Grupi i armatosur shqiptar kthehet në skenë
11 tetor 2007 Rishfaqja e Armatës Kombëtare Shqiptare në zonat rurale të Kosovë
ngjall reagime për rrezikun që mund t’i kanoset gjendjes së sigurisë
Krenar Gashi në Prishtinë
“Lufta është e pashmangshme! E vetmja mënyrë për t’u shmangur një luftë
në Ballkan është pranimi dhe njohja e pavarësisë së plotë të Kosovës”,
thotë Gafurr Adili, përfaqësues i grupit të armatosur, Armata Kombëtare
Shqiptare, AKSH.
Adili, organizata e së cilit – e kategorizuar nga OKB-ja si terroriste
– po angazhohet për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare tha për
Balkan Insight se “pavarësia e Kosovës është kërkesë minimale”.
Shfaqja e sërishme e AKSH-së, ka ngjall konfuzion në Kosovë. Edhe pse
disa nuk e konsiderojnë si rrezik real ndaj sigurisë, të tjerë tërheqin
vërejtjen se kjo organizatë mund të fitoj më shumë përkrahje në rast se
vazhdohet me vonimin e zgjidhjes së statusit final.
Tensionet përkitazi me zgjidhjen e statusit veçse janë rritur, derisa
procesit negociues për këtë çështje po i shihet fundi. Përderisa
politikanët kosovarë po përgatiten të takohen me delegacionin serb në
një ballafaqim të radhës që do të mbahet në Bruksel me 14 tetor,
AKSH-ja ka bërë një rikthim në skenë.
Pamjet e xhiruara afër kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, në komunën e
Podujevës, tregojnë një grup prej 10-12 personash të uniformuar dhe të
armatosur – disa duke mbajtur snajperë të sofistikuar – që po
patrullonin njëri prej akseve më të rëndësishme rrugore të Kosovës, ku
ndalnin dhe kontrollonin automjetet.
“Nuk jemi rikthyer. Gjithmonë kemi qenë këtu. Por, tash, kemi vendosur
t’i rrokim armët sërish sepse popullata [shqiptare] po kërcënohet nga
shumë grupe paramilitare që po tentojnë të hyjnë në Kosovë nga Serbia”,
tha Adili përmes telefonit, nga Shqipëria.
“Ne po operojmë në zona ku trupat e KFOR-it në Kosovë nuk veprojnë.
Këto janë kryesisht fshatra përreth kufirit me Serbinë ku nuk ka
kurrfarë trupa paqeruajtëse në veprim”, tha Adili. “Ne nuk do të
konfrontohemi me trupat e NATO-së...Nëse vendosin ta vejnë këtë zonë
nën kontroll dhe të garantojnë siguri për popullatën lokale, ne do t’i
lëshojmë armët dhe do të kthehemi në shtëpi”.
Kolonel Betrand Bonneau, zëdhënës i KFOR-it, thotë se ata duhet ta
bëjnë një gjë të tillë menjëherë. “Le t’i lëshojnë armët, të qëndrojnë
në shtëpi dhe të jetojnë pa dhunë, ose të përdorin mjete demokratike
për të marrë pjesë pozitivisht në përcaktimin e të ardhmes së Kosovës”,
Bonneau tha për Balkan Insight.
“Këto grupe janë të rrezikshme e të panevojshme për sigurinë”, tha ai,
duke sqaruar se KFOR-i për çdo ditë “ndërmerr patrullime të
sinkronizuara me forcat e armatosura të vendeve fqinje, duke përfshirë
edhe Serbinë”.
Shqetësimet për sigurinë në Kosovë po rriten, edhe pse autoritetet dhe
shumë ekspertë besojnë se AKSH-ja nuk paraqet kërcënim serioz ndaj
sigurisë publike.
Kosova ndodhet nën administrim të OKB-së që nga viti 1999 kur fushata
bombarduese e NATO-së i detyroi autoritetet serbe t’i tërheqin trupat
nga territori. Misioni paqeruajtës i KFOR-it, nën udhëheqjen e NATO-së,
u vendos për të mbikëqyrur paqen dhe sigurinë, si dhe të mbështes
administratën e OKB-së.
Pjesëtarët e AKSH-së janë shfaqur kohë pas kohe që nga përfundimi i
luftës në vitin 1999. Ata kanë marr përgjegjësi për një sërë sulmesh me
bomba në Kosovë që nga atëherë. Sidoqoftë, grupi u tërhoq nga syri i
publikut për një kohë, përderisa negociatat rreth statusit të Kosovës,
të mbikëqyrura nga ndërkombëtarët, po vazhdonin.Qe nga viti 2006 ata
nuk u patën parë.
Ministri i Brendshëm Blerim Kuçi duket të jetë i brengosur. “Jam i
shqetësuar. Çdo strukturë paralele është jolegale dhe e dëmshme. Ne nuk
e dimë se çfarë dhe kë e përfaqësojnë ata”, tha Kuçi për Balkan
Insight, duke iu referuar AKSH-së, e cila përshkroi veten si krah
militant i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar.
Sidoqoftë, Kuçi tha se sot në Kosovë është e lehtë për dikë të
shërbehet me mashtrime. “Në Kosovë ka shumë armë dhe është lehtë për
dikë që të armatoset dhe të thotë publikisht se përfaqëson AKSH-në, apo
AKSH 1, apo çfarëdo emri tjetër”. Ai shtoi se përderisa statusi politik
i Kosovës mbetet i paqartë, do të jetë gjithnjë e më e vështirë të
gjendet gjuhë e përbashkët më grupe të tilla si AKSH-ja.
“Njerëzit tanë janë idealistë. Ata janë veteranë të cilët luftuan në të
gjitha luftërat e mëparshme në Ballkan. Janë njerëz që udhëhiqnin
lëvizje ilegale gjatë komunizmit dhe njerëz që janë të gatshëm të
vdesin, nëse është e nevojshme, për lirinë e vendit të tyre”, tha
Adili, i cili refuzoi të tregonte numrin e luftëtarëve të AKSH-së, duke
thënë se kjo është informatë me vlerë strategjike. “Çfarë mund të them
është se numri po rritet”.
Ramë Arifaj, këshilltari për siguri i kryeministrit, e ndërlidhi
paraqitjen e AKSH-së me vonesat në zgjidhjen e statusit të
Kosovës. “Vonesa të njëpasnjëshme në zgjidhjen e statusit të Kosovës
reflektohen qartazi në pakënaqësinë e popullatës të cilët po humbin
durimin”, tha Arifaj. Arifaj beson se AKSH-ja “nuk e gëzon vullnetin
ose kapacitetet për të shkaktuar trazira”, por se, tha ai, nuk duhet
injoruar.
Lulzim Peci, ekspert i çështjeve të sigurisë, ndan të njëjtin mendim.
“Praktikisht, ata nuk janë forcë që paraqesin rrezik. Mund të kenë
kapacitete për të shkaktuar incidente të vogla, por jo të mëdha”, tha
ai. Sidoqoftë, Peci mbetet i brengosur por faktin se situata e
përgjithshme në Kosovë i ka krijuar kushtet për ekzistimin e grupeve të
armatosura, të ngjashme me AKSH-në, në të gjitha komunitetet etnike.
“Kosovës do t’i duhet një forcë vetjake e sigurisë për ta mbrojtur
vetën në mënyrë institucionale”, u tha së fundi gazetarëve kryeministri
Agim Çeku. Por Çeku, i cili në vitin 1999 udhëhoqi forcën guerile të
Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në luftën kundër ofensivës së Slobodan
Milosevicit, tërhoqi vërejtjen se “paraqitja e individëve të tillë nuk
dërgon sinjale të mira për Kosovën”.
Adili ka qasje krejt tjetër. “Kur të gjitha mjetet politike shteren,
atëherë vjen nevoja për mjete demokratike të dhunshme”, tha ai.
“Ne gjithmonë i kemi fituar luftërat në fushëbeteja dhe gjithmonë i
kemi humbur kur jemi ulur në tryezën e negocimit”, përfundoi ai – me
fjalë që mund t’i japin kahe tjetër shqetësimeve në Kosovë.
Krenar Gashi është redaktor për Kosovë i Rrjetit Ballkanik të
Gazetarisë Hulumtuese, BIRN. Balkan Insight është publikim i BIRN-it në
internet.
Komentet:
Si shume qytetar ashtu edhe une jam e shqetesuar nga kjo organizat nese mund ta quaj keshtu,sepse nuk eshte e arsyeshme te dal ne momentin ku eshte duke biseduar per statusin e Kosoves.Keta njerz ( trima ) qe tani dolen ku kanë qenë me heret,sikur ta kishin perjetuar dhimbjet e luftes nuk kishin dalur te malltertojn familjet shqiptare,t'ja ri kthejn hidherimin e kaluar,qysh mund te dalin ne rrugë te ndalojn vllezer dhe motra ti legjitimojn(ka edhe shume qe malltertohen),ne jemi ne Kosoven tonë ne vendin tonë.
Shumë shokë dhe shoqe kur te rrim dhe bisedojm,deshirojm te shkojm ne ndonje vend nuk guxojm sepse ....
Nese je ne ndonje vend dhe te nxen ora 20:00 ke frik te kthehesh ne shtepi sepse nuk din se qka te pret nga '' vllezerit tanë''
Keta persona qe i perkrahin ketë grup njerzsh nuk ja dojn te miren vendit tonë.
Mbas shume peripetive mendore personale,nuke mund te rri statik dhe mos te ja u dergoj kete e-mail.
Te gjithe ne qe gjindemi jasht Kosoves(qe e dojme pa mas)jemi shume te brengosur,per situsten jo REALE ma se pari nga ana jone(Shqiptareve)e pastaj nga ana tjeter qe historikisht kemi jetua bashk por kurr skane mujt me gjet zgjidhje te paqes.
Te gjith"Politiqaret"e Kosoves,qe jan duke udhheq gjitha institucionet e Kosoves,prej pikes se pare te "lirimit"te kosoves,qe ne realtet hala nuke mund te realizohet,kane ba nji politik vetjake dhe te domshme per Poullin shqiptar te Kosoves,qe do te tregohet shume shpejt.
Kur Te gjithe ata qe marrin kredin e patrioteve dhe udhheqin nje politik te mrendshme jo reale ne Kosove,Keta qe jan te jashtem kan shkrua dhe kan marr evidence-klyshat e kosoves,kan shetitur prej nji lokalit ne lokal tjeter me security guards qe as Clintoni e qe besa as Bushi nuk i ka.Kur Veton Surrrrra del me 40 milion euro,e Hashim Thaqi ka marr gjitha benzinhanet neper kosov,E Nji hajduk i xhepave ka mrri me dhunue gjith Prishtinen.Atehere duhet me u ule edhe me mendue-jo vetem si do te naj jep bota pamvarsijen-por si do ta ruajm nji pamvarsi-edhe nese e marrim.Te gjith shqiptaret ne kosov (Populli)momentalisht jan ne nji hipnoze te situates shume te pa lakmueshme-ku "politikanet" e Kosoves nuk dojn te kryen asnji problem qe Popullit i shkon ne favorit.
Ne si nje Popull,nuke mundemi vetem te shikojm pasqyren e shteteve demokratike,dhe ta lypim ndriqimin e te njejtes pasqyre,status quo.Kur Papunsia,corrupcioni,hajdukija e dominojn arenen Kosovare.
Ne Nji dite,do te fitojm Pamvarsijen.Por mua personalisht me brengos realiteti.
Sa do te mundemi me mbajt.me te njejtit njerz qe momentalisht udhheqin nje politik shume te zhytur
dhe te pa skjaruar.ndaj popullit tone ne kosov.
ESHTE LEHT-VETEM ME E KERKUA PAMVARSIJEN,
POR ESHTE SHUME VESHTIRE ME E MBAJT,sidomos me udheheqesit e kosoves,qe e kan tregua vehten deri tash te pa aft te udhheqin nji Popull.
Realiteti eshte shume ma i veshtir se sa paraqitet.
Mendoni-mos votoni per gjithkend????
Ti jaran me at niksaiti mos u brengos per kosoven se kosoves kur i paten vyt trimat ata i dulen zot kosoves e ata trima i ke ne kosoven e dashur e qe ti i quan hajna e ata apet kosoves do ti dalin zot ne qfardo menyre e per tye asht shum poshtersi se si ti shprehesh ka kush i del kosoves zot! rroft kosova!
Komentet:
Kthimi ne sken te personave te maskuar
Emri: 2007-10-14 07:56:26,
Si shume qytetar ashtu edhe une jam e shqetesuar nga kjo organizat nese mund ta quaj keshtu,sepse nuk eshte e arsyeshme te dal ne momentin ku eshte duke biseduar per statusin e Kosoves.Keta njerz ( trima ) qe tani dolen ku kanë qenë me heret,sikur ta kishin perjetuar dhimbjet e luftes nuk kishin dalur te malltertojn familjet shqiptare,t'ja ri kthejn hidherimin e kaluar,qysh mund te dalin ne rrugë te ndalojn vllezer dhe motra ti legjitimojn(ka edhe shume qe malltertohen),ne jemi ne Kosoven tonë ne vendin tonë. Shumë shokë dhe shoqe kur te rrim dhe bisedojm,deshirojm te shkojm ne ndonje vend nuk guxojm sepse .... Nese je ne ndonje vend dhe te nxen ora 20:00 ke frik te kthehesh ne shtepi sepse nuk din se qka te pret nga '' vllezerit tanë'' Keta persona qe i perkrahin ketë grup njerzsh nuk ja dojn te miren vendit tonë.
Andrra/Deshira/Realiteti.
Emri: 2007-10-15 17:43:58,
Mbas shume peripetive mendore personale,nuke mund te rri statik dhe mos te ja u dergoj kete e-mail. Te gjithe ne qe gjindemi jasht Kosoves(qe e dojme pa mas)jemi shume te brengosur,per situsten jo REALE ma se pari nga ana jone(Shqiptareve)e pastaj nga ana tjeter qe historikisht kemi jetua bashk por kurr skane mujt me gjet zgjidhje te paqes. Te gjith"Politiqaret"e Kosoves,qe jan duke udhheq gjitha institucionet e Kosoves,prej pikes se pare te "lirimit"te kosoves,qe ne realtet hala nuke mund te realizohet,kane ba nji politik vetjake dhe te domshme per Poullin shqiptar te Kosoves,qe do te tregohet shume shpejt. Kur Te gjithe ata qe marrin kredin e patrioteve dhe udhheqin nje politik te mrendshme jo reale ne Kosove,Keta qe jan te jashtem kan shkrua dhe kan marr evidence-klyshat e kosoves,kan shetitur prej nji lokalit ne lokal tjeter me security guards qe as Clintoni e qe besa as Bushi nuk i ka.Kur Veton Surrrrra del me 40 milion euro,e Hashim Thaqi ka marr gjitha benzinhanet neper kosov,E Nji hajduk i xhepave ka mrri me dhunue gjith Prishtinen.Atehere duhet me u ule edhe me mendue-jo vetem si do te naj jep bota pamvarsijen-por si do ta ruajm nji pamvarsi-edhe nese e marrim.Te gjith shqiptaret ne kosov (Populli)momentalisht jan ne nji hipnoze te situates shume te pa lakmueshme-ku "politikanet" e Kosoves nuk dojn te kryen asnji problem qe Popullit i shkon ne favorit. Ne si nje Popull,nuke mundemi vetem te shikojm pasqyren e shteteve demokratike,dhe ta lypim ndriqimin e te njejtes pasqyre,status quo.Kur Papunsia,corrupcioni,hajdukija e dominojn arenen Kosovare. Ne Nji dite,do te fitojm Pamvarsijen.Por mua personalisht me brengos realiteti. Sa do te mundemi me mbajt.me te njejtit njerz qe momentalisht udhheqin nje politik shume te zhytur dhe te pa skjaruar.ndaj popullit tone ne kosov. ESHTE LEHT-VETEM ME E KERKUA PAMVARSIJEN, POR ESHTE SHUME VESHTIRE ME E MBAJT,sidomos me udheheqesit e kosoves,qe e kan tregua vehten deri tash te pa aft te udhheqin nji Popull. Realiteti eshte shume ma i veshtir se sa paraqitet. Mendoni-mos votoni per gjithkend????
vrejtje
Emri: 2007-12-03 20:34:38,
Ti jaran me at niksaiti mos u brengos per kosoven se kosoves kur i paten vyt trimat ata i dulen zot kosoves e ata trima i ke ne kosoven e dashur e qe ti i quan hajna e ata apet kosoves do ti dalin zot ne qfardo menyre e per tye asht shum poshtersi se si ti shprehesh ka kush i del kosoves zot! rroft kosova!