
Jetë në Kosovë diskuton për situatat emergjente
Sonte, Jeta në Kosovë, transmeton debat për situatat emergjente në vendin tonë.
Më shumë
Klikoni këtu për të shikuar edicionin e fundit të emisionit "Jeta në Kosovë"!
Më shumë
Ilir Dugolli
10 janar 2008 Kosova u bë me qeveri të re, mirëpo marrëveshja në bazë së cilës dy partitë kryesore formuan qeverinë përmbanë elemente të dyshimta, të cilat paraqesin tendenca anti-demokratike.
Koalicioni i pritur midis Partisë Demokratike të Kosovës, PDK-së, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK-së, më në fund u nënshkrua, duke i hapur rrugën Kuvendit që dy ditë më vonë të votojë qeverinë e re dhe të rizgjedhë Fatmir Sejdiun si kryetar të Kosovës.
Janë dashur disa javë negociatash për t’u pajtuar rreth pikave të marrëveshjes, pas zgjedhjeve të mbajtura më 17 nëntor të cilat nuk sollën asnjë fitues absolut.
Por, ndonëse përfundimi i një procesi të lodhshëm negociatash mund të shihet si një lehtësim, të pakta janë ato elemente të kësaj marrëveshjeje të koalicionit që japin arsye për ngazëllim. Njëra prej çështjeve brengosëse është fakti që kjo marrëveshje ua ndalon palëve të shtrojnë apo mbështesin çështjen e mocionit të votëbesimit ndaj kryeministrit, të cilin post e mori lideri i PDK-së, Hashim Thaçi dhe ndaj kryetarit Sejdiu, kreut të LDK-së.
Një problem tjetër që del nga marrëveshja është zgjatja e mandatit të kryetarit Sejdiu nga tri në pesë vite. Këto hapa janë përcjellë me miratim të lehtë nga shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, si amendament në Kornizën Kushtetuese të Kosovës.
Tani kur pritet që Kuvendi i sapozgjedhur i Kosovës ta shpallë pavarësinë në javët që vijnë, është edhe më me rëndësi për politikanët kosovarë që të demonstrojnë përkushtimin e tyre për demokraci.
Por disa elemente të pakos bashkëqeverisëse PDK-LDK kanë shkaktuar shqetësime, ngase ato do të mund të kenë ndikim në demokracinë akoma të brishtë të Kosovës.
Ngjashëm shqetëson fakti se përjashtohen çfarëdo zgjedhjesh të reja në një të ardhme të afërt, ndonëse do të ishte e dëshirueshme të dëgjohej zëri i elektoratit pas miratimit të kushtetutës së re dhe pasi Kosova ta ketë shpallur pavarësinë.
Këto vendime janë marrë me aq lehtësi, sa që mbetet pak shpresë që qëllimet afatshkurta të këtij stabiliteti ndërpartiak do të fillojnë t’ua lëshojnë vendin synimeve afatgjata për ndërtimin e një demokracie funksionale, së bashku me të gjitha pasiguritë që demokracia i bartë në vete.
Marrëveshja gjithashtu është në kundërshtim me qëndrimin e PDK-së sa ishte në opozitë. Mjafton të përkujtohen përpjekjet e dështuara të pushtetit të mëhershëm (LDK-së në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës) për të shtyrë zgjedhjet parlamentare të nëntorit, përpjekje që atëbotë me të drejtë u kritikuan nga Thaçi si udhëheqës i opozitës.
Tani ai po i mbahet shtegut të njëjtë të cilin dikur e kundërshtonte. Nëse vendimet se kur të mbahen zgjedhjet dhe sa të zgjaten mandatet e zyrtarëve mbeten në mëshirën e atyre që janë në pushtet, shumë lehtë do të mund të mbeteshim pa zgjedhje, apo në rast më të mirë, me të tilla që do të mbaheshin shumë rrallë.
Zgjedhjet e rregullta dhe të caktuara me kohë janë veçori thelbësore dhe kusht themelor për demokraci.
Marrëveshja PDK-LDK vë në kërcënim për të zhvleftësuar njërin prej dëshmive më të forta të pjekurisë institucionale në Kosovë – atë të organizimit të disa zgjedhjeve gjatë tetë viteve të fundit, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.
Një tjetër element brengosës i qeverisë së porsaformuar lidhet me faktin se ajo përbëhet nga dy partitë më të fuqishme. Koalicionet e mëdha, në parim, janë problematike për shkak se rezultojnë me opozitë të dobët, meqë zëri i partive të vogla zakonisht është vështirë të dëgjohet gjatë debateve parlamentare apo diskutimeve publike. Është sidomos me rëndësi që në kuadër të një koalicioni të tillë të madh, të gjitha mjetet e kontrollit të ndërsjellë të mbeten të paprekura.
Përkunder kësaj, partnerët e koalicionit janë zotuar të përjashtojnë çfarëdo përfshirjeje të partive të tyre në mocionet e votëbesimit gjatë mandatit të parlamentit të ri. Duke e hequr këtë mjet themelor të kontrollit parlamentar mbi ekzekutivin, PDK-ja dhe LDK-ja kanë bërë atë që më së paku do të duhej ta bënte një koalicion i madh.
Mbijetesa e qeverisë, tani të zgjedhur, në bazë të marrëveshjes për koalicion, nuk varet më nga Kuvendi. Do të varet nga udhëheqësit e PDK-së dhe LDK-së të vendosin se sa dëshirojnë ta përfshijnë Kuvendin në qeverisjen e shtetit të ri e të pavarur të Kosovës.
Nuk ka më rëndësi fakti që prej se kur UNMIK-u pat miratuar Kornizës Kushtetuese në vitin 2001, mjeti i mocionit të votëbesimit nuk është përdorur kurrë.
Nuk ka rëndësi që Korniza Kushtetuese mundëson të ashtuquajturën “votë konstruktive për mosbesim”, gjë që garanton se asnjë kryeministër apo qeveri nuk mund të shkarkohet nga posti pa u votuar në të njëjtën kohë edhe zëvendësimi i tij nga parlamenti.
Dhe nuk ka rëndësi që kryetari mund të shkarkohet vetëm me më së paku dy të tretat e votave – që është prag më i lartë se sa numri i përgjithshëm i ligjvënësve nga radhët e dy partive kryesore.
Të gjitha këto zhvillime do të mund ta rrënojnë atë që është paraqitur si e arritur e hershme e sistemit zgjedhor me lista te hapura, në bazë të cilit elektorati pati rastin për herë të parë të votojë për kandidatë individualë. Në vend se deputetët e zgjedhur të marrin më shumë pushtet pas besimit të dhënë nga votuesit, kjo marrëveshje tani ua zvogëlon rolin e tyre dhe e mbanë Kuvendin nën kontrollin e krerëve të partive qeverisëse.
Udhëheqësit e koalicionit qeverisës kanë zgjedhur rrugën e privimit të deputetëve të tyre nga njëri prej mjeteve më të rëndësishme të demokracisë parlamentare – edhe pse në praktikë ai mekanizëm në këtë mjedisin politik të Kosovës vështirë se do të përdorej. Kështu, ata ia kanë zgjatur mandatin kryetarit të Kosovë, njëkohësisht edhe kryetar i njërit prej partnerëve të koalicionit.
Për shumëkënd nuk do të ishte shqetësues fakti pse koalicioni i ri qeverisës ka bërë ndërhyrje në Kornizën Kushtetuese. Problemi qëndron se një konsideratë kaq e ultë ndaj dokumentit më të lartë në Kosovë vetëm sa e sjellë me vete edhe një tjetër element deshpërues, sa i përket respektimit të ligjit dhe parimeve demokratike.
[Ilir Dugolli është bashkëthemelues i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave, KIPRED si dhe ligjërues në fakultetin juridik. Ky koment është botuar në Balkan Insight, publikim në internet i i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese - BIRN]
PROCESI I EMËRIMIT DHE RIEMËRIMIT TË GJYKATËSVE DHE PROKURORËVE
Raporti për emërimin dhe riemërimin e gjykatësve dhe prokorurorëve analizon rrjedhën e këtij procesi duke u foksuar në anët pozitive dhe ato të errëta që kanë karakterizuar këtë proces deri në përmbyllje të tij.
RAPORTI I MONITORIMIT TE GJYKATAVE PRILL 2010 - SHKURT 2011
Raporti për monitorimin e gjykatave është nxjerrë në bazë të monitorimit të vazhdueshëm në të gjitha gjykatat komunale dhe të qarkut të Kosovës. Të gjeturat e këtij raporti bazohen në monitorimin e 2,147 seancave gjyqësore nga ana e monitoruesve të BIRN-it.
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
Procesi i emërimit/riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve
NDIQ GJURMËT NËPËR LETRA
UDHËZUES PËR GAZETARI hulumtuese të bazuar në dokumente në Kosovë-shkurt 2011
Raporti i Monitorimit të Gjykatave 2010
Një raport i detajuar analitik për punën dhe administrimin e gjykatave të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt, Gjakovës,Deçanit, Vushtrrisë, Podujevës, Lipjanit, Klinës dhe Istogut. Raporti përmban informata të rëndësishme të grumbulluara nga rrjeti i monitoruesve, të vendosur në komunat
kryesore të Kosovës dhe ka për synim identifikimin e problemeve dhe çështjeve kryesore me të cilat përballet
sistemi gjyqësor në Kosovë.
Raporti i monitorimit të gjykatave 2009
Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.
SISTEMI I ZGJEDHJES SË DREJTPËRDREJTË TË KRYETARIT NË QEVERISJEN LOKALE
Raporti Sistemi i Zgjedhjes së Drejtëpërdrejtë të Kryetarit në Qeverisjen Lokale synon të ofrojë një pasqyrë kritike për arsyeshmërinë dhe zbatueshmërinë e sistemit qeverisës komunal me Kryetarin e komunës si figurë qendrore ekzekutive, në vitin e tretë të zbatimit të tij. Shtyllat në të cilat është hulumtuar efikasiteti i këtij sistemi janë: raportet mes organeve të pushtetit lokal, llogaridhënia e ekzekutivit, respektimi i ligjit, lidhja e kryetarit me qytetarët, ofrimi i shërbimeve publike (furnizimi me ujë dhe menaxhimi i hedhurinave, investimet kapitale (në projekte shkollash e rrugësh), niveli i transparencës, konsultimet publike dhe vendimmarrja qytetare.
Gjendja dhe Problemet në Universitetin e Prishtinës
Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës. Po bëhen më shumë se dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mos implementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi jo objektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira student profesorë.
Problemet dhe të Metat e Teksteve Shkollore
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX). Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët.
Raporti i Monitorimit të Sistemit Arsimor
Report on monitoring the elementary and high schools in Prishtina: Mitrovica, Ferizaj, Peja and Gjilan
Analytical report of the situation and the problems in the University of Prishtina
Bleni DVD-të
Disa episoda të emisionit televiziv "Jeta në Kosovë" tani mund t'i keni edhe në DVD. DVD-të mund t'i bleni në librarinë "Dukagjini" që gjendet në qendër të Prishtinës.
Më shumë
Na shkruani me komentet, propozimet ose rekomandimet tuaja, në mënyrë tejet konfidenciale.
Postoni komentet tuaja
Shkruani komentet tuaja për debatet e BIRN-it. Në ueb-faqen e re, BIRN-i dëshiron që të marrë drejtpërdrejt opinionet e juaja, përmes seksionit të komenteve.
Më shumë
Komentet:
Nuk ka komente.