Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente

Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Artikujt tjerë:

NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA

Thirrje për aplikim në trajnim në media për komunitetin RAE

Raporti i Monitorimit të Gjykatave

Buletini "Drejtesia ne Kosove" ofron informata te rendesishme per sistemin e Drejtesise ne Kosove.

BIRN mban tryeza të rrumbullakëta për problemet në sistemin gjyqësor

Instituti GAP dhe BIRN prezentojnë "Letrat e hapura për Kryetarët e Komunave të Kosovës"

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në rundin e parë të Programit të BIRN-it për Bashkëpunim Kulturor në Ballkan

Marrëveshja e koalicionit dëmton demokracinë në Kosovë

Kosova, parajsë e kontrabandës së armëve

Shqiptarët e Kosovës shikojnë përtej afatit të dhjetorit

Grupi i armatosur shqiptar kthehet në skenë

Kosova mes drejtësisë dhe krimit të organizuar

Rasti Kurti: kokëçarje ligjore për OKB-në

Kosova - rreth e rrotull!

Hulumtim: Masakra në fshatin Husaj ende brenë Malin e Zi

Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën

Identiteti kombëtar, sfidë e re për Kosovën

Shqiptarët e Kosovës të brengosur për veton ruse

BE-ja e përçarë shtyn debatin mbi Kosovën

Serbët e Kosovës e presin me ftohtësi krijimin e Gardës së Car Llazarit

Ambasadat e ardhshme të Kosovës do të ballafaqohen me mungesë të fondeve

Kosova vonon krijimin e qeverisë në Serbi

KOMENT: Sfidat kosovare pas 120 ditëve të para

Serbët e shqiptarët garojnë për ta bindur misionin e Këshillit të Sigurimit

Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

Kthimi në kampet e turpit

Fillojnë të shtënat e para në betejën diplomatike për Kosovën

Special Package: South Serbia Shqiptarët dhe serbët nuk pajtohen rreth planit për Kosovën

Special Package: South Serbia Shumë femra ballafaqohen me martesa të aranzhuara

Radikalët e Kosovës nuk gjejnë mbështetje në Maqedoni

HULUMTIM: Policët rumunë fajësohen për gjakderdhje në protestë

Koment: Regjimi i KB-së në Kosovë zbulon fytyrën e tij të vërtetë

Protesta kundër planit të OKB-së për Kosovën përfundon me dhunë

BE-ja i ofron Serbisë më shumë kohë rreth Kosovës

Intervistë me Torbjorn Sohlstrom

Kosovo Final Status Intervistë: Misioni i BE-së “do ta udhëheqë Kosovën në Evropë”

Special package: Kosovo Final Status Zbulohen pikat kryesore të planit të Ahtisarit

Special package: Kosovo Final Status Shqipëria lobon për pavarësi të Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Maqedonia shpreson në përfundimin e dramës së Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Pavarësia vështirëson marrëveshjen për qeveri të re

Special package: Kosovo Final Status Shqiptarët po përgatitin një aprovim të ngurrtë të planit të OKB-së

Kosova e brengosur për vendimet rreth statusit përfundimtar

Special package: Kosovo Final Status Serbët e Mitrovicës druajnë nga mundësia e shpërthimit të trazirave

Qeveria e Kosovës rrezikohet nga përçarjet në LDK

HULUMTIM: Ish-policët udhëheqin dallaveret me pasaporta

Holbruku: Bushit i ka ikur treni për Kosovë

Grupi i Kontaktit vonon planin për Kosovën

Diplomatët planifikojnë mision për pavarësi të Kosovës

KOSOVË: SHQIPTARËT BRENGOSEN RRETH STATUSIT PËRFUNDIMTAR

RAPORTI I KOSOVËS ZBULON JETEN LUKSOZE TË ZYRTARËVE

Rasti Kurti: kokëçarje ligjore për OKB-në

02 tetor 2007   Qytetarët e Kosovës dhe administrata e OKB-së nuk e shohin me të njëjtin sy tretmanin juridik ndaj Albin Kurtit

Nga Krenar Gashi në Prishtinë

Albin Kurti rri i ulur në banesën e tij, në katin e katërt të një ndërtese në lagjen Dardania të Prishtinës. Çdo tetë orë, dy policë të ri nisin ndërrimin e tyre në hyrje të bllokut banesor. Ata qëndrojnë 24 orë në ditë aty, për të siguruar se Kurti nuk do të lëvizë.

“Jam i burgosur politik,” thotë Kurti, duke qëndruar i qetë në një kolltuk para një rafti të madh librash të gjithfarshëm.

“Ata [UNMIK-u] nuk duan kurrfarë kritike. Ata duan ta heshtin çfarëdo zëri kundërshtues”, shton ai.

Për muaj të tërë, aktivitetet e përditshme të Kurtit janë të kufizuara në lexim dhe pritje të vizitorëve të shumtë që vijnë për ta takuar në banesën e tij.

Fillimisht, Kurti arrestohej për aktivitete të ndryshme të Vetëvendosjes, por që nga protesta e 10 shkurtit në Prishtinë, ku humbën jetën 2 dhe u plagosën 80 persona si pasojë e përleshjeve me policinë, ai ka mbetur ose prapa grilave ose, së fundi, në arrest shtëpiak.

Lëvizja Vetëvendosje kundërshton procesin e negociatave për statusin e ardhshëm të Kosovës, duke kërkuar pavarësi të plotë dhe të menjëhershme për territorin e administruar nga OKB-ja.

Kurti, ish lider studentor, u arrestua në vitin 1999 dhe u dënua me 15 vite burg nga regjimi i Sllobodan Miloseviqit nën akuzat për vepra kriminale ndaj integritetit territorial të ish Jugosllavisë dhe përfshirjes në aktivitete terroriste. Ai u lirua nga burgu në vitin 2001.

Lëvizja Vetëvendosje, që mblodhi rreth vetes me mijëra njerëz, u përfshi në shumë aksione, mes të cilave edhe protesta kundër misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, si dhe shkrimit të sloganit “jo negociata, vetëvendosje” nëpër muret e shumë ndërtesave publike.

Tashmë që ai ndodhet nën arrest shtëpiak për muaj të tërë, në Kosovë po dalin në pah dy opinione të ndryshme lidhur me këtë rast. Përderisa shumica e kosovarëve besojnë se aktakuza që e ngarkon Kuritn është e motivuar politikisht, administrata ndërkombëtare është fuqishëm kundër këtij kategorizimi.

Ndërkohë, një valë e re e kritikave nga ekspertë vendorë, analistë e qytetarë ka marr dhenë. Shumë prej tyre mendojnë se prokuroria dhe gjykatësit i takojnë të njëjtit departament të UNMIK-ut, gjë kjo që pengon pavarësinë e gjyqësorit.

Aktakuza kundër Kurtit u ngrit nga një prokuror ndërkombëtar me 31 maj për “pjesëmarrje në turmë në rolin e organizatorit, kryerje të veprës kriminale, [dhe] pjesëmarrje si lider grupi në përpjekje për pengim të personave zyrtarë në detyre.”

Akuzat ndërlidhen me protestën e 10 shkurtit, në të cilën dy persona u vranë pasi që forcat policore të OKB-së shkrepën plumba gome në drejtim të protestuesve, kur ata tentuan ta thyejnë barrikadën policore për të vazhduar drejt një ndërtese qeveritare.

Një hetim i pavarur, i udhëhequr nga prokurori special Robert Dean, zbuloi se viktimat vdiqën pasi që u qëlluan në kokë me plumba gome nga oficerët rumunë të policisë së OKB-së dhe se vdekja e tyre ishte “e panevojshme dhe e shmangshme”.

Sidoqoftë, në raportin final të 2 korrikut, Dean tha se ekzistonin dallime esenciale mes ligjit rumun, ligjit ndërkombëtarë dhe parimeve të OKB-së mbi përdorimin e plumbave të gomës dhe se asnjë oficerë policorë nuk mund të ngarkohet për vdekjet.

Për më shumë rreth protestës, lexojeni raportin Hulumtues të BIRN-it në http://birn.eu.com/en/79/10/2548/

Statusi i Kosovës, territor ky i administruar nga OKB-ja që nga viti 1999, është çështje që po negociohet mes politikanëve të Kosovës dhe Serbisë përmes ndërmjetësimit ndërkombëtarë.

Por, përderisa shumë në Kosovë mund të mos pajtohen me veprimet e Kurtit, shumica besojnë se ai është duke u mbajtur i izoluar vetëm e vetëm që t’i pamundësohet vazhdimi i aktiviteteve të tija politike në këto momente kur po tentohet të zgjidhet çështja e statusit të Kosovës.

Aktakuza kundër Kurtit është në duar të prokurorëve ndërkombëtarë, gjersa po gjykohet, gjithashtu, nga gjykatës ndërkombëtarë për shkak se, sipas UNMIK-ut, rasti bart në vete ndjeshmëri të veçantë politike.

Sistemi gjyqësor ndërkombëtarë në Kosovë, i menaxhuar nga Departamenti i Drejtësisë i UNMIK-ut, DOJ, vazhdon të ketë autoritet, falë kompetencave të rezervuara, mbi raste specifike që janë në duar të gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.

Ahmet Hasolli, avokati mbrojtës i caktuar nga gjykata, por i refuzuar nga Kurti, thotë se arsyetimi për mbajtjen e Kurtit nën arrest shtëpiak është i pa bazë.

“E vetmja bazë ligjore mbi të cilën po e mbajnë nën arrest shtëpiak është frika e përsëritjes së shkeljeve të njëjta, duke supozuar se ai është i fajshëm për shkeljet që po i ngarkohen,” thotë Hasolli.
Hasolli e ka kritikuar panelin prej tre gjykatësve të cilët ndodhen në krye te procesit gjyqësor për, siç thotë ai, mbështetje të pareshtur për prokurorinë duke aprovuar dhe riafirmuar kërkesën për vazhdimin e arrestit shtëpiak ndaj Kurtit.

Avokati i njohur Tomë Gashi, i cili po punon ngushtë me Amnesty International, organizatë botërore për të drejtat e njeriut, thotë se “çdokush në Kosovë e di që Kurti është i burgosur politik”.

Gashi tregon se ai dhe një grup avokatësh ndërkombëtarë po mbledhin fakte që mund të çojnë në shpalljen e Kurtit si i burgosur politik nga organizata siç është Amnesty International. “Kjo do të ndodhë së shpejti”, thotë ai.

Organizata tjera për të drejtat e njeriut kanë reaguar gjithashtu. “Aktakuza kundër Albin Kurtit konsiderohet të jetë një vendim politik, kundër lirisë së shprehjes dhe së drejtës për të protestuar”, tha Behxhet Shala, drejtor i Këshillit Për Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive të Njeriut, organizatë vendore për drejta të njeriut.

Julie Chadbourne nga Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut tha në një nga debatet “Jeta në Kosovë” të BIRN-it, se organizatës së saj i është ndaluar të vizitoj Kurtin gjersa ishte nën arrest, pa një justifikim të mirëfilltë. Organizata tjera dhe zyrtarë politikë u lejuan ta vizitojnë Kurtin, tha ajo. “Kjo flet për aplikim arbitrar të ligjit”, tha Chadbourne.

Ilir Mirena, analist nga Prishtina, i tha Balkan Insajtit se “motivet pse Kurti ndodhet nën arrest shtëpiak i japin atij të gjitha atributet e një të burgosuri politik”.

Por zyrtarët e UNMIK-ut nuk pajtohen. “Ai [Kurti] nuk po persekutohet për bindjet e tij politike. Bindjet e tij politike janë për një Kosovë të pavarur, dhe kjo është çfarë do shumica këtu”, thotë Robert Dean, prokuror ndërkombëtar dhe ushtrues detyre i pozitës së udhëheqësit të Departamentit të Drejtësisë pranë UNMIK-ut.

“Problemi me Kurtin ka të bëjë me mënyrën e shprehjes. Nuk është në pyetje mesazhi, por mënyra e përçimit të këtij mesazhi”, Dean i tha Balkan Insajtit, duke shtuar se Vetëvendosja ka synuar të hyj në ndërtesat qeveritare gjatë protestave të 10 shkurtit.

Politikanët kosovarë ishin të shpejtë në dënimin e protestave dhe humbjen e dy jetëve, si dhe kritikuan lëvizjen Vetëvendosje për organizimin e demonstratës. Sidoqoftë, me kalimin e kohës disa politikanë kosovarë kanë akuzuar UNMIK-un për nisjen e një procesi politik gjyqësor kundër Kurtit

Në një opinion të publikuar në të përditshmen “Koha Ditore”, Jakup Krasniqi, sekretar i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, e cilësoi aktakuzën kundër Kurtit si absurde.

“Nuk pajtohem në shumë pika me Vetëvendosjen e pikëpamjet politike të Albin Kurtit, por ai dhe çdokush tjetër në Kosovë duhet të ndjehet i lirë të shpreh pikëpamjet e veta”, shkroi Krasni i i cili kërkoi nga gjykata të mos e vonojë procesin, por t’i jap fund atij, dhe ta liroj Kurtin.

Kryetari i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Anton Nokaj, pritet të vendos së shpejti nëse gjykimi ndaj Kurtit duhet të vazhdoj me të njëjtën përbërje gjykatësish, pasi që Maurizio Salustro, gjykatës ndërkombëtarë i kësaj Gjykate, e shtyu gjykimin për kohë të pacaktuar pas një seance që u mbajt me 19 shtator.

“Kam pranuar sot një dosje dhe do të marr vendim sa më shpejtë që është e mundur”, Nokaj i tha Balkan Insajtit më 27 shtator.


“Nuk e pranoj këtë panel gjykatësish...nuk e njoh këtë gjykatë”, tha Kurti në seancën e fundit. “Ju nuk jeni të paanashëm – siç do ta shpjegoj, procedimi i rastit tregon që ju e favorizoni prokurorinë dhe tashmë presupozoni që jam fajtor. Ju po e mbështetni diskriminimin dhe parregullsitë procedurale të cilat m’i shkelin të drejtat dhe liritë e mia fondamentale”, tha ai.

“Të drejtat e mija elementare janë shkelur gjatë seancës së fundit”, thotë Kurti duke shtuar se Salustro ia ndërpreu fjalimin e tij vetëmbrojtës për shkak të, sipas tij, jorelevancës për gjykimin.

Sipas transkriptit të seancës së 7 majit, “si përgjigje ndaj reagimit të gjykatës se është e drejtë e secilit qytetarë në vende demokratike të përfshihet në demonstrime paqësore pa e paragjykuar mirëqenien e të tjerëve, Prokurori Publik tentoi ta ndërlidh këtë me rrezikun që i pandehuri paraqiste për të ardhmen e statusit të Kosovës”.

Hilmi Jashari, ushtrues i detyrës së Ombudspersonit të Kosovës, shprehi habi kur iu kërkua të komentonte në këto vërejtje të prokurorit. “Gjykatësi do të duhej ta kundërshtonte këtë fjali posa ta kishte dëgjuar”, tha ai.

“Nuk mund të komentoj në këtë rast speficik. Por, mendoj se një gjë e tillë mund të interpretohet si politike”, tha Robert Dean, i cili është mbikëqyrës i gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë në Kosovë.

Kurti gjithashtu vë në pikëpyetje paanshmërinë e gjykatësve për shkak të strukturimit organizativ të administratës ndërkombëtare në Kosovë.

“Edhe prokurorët edhe gjykatësit emërohen dhe mbikëqyren nga UNMIK-u. Gjykatësit nuk mund të jenë të pavarur dhe të paanshëm kështu. Për më shumë, në rastin tim, UNMIK-u është gjithashtu palë e dëmtuar”, thotë ai, duke e zhvendosur vëmendjen te telefonata të shumta që i bëhen nga njerëz që duan të dinë si ia kalon.

“ ‘Gjykatësi’ po e paditë, ‘gjykatësi’ po e gjykon, e për më shumë, ‘gjykatësi’ supozohet të jetë viktima e tij”, tha Tomë Gashi.
Robert Dean thotë se, si ushtrues detyre i udhëheqësit të DOJ, ai u ka “premtuar gjykatësve pavarësi të plotë në punët e tyre”. Megjithatë, ai pranon një fakt të rëndësishëm: “Kur pash strukturën ku prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë ishin organizativisht përbrenda të njëjtit departament të drejtësisë, mu duk, nga përvoja ime amerikane, goxha problematike”.

Sidoqoftë, Dean thotë se kjo është struktura që u themelua kur u nis i tërë misioni, dhe se ai po tregon kujdes të veçantë për të garantuar pavarësinë e nevojshme për gjykatësit. “Duhet të ndërmarrim masa shtesë për të siguruar që gjykatësit janë të pavarur. Edhe pse për strukturën organizative edhe më tutj kam rezerva”, tha ai.

Hilmi Jashari tha se kjo ka qenë brengosëse për Ombudspersonin qysh nga fillimi. Jashari gjithashtu thekson se zyra e tij ka vërejtur shkelje të dukshme procedurale në rastin e Kurtit. “Ka pasur momente kur prokurori iu afrua gjykatësit dhe u konsultua me të pa praninë e avokatit mbrojtës”.

Robert Dean tha se nuk mund të komentonte për këtë rast të veçantë sepse nuk ishte në dijeni se çka ishte temë diskutimi.

Në anën tjetër, të pakët janë ata që mund ta injorojnë faktin se pothuajse secili person në Kosovë ka një mendim të qartë për rastin e Kurtit. Edhe pse jo shumë do të dilnin me të në protesta kundër UNMIK-ut, shumica e kosovarëve besojnë se lideri i Vetëvendosjes po izolohet me qëllim.

Fakti se Kurti po mbahet nën arrest shtëpiak “është fyerje për sistemin gjyqësor”, thotë Tomë Gashi. “Çdo gjë që ka bërë Albini, ishte publike. Nuk ka absolutisht asnjë arsye që ai të mbahet nën arrest”, tha ai duke shtuar se UNMIK-u dëshiron ta mbaj atë të izoluar deri sa të mbaron zgjidhja e statusit të Kosovës.

Por ai thotë se “Kosovës Kurti i duhet tani, dhe jo pas statusit”.

“Ajo çfarë po i bëjnë atij është e padrejtë. Që kur mbaj mend, Albini gjithmonë ka protestuar. Ai gjithmonë ngre zërin për çështje të ndryshme”, thotë Jetoni, një banakier19 vjeçar nga Prishtina.

Një tjetër qytetar ndërhynë në bisedë. “Dikujt i shkon shumë për shtati mbajtja e tij në izolim. Nuk kanë kurrfarë dëshmie për ta dënuar, prandaj po e mbajnë të mbyllur”, tha ai.

Në ndërkohë, Albin Kurti mbetet nën arrest në banesën e tij. “Rasti im do të jetë rast interesant për tu studiuar në të ardhmen”, thotë ai duke iu përgjigjur edhe një thirrjeje telefonike.

“Po eja, në shtëpi jam. S’kam ku të jem tjetër”, thotë ai.

Krenar Gashi është redaktor për Kosovë i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN. Balkan Insight është publikim i BIRN-it në internet.

Komentet:

Rasti Kurti

Emri: 2007-10-30 02:01:43,

Si eshte e mundur qe Robert Dean thot se "...Dean tha se ekzistonin dallime esenciale mes ligjit rumun, ligjit ndërkombëtarë dhe parimeve të OKB-së mbi përdorimin e plumbave të gomës dhe se asnjë oficerë policorë nuk mund të ngarkohet për vdekjet.", perderisa ne menyre te pa drejt akuzohet Albin Kurti per lirine e te shprehurit dhe vehet ne burg shtepiak duke e fajsuar per vdekjen e dy personave qe humben jeten ne protesten e 10 shkurtit ne Prishtine prej plumbave te gomes nga pjestare te ushtrise se OKB-ra. This is unreal!!!

EDHE POLITIKANET KOSOVAR FAJTOR PER ARREST SHTEPIAK TE KURTIT

Emri: 2007-11-11 12:13:48,

SIQ DUKET EDHE POLITIKANVE KOSOVAR PO JU KONVENON NI ARREST SHTEPIAK I KURTIT PER TU MOS JU SJELLUR TELASHE ME PROTESTA DHE INCIATIVA TE TJERA

iliri

Emri: 2007-11-21 14:41:19,

albin kurti eshte njeri shume intelegjent, dhe din se cka do ta gjej kosoven......

Padrejtsi

Emri: 2007-11-26 19:20:36,

Albin Kurtit ju ka ber padrejtsi e plot at e them me plot pergjethsi.por besoj se edhe ket padrejtsi do ta kalon siq i ka kalue deri me sot.me emer te Zotit her do kur do te vjen ne krye te popullit se parandjenjat e mija deri me sot kurr nuk me kan genjye.njerzit intelexhenc qe kan punue per kosoven ose jan mbyell ose jan vrar kurr nuk i kan lan te nxhiten lart qe ti prijn popullit.tash ka ardh koha qe te nxhiten lart e ti prij popullit ne krye me Albin Kurtin qe kam shum rrespekt ndaj tij ju pershendet shum nga gjermania Bahti Vitija perndryshi vi nga Ajvalija komuna e Prishtines.

mahmuti

Emri: 2010-02-01 11:59:28,

ALBIN KURTIT PO I BOHET PADREJTSI NJET SI NE KOHEN E MILLOSHEVIQIT KURGJO NUK KA NDRYSHU NBURG PER LIRIN E SHPREHJES. NE ATE KOHE NJEJT KA QENE DHE POLITIKAJVE TONE PO JU KONVENON SE PE SHOFIN QI OSHT INTELEGJENT E MOS PO JAU NXEN KARRIKEN, E PER MOS ME PAS AT DERT NET RRIN NBURG POR NUK KA DREJTSI PO SHUM PADREJTSI VEQ ISHALLA DREJTESIA E ZOTIT E SHPETON NGA KETA NJERZ KAQ TE PA SHPIRT PER KETE NJERI QE I SHKOJ JETA NE BURG PER TE DREJTAT TONA. MANDELA I DYTE, RESPEKT TE MADH ALBIN ZOTI TE NDIMOFT!

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):