Jeta në Kosovë diskuton për bordet e ndërmarrjeve publike

Këtë të enjte, Jeta në Kosovë transmeton debatin, për performancën e bordeve të ndërmarrjeve publike. Më shumë


Ndrysho madhësinë e shkronjave
+ -

verzioni për printim

copyright

Artikujt tjerë:

NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA

Thirrje për aplikim në trajnim në media për komunitetin RAE

Raporti i Monitorimit të Gjykatave

Buletini "Drejtesia ne Kosove" ofron informata te rendesishme per sistemin e Drejtesise ne Kosove.

BIRN mban tryeza të rrumbullakëta për problemet në sistemin gjyqësor

Instituti GAP dhe BIRN prezentojnë "Letrat e hapura për Kryetarët e Komunave të Kosovës"

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje në rundin e parë të Programit të BIRN-it për Bashkëpunim Kulturor në Ballkan

Marrëveshja e koalicionit dëmton demokracinë në Kosovë

Kosova, parajsë e kontrabandës së armëve

Shqiptarët e Kosovës shikojnë përtej afatit të dhjetorit

Grupi i armatosur shqiptar kthehet në skenë

Kosova mes drejtësisë dhe krimit të organizuar

Rasti Kurti: kokëçarje ligjore për OKB-në

Kosova - rreth e rrotull!

Hulumtim: Masakra në fshatin Husaj ende brenë Malin e Zi

Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën

Identiteti kombëtar, sfidë e re për Kosovën

Shqiptarët e Kosovës të brengosur për veton ruse

BE-ja e përçarë shtyn debatin mbi Kosovën

Serbët e Kosovës e presin me ftohtësi krijimin e Gardës së Car Llazarit

Ambasadat e ardhshme të Kosovës do të ballafaqohen me mungesë të fondeve

Kosova vonon krijimin e qeverisë në Serbi

KOMENT: Sfidat kosovare pas 120 ditëve të para

Serbët e shqiptarët garojnë për ta bindur misionin e Këshillit të Sigurimit

Serbia po planifikon ndarjen e Kosovës

Kthimi në kampet e turpit

Fillojnë të shtënat e para në betejën diplomatike për Kosovën

Special Package: South Serbia Shqiptarët dhe serbët nuk pajtohen rreth planit për Kosovën

Special Package: South Serbia Shumë femra ballafaqohen me martesa të aranzhuara

Radikalët e Kosovës nuk gjejnë mbështetje në Maqedoni

HULUMTIM: Policët rumunë fajësohen për gjakderdhje në protestë

Koment: Regjimi i KB-së në Kosovë zbulon fytyrën e tij të vërtetë

Protesta kundër planit të OKB-së për Kosovën përfundon me dhunë

BE-ja i ofron Serbisë më shumë kohë rreth Kosovës

Intervistë me Torbjorn Sohlstrom

Kosovo Final Status Intervistë: Misioni i BE-së “do ta udhëheqë Kosovën në Evropë”

Special package: Kosovo Final Status Zbulohen pikat kryesore të planit të Ahtisarit

Special package: Kosovo Final Status Shqipëria lobon për pavarësi të Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Maqedonia shpreson në përfundimin e dramës së Kosovës

Special package: Kosovo Final Status Pavarësia vështirëson marrëveshjen për qeveri të re

Special package: Kosovo Final Status Shqiptarët po përgatitin një aprovim të ngurrtë të planit të OKB-së

Kosova e brengosur për vendimet rreth statusit përfundimtar

Special package: Kosovo Final Status Serbët e Mitrovicës druajnë nga mundësia e shpërthimit të trazirave

Qeveria e Kosovës rrezikohet nga përçarjet në LDK

HULUMTIM: Ish-policët udhëheqin dallaveret me pasaporta

Holbruku: Bushit i ka ikur treni për Kosovë

Grupi i Kontaktit vonon planin për Kosovën

Diplomatët planifikojnë mision për pavarësi të Kosovës

KOSOVË: SHQIPTARËT BRENGOSEN RRETH STATUSIT PËRFUNDIMTAR

RAPORTI I KOSOVËS ZBULON JETEN LUKSOZE TË ZYRTARËVE

Kosova, parajsë e kontrabandës së armëve

29 nëntor 2007   Vakumi ligjor dhe moszbatimi efektiv i ligjit po u shkojnë për shtati kontrabandistëve të armëve në Kosovë, përderisa autoritetet po dështojnë të merren me ta.

Nga Krenar Gashi në Prishtinë

“Kjo allti kushton veç 100 euro,” thotë “Gagi”, një kontrabandist i ri armësh nga Prishtina, teksa rri ulur në njërën nga kafenetë më të njohura të qytetit. “Ty ta dha për 80…” Gagi (që nuk është emri i tij i vërtetë) ndalet se foluri për një çast, përderisa aty pari kalon një pjesëtar i Shërbimit Policor të Kosovës, SHPK-së. Kafeneja ku ai rri ulur gjendet vetëm nja 100 metra larg shtabit kryesor të SHPK-së dhe “avenysë policore” të Prishtinës. “ Osht’ lirë se osht’ e ndreqtë… tash e ka cevën edhe shanzherin e ri edhe tash mundet me t’vra”, vazhdon Gagi.

Një hulumtim i Balkan Insight, zbuloi se në Kosovë po lulëzon tregu ilegal i armëve. Revolet gjenden gjithkah meqë hyjnë lehtë në Kosovë, përmes kanaleve të kontrabandës nga Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria. Gagi është vetëm një nga shumë kontrabandistë armësh në Prishtinë. Në mënyrë të njëjtë, në Kosovë arrijnë edhe armët me gaz, të cilat kanë tytë plastike, karikatorë me gaz dhe prodhohen për qëllime rekreative e artistike. Por në Kosovë edhe këto armë janë ilegale. Nëpër shumë punëtori ato shndërrohen në armë të vërteta zjarri, që më pas dalin në treg të zi me një çmim i cili është i volitshëm edhe për tinejxherë. Edhe ato pak armët që teprojnë nga tregu vendor, eksportohen sërish nga Kosova, natyrisht ilegalisht.

Balkan Insight gjithashtu ka zbuluar se mangësitë në legjislacionin e UNMIK-ut e kanë lehtësuar tregtinë ilegale të armëve në Kosovë. Procedurat e lehta për licencimin e armëve të gjuetisë kanë bërë që shumë kosovarë ta mbajnë nga një pushkë në shtëpi. Statistikat japin shifra të ndryshme, por mbetet e qartë se që nga viti 2001 një numër i madh armësh janë legalizuar. Federata e gjuetarëve thotë se numri i armëve të legalizuara është më shumë se 50,000, e që sipas shoqatave të gjuetarëve, në mesin e dy milionë kosovarëve nuk ka pasur kurrë më shumë se 10,000 gjuetarë.

Veton Elshani, zëdhënës i SHPK-së, tha për Balkan Insight se policia nuk kontrollon prejardhjen e armëve të gjuetisë me rastin e regjistrimit të tyre, pasi që në bazë të rregulloreve ekzistuese kjo nuk kërkohet. “Ne supozojmë që armët kanë qenë në Kosovë para vitit 1999,” thotë shkurt Elshani. Në ndërkohë që shumica e armëve që janë regjistruar prej vitit 2001 në fakt janë prodhuar pas vitit 1999.

Mënyrat të cilat kriminelët i kanë përdorur që nga viti 2001 për të kontrabanduar armë të gjuetisë, tani po shfrytëzohen për futjen e të gjitha llojeve të armëve, kryesisht armëve të dorës.

Sipas një hulumtimi të UNDP-së, në Kosovë gjenden rreth 400,000 armë ilegale. UNDP-ja thotë se më shumë se 23 % e familjarëve në Kosovë kanë thënë se duan të kenë një armë, ku shumica prej tyre kanë dhënë vetëmbrojtjen si arsye. Ky hulumtim tregon se, “ekziston një perceptim i shpeshtë në mesin e shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës se pjesëtarët e njërit grup etnik janë mirë të armatosur, andaj posedimi i armëve është me rëndësi për baraspeshimin e frikës.”

Ata të cilët e ndihmojnë mbajtjen e kësaj balance janë kontrabandistët e armëve, të cilët mund t’i gjesh fare lehtë, përmes “njerëzve” të tyre që rrinë nëpër çajtoret e shumta në qendrën e vjetër të Prishtinës.


A do kush armë?

Gagi merret me shitjen e armëve të dorës. Ai madje i preferon ato sepse janë më të vogla dhe më të lehta për tu bartur, në krahasim me pushkët. Ai mund të mbajë tri armë në të njëjtën kohë dhe të endet lirshëm me to nëpër qendër të qytetit pa u zbuluar. Gagi na tregoi se tregu i pushkëve të gjuetisë është në rënie dhe se kanalet që janë shfrytëzuar për këto armë, tani po përdoren për të sjellë armë tjera. “Më së shumti, armët na vijnë nga Serbia dhe Maqedonia” thotë ai, duke shtuar se edhe Shqipëria vazhdon të mbetet një burim i mirë po ashtu.

Një polic me nofkën “Muja”, i cili preferoi të mbetet anonim, pranoi se tregtia e armëve po lulëzon, por jo veç pse kufijtë e vendit nuk janë të kontrolluar mirë.

“Gjithkush ish ndje ma i sigurt me pas një këso,” thotë Gagi, duke i nxjerrë nga brezi dy revole sapo që hymë në veturën e tij. “Janë aq lirë sa edhe fmija munden me i ble.”

“Kjo osht’ “gjashtëshe”, i ka gjashtë plumba edhe kushton 100 euro. Mundësh me gjetë edhe për 80,” tregon më tej Gagi, derisa na tregon një revole shumë të vogël, e cila mezi mund të mbahej me tre gishtërinj. “Kjo tjetra është beretë italiane, që kushton 200” vazhdon ai.

Gagi pohon se brenda 30 minutave mund të sigurojë çfarëdo arme. Një ”shut-gun” amerikane kushton 400 euro, çmim i njëjtë është për armët e gjuetisë, kurse çmimet e kallashnikovëve varen prej vendit ku ata prodhohen. Një kallashnikov i prodhuar në Serbi mund të kushtojë prej 350 deri në 400 euro, kurse një tjetër nga Shqipëria shitet për 300 euro.

“Kallashat ma t’lirë janë t’Kinës. N’Prishtinë sillen kah 250 euro, e veç me kalu kufinin n’Shqipni i gjen edhe me 50 euro”, thotë Gagi. Çmimet po ashtu varen edhe nga periudha e vitit. Ai thotë se ato rriten bukur shumë në kohën e festave. “Një plumb 7mm në Serbi kushton 5 centë, kurse në Kosovë mundet me shku në 50 centë, ose shembull për Vitin e Ri edhe deri 1 euro,” tregon Gagi.

Fatmirësisht, autoritetet nuk i licencojnë armët e dorës aq lehtë sa ato të gjuetisë. Sipas policisë, shumica e armëve e dorës në Kosovë janë ilegale. “Në Kosovë gjenden vetëm 150 persona të cilët kanë leje për mbajtjen e armëve të vogla,” thotë Veton Elshani, duke theksuar se armët legale kryesisht janë në posedim të truprojave për personat e rëndësishëm.

Në gusht të vitit 2007, vetëm gjatë një aksioni të vetëm policor janë konfiskuar 400 armë dore. Sipas kontrabandistëve me të cilët kemi kontaktuar, kërkesa më e madhe ekziston për armët e modifikuara.

“Toni”, njëri nga kontrabandistët, insistonte që ai nuk bënë pazar me këto modele pasi që ato janë “të flliqta” dhe kanë qëllim të marrin jetë njerëzish, por Gagi pranon se nga ato kanë fitim mjaft shumë. “Për 40 euro, një armë me gaz e kthen në armë përnime,” thotë ai duke sqaruar se armët me gaz janë të ngjashme me ato të vërteta dhe se ato prodhohen nëpër të njëjtat fabrika. Në qoftë se futen me shumicë, çmimi i revoleve me gaz sillet rreth 30 euro. “Armët me gaz në Kosovë vinë zakonisht prej Turqisë ose Italisë. Njerëzit i bijnë këtu, ‘i ndreqin’ edhe i shesin. Po shkojnë flakë,” thotë Gagi.

Një pjesëtar i lartë i SHPK-së, i cili kërkoi të mos i publikohet emri, tha se “kontrabandistët i blejnë këto armë shumë lirë, pastaj ua ndërrojnë tytat dhe karikatorët, duke i shndërruar kësisoj në armë të vërteta vdekjeprurëse”. Në vetëm dy aksione të ndërmarra nga policia në gusht 2007, janë konfiskuar më shumë se 500 këso armësh. Policia mendon se ato janë të destinuara në tregun kosovar.

“I shtinë alltiat n’Kosovë, i ‘përkthejnë’, e tani i shesin ma shtrejtë, ani pse prapë mbesin shume t’lira,” thotë Gagi, dhe tregon se fjala “përkthim” është zhargon që përdoret në nëntokë për modifikimin e armëve.

Balkan Insight ka konfirmuar nga burime të ndryshme se në Kosovë gjendet një numër punëtorish në të cilat bëhet ky lloj modifikimi, ani pse nuk ishim në gjendje të vizitonim ndonjërën prej tyre. Zyrtarë të balistikës në SHPK nuk deshën të komentojnë për këtë çështje me arsyetimin se kjo mund të ndikonte në hetimet e tyre aktuale. Gagi thotë se shumë prej armëve të modifikuara kthehen mbrapsht në Shqipëri, prej nga supozohet se dërgohen në shtetet e Evropës Perëndimore.


Hajde dalim për gjah!

Për tu marrë konkretisht me problemin e numrit të madh të armëve, administrata e UNMIK-ut pat vendosur ligje të rrepta sa i përket posedimit të tyre. Personat e vetëm të autorizuar për të mbajtur armë dore ishin personeli i NATO-s, policia dhe së fundi truprojat e personave të rëndësishëm. Ndërkohë që asnjë kompani ose individ ende nuk ka të drejtë të importojë ose të shesë armë në Kosovë.

Një licencim i armëve për gjueti dhe rekreacion ka filluar në vitin 2001, por që rregullorja e UNMIK-ut për këtë proces që mban numrin 2001/7 nuk përcakton në hollësi procedurat e licencimit.
Alexander Borg-Olivier, kryesues i zyrës ligjore të UNMIK-ut, tha për Balkan Insight se qëllimi kryesor i autoriteteve ka qenë të licencojnë vetëm armët që kanë qenë në Kosovë para vitit 1999.

Në ndërkohë që policia pranon se në praktikë kjo asnjëherë nuk është zbatuar. “Ne asnjëherë nuk kemi kontrolluar prejardhjen e armëve por vetëm kemi supozuar se ato kanë qenë në Kosovë para vitit 1999. Ka pasur raste kur kemi licencuar edhe armë të prodhuara në vitin 2003,” thotë “Muja” nga SHPK-ja. “Është për keqardhje se si gjithë kjo kontrabandë armësh është stimuluar nga rregulloret e UNMIK-ut”, shton ai.

Pasi që lexoi edhe një herë rregulloren që e kishte shkruar vet, Borg-Olivier pranoi se aty ka mangësi të cilat lënë hapësirë për tu shfrytëzuar nga kontrabandistët.

“Kam shitur pushkë të reja, 2002she, 2003she e bile edhe 2004she,” thotë Toni. “Muj me ua gjetë një t’re për 400 €… osht’ e Turqisë, shumë e mirë. Nuk keni me pas probleme as me i ndreq letrat.”

Ministri i punëve të brendshme Blerim Kuçi, që vet është një gjuetar i pasionuar, pranoi se pushka e tij e gjuetisë - e cila është e licencuar - është prodhuar në vitin 2003. Njësoj janë edhe shumica e atyre dhjetëra mijëra pushkëve nëpër duart e kosovarëve. Kjo do të thotë se poseduesit e tyre e kanë shkelur ligjin, të paktën një herë, pasi që futja e armëve në Kosovë e edhe blerja e tyre, janë vepra penale.

“Autoritetet po i legalizojnë armët e gjuetisë pa u konsultuar me ne,” ankohet Qazim Krasniqi, kryetar i Federatës së Gjuetarëve të Kosovës. “Kushdo që sjellë një pushkë në stacion të policisë, i jepet leja, pa e hetuar prejardhjen e armës dhe pa shqyrtuar përgatitjen e individëve për gjueti”, tha ai për Balkan Insight.

Krasniqi tha se federata kishte rregulluar edhe anëtarësinë, e cila ka pasur kontroll përmbi 10,000 pushkë. “Këta persona kanë paguar anëtarësinë. Atyre madje u është dashur të kalojnë një lloj provimi për tu bërë anëtarë plotë ” , thotë ai, duke shtuar se sot kujtdo që i teket, mund të bëhet gjuetar. Ai shpreh brengosjen e tij rreth ligjeve të ndërlikuara të UNMIK-ut që sipas tij jo vetëm që po e dëmtojnë federatën e imazhin e gjuetarit në Kosovë, por madje edhe po e dëmtojnë faunën.

Ministri Kuçi pajtohet. Ai tha se fauna është dëmtuar aq shumë saqë ai ka vendosur të mos gjuajë deri në vitin 2010. Por kjo sasi legale e armëve të gjuetisë ka lënë si pasojë edhe shumë viktima në njerëz. Shumë prej vrasjeve në Kosovë janë kryer me armë gjuetie, zakonisht të licencuara.

“Ligjet e UNMIK-ut po i stimulojnë kontrabandistët që të sjellin armë ilegale sepse i shesin lehtë, e më pas edhe njerëzit i licencojnë lehtë”, thotë Krasniqi.

Megjithatë, ata që merren me tregti thonë se tregu i pushkëve të gjuetisë po bie. “Nifarë vakti, secili që vijke n’kafe dojke me ble pushkë”, tregon Toni, i cili deri më tash ka shitur qindra pushkë gjuetie. “N’atë vakt punët janë kanë mirë se njerëzit blejshin pushkë si budallë”, thotë ai, përderisa ankohet se tash shumica e njerëzve janë të interesuar për revole, me të cilat ai insiston se nuk do të merret kurrë.


Si t’ia bëjmë hallit?

Ministri Kuçi thotë se ministria e tij është duke sponsorizuar një ligj të ri mbi armët, i cili do duhej miratuar në Kuvend të Kosovës gjatë vitit 2008. Por Alexander Borg-Olivier insiston se edhe ligji i tanishëm do të ishte efektiv po që se do të respektohej. “Askush nuk ka të drejtë të sjellë armë në Kosovë,” shprehet ai, duke arsyetuar se policia dhe doganat duhet të kryejnë punën e tyre më mirë.

Borg-Olivier megjithatë pranon se “procedurat nuk janë aq strikte sa do të duhej të ishin” dhe se “se nevojitet për një qartësim ligjor në mënyrë që armët të cilat janë të reja dhe futen ilegalisht në Kosovë të mos licencohen.” Ai tha se zyra e tij do ta përcjellë me vëmendje këtë çështje dhe do të bëjë ndryshime në legjislacion dhe u arsyetua se këtë nuk e ka bërë më herët pasi që askush nuk e kishte njoftuar për këtë dukuri.

Ministri Kuçi mendon se problemi buron në UNMIK ku ka mundur të bëhet një amendament i shpejtë në legjislacion.

Në ndërkohë që kontrabanda e armëve në Kosovë vazhdon dhe të paktë janë ata që besojnë se gjërat rregullohen me rregullimin e ligjeve.


Krenar Gashi është redaktor i BIRN-it për Kosovë. Jeton Llapashtica, gazetar i pavarur nga Prishtina, po ashtu ka kontribuar në këtë raport. Balkan Insight është publikim në internet i përpiluar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN.

Komentet:

Nuk ka komente.

Your name:

Subject:

Comment:

Type in this code (used to prevent spam):