Jeta në Kosovë debaton për nivelin e korrupsionit në institucionet e Kosovës

Këtë të enjte Jeta në Kosovë transmeton debat mbi problemin e korrupsionit në Kosovë si dhe rritjen e tij të vazhdueshme. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Artikujt tjerë:

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në rundin e parë të Programit të BIRN-it për Bashkëpunim Kulturor në Ballkan

Marrëveshja e koalicionit dëmton demokracinë në Kosovë

Kosova, parajsë e kontrabandës së armëve

Shqiptarët e Kosovës shikojnë përtej afatit të dhjetorit

Grupi i armatosur shqiptar kthehet në skenë

Kosova mes drejtësisë dhe krimit të organizuar

Rasti Kurti: kokëçarje ligjore për OKB-në

Kosova - rreth e rrotull!

Hulumtim: Masakra në fshatin Husaj ende brenë Malin e Zi

Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën

Identiteti kombëtar, sfidë e re për Kosovën

Shqiptarët e Kosovës të brengosur për veton ruse

BE-ja e përçarë shtyn debatin mbi Kosovën

Serbët e Kosovës e presin me ftohtësi krijimin e Gardës së Car Llazarit

Ambasadat e ardhshme të Kosovës do të ballafaqohen me mungesë të fondeve

Kosova vonon krijimin e qeverisë në Serbi

KOMENT: Sfidat kosovare pas 120 ditëve të para

Serbët e shqiptarët garojnë për ta bindur misionin e Këshillit të Sigurimit

Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

Kthimi në kampet e turpit

Fillojnë të shtënat e para në betejën diplomatike për Kosovën

Special Package: South Serbia Shqiptarët dhe serbët nuk pajtohen rreth planit për Kosovën

Special Package: South Serbia Shumë femra ballafaqohen me martesa të aranzhuara

Radikalët e Kosovës nuk gjejnë mbështetje në Maqedoni

HULUMTIM: Policët rumunë fajësohen për gjakderdhje në protestë

Koment: Regjimi i KB-së në Kosovë zbulon fytyrën e tij të vërtetë

Protesta kundër planit të OKB-së për Kosovën përfundon me dhunë

BE-ja i ofron Serbisë më shumë kohë rreth Kosovës

Intervistë me Torbjorn Sohlstrom

Kosovo Final Status Intervistë: Misioni i BE-së “do ta udhëheqë Kosovën në Evropë”

Special package: Kosovo Final Status Zbulohen pikat kryesore të planit të Ahtisarit

Special package: Kosovo Final Status Shqipëria lobon për pavarësi të Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Maqedonia shpreson në përfundimin e dramës së Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Pavarësia vështirëson marrëveshjen për qeveri të re

Special package: Kosovo Final Status Shqiptarët po përgatitin një aprovim të ngurrtë të planit të OKB-së

Kosova e brengosur për vendimet rreth statusit përfundimtar

Special package: Kosovo Final Status Serbët e Mitrovicës druajnë nga mundësia e shpërthimit të trazirave

Qeveria e Kosovës rrezikohet nga përçarjet në LDK

HULUMTIM: Ish-policët udhëheqin dallaveret me pasaporta

Holbruku: Bushit i ka ikur treni për Kosovë

Grupi i Kontaktit vonon planin për Kosovën

Diplomatët planifikojnë mision për pavarësi të Kosovës

KOSOVË: SHQIPTARËT BRENGOSEN RRETH STATUSIT PËRFUNDIMTAR

RAPORTI I KOSOVËS ZBULON JETEN LUKSOZE TË ZYRTARËVE

Kosova - rreth e rrotull!

21 shtator 2007   Bisedimet në Londër rreth të ardhmes së Kosovës nuk i afruan fare dallimet mes serbëve dhe shqiptarëve rreth çështjes së statusit final

Nga Gabriel Partos në Londër

Dy ditë diskutimesh në kryeqytetin britanik në prezencë të Trojkës së ndërmjetësve ndërkombëtarë duket se kanë hapur rrugën për negociatat e nivelit të lartë mes Beogradit dhe Prishtinës në fund të shtatorit. Por burime diplomatike paralajmërojnë se një zgjidhje e pranueshme për të dyja anët mbetet shumë larg për tu gjetur.

Raundi i fundit i bisedimeve për të ardhmen e territorit të administruar nga OKB-ja ka hedhur dritë mbi taktika të reja negociuese të lidershipit shqiptar që kërkon pavarësi për Kosovën, dhe diplomacisë së Serbisë, e cila po bënë çmos të ndaloj çfarëdo rikthimi të opsionit të “pavarësisë së mbikëqyrur”, të rekomanduar nga i dërguari i posaçëm i OKB-së, Martti Ahtisaari.
Ndërkaq ambasadorët e Trojkës, Wolfgang Ischinger i BE-së, Aleksander Botsan-Kharchenko i Rusisë dhe Frank Wisner i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë përpjekur ta ruajnë pak unitet karshi ndasive mes Kremlinit dhe Perëndimit. Ndasitë çuan deri te refuzimi i Rusisë që të përkrahet plani i Ahtisaarit, i mbështetur nga Perëndimi, në Këshillin e Sigurimit në Korrik.

Dështimi në Këshillin e Sigurimit detyroi Grupin e Kontaktit të përbërë nga Rusia dhe fuqitë kryesore perëndimore, që të formojnë Trojkën, e cila i nisi bisedimet e para me të dyja palët, edhe pse ndaras, në fund të gushtit në Vjenë.

Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit arritën në Londër jo vetëm me mesazhe, por edhe pako të ndryshme prezantuese.

“Në Vjenë, Beogradi erdhi me një prezantim të stërhollë të punuar me Powerpoint, por kësaj radhë jo shumë ishte ndryshuar” tha një diplomat nga një vend i BE-së, i afërt me bisedimet.

“Kësaj here Kosova solli propozime dukshëm më të detajuara që i ngjanë një draft traktati – dukej shumë profesionale”.

Oferta e qeverisë serbe për një autonomi gjithëpërfshirëse, por jo pavarësi, shihet nga analistët si asgjë më shumë se një rideklarim i politikës së saj të mëhershme.
Ajo do t’i jepte Kosovës vetëqeverisje në shumicën e fushave të qeverisë, pa ndërhyrje nga Beogradi, por jo edhe atributet e një shteti sovran me ulëse në OKB.

Interesante për analistët është fakti se diplomacia publike e Serbisë, në praktikë, është fokusuar jo fort në të ardhmen e Kosovës, lëre më tek fati i minoritetit të vogël serb, por në implikimet më të gjera të një vendimi të mundshëm. Njëra prej këtyre implikimeve është edhe ndikimi i gjerë gjeostrategjik i një zgjidhje të imponuar, në rast se do të përcilleshin vijat e planit ta Ahtisaarit, e të cilin Beogradi do ta konsideronte si “amputim” të territorit të saj. Ishte ky një argument që ministri i jashtëm serb Vuk Jeremic e shprehi fuqishëm në një ligjëratë që mbajti të martën në njërin prej instituteve më të vjetër të politikës së jashtme në Britani, Chatham House.

“Imponimi i pavarësisë së Kosovës s’është asgjë më shumë sesa një ndarje e dhunshme e Serbisë...si ka mundësi që një precedent i tillë të mos ketë ndikim në pjesë tjera të Ballkanit?” pyeti Jeremic.

Zyrtarët serbë janë ankuar se pavarësia e Kosovës, e imponuar nga ndërmjetësit apo e shpallur njëanshëm, mund të nxisë apo t’i ringjall konflikte separatiste përgjatë gjithë rajonit, që do të përfshinte komunitetet shqiptare në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës, si dhe serbët e Bosnjës dhe Hercegovinës. Mbetet ky një sinjal i rrezikshëm për vendet e BE-së që kanë minoritete etnike ose grupe separatiste në gjirin e tyre, siç është Rumania e Sllovakia, e deri te Spanja.


Moska vazhdimisht është mbështetur në argumentin se çfarëdo zgjidhje për Kosovën duhet të shtroj prospektin për konflikte tjera të ngrira, duke përfshirë rastet e regjioneve pro-ruse të ish republikave të shkëputura sovjetike. Pikërisht me qëllim që të pamundësohet një rivizatim i gjithanshëm i kufijve, Perëndimi ka insistuar që Kosova të shihet si rast i veçantë.

Me statusin e saj unik si një protektorat virtual i OKB-së dhe me histori specifike, ata thonë se Kosova duhet të trajtohet si sui generis.

Argument tjetër i Beogradit në raport me publikun, është tërheqja e vazhdueshme e vërejtjes se pavarësia e Kosovës mund të sjellë ndryshime dramatike në skenën politike të Serbisë. Kjo do të nënkuptonte rimarrjen e pushtetit nga nacionalistët me retorikë të ashpër, nga pushtetarët e tanishëm kryesisht pro-evropianë. Në Londër, Jeremic u shpreh se Serbisë i kanoset një e ardhme ku ajo do të “zhytej në një izolim të vetimponuar, mbi bazën e asaj se izolimi është më i mirë se turpërimi”.

Forcat politike më pragmatike dhe të kthyera më kah Perëndimi në Serbi duket të jenë gjithmonë të gatshme të thirren në prospektin e frikshëm të rikthimit të nacionalistëve në skenë, duke e sinjalizuar Brukselin se për shumë serbë më e rëndësishme mund të jetë Kosova dhe fati i saj, sesa shanset për një të ardhme evropiane.

“Nëse BE-ja e njeh pavarësinë e Kosovës,” tha një zyrtar i lartë serb në Londër, “populli serb me siguri se nuk do ta pranojë....dhe një ndryshim në qeveri mund të ndodh përmes zgjedhjes demokratike të njerëzve. Kjo nuk do të ishte e mirë për Serbinë, Ballkanin perëndimor, apo BE-në, por ka gjasë të ndodhë”.

Përderisa pala serbe angazhohet të dëshmoj krizat e unitetit për të ardhmen e saj evropiane, liderët shqiptarë të Kosovës po përpiqen të mbajnë një front sa më të bashkuar.

Në fakt, anëtarët e Ekipit të Unitetit, që i bënë bashkë presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Agim Çeku bashkë me zyrtarë tjerë të lartë, kanë shfaqur dallime rreth asaj se çfarë veprimi duhet ndërmarrë, nëse kjo faze e bisedimeve, të cilës Perëndimi dëshiron t’i jap fund me 10 dhjetor, dështon përfundimisht.

Çeku dhe Veton Surroi, jozyrtarisht “ministri i jashtëm” i Kosovës, kanë bërë thirrje për një kornizë të përshpejtuar kohore lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, në rast dështimi të bisedimeve. Sejdiu dhe politikanë të tjerë mbesin më të matur në këtë kontekst dhe insistojnë që çfarëdo hapi të koordinohet me partnerët perëndimorë të Kosovës.

Ekipi i Unitetit i dorëzoi Trojkës një draft të plotë të traktatit me Serbinë. Traktati ngërthen në vete bazat e një rrjeti gjithëpërfshirës raportesh në fushat e diplomacisë, sigurisë dhe çështjeve të tregtisë dhe të tjera humanitare.

Me që traktati ka formatin e dokumentit i cili rregullon raportet mes dy shteteve të pavarura, është, si i tillë, i papranueshëm për Serbinë, e cila vazhdon ta konsideroj Kosovën si pjesë integrale të territorit të saj. Çfarë shërben ky traktat, atëherë? Surroi e vendosi çështjen e traktatit në kontekst konstruktiv, duke thënë për Balkan Insight se: “Ajo çfarë ne po themi është se [pavarësia] është rruga që e kemi mësyrë. Ne ose mund të themi se e injorojmë njëri tjetrin, ose të shprehim gatishmëri për bashkëpunim”.
Duke marr parasysh këto hendeqe pothuajse të pakalueshme mes dy palëve, Trojka po përpiqet që vëmendjen ta përqendroj në fusha më specifike, siç është themelimi ose riaktivizimi i organeve të përbashkëta për rregullimin e tregtisë dhe raporteve ekonomike, kthimin e refugjatëve dhe dialogun rreth personave të zhdukur. Ischinger ka thënë vazhdimisht se në këto momente Trojka ka për qëllim ta lë anash “çështjen e etiketës” – dilemën, pavarësi apo autonomi?

Qasja e Trojkës është e ngjashme me metodat e Ahtisaarit të aplikuara gjatë përpjekjeve të tij ndërmjetësuese, ku shumë kohë u shpenzua në arritjen e një marrëveshje mes palëve për çështje teknike, siç janë shpërndarja e përgjegjësive drejt autoriteteve lokale në Kosovë dhe mbrojtjen e trashëgimisë së Kishës Ortodokse Serbe. Vetëm pasi Beogradi dhe Prishtina nuk arritën marrëveshje, Ahtisaari propozoi një status barazi me pavarësi të mbikëqyrur.

“Trojka po mundohet të arrijë mirëkuptim për çështje të përbashkëta. Nëse arrihet marrëveshje në këto çështje, atëherë mbi bazën e tyre mund të ndërtohet diçka, dhe kjo do të ishte diçka e mirë”, sipas një diplomati perëndimorë i afërt me bisedimet.

Megjithatë, të paktë janë ata që presin që edhe kjo qasje e butë të sjellë ndonjë marrëveshje, aq më pak deri më 10 dhjetor, afat ky i caktuar joformalisht nga Perëndimi, me të cilin Rusia nuk pajtohet.

Vërehet qartë ripërtëritja e interesimit për zgjidhje alternative, sikur ai i ndarjes së Kosovës, me ç’rast veriu i kontrolluar nga serbët, do t’i bashkohej formalisht Serbisë, përderisa pjesa tjetër e Kosovës pavarësohet. Edhe pse ndarja njëherë ishte përjashtuar nga Grupi i Kontaktit, krejt së fundi janë dhënë indikacione se një gjë e tillë do të ishte e pranueshme si pjesë e një zgjidhjeje, në qoftë se ka pajtim të ndërsjellë.

Beogradi duket se e përkrah një zgjidhje të tillë si pjesë të një kompromisi, kurse një zyrtar i lartë serb që vizitoi Londrën la shumë për tu nënkuptuar në mbështetje të këtij opsioni: “Qeveria serbe është kundër ndarjes së Serbisë, pavarësisht vijës ndarëse. Por, duhet theksuar shumë qartë se rëndësia e gjetjes së një kompromisi, është më e madhe sesa çfarëdo zgjidhje e imponuar”. Në mënyrë që një marrëveshje e tillë të ndodh, do të nevojitej pajtimi i shqiptarëve të Kosovës, por Surroi tha “ne jemi kundër çfarëdo ndarje”.

Momentalisht, Trojka do të përpiqet t’i kthej velat kah një lloj dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës.
Pas Vjenës dhe Londrës, javën e ardhshme “parada” diplomatike për Kosovën, do të vazhdoj për Nju Jork ku ministrat e jashtëm të Grupit të Kontaktit pritet që me 27 shtator të zyrtarizojnë thirrjen për bisedime sy më sy. Pas këtij momenti, bisedimet do të ndodhnin të nesërmen.

Përderisa bisedimet vazhdojnë, vështirësitë me të cilat do të përballet Trojka do të shumëfishohen. Nuk ka kurrfarë shenja, për momentin, se Rusia dhe Perëndimi janë të gatshme të arrijnë një marrëveshje, në rast se Beogradi dhe Prishtina dështojnë.

“Sinqerisht, duke ditur qëndrimin e Rusisë në korrik”, thotë një diplomat perëndimor, “pas krejt atyre koncesioneve që i bëmë, është e pagjasë që Moska ta përkrah një marrëveshje”.

Shumë zyrtarë në vendet e Grupit të Kontaktit shprehin këtë lloj pesimizmi dhe besojnë se koha po kalon, përderisa shqiptarëve të Kosovës do t’iu shteret durimi dhe do ta shpallin pavarësinë njëanshëm. Por, momentalisht, ata po angazhohen që procesin ta mbajnë në binarë.

Gabriel Partos është redaktor i Balkan Insight, publikim në internet i përpiluar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):