtë këto akuza. Ata nuk mohojnë që kanë ndodhur incidenti dhe se njerëzit janë vrarë, mirëpo thonë që ata që shtien, nuk ishin ushtarë të rregullt, por pjesëtarët e grupeve paramilitare si Orlët e Bardhë, Tigrat apo edhe djemtë e Frenkit.
Momqillo Barjaktaroviq, nga Berane në veri të Malit të Zi, një nga komandantët e brigadës së tretë, tha se “ishte shumë mirë e ditur që të gjitha grupet paramilitare ishin aktivë në atë zonë, gjatë asaj kohe; si Tigrat e Arkanit dhe të tjerë.”
Shemso Dedeiq, shef i policisë në Rozhajë, nuk u pajtua. Ai tha që vetëm rezervistët e ushtrisë ishin të vendosur në fshatin Husaj dhe përreth. Policia serbe dhe njësitë paramilitare nuk ishin askund në afërsi, sipas Dedeiqit.
“Katër njerëz të mi ishin rreth një kilometër larg nga fshati kur patën dëgjuar të shtënat e rezervistëve të ushtrisë,” Dedeiq tregon. “Ata po gjuanin civilët në Husaj.”
“Jo të gjithë ë ishin përgjegjës janë vënë nën hetime të vazhdueshme, veçanërisht ata njerëz nga njësitë e hetimeve dhe prokurorisë së ushtrisë, të cilët e kanë kryer pjesën e tyre për ta fshehur incidentin.”
Milladin Joksimoviq, ish parlamentar i Partisë Demokratike Serbe në parlament që në atë kohë ishte gjykatës hetues, nuk preferon të flasë.
Ai ka pranuar që ka qenë i vetmi të ketë vizituar vendin e krimit një ditë pas vrasjeve, në të cilën kohë kufomat veç kishin qenë të zhvendosura. Ai gjithashtu ka thënë se mesa e din ai, asnjë armë nuk është gjetur në të vdekurit para se ata të zhvendoseshin.
“Gjithçka që kam parë e gjetur, e kam shënuar dhe më pas i kam dorëzuar në gjykatën ushtarake,” tha ai.
Ajo që ka ngritur dyshimet për një mbulim krimi është fakti që ushtria nuk e kishte lejuar askënd që t’i afrohet skenës së krimit, para së të zhvendoseshin trupat.
Sipas Dedeiq, ushtria nuk do ta kishin lejuar policinë apo as edhe ministrat e qeverisë malazeze t’i afroheshin zonës.
“Edhe Vuk Boshkoviq, asistenti i ministrit të punëve të brendshme, e kishte të ndaluar të hynte në Husaj me 19 Prill,” sqaroi Dedeiq.
Predrag Strugar, komandant i batalionit në zonën e përgjegjësisë së të cilit u zhvillua krimi, tha që ishte i paaftë të verifikonte se çka kishte ndodhur në Husaj.
Në një deklaratë për Balkan Insight ai përjashtoi çfarëdo lloj përgjegjësie për vdekjet e refugjatëve nga Kosova. “Unë nuk kam qenë në dijeni çfarë po ndodhte aty pari,” ai tha. “Unë kam raportuar incidentin në njësitë Ushtarake, por nuk më është lejuar t’i afrohem vendit të krimit, dhe nuk e di çka ka arritur të zbulojë hetimi i ushtrisë.”
Haxhi Ahmeti thotë që ai e din se çfarë ka ndodhur. Pasi që plumbat goditën shokët dhe të afërmit e tij, ai kaloi dy netë në një shtëpi, pronë e shqiptarëve në Husaj.
Pronarja, një grua e vjetër e cila tash më nuk është gjallë, e kishte fshehur atë nga ushtria. “Ajo më tha që kufomat ishin ngarkuar ne një kamion dhe ishin mbështjellë në qese najloni,” tregon Ahmeti.
”Shoku Kapiten, njëri qenka ende gjallë!”, plaka që kishte strehuar Ahmetin kishte dëgjuar që një ushtar t’i ketë thënë eprorit të tij, përderisa po ngarkonte trupat e pa jetë në një kamion.
“Rregulloje!” kishte urdhëruar kapiteni dhe më pastaj ishte dëgjuar një e shtënë,” shpalos Ahmeti tregimet e gruas që e kishte strehuar.
Ahmeti doli nga vendi ku fshihej vetëm dy ditë më pas, kur një delegacion i qeverisë malazeze, e kryesuar nga zëvendësministri, Dragisha Burzan, pat ardhur në Husaj.
Trupat e vdekur ishin larguar me kamion për në Novosellë të Pejës, në Kosovë, ku dhe u varrosën në një varrezë masive nga punëtorët e shërbimit komunal në orët e hershme të mëngjesit, Ahmeti tregoi Ballkan Insajtit.
Në të njëjtën ditë, familjet nxorën pesë trupa nga varreza masive dhe i rivarrosën ato siç duhej. Ndër ta ishte edhe trupi i Labinot Kastrati, një të afërmi të Haxhi Ahmetit.
Velija Muriq, avokati i familjeve të viktimave, thotë se ka mbledhur dokumente të konsiderueshme gjatë tetë viteve të fundit, duke përfshirë edhe dëshmi të dëshmitarëve okularë, të cilat i ka dorëzuar te prokurori shtetëror.
Muriq thotë se dëshmitë tregojnë qartë që ushtria Jugosllave qëllimisht ka fshehur gjurmët në lidhje më krimin në fshat.
“Pyetja është pse ushtria ka tentuar të fsheh gjithçka dhe t’i largojë kufomat, nëse veç këta njerëz të pafat ishin terroristë, siç ata theksonin,” tha Muriq.
Prishja e unionit shtetëror ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi – dhe shpërbërja e ish-ushtrisë jugosllave – ka penguar përpjekjet në Mal të Zi për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.
Shumë njerëz të cilët në atë kohë kishin role kyçe në këto njësi ushtarake nuk janë më në Mal të Zi, por në Serbinë fqinje.
Milladin Joksimoviq tha që një oficer i lartë i ushtrisë, Radosav Tadiq, dhe ish shefi i dytë i stafit të ushtrisë, Jagos Stevanoviq, kanë qenë të përfshirë në hetimet ushtarake, mirëpo janë transferuar për në Serbi pas 1999.
Ballkan Insajt ka kontaktuar agjencinë informative të sigurisë, BIA, në Serbi për të gjetur vendndodhjen e Tadiçit, i cili besohet se është duke punuar për këtë agjension. BIA nuk ka ofruar asnjë detaj rreth vendndodhjes së tij.
Burime nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi treguan për Ballkan Insajt se Stevanoviq është larguar për në Serbi pas intervenimeve të NATO-se më 1999. Ballkan Insajt nuk ka qenë në gjendje ta gjejë se ku ndodhet ai.
Gjeneral Majori Millorad Obradoviq, komandant i ushtrisë së dytë përgjegjës për territorin malazez në atë kohë, e pat përshkruar masakrën e refugjatëve në Husaj si një “incident të parrezikshëm”, duke thënë se nuk i kujtoheshin shumë detaje.
Përpjekjet e Ballkan Insajtit për të gjetur Obradoviqin për të dhënë ndonjë koment nuk ishin të suksesshme..
Bruno Vekaric, zëdhënës i prokurorit për krimet e luftës së Serbisë tha që nuk është në dijeni nëse hetuesit malazez kishin kontaktuar me kolegët e tij në zyre të prokurorit special për krime lufte rreth rastit.
“Normalisht i rishikojmë të gjitha rastet të hetuara nga ne, ose me kërkesë të ndonjë shteti tjetër, dhe unë nuk e mbaj në mend të kemi kemi rishikuar atë (rastin e fshatit Husaj),” tha Vekaric përmes telefonit.
E vërteta wshtw se dosjet e hetimeve të ushtrisë për fshatin Husaj kurrë nuk janë publikuar, ani pse shumë rezervistë ishin liruar nga hetimet bazuar në këto dosje.
Disa prej atyre vendimeve i janë dorëzuar gjykatësit hetues ushtarak, Mirosllav Samarxhiq.
Ai i tregoi të përjavshmes malazeze “Monitor” para dy viteve që sipas dosjes nuk ka pasur baza për tw përndjekur dhe akuzuar rezervistët e dyshimtë.
“Unë kam nxjerrë një përfundim të tillë nga shënimet e hetimeve, për përmbajtjen e të cilave nuk marr përgjegjësi,” tha Samarxhiq.
“Pas heqjes së gjykatave ushtarake, rasti është arkivuar dhe unë nuk e di se ku gjenden dosjet,” shtoi ai.
Zyra e prokurorit malazez ka arritur në një përfundim tjetër dhe ka regjistruar një mocion për ta hetuar rastin bazuar në deklaratat e dëshmitarëve të ngjarjes, si Ahmeti.
Millan Smoloviq, një gjykatës në Gjykatën e Supreme të Bellopojës, shprehu optimizëm që hetimet do të kompletohen tani.
Ai kërkoi kthimin e dosjeve nga arkiva e ushtrisë jugosllave përmes ushtrisë malazeze. “Unë pres që të gjitha materialet do të më dorëzohen së shpejti,” tregoi ai për Ballkan Insajt.
Mirëpo Velija Muriq thotë se aktualisht këto hetime nuk ngjallin shumë besim.
“Dymbëdhjetë të dyshuar janë marrë në pyetje por asnjë nga ta nuk janë mbajtur nën arrest. Kjo është diçka e paparë për një krim lufte të këtij niveli,” tha Muriq.
Në ndërkohë që Haxhi Ahmeti shpreson që e vërteta e asaj që ndodhi në atë ditë pranvere të vitit 1999, do të dal në shesh një ditë.
“Ka nevojë për drejtësi, për hir të viktimave, por edhe për hir të shtetit të ri të Malit të Zi,” tha ai.
Sead Sadikovic është bashkëpunëtor i Ballkan Insajt. Petar Komnenic është gazetar në javoren “Monitor” të Podgoricës. Krenar Gashi është redaktor i BIRN-it në Kosovë. Aleksandar Vasovic, redaktor i BIRN-it në Serbi, po ashtu ka kontribuar në këtë artikull. Ballkan Insajt është publikim i BIRN-it në internet.
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.